Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Wednesday, December 13, 2006

Prape per dyshtesine- faqe nga seriali negativ

Komenti eshte postuar per blogger nga J. Nikolla: A. Vehbiu, nje analist pergjithesisht objektiv ka rene kete here ne gracken e iracionalizmit. Me sa duket leximi i vazhdushem i shtypit ekstremist e ka infektuar dhe ate me virusin nacionalist. Me dy rreshta z. Vehbiu merr si te mireqena tezen qe "kush vetedeklarohet grek i jepet nenshtetesia". Vulgariteti eshte si puna e krijses (nje bar qe eshte e veshtire ta shkulesh nga arat). Gjithashtu me te njejtin ritem e quan politiken greke si "bizantine". . Kete bizantinizem e gjen sipas tij dhe tek diaspora greke. Dhe ja, ne arene na ka zbritur Vehbiu per te "denocuar kontaminimin e politikes greke" Z. Vehbiu,edhe vete migrant ne Amerike apo ku eshte, eshte i imunizuar nga turqizmat qe i ka thelle ne genet e tij, kurse greket ne emigracion nuk kane patur fatin qe te kene zhvillimin e z. Vehbiu.Zoti Vehbiu na paska te drejte te marre dhe shtetesi amerikane krahas asaj shqiptare. Kurse te tjeret shtetes jo, sidomos po qene dhe orthodhokse.
Lakohen emra klerikesh te nderuar te kishes orthodokse Shqiptare si Arqiepiskopi Janullatos,e kur kjo eshte ne gojen e Vehbiut, te le pa mend!
E sikur qytetaret shqiptare me kombesi greke te kerkojne klerike greke ne te gjitha instancat cdo te behet?. Ndonse z. Vehbiu duket se e ndjek realitetin, ne fakt ka ndryshyar optiken e te parit duke qene mjaft larg se vertetes. Momentalisht kur kisha katolike po shkon drejt bashkimit me kishen orthodokse dhe kur titullar i kishes katolike eshte nje gjerman apo polak e ndonje dite mund te jete shqiptar,
tendeca boterore eshte qe kleriket titullare te caktohen nga nje qender ne baze te aftesise profesionale dhe jo perkatesise kombetare.
Keshtu prania e nje kleriku te perkushtuar si hiresia e tij Arqiepiskopi Janullatos vec te mira i ka sjelle kishes shqiptare dhe kete e verteton opinioni i orthodokseve ne Shqiperi sepse vetem ai ka te drejte te gjykoje per kete. Ashtu si komuniteti musilman gjykon gjerat e tij te brendeshme.
Po te ecte bota sipas gjykimit te z. Vehbiu nuk do te kishte Nene Tereze.

Sic duket graviteti i orgjines se tij musilmane e hedh ne menyre te natyrshme ate kunder popullsise shqiptare me origjine greke (qe jane dhe te krishtere-dmth ne parametrat e formules se S. Hunigtonit).
Ne te vertete i jepet ose jo shtetesia greke shtetasve shqiptare ne emigracion qe do te aplikojne, kjo nuk ndryshon ndjenjat e tyre progreke. Por thembra e akilit ketu eshte te pergatitet opinioni konservator shqiptar per t'ju a hequr atyre shtetesine shqiptare, pra nje revash qe enderohet qe nga casti kur psh himarjoteve ju thane: "u hap kufiri, c'prisni?". Dhe largimi i lirshem me makinat e kooperatives i 80 perqind te Himarjoteve brenda nates se 30-31 Dhjetorit te vitit 1991 deshmon me se miri per nje skenar te pergatitur



PRESS - Bota Shqiptare

Josha e hidhur e qytetarisë

Në Evropën moderne, pakicat idealisht do të shërbenin si ura miqësie dhe bashkëpunimi midis shteteve kombëtare dhe popujve përkatës; madje në rrethanat e sotme të kontinentit të përfshirë nga trazirat multikulturale të emigracionit, trajtimi dinjitoz i pakicave nga shumicat do të mund të vlente edhe si model për politikat e bashkëjetesës dhe të ruajtjes e kultivimit të së drejtave qytetare në përgjithësi.

