Monday, December 11, 2006

Si e sheh Jugun nje gazetar i New York times

Shqipëria, këndi i ashpër i Evropës

Matt GROSS, New York Times

Jo shumë kohë më parë, t'a sugjeroje Shqipërinë si një vend pushimesh të çfarë do lloji, madje edhe një të lirë, ishte mjaft e vështirë. Brenda pesë viteve pasi Shqipëria kishte braktisur komunizmin në vitin 1992, një skemë piramidale shkatërroi tregun ekonomik që sapo po lindte dhe trazirat në masë e shndërruan Shqipërinë në një legjendë për shkeljen e ligjeve të shfrenuara. Nuk ndodhej në hartën e askujt, përveç për punonjësve të ndihmave dhe kontrabandistëve.
Edhe pse, gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka ecur me hapa të mëdhenj