Friday, December 29, 2006

PIKEPYETJET E TIRANES RRETH HOLOKAUSTIT

(postuar per blogger nga Stavri Marko)-repostim per tu krahesuar me komentet rreth artikullit)

Disa ditë me parë u mbajt në Teheran Samiti I vendeve musulmane të cilet me inisiativën e Presidentit Iranian Mahmoud Ahmadinejad, organizuan konferencen për të kundërshtuar holoakustin si nje "farse historike e krijuar nga vete izraelitet" pas luftes se dyte botërore. Samiti i vëndeve musulmane nen drejtimin e Teheranit, u denua prej ëashingtonit dhe Brukselit si një shenjë e cila ndryshe nga fryma e OKB për të stabilizuar paqen mes vëndeve arabe dhe israelit, e thellon më tepër krizën në Lindjen e Mesme duke kundërshtuar për krimet ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore në kampet naziste. Ndryshimi i klimës ndodhi në një kohë që i ftuar në samit ishte edhe kryeministri i Palestinës lideri i Hamasit.

Mirëpo si u prit ky qëndrim antisemitist prej diplomacisë së qeverisë Berisha? Heshtje dhe vetëm heshtje. Asnjë deklaratë nuk u bë në emër të një shteti musulman në maxhorancë në Europë (Ballkan) siç është Shqipëria, kur disa kohë më parë vetë Tiranë kishte marë insiativa diplomatike për të ndërmjetësuar për mardhënjet e krijuara mes botës europane dhe asaj musulmane veçanërisht pas indinjatës musulmane per Karikaturat e Muhametit.

Politika e Berishë me shumë kontradikta, më lë të kuptoj diagramën aspak dipolmatike të kësaj ngjarje, kur sot më tepër se kurrë për vendimin rreth Kosovës, Tiranës i duhet të kishte mardhënje të shkëlqyera me Tel Avivin dhe sigurisht me lobin ebre të SHBA-së. Pse duhet ta them këtë?

Arsyeja që më shtyn në këtë opinion, është sepse Tirana mbajti një qëndrim të heshtur rreth samitit të Teheranit(!!!) Ajo as e dënoi dhe as nuk u prononcua pro saj. Ndryshe nga parardhësi i majtë kryeministri Fatos Nano, i cili promovoi ose "glorifikoi" një politikë shumë afruese me hebrenjtë si në Ëashington edhe në Tel Aviv, duke propaganduar në median ndërkombëtare ndihmën që populli shqiptar i dha atij herbre gjatë luftës së dytë botërore, por edhe për shkak të ndihmës që lobi hebre i SHBA-së i dha cështjes së Kosovës më 1999 në Shtëpinë e Bardhë. Analistët amerikanë këtë ndihmë nuk e shfaqnin thjesht si një kontribut legjitim ndaj popullsisë së kosovës por si një luftë e brëndëshme për influenca midis lobit grek dhe atij hebre për dominancat ekonomike dhe politike në ballkan por edhe në Departamentin amerikan.

Cfar do të thotë një heshtje të Tiranës për samitin anti hebre në Iran? Do të thoja të kundërtën. Beogradi e dënoi zyrtarisht samitin kundër holokaustit duke vazhduar të ndikojë fuqishëm në mardhënjet Izrael Serbi. Diplomatikisht Serbia kërkon të përfitojë prej influencave të lobit hebre në Departamentin Amerkian, kongres, senat dhe në Shtëpinë e Bardhë, për të siguruar një mbështetje për cështjen e Kosovës, edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit dhe qëndrimi amerikan ishte i palëkundur për Kosovën e pavarur. Por kjo nuk do të thotë se cdo gjë është në vijë të mbarë për këtë cështje. Marveshjet Beograd Tel Aviv janë forcuar ndjeshëm vecanërisht këto muajt e fundit të vitit, ndërsa media serbe është "propagandon fuqishëm" duke vazhduar të denoncojë fakte prej luftës së dytë botërore vecanërisht për vrasjet e hebrenjve në Kosovo prej nazishqiptarëve.