Megjithatë, klima e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që karakterizon marrëdhëniet midis shteteve evropiane nuk duket t’i ketë neutralizuar krejt ato forca që, duke përfituar nga pështjellimi me të drejtat etnike dhe dallesat në status midis shteteve vetë, kërkojnë të lajnë hesape të vjetra dhe të realizojnë plane të marra e destabilizuese, për të siguruar hegjemoni lokale dhe rajonale. Në këtë kontekst duhet analizuar edhe vendimi i fundit i autoriteteve të Athinës për t’u njohur qytetarinë greke shtetasve shqiptarë të pakicës greke, i cili u përshëndet me bujë të madhe nga përfaqësuesit e këtyre pakicave dhe eksponentët e forcave politike përkatëse, si një hap i mëtejshëm e i nevojshëm që do ta afronte Shqipërinë me Evropën. Çuditërisht, as qeveria shqiptare, as parlamenti, as presidenca, as mediat e as shoqëria civile nuk shprehën ndonjë shqetësim kushedi çfarë për këtë atentat ndaj integritetit shtetëror të republikës; edhe pse pak zëra të respektueshëm në Tiranë e në diasporë e shpjeguan me qartësi të madhe rrezikun e një ulçere të tillë për statusin e qytetarisë shqiptare.

Shteti grek është në të drejtën e vet kur interesohet për pakicat etnike greke gjetiu në Ballkan; madje edhe kur e shpall trajtimin e këtyre pakicave si kriter themelor për vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë me vendet ku jetojnë ato pakica. Mirëpo politikat e Athinës rregullisht janë kontaminuar me qëndrimet shoviniste të qarqeve të caktuara në Greqi e në diasporën helene, të cilat ende i mbeten besnike një vizioni arkaik e bizantin të raporteve të identitetit etnik me identitetin fetar në Ballkan. Kultura kombëtariste greke prej kohësh e ka bërë të vetën rrëfenjën mitike të Vorio-Epirit dhe të vorio-epirotëve që nëpërkëmben, shahen e pështyhen nga “turqit” dhe “papistët” në Shqipëri; duke i quajtur e trajtuar si grekë etnikë praktikisht të gjithë qytetarët shqiptarë të besimit ortodoks. Edhe veprimtaria e peshkopit grek Janullatos në krye të KOASH-it shpesh është akuzuar, nga segmente të gjera të opinionit publik në Shqipëri, si shprehje e politikave dhe miteve të tilla objektivisht anti-shqiptare; në një kohë që qeveritë e Tiranës pas 1990-ës, me mefshtësinë e tyre karakteristike, nuk ia dolën dot kurrë të realizojnë një regjistrim serioz të popullsisë në Shqipëri, për t’u dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve statistikore në lidhje me pakicat kombëtare.

