Friday, December 29, 2006

Pema dhe babagjyshi i vitit te ri!!!!

postuar nga Edvin Kirici (edvin@fastwebnet.it)

Fjale keto te degjuara vazhdimisht ne kete periudhe te vitit. Per ke eshte rritur ne Shqiperi, nuk perbejne aspak burim cudie. I kemi degjuar qe ne femijeri dhe na kane shoqeruar besnikerisht gjate gjithe rritjes tone. Normalisht prisja qe me renien e sistemit komunsit, keto dy fjale te korrigjoheshin dhe te mernin kuptimin e tyre origjinal ashtu sic e kane ne gjithe boten. Por dihet, Shqiperia eshte vendi i "cudirave" dhe si e tille popullohet nga njerez te cuditshem me mentalitet te cuditshem. Kush nga ju nuk e ka degjuar te pakten nje here ne jeten e vet shprehjen e famshme romane "ti japim çezarit ate qe eshte e çezarit"? E pra, ne Shqiperi nuk funksionon pikerisht keshtu pasi "aftesia" pershtatese e shqiptareve e ka transformuar ne: "ti japim çezarit ate qe eshte e Gjinovefes".

Dhe pa shkuar shume larg, shembulli me i mire, personifikimi ideal i kesaj pershtatje dhe qe ne himarjotet e kemi me te afert dhe me real se kurre, eshte ligji shqiptar i tokave, reforma e famshme agrare e Sali Berishes. Askush qe erdhi pas tij nuk i ndryshoi asnje germe thelbit te saj, sikur kjo te ishte e perkryer. Shume e shajne, askush s'e prek dhe te gjithe e vuajne. E vuan kush me kenaqesi e pranoi, se sot eshte ne hasmeri me gjitonin. E vuajme ne himarjotet, qe me mospranimin e ketij ligji treguam edhe nje here fisnikerine tone dhe faktin qe jemi tjeter brume, por edhe sot e kesaj dite nuk kemi ende dokumentacionin e duhur ligjor. E vuan edhe kush djallezisht dhe qellimisht perfitoi nga ky spekullim harbut, pasi e di shume mire se nuk mund ta gezoje perjetesisht, pasi askush me mire se krimineli nuk e di se krimi nuk paguan.

Po "pema dhe babagjyshi i vitit te ri"? Mos ndoshta edhe kjo ben pjese ne strategjine alla shqiptarçe "ti japim çezarit ate qe eshte e Gjinovefes"? Nuk duhet ndonje mendje e holle per te kuptuar se me teper se alla shqiptarçe, kjo eshte alla turka, edhe pse keto te fundit, jane dy mentalitete qe nuk bien shume larg njera tjetres. Mund edhe ta kuptoja nese per te justifikuar pranine e nje bredhi te tille te bukur dhe te zbukuruar per femijet e vegjel ne nje familje musulmane, i ati genjen femijen e vet. Mund edhe ta kuptoja nje shprehje te tille si mungese e kurajos se nje musulmani, ne te shprehur simpatine e vet per kete tradite te bukur kristjane (mos ki frike, kristjanizmi eshte i hapur per te gjithe). Mund edhe ta kuptoja dhe ta justifikoja deri diku me pranine e zhdervjellte te anafalbetizmit dhe injorances ne kete mase njerezish te cuditshem. Po kur dicka te tille e degjoj neper televizione shteterore dhe publike, nga njerez qe e mbajne veten si ajka e dijes dhe e kultures, kur keto fjale i perdorin deputete, qeveritare, kryetare bashkie duke i dhene keshtu permasa shteterore dhe zyrtarizim te plote, dicka me ben te mendoj se arsyeja e vertete e permendjes pa piken e turpit te ketyre fjaleve, shkon shume me larg se ne tre pikat e mesiperme.

Dikush kerkon ta kaloje si tradite shqiptare. Jo i dashur, nuk eshte tradite shqiptare por mohim i nje tradite te lashte kristjane. Nuk jeni aspak te detyruar zoterinj te mbani kete tradite, nuk ju ka ngele ne dere babagjyshi i KRISHTLINDJES dhe ju duhet ta mbani patjeter me buke. Mos t'iu duket cudi kur femijeve tuaj u sjell si lojera vetem automatik e pistoleta. Mos u cudisni kur u sjell femijeve tuaj nje vit tjeter pa drita dhe me shkolla te ftohta. Keni nje jete qe e therrisni me emer tjeter. E merrni me mend sa i inatosur mund te jete me ju? Per mua edhe kaq shume ben. Nese doni te kopjoni nje tradite, po perkatesise suaj fetare i djeg origjina e saj, mundohuni ti ndryshoni dicka me teper. Provoni te ndryshoni babagjyshin e veshur me te kuqe, me kapucin klasik dhe me mjekren e bardhe ne nje pak me te ri, te veshur me lejla, me kapele plazhi, me nje tatuazh te madh ne qafe dhe ta qethur shkurt dhe pastaj quheni djaloshi i vitit te ri ose si te doni ju. Mund te rezultoje shume me i argetueshem per femijet tuaj dhe imazhi qe i jepet vendit tuaj me pak absurd ne syte e botes kristjane te komunitetit europjan, ne te cilin ju pretendoni te futeni.

Εντβιν Κυρίτσηs

2 comments:

Anonymous said...

z. Edvin, e ben qe ben mundimin kur shkruan, plotesoi dhe disa gjera ortografike dhe do dale me se miri.
xronja polla
Stefo

Anonymous said...

Te me falni po kam vertete mangesi jo te pakta ne artikulimin e shqipes pasi kam shume vite qe nuk e perdor. Ndoshta edhe ndikimi i gjuhes se vendit ne te cilin jetoj prej shume vitesh, nuk eshte indiferent.

Χρόνια πολλά

P.S.
nuk eshte mundim por kenaqesi kur shkruaj ketu.