Duke parë faktet e mësipërme lind pyetja, pse politika e jashtme e Berishës nuk inkurajon në vijën e saj diplomatike mbështetje pro hebrenjve apo ndoshta sipas shtypit tonë këtë politikë e ndjek kryetari i ri i opozitës Edi Rama? Dhe më tej akoma, samiti i Teheranit duhet dënuar prej Tiranës apo duhet mbajtur një qëndrim i cili kompromenton në një farë mase të kaluarën e z. Berisha si President, kur shtypi i huaj akuzonte shërbimin e tij sekret SHIK si të lidhur me shërbimet Iraniane ("Ëall Street Journal", "The guardian" etj)? Që këtej na duhet të thellohemi se përse Senati Italian një javë përpara, i bënte thirrje Qeverisë së Romano Prodit që të vazhdonte influencën e saj në Shqipëri me anë të misionit DIA, kur eksepertët ushtarakë italianë e shikojnë ndikimin islamik në rajonin tonë shumë më të fuqishëm se qeveria e mëparshme e majtë i cili mund të përbëjë rrezik për vëndet europiane përfshi Italinë ndaj ndikimit të terrorizmit islamik. Sipas raportit të DIA-s në Senatin Italian, edhe pse qeveria Berisha ka bllokuar ndihmat financiare nga fondacionet islamike të diktuara gjithashtu edhe nga Departamenti Amerikan, kjo gjë nuk do të thotë se ato nuk funiksionojnë bile me emra shqiptarësh dhe jo islamikë të cilët janë dëbuar nga SHISH dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore gjatë këtyre viteve. Por edhe pse për faktin se qëndrat islamike tashmë veprojnë në Jug të Shqipërisë shumë të fuqishme, në një kohë që përpara qeverisë Nano ato nuk kalonin mesin e teritorit të shqipërisë. Sipas burimeve, raporti i DIA thekson se në Vlorë, pranë Kosnullatës italiane mblidhen në një xhami shumë shqiptarë të krahut radikal islamik, gjë që nuk ka ndodhur më parë dhe se popullsia vëndase i shikon me "indiferentizëm" këto zhvillime.

Analiza e fakteve shkon më thellë: Administrata Berisha "vepron me dy fytyra", në njërën anë ajo zyrtare paraqitet si një "dele me lëkurë njeriu" kur sa herë që takon ndonjë delegacion europian ose amerikan i hap krahët më tepër seç duhet dhe buzëqeshja bashkë me përzemërsinë kalon madje edhe imagjinatën e një aktori në takimet zyrtare, ndërsa në fakt nën dhe, tunelet e krijuara me mbështetjen e tij në pushtet (ose me nënvleftësimin që ai i ka bërë personave të përfolur dhe vendosur në administratën e tij), duke përfshirë suporte të fuqishme islamikëve, sipas DIA-s flasin të kundërtën. Shpresoj që Berisha në mos të ketë lidhje direkte me këtë strategji, së paku u ka krijuar kushte lehtësuese personave të cilët i është ngarkuar ky mision. Por, në se Ministria e jashtme do ta kishte dënuar anti-holokaustin e Teheranit, atëherë çfarë do të ndodhte? Asgjë më shumë se sa një përkrahje prej Tel Avivit duke promovuar një politikë mbështetëse në gjurmët e ish kryeministrit të mëparshëm Fatos Nano edhe për cështjen e Kosovës, prej hebrenjve të Amerikës. Alarmi i dhënë prej zbulimeve italiane duhet marë në konsideratë, jo sepse islamikët shqiptarë janë problematikë, por ata mund të keqpërdoren prej grupeve islamike radikale që veprojnë në ballkan. Ndoshta mos reagimi i Tiranës në favor të Tel Avivit, mund të ketë qënë një shkak më shumë, kur në verën e këtij viti kryeministri Izraelit Holmert, reagimet e vëndeve europiane për sulmin izraelit në Liban, e justifikoi duke u shprehur: “Pse Europa nuk ngriti zerin kur prej avionëve të tyre u vranë rreth 5000 qytetarë serbë gjatë luftës në Kosovë më 1999"? Arsyjet mund të jenë të mëdha por heshtja e Tiranës ka një kuptim e cila mesa duket nuk po gjen vend për sqarim.

6 comments:

Anonymous said...

Tirana e Shqiperia e ka treguar veten gjate LIIB. Nuk mund te na beje leksion Greku Stavri kur kombi i tij i dorezoi 120% te Hebrejve qe banonin ne Greqi, dhe ende vazhdon te vuaje nga antisemitizmi, bizantinizmi, arkaizmi dhe simoniakia.

Anonymous said...