Sa kohë që Shqipëria mbetet e mbahet jashtë Evropës së Bashkuar, pajisja me pasaporta evropiane e një pjese të popullsisë së saj gjithnjë rrezikon të krijojë, brenda vendit, një kastë qytetarësh të privilegjiuar ndaj të tjerëve, në raportet e tyre me Evropën. Duke qenë se, shpesh, mjafton një certifikatë pagëzimi për të vërtetuar përkatësinë etnike “greke”, duket e natyrshme që dhuratën e papritur të shtetësisë kontinentale ta pretendojnë edhe shumë qytetarë shqiptarë të fesë ortodokse që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me etninë greke; njëlloj si ata dhjetëra nëmos qindra mijëra shqiptarë imigrantë në Greqi, të cilët kanë ndërruar emrat e janë pagëzuar, për të mos u dëbuar, ose për të mos humbur vendin e punës, ose për t’u legalizuar, e ndonjëherë edhe vetëm për të siguruar një kothere bukë për fëmijët. Athina gjithnjë e ka përsëritur se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nëpërmjet Greqisë; por tanimë duket sikur, për qarqet shoviniste të atjeshme, Evropa do kandiset t’ia hapë derën Vorio-Epirit vetëm, duke e lënë Shqipërinë “tjetër” të presë edhe ca kohë përjashta në shi. “Vendimi i Athinës për t'u dhënë shtetësinë greke anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, duhet parë si një dritare që i hapet Shqipërisë për në Evropë” shkruan Panajot Barka, të zezë mbi të bardhë, në gazetën “Shqip”.
Çështja mund të shtrohet edhe kështu: a kanë të drejtë ato forca politike dhe segmente të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilat ndihen tani të kërcënuara nga shovinizmi grek ndaj shqiptarëve? Brenda debatit të hapur me këtë rast, u dëgjuan zëra, si Leonard Solis, Panajot Barka, Stavri Marko e Adrian Dule, të cilët denoncuan edhe njëherë nacionalizmin “arkaik” të Sabri Godos e të së tjerëve; në një kohë që të tjerë shpjeguan pse, në kuadrin e integrimit evropian, është absurde të flitet për pretendime “territoriale” ose përpjekje shkombëtarizuese. “Janë të pakuptimta rezervat dhe dyshimet e shfaqura si shprehje e një nacionalizmi të tejshkuar. Në këtë rast, reagimet e këtij standardi jo vetëm që e mbajnë peng në streha nacionaliste opinionin publik shqiptar, por, duke qenë një vazhdimësi, po kthehen në mjet presioni nacionalist mbi anëtarët e minoriteti etnik grek. Në këtë rast, kanë për motiv real zilinë provinciale që rrjedh nga privilegjet që sjell një pasaportë evropiane,” shpjegoi me durim prej viktime të regjur Panajot Barka. Entuziazmi i përfaqësuesve të pakicës greke në këtë rast mund edhe të përligjet, edhe pse dritëshkurtër e bukëshkalë e madje në kundërshtim me detyrimet që i burojnë nga qytetaria shqiptare, i së cilës këta zëdhënës e oratorë janë ende titullarë; por është e vështirë të merret seriozisht, sidomos në kontekstin e qëndrimeve greke për çështje të pakicave në përgjithësi, e veçanërisht mënyrës si i është qasur kohët e fundit Athina përpjekjeve të popullsisë çame në Shqipëri për ta bërë publike dramën e spastrimit etnik të ushtruar ndaj tyre pas Luftës II Botërore.

Në thelb, duke u dhënë qytetarinë grekëve “etnikë” në Shqipëri, Athina kërkon objektivisht të krijojë një kastë të privilegjiuar “vorio-epirotësh” pajisur me euro-pasaporta, të cilët ta pilotojnë Shqipërinë drejt Evropës (lexo: Greqisë) dhe t’ia garantojnë kontrollin Athinës vetë mbi aspektet e shumta të integrimit evropian të fqinjit. Strategjia afatmesme e Greqisë duket se është që ta bëjë për vete elementin shqiptar ortodoks në Shqipëri, qoftë edhe duke e joshur e korruptuar me privilegje reale si ky i qytetarisë greke dhe të tjera kësisoj, dhe ta mbajë në krye të punëve në Tiranë e gjetiu; sepse ashtu mund t'i kontrollojë më lehtë shqiptarët në përgjithësi. Qeveritë greke, të majta e të djathta, ushqejnë një vizion për pakicën greke në Shqipëri që nuk përkon dhe aq me realitetin, por ndjek më tepër iluzionin e çuditshëm bizantin të identitetit midis kombësisë dhe fesë; ose bindjen se Greqia moderne e ka për mision të vetin historik të kujdeset për ortodoksinë në Shqipëri. Në një shkrim botuar në “Koha Jonë”, Stavri Marko, që këto punë duhet t’i dijë mirë, fliste edhe ai pa iu dridhur qerpiku për “dhjetëra-mijëra minoritarë grekë që jetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë”, e që tash e tutje do të mund të shërbejnë si “flamurtarë të afrimit të Shqipërisë me Evropën”.

