Pjesa e parë e duelit, Rama-Berisha 1 me 0
Partitë e opozitës dje në mesditë vendosen që të mos futen më 20 janar në zgjedhje, por brenda datës 20 shkurt. Mazhoranca pranon kushtet e partive të majta
Varianti me i mundshem per daten, 18 shkurtiPas një stërmundimi disa mujor për Reformën Zgjedhore dhe pas dy javëve stresi për politikën shqiptare më në fund kryeministri Berisha deklaroi dje nga Durrësi se është gati të pranojë çdo datë tjetër për zgjedhjet, por brenda datës 20 shkurt 2007, që është afat kushtetues.
Juli Golemi
Tashmë dihet vendosmëria e zotit Berisha deri para dy ditësh për të mos pranuar asnjë datë tjetër përveç datës 20 janar 2007 të shpallur prej Presidentit. Edhe kerkesa e zotit Moisiu që nëse partitë bien dakort ai ishte gati të bënte një dekret tjetër për shtyrjen e datës së zgjedhjeve kryeministri Berisha i ishte përgjigjur prerë, bile publikisht se “ nuk pranoj asnjë datë tjetër, përveç datës 20”.
Edhe kerkesat e vazhdueshme të partive të opozitës dhe dy prej partive të tija aleate PDK e PBDNJ nuk ranë në veshin e kryeministrit për javë të tëra, duke e tensionuar krejt situatën politike në vend. Bile sollën edhe kreun e Asamblesë Parlamentare të OSBE për të paqtuar politikën shqiptare, por prapë kryeministri nuk pranoj asnjë zgjidhje përveç datës 20 janar.
Ndërsa dje e pranoi nga një takim në Durrës, ku tha se është gati të bisedoj për shtyrjen e datës 20 janar për një datë tjetër. Natyrisht brenda datës 20 shkurt 2007 që është data e fundit kushtetuese për zgjedhjet. Sipas gjasave duket se do të jetë data 18 shkurt 2007 ditë zgjedhjesh lokale e pranuar nga të gjitha palët.
Nëse analizojmë gjithë këtë sherr e tymnajë prej disa javësh që “ nuk tërhiqemi prej datës 20 janar” dalim në një konkluzion se ndonëse kishte të drejtë kryeministrit për dekretin e Moisiut, por ai përveçse kryetar i PD-së dhe kryeministër është në rradhë të parë politikan prej 16 vitesh. Si i tillë duhet të kujtonte shprehjen angleze “Never say , Never !” ( kurrë, mos thuaj Kurrë !) dhe të mos bënte deklarata të tilla publike siç ka bërë, pavarësisht se ka qenë në rregull me ligjet e Kushtetutën.
Por politikani me eksperiencë është para se gjithash parashikues e diplomat. Opozita bëri presion ndaj tij prej javësh. Me të drejtë apo të pa të drejtë opozita vendosi “ Kurrë zgjedhje me datë 20 janar !”. Dhe ia arriti qellimit dje, duke e bërë kryeministrin dhe mazhorancën të tërhiqen prapthi.
Pranimi prej zotit Berisha të spostimit të datës së zgjedhjeve është një veprim i drejtë dhe për ruajtjen e stabilitetit të vendit, pavarësisht se në duelin publik mes Ramës dhe Berishës tashmë duket se ka fituar pjesën e parë të duelit zoti Rama. Në gjuhën popullore kështu përkthehet tërheqja e kryeministrit. Rama dhe opozita paralajmëruan protesta të mëdha në janar , të cilat dihen si fillojnë, por nuk dihet se kur mbarojnë !
Edhe sikur 5 mijë veta të dilnin duke bllokuar rrugët prapë se prapë xhama dyqanesh do të thuheshin, në mos më keq.
Imazhi i vendit do të prishej. Kjo duket e bëri kryeministrin ti therrasë mendjes dhe të mos futet në një duel me 20 janar, që do të ishte duel me vetveten e që më vonë përkthehej në një rrëmujë pa fund.
Edhe për çertifikatat që kërkonte opozita zoti Berisha do të jetë i detyruar t’i plotësojë siç do Edi Rama. Në të vertetë me këtë fitore të pjesës së parë në duelin me Berishën zoti Rama ka shtuar ndjeshëm pikët e tija në bazën socialiste, duke treguar se “ unë jam Udheheqësi që mund Berishën e jo Fatos Nano “.
Edhe në Tiranë deri dje ishte Sokol Olldashi në kuota me të larta se sa Edi Rama, por nga sot pikët e tij kundrejt Ramës mund të bien për fajin jo të kandidatit Olldashi, por për mos parashikim politik të kryeministrit.
Sondazhet e publikut nuk ndjehen kur je i rrethuar me roje e policë apo në zyra të ngrohta me 24 orë drita , por duhet pranuar se ndërsa Berisha fiton pikë tek ndërkombëtarët për pranimin e një date tjetër në elektoratin shqiptar pikët e tij kanë rënë nga dje në mbremje, kur thuhej se “ Ky Edi na qenka burrë, pasi e detyroi Berishën të lëpijë atë që ka pështyrë!”.
Por në gjithë këtë minianalizë nuk duhet harruar roli i madh i ish-kryeministrit Ilir Meta që e detyroi opozitën të pranonte datën brenda 20 shkurtit e jo një datë përtej shkurtit 2007. Ilir Meta kryeneç në bindjet e tija e pragmatist në zgjidhjen e situatave të komplikuara, si kjo e datës së zgjedhjeve, arriti të mposht edhe një pjesë radikale në të majtën shqiptare të përfaqësuar prej Skender Gjinushit.
Pra Meta mposhti pjesën radikale në PS e në ndonjë parti të spektrit të majtë, kurse Edi Rama detyroi mazhorancën të tërhiqet. Kryeministri duhet të mbledhë patjetër kryetarët e partive aleate që t’ju kërkojë mendim për datën tjetër, ashtu sikurse i mblodhi para disa ditëve kur iu deklaroi se “ nga data 20 janar nuk leviz !”.
Nëse flitet për stabilitetin e vendit tërheqja e kryeministrit duhet kuptuar pozitivisht, pasi nga një pragkaosi ku mund të shkonte vendi për hir të datës, tashmë ky problem mori fund dhe palët mund e duhet të shkojnë zgjedhje pa sherre. Nuk është e paktë kjo që bëri Berisha, pavarësisht se duhej ta kishte parashikuar para ndodhisë së djeshme.
Gjithsesi kryeministri ruajti stabilitetin e vendit , kurse Edi Rama siguroi edhe një mburojë tjetër në selinë e PS-së kundrejt Fatos Nanos që rri me shigjetë në dorë për ta ngulur në thembrën e kryesocialistit aktual.
E Merkure 27 dhjetor 2006 (Koha Jone)

No comments:
Post a Comment