Dashamiresia e shqiptareve ndaj cifuteve eshte si ndershmeria e nje gruaje te shemtuar qe nuk e sheh njeri. Ne Shqiperi nuk ka pasur ndonjehere komunitet israelit por tek tuk cifute te cilet as qe dukeshin mes shqiptareve.
Akuza qe i behet grekeve ndaj cifutve nuk qendron. Perderi sa ata kane jetuar aty disa qinra vjet kjo tregon per humanizmin e tyre. Nuk pergjigjet greku per politiken e cfarosjes se cifuteve kur ne te njejten kohe rreth 600 000 greke jane vrare ne luften kunder nazizmit dhe fashizmit. Prandaj mos i ngaterroni kot se koti gjerat. se paku lexoni 5 gjera para se te shprehni mendime.
te fala
bKostaqi

Anonymous said...

Pikëpyetje mbi intelektin e Z. Stavri Marko

Nga Ardit Kraja - Holokausti është një e vërtetë historike dhe këtë nuk duhet ta mohojmë askush, veçanërisht sepse feja jonë islame kërkon nga ne të jemi të drejtë.Por nuk duhet të mohojmë edhe një fakt tjetër që ka mendime të ndryshme për gjatë historisë, disa prej tyre janë të çuditshme ndërsa disa të tjera janë më bindëse, ka edhe prej atyre që ekzagjerohen. Më kujtohet shkrimtari i njohur Roger Garoudy (kur u bë mysliman) i cili u burgos vetëm sepse kundërshtoi idenë e një holokausti të ekzagjeruar në librin e tij “The Myth of Founding Israel”. Po ashtu kemi edhe historianin anglez David Irving i cili u burgos për një dëshmi 17 vjeçare në Austri. Kjo ishte edhe pikëpyetja që europianët ja shtruan vetes se a janë duke qenë të lirë në shtypin e tyre? Lenni Brenner ka shkruar shumë libra mbi këtë subjekt dy prej tyre janë “Zionism in The Age of Dictators” dhe “51 Documents”. Të dy këta libra janë të dokumentuara mirë dhe duhet të lexohen edhe nga z. Stavri Marko i cili të artikullin e tij nuk na tregon për historinë e holokaustit që as Berisha dhe asnjë shqiptarë nuk ma ha mendja t’i jetë futur një studimi të thellë rrënjësorë dhe pa paragjykime. Disa muaj më parë jam takuar me një zonjë polake (doktoreshë) në Amerikë e cila më tregoi edhe ajo se ishte shumë skeptike mbi numrin e viktimave të holokaustit. Ajo thoshte se midis viktimave qe ishin regjistruar kishte patur edhe shumë polak të krishterë. Po muslimanët pse nuk u llogariten? Algjeria ka humbur 1 milion myslimane ne luftën me gjermanët por shumë pak flitet për ata, kjo është edhe arsyeja pse ata quhen si kombi i një milion dëshmorëve. Gjatë gjithë historisë islame myslimanët kanë qenë mbrojtësit e çifutëve nga xhelatët e krishtere të kryqëzatave po ashtu edhe në Spanjë jetuan në paqe me muslimanët. Historia islame na tregon se çifutët ishin shpesh të ftuar nga hafifet muslimanë te debatonin mbi fenë etj...Çfarë muslimanët kundërshtojnë është se nuk duhet të keqpërdour holokausti në kurriz të muslimanëve, siç ishte pushtimi i Palestinës nga çifutët. Europa dhe vendet e fuqishme i dhanë një tokë islame çifutëve për shkak të holokaustit. Z. Stavri në artikullin e tij nuk i tregon shqiptarëve se pse duhet ta kundërshtojnë idenë e mohimit të holokaustit. Ai vetëm i kërkon atyre të bëjnë siç bënë Europa. Diçka që është edhe më e hidhur është se ai i kujton atyre favorin që i paskan bërë lobi çifut shqiptarëve në Kosovë, po ashtu i kujton atyre edhe favorizma të tjera që mund të ketë nëse veprojnë ashtu. Por ne si muslimanë duhet ta dimë se arsyeja që perëndimorët ndërhynë në Kosovë nuk ka qenë favorizim i lobit çifut. Bill Clinton thotë në libri e tij “My Life” se arsyeja që ata ndërhynë në Bosnjë ishte sepse muslimanët boshnjakë po luftonin ashpër dhe po korrnin fitore të njëpasnjësme dhe qe sipas tij nuk mund ta duronin një shtet islamik në mes të Europës. E njëjta arsye duhet të përdoret edhe me Kosovën pasi edhe europianët e kanë përsëritur se nuk deshen një Bosnjë të dytë. Ata nuk deshën ta linin çështjen të rridhte më tej pasi panë që shumë muslimanë ishin të gatshëm t’i shkonin në ndihmë shqiptarëve myslimanë. Ne si muslimanë nuk jemi aspak antisemitik, ne kemi qenë ata që i kemi mbrojtur në tërë historinë botërore. Një nga gratë e Pejgamberit salallahu alejhis ua selam ka qenë çifute dhe kur dikush ja shau babanë e saj, ai e kritikoi atë. Ne si myslimanë shqiptarë e kemi treguar edhe një herë këtë gjë kur i strehuam ata në shtëpiat tona duke qenë edhe më muslimanë sa që jemi sot. Ndërsa të njëjtën gjë nuk mund ta themi për fqinjët tanë grekët që sipas Steven W. Sowards në “THE BALKANS IN THE AGE OF NATIONALISM” thotë “ Kur Salonika u anashkalua Greqisë në vitin 1912, komuniteti çifutë filloi të biente. Të ndarë nga Maqedonia, qyteti pau tregëtinë e tij të ekplipsonte nga Athina. Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua nga zjarri në vitin 1917 dhe grekët me qëllim pezulluan rindërtimin e vendbanimeve çifute. Klima e shovinizmit grekë ishte një problem në vitet e luftërave të brendshme. Pakënaqësia e prosperitetit çifut çoi në bojkotimin e dyqaneve..”. Po ashtu z. Stavri duhet ta dijë se asnjëherë qeveria shqiptare nuk ka nxjerrë një ligj që ta luftojë antisemitizmin për faktin se nuk ka patur asnjëherë ndërsa më 21 nëntor 2003, Nikos Bistis, ministri i brendshëm grek deklaroi se duhet të luftohet antisemitizmi në Greqi.