Natyrisht, nuk mund t’i vësh faj as minoritetit grek, as Athinës, që qeveritë e Tiranës nuk e organizuan dot kurrë një regjistrim të saktë të popullsisë në Shqipëri; se në mungesë statistikash të pranuara botërisht, secili mund të thotë ç’të dojë. Shto këtu edhe se një pjesë e mirë e qytetarëve të Greqisë, sidomos në provincë, besojnë përnjimend se shqiptarët e fesë ortodokse, ose të ashtuquajturit “vorio-epirotë” janë në të vërtetë “grekë”. Shtypja e këtyre martirëve nga “turqit” shqiptarë, pa përmendur të frikshmit “papistë” katolikë të Veriut, shtjellohet edhe sot e kësaj dite si rrëfenjë fikse e mitit kombëtarist grek, krah për krah me përralla të tjera për Azinë e Vogël, Maqedoninë, Bizantin e kështu me radhë. Shovinizmi grek ndryshon edhe ai lëkurë, në pajtim me kohën dhe me rrethanat; sikurse pretendimet territoriale të djeshme marrin sot formën e orvatjeve për t’i vënë fqinjët nën kontroll, duke ua pompuar segmentet “mike” të popullsisë në krye të punëve, e duke krijuar kasta absurde të privilegjiuarish në emër të integrimit në Evropë. Ky do të ishte edhe një lloj shkombëtarizimi nëpërmjet prestigjit, parave, investimeve, paradhënieve, dyqaneve, bankave, kredive, buzuqeve, televizionit dhe mediave, lëmoshave të asistencës, pensioneve, monumenteve, shenjtorëve, shkollave greke, shkronjave të alfabetit dhe krijimit të një elite greqishtfolëse që të shërbejë si “interface” e Shqipërisë së Jugut me Evropën nga njëra anë, dhe me Tiranën e Athinën nga ana tjetër.
Nga ana tjetër, e pas reaksioneve të para të rralla e epidermike sidomos në mjediset informale të Internetit e nga shqiptarë të diasporës, nuk munguan në mediat shqiptare reagime zyrtarësh të lartë e hijerëndë të qeverisë Berisha, të cilët rendën ta paraqitin vendimin e qeverisë greke si hallkë të procesit burokratik të natyralizimit të imigrantëve nga Shqipëria në Greqi. Ky pështjellim i mëtejshëm, midis të drejtave të pakicave kombëtare dhe të drejtave të imigrantëve, por edhe midis qytetarisë dhe kombësisë, u përdor kështu praktikisht si perde tymi për të fshehur natyrën e vërtetë skandaloze të vendimit fillestar të Athinës; por edhe përgjegjësinë e vetë diplomacisë shqiptare, që e lejoi këtë diversion shqytetarizues të Athinës të kalonte pa kurrfarë proteste të nivelit të lartë, nën duartrokitjet e zhurmshme të disave si Panajot Barka e Stavri Marko, të cilët treguan faqeza se nuk e meritojnë as qytetarinë shqiptare, as pasaportën që u ka dhënë Republika Shqiptare.

Në të vërtetë, pakicat kombëtare dhe imigrantët u përkasin dy dinamikave të ndryshme të raporteve midis popujve; meqë të parat janë rezultat i konfigurimit gjeografik të shteteve kombëtare, ndërsa të dytët i globalizimit të tregjeve të punës dhe i pabarazive ekonomike rajonale. Është e drejtë e imigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilësdo kombësie, të marrin qytetarinë greke; sa kohë që jetojnë atje prej vitesh, i paguajnë taksa shtetit grek dhe kontribuojnë me punën e tyre për lulëzimin ekonomik të atij vendi. Qytetaria greke, në atë rast, do të ishte riformulim i raporteve të këtyre njerëzve me institucionet e atjeshme, jo modifikim i identitetit të tyre etnik, as shndërrim i tyre në “grekë”. Përkundrazi, është e vështirë të përligjet, nga pikëpamja e rregullave të bashkëjetesës midis shteteve, një vendim që u blaton pasaportë greke qytetarëve të një shteti tjetër, në bazë të përkatësisë së tyre të supozuar fetare-etnike; edhe pse këta jetojnë në Shqipëri, i paguajnë taksa shtetit shqiptar, votojnë në zgjedhjet e përgjithshme e vendore në këtë vend, e ndoshta nuk dinë as edhe një fjalë greqisht; meqë ky vendim do të binte ndesh me vetë konceptin e qytetarisë (shtetësisë) si të tillë.