komenti i siperm po e sjell per te pare se sa mprapsht mendojne musilmanet shqiptare.
nga Kostaqi

Anonymous said...

Replike me Stavri Marko, pellazgo-toskun e vetdeklaruar grek

Nga Petrit Kola - Pasi lexova në "Sot" të datës 24 Dhjetor 2006 shkrimin e pellazgo-toskut Stavri, me titull "PIKËPYETJET E TIRANËES RRETH HOLOKAUSTIT ", kërkova në internet dhe në faqen ( ) më antiamerikane, më antiizraelite, mësova se pellazgu Stavri Marko është vetdeklaruar ekstremist grek (Stavri Marko, an ethnic Greek from Himara, condemned the attack of the Albanian press against the ethnic Greek minority, calling it chauvinist, adding that the Greek minority "ëas terrorized by the Albanian military and police forces," the press release also said.) Si i tillë Stavri ka një axhendë në shkrimet dhe veprimet e tij. Shkrimi i tij në "Sot" fillon me një gënjeshtër të madhe kur thotë se "Disa ditë me parë u mbajt ne Teheran Samiti i vendeve muslimane... për të kundërshtuar holokaustin." Ne fakt ai nuk ishte samit i vendeve islamike. Në atë konferencë nuk morri pjesë asnjë zyrtar nga këto vende përveç se Iranit. Për analogji nuk mund të thuhet se, në Greqi u mblodh samiti i vendeve kristiane kundra interesave shqiptare, sa herë që Greqia manifeston politika dhe praktika armiqësore ndaj Shqipërisë. Gjithashtu nuk mund të thuhet se vendet kristiane financojne terrorizmin sepse Greqia bën këtë duke financuar dhe stërvitur PKK kurdë. Abdulla Ocalan, Kryetari i PKK-së u kap në një ambasadë greke në Afrikë. Stavrin nuk e ha meraku as për shqiptaret dhe as për izraelitet ashtu siç pretendon në një përpjekje për të maskuar qëllimin e tij të vërtetë. Si pjestar i një populli (Stavri është vetdeklaruar grek) ku mbi 80 % e popullsisë urren izrealitët, amerikanët, anglezët dhe shqiptarët, i bie që ai të jetë një urrejtes patollogjik vullnetar. Meraku i Stavrit është Greqia dhe posaçërisht endrra e saj për Vorio- Epirin ndaj kërkon të futi kunja miqësisë shqiptaro- amerikane dhe izraelite pasi do që ti lejë shqiptarët të vetëm pa aleatë që Greqia ti gllabërojë më kollaj. Ky është dhe synimi dhe detyra e shkrimit dhe e shkrimeve të tij në përgjithësi. Për hir të së vërtetës duhet thënë se, Shqipëria ka trupa ushtarake në Irak dhe Afganistan që do të qëndrojnë atje deri sa misioni të plotësohet, ndërsa Greqia investon më e pakta në propagandë kundra trupave dhe qëllimit të trupave të koalicionit dhe veçanërisht kundra trupave amerikane. Fakt është se shqiptarët shpëtuan 100% të popullsisë çifute gjatë luftës së dytë ndërsa në Greqi u shfarosën mbi 80% e tyre dhe numri i tyre atje qe shumë i madh. Shifra e zhdukjes së çifutëve në Greqi është e njëjta me shifrën e urrejtjes së sotme, pra 80%, ç'ka do të thotë se të paktën 80% e çifutëve të mbetur në Greqi do të shfarrosen sapo tu jepet mundësia grekëve. 