Që një vendim kaq absurd i Athinës mund të kalohet pa të qeshura e shpoti në mjediset diplomatike të të dy vendeve e në kancelaritë evropiane, kjo dëshmon për prestigjin fare të ulët të Shqipërisë si shtet sot në Evropë, dhe të pasaportës shqiptare si dokument a lejekalimi në dyert farfuritëse të kontinentit. Për këtë prestigj kaq të ulët kurrsesi nuk mund të vihet në bangon e të akuzuarit politika greke, as ndonjë faktor tjetër i jashtëm; por vetëm papjekuria dhe papërgjegjësia kriminale e klasës së sotme politike në Shqipëri, e cila deri më sot ka treguar virtuozitet vetëm për të ulur brekët; e që përndryshe është shprehur e gatshme të shitet jo vetëm vetë, por edhe të nxjerrë në treg gjithçka që përbën kodin konstitutiv të shtetit shqiptar. Një shtet që nuk arrin dot të garantojë rendin publik e zbatimin e ligjit, të mbledhë taksat, të shtrojë rrugë e hekurudha, të mbrojë hapësirën publike e pasuritë natyrore nga agresioni privat dhe plaçkitja, të regjistrojë popullsinë e vet, madje edhe thjesht t’u vërë emra rrugëve e numra shtëpive e pallateve të banimit e të sigurojë ujë të pishëm, energji elektrike, mjedis të mbrojtur nga ndotjet e të pëgërat, mbledhje e trajtim të plehrave urbane, lidhje telefonike e mbulim me sinjal televiziv në territorin e vet, përbën njëkohësisht ftesë grabitqarëve gjithfarësh për t’ia shqyer mishrat së gjalli dhe kërcënim për destabilizim të krejt rajonit.

Vendimi i qeverisë greke për t’u njohur qytetarinë greke të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që deklarohen si “grekë etnikë” është vërtet gjest armiqësor i Athinës ndaj një fqinji në vështirësi, e që po të zbatohej do të shkaktonte pështjellime të mëdha në Shqipëri; sikurse përbën dëshmi të trishtuar që politika e jashtme greke mbetet e sunduar nga mitologjia bizantine dhe shovinizmi irracional; por për ne shqiptarët para së gjithash është provë e mëtejshme dhe tepër lënduese se sa poshtë i ka rënë dinjiteti dhe prestigji shtetit shqiptar, të drejtuar nga paritë politike post-komuniste. Është për të ardhur veçanërisht keq që kasta e sotme në pushtet po ia dëmton kaq rëndë interesat kombëtare shqiptarëve dhe të ardhmen evropiane Shqipërisë, sa as armiqtë tradicionalë, realë dhe mitikë, të shqiptarëve nuk do ta kishin ëndërruar; pa çka se vetë kjo kastë nuk do të kishte mbijetuar dot në krye të punëve e nuk do ta kishte mbajtur dot pushtetin, pa përkrahjen e asaj Evrope prej së cilës po na mban larg të gjithëve.

Ardian Vehbiu
Marrë nga 30 nëntor 2006

6 comments:

Anonymous said...

Me cfare guximi qe shkruan!

1. "Graviteti i origjines myslimane' eshte nje spekullim idiot se vec per Grekun e Myslimanin (e mire) mund te konsiderohet feja gjenetike

2. Tezave te S. Huntigton ti nuk i heq dot as nje presje. Vetem ne rastin kur flitet per Shqiptarin ato teza falimentojne sepse sic thote ai Episkopi i vertete shqiptari eshte i lindur nen 'flamurin e Shen. Konstantinit, e pajton Islamin me Krishterimin'.

3. Mos na shit dengla per afrimin e Ortodoksise me Katolicizmin se jeni vite larg. Katolicizmi nuk luan nga istikami dhe eshte gjithmone me i preferuar se kisha ortodokse simoniake.

Anonymous said...

Is Greece a Western Nation?

By Takis Michas. Mr. Michas's book "The Unholy Alliance: Greece and
Milosevic's Serbia during the 1990s" will be published in the spring
of 2002 (A & M University Press).


ATHENS -- The Greek political class, to its great embarrassment, is
finally reaping the fruits of the anti-Americanism it has tolerated --
and occasionally promoted -- over the last 20 years.


According to opinion polls, Greece is the only NATO and European Union
member state in which, following the tragedy of September 11, the
majority of the population expressed feelings of dislike for the
United States and disagreed with the Alliance's decision to attack the
Taliban.


In a poll published in a Greek newspaper a few days after the tragic
events of September 11, only 18.9% of the respondents said that they
had positive feelings about the United States and its inhabitants. A
separate poll revealed that 25% of respondents said they felt
"satisfied," and believed that "justice had been served." Moreover,
30% of respondents said that the attacks were a justified reaction to
U.S. policies. Only 10% of respondents agreed with the view that
Greece should cooperate militarily with its NATO partners in a
possible campaign against states harboring terrorism. Takis Kafetzis,
the political analyst who supervised the poll, claims that in reality
over 40% of the respondents felt pleasure with what happened. "The
fact that they did not say so was simply due to the fact that they
felt that they had to somehow control their responses." Greece, he
says, simply does not share Western values and perceptions.