20% e tyre do të shpëtojnë vetëm e vetëm se do të kenë mundësi që të shkelin tokën zyrtare shqiptare. Stavri është i lutur të na shpjegojë se si u shkatërrua kryeqendra e çifutëve në Selanik dhe çfarë u bë me gurët e varreve çifute atje, meqenëse shtiret sikur e ha meraku për ta... Asimilimi është strategjia e grekut për marrjen e Vorio- Epirit, pasi ushtarakisht në vitin 1997 ajo e pa se ishte e pamundur pas përpjekjes që bëri. Këtu është dhe meraku i Stavrit dhe shkrimit të tij, sepse në Jug të Shqipërisë ka myslimanë dhe teoria greke, ortodoks baraz me grek, nuk mund të shkojë për mysliman baraz me grek, pra asimilimi është i pamundur qoftë edhe teorikisht. Kjo është edhe arsyeja pse Stavri është i shqetësuar se myslimanet vlonjatë venë në xhami (se ku duhet të venë myslimanet po nuk vajtën në xhami unë këtë nuk e kuptoj) sepse nuk mund të asimilohen, ndaj Stavri në gjysmën e shkrimit është fokusuar kundra myslimaneve në Jug të Shqipërisë duke shpifur dhe bërë aludime të pista kundër tyre. Duke qenë kjo arsyeja, unë jam i bindur se radhët e myslimaneve shqiptarë në Jug të vendit do të shtohen dhe Stavri le të pëllcasë nga marrazi.



po sjell edhe nje comment tjeter te shkrimit te S. Marku qe ne fakt nuk eshte koment. I shkreti Petrit qe po deshperohet se pellasgu ilir na u deklaruaka grek !!!
te fala nga Kostaqi

Anonymous said...

Tirana dhe Shqiperia e kane treguar veten gjate luftes kur gjysma ishin balliste pro-okupatorit dhe gjysma e luftonte, pas luftes kur u futen ne kampin sovjetik dhe per 50 vjet resht shfarrosen njeri tjetrin vetem per ndryshim idesh, kur me dhune dhe me force kerkoi te zhdukte cdo shenje te minoriteteve po fakti qe sot jemi akoma ketu duke tu pergjigjur, tregon se vertetesia dhe shpirti i njeriut jane me te forta se padrejtesite qe atij i behen. ne luften e 2 greqia u okupua terresish nga gjermania dhe nuk besoj se gjermanet prisnin dorezimin e cifuteve po shkonin dhe i mernin aty ku e dinin shume mire se ndodheshin. me fjalet e medha qe perdor kaq rrjedhshem per te epitetuar "vuajtjet" e sotme te Greqise tregon vecse "arkaizmin" tend shqiptar, pasi Greqia eshte nje vend i BE dhe keto semundje do ishin vene re nga direkt te interesuarit. gjithsesi me vjen keq qe nuk arrin te fshehesh ne tonin e shprehjeve te tua urrejtjen tipike te personit inferior. megjithate gezuar!

Anonymous said...

Stavri perpiqt te ndihmoje qeverine shqiptare me sugjerimete tij qe konsistojne ne kete thelb: Tirana duhet te mbaje qendrim ndaj anti-holokoust-it te konferences ne Iran.
Ardit Kraja e ka te veshtire ta kuptoje ate. Ai thote gjithashtu "europa i dha izraeliteve toke islamike".
Po tokat e israeliteve cilat ishin?
Me filosofine musilmane keq e me keq do te shkoje puna ne shqiperi po tu lihet atyre dore e lire.