Political and Military Sins


The view that somehow American was to blame for the terrorist attack
dominated public discourse from the start. In learning about the
terrorist attack, the immensely popular Archbishop Christodoulos of
the Greek Orthodox Church stated that the terrorist act was the result
of the "injustice and inequality" that pervades the world. The media,
too, joined in the fray. As ASS Press reported, television
broadcasting in Greece was consumed by discussions "over whether
America brought this event upon itself for perceived political and
military sins."


Not long thereafter, the Center for New Policy Pavlos Bakoyannis --
named after the Greek terrorists' most prominent victim -- invited the
citizens of Athens to participate in a memorial service for the
victims of terrorist attacks. Only about 500 people turned up. By
contrast, the next day nearly 5,000 people participated in a
communist-led demonstration against the U.S. denouncing the CIA for
its role in the terrorist acts. Meanwhile, allegations that the Jews
were responsible for the September 11 terrorist attacks were so
prominent in sections of the Greek media that the Israeli Embassy took
the unprecedented step of denouncing those allegations as constituting
"criminal, racist, anti-Semitic propaganda resembling that of the
Nazis."


But perhaps the most outrageous incident happened during a soccer
match between a Greek and a Scotland club on Sept. 13. Fans of the
Greek soccer club tried to burn the American flag before the start of
the game and booed during a moment of silence for the victims of the
terrorist attacks in the United States.


"What went on in Athens disgusted me," the coach of the Scotland team
said in a statement to the Associated Press. "What badly disappointed
me was that there was no effort made by anyone, the police included,
to do anything about it. I could not believe such anti-American
feeling in a European country."


According to Richardos Someritis, a writer of the daily To Vima, the
four main ideas that dominate Greek folk explanations of the terrorist
attack are:


That it was an act of the Jews, who wanted to promote their own
interests.


That Osama bin Laden is the creation of CIA propaganda.


That the terrorist act is part of the struggle of the repressed
against U.S. imperialism.


That Greece is not threatened by terrorism but by the fight against
terrorism.
Such views seem to have more in common with public opinion in Cairo or
Damascus than in Berlin or Rome. Where do they spring from? Since at
least the mid-1970s, the perception that has dominated the political
left is that Greek national aspirations required a break with the U.S.
and its policies. Thus, throughout the 1980s, the governing Pasok
socialist party under Andreas Papandreou made it a cardinal point to
antagonize Western and especially American governments. It supported
the Jaruzelski dictatorship in Poland, refused to condemn the
suppression of dissidents in the Soviet Union and the 1983 shoot-down
of a Korean airliner, harbored organizations perceived as terrorist in
the West, and opposed the Reagan administration's deployment of cruise
and Pershing missiles in Europe.


Then too, following the collapse of communism in Eastern Europe, the
anti-American narrative came to be adopted by the political right.
According to recent polls, over 50% of Greek conservatives dislike the
U.S.


Much of this owes to events in the Balkans over the last decade.
American policies in Bosnia and Kosovo were widely seen as aiming to
destroy Eastern Orthodoxy itself. Feeble attempts by the present
government of Costas Simitis to lessen the identification of church
and state in Greece were immediately attacked as being directed by the
"Jewish lobby" in Washington, while the overthrow of Slobodan
Milosevic -- celebrated all over the world -- was seen as a sinister
CIA plot. Today Greek nationalism, encompassing large sections of all
political parties, has become identical with anti-Americanism.


Such attitudes are not going unnoticed, both in the Western news media
and especially by the large and influential Greek-American community
in the U.S. In an avalanche of letters to the English language edition
of the Greek daily Kathimerini Greek-Americans expressed their outrage
at the behavior of their ethnic cousins. Greece had reached "the
bottom of the swamp," wrote one. "It is truly shameful" wrote another,
"that the mainstream press of a civilized nation would find ways to
justify the terrorist attack on innocent civilians." But perhaps the
strongest emotional reaction to the events in Greece came from Stephen
Miller, a professor of classical archeology at Berkeley. After
pointing out that considerable archeological work in Greece was
carried out by private donations of American citizens, he questioned
whether this flow of funds would continue as donors became aware of
Greek responses.


"After the attempted U.S. flag burning, after the anti-American
editorials in so many Athenian newspapers . . . how can I approach
those American donors and ask them to continue support of the work?
How can I ask them to take money and contribute it to a place where
Americans are hated?"


Virulent anti-Americanism


The leaders of Greece's two main parties expressed their grief for the
terrorist attack and pledged their support for U.S. attempts to fight
terrorism. Nevertheless, as the polls show their ability to influence
public opinion is minimal. Having for so many years tolerated attacks
by their colleagues against U.S. policies on terrorism, economic
globalization, the Balkans, human rights and so forth, they now find
themselves in the unenviable position of having to argue against the
(Balkan) version of tiersmondisme that constitutes Greece's dominant
ideology.


Throughout the last decade not a single major Greek political figure
had the will, the courage or the inclination to challenge the populist
anti-Americanism promoted on a daily basis by the vast majority of the
Greek media. If today they feel embarrassed by the views of their
compatriots they have only themselves to blame.


-- From The Wall Street Journal Europe

Anonymous said...

Dialogu eshte vyrtyt i njerezve te ditur, qe eshte absent ne komentin e autorit te shenimit te meparshem.
E c'guxim u dashka per te thene te verteta te thjeshta
Teoria e antiamerikanizmit eshte shume interesante. Edhe ne Amerike ka mjaft te tille "antiamerikaniste" qe protestojne kundra qeverise se Bushit. Mos duhet tu japin atyre pasaporte greke ?

Kurse ne tratativat per bashkimin e kishave te cilat faktikisht nuk kane dallim esencial, jane iniciatore primatet e kishes katolike te cilet ndjejne pergjegjesine per shkaterimin e Konstandinopolit dhe me pas vershimin e hordhive turke te cilet lane dhe ne Shqiperi njerez me mentalitete si komentuesi i siperm apo autori i artikullit qe komentohet nga J. Nikolla. Aktualisht fronti i luftes midis krishterimit dhe musilmanizmit ne Shqiperi(Skema e Hunigtonit) eshte perqendruar ne krijimin e nje fronti anti-orthodoks me pjesemarrjen e nje ushtrie ku edhe A. Vehbiu pretendon te pakten nje rol tetari
Por thelbi i artikullit eshte rreth "veprimit armiqesor" te Greqise qe do t'ju jape mundesi shtetasve shqiptare te ndikojne ne politiken greke nepermjet votimit. Per mendimin tim do jete me mire per Greqine qe te mos jepet shtetesia greke qytetareve shqiptare se kjo krijon premisa te keqia per jeten politike greke, perkundrazi mundeson krijimin e nje lobi shqiptar ne Greqi ne saje te standarteve te larta demokratike te saj.

P. Kongjika

Anonymous said...

Mor zot mos me fol mua per virtyt, se i vetmi virtyt i bizantinit eshte hipokrizia.

ne rastin tend ti del tejet i virtytshem kur i thua A.Vehbiut si i paska 'turqizmat ne gene'.

E ne qofte ashtu ti ke korruptimin human bizantin ne palce.

Sa per temen ne fjale teza e Vehbiut del qarte. Eshte imorale te krijohet nje kaste 'me e larte' ortodoksesh ne Shqiperi, virtyti i te cileve eshte nje pasaporte.

Ata qe i duket vetja te 'pervecem' perfundojne ndonjehere ne furrnalte. Nacionalizmit Shqiptar i ka ardhur dita dhe eshte me se i zoti te luftoje axhenden e Orientit..qofte kjo Islamike apo Bizantine.

Anonymous said...

Sic duket i dashur bashkebisedues nuk ekziston mundesia per te kembyer mendime.
Kur flet badjava i fsheur ne nje istikam nuk perben as trimeri as zgjuarsi. Puna eshte te dialogojme me argumenta dhe une nuk gjeta asnje te tille rreth komentit tim te shkurter

P. Kongjika

Anonymous said...

Anonymous said...
Sic duket i dashur bashkebisedues nuk ekziston mundesia per te kembyer mendime.
-----------------------------------

Mendimi i Ardian Vehbiut, i ri-theksuar nga une, eshte i qarte. Ajo kaste 200,000 grekesh te dyshimte qe do na sjellin 'begati e bujqesi' Europiane eshte nje farse imorale.

Zbriti kalit se i ke hypur se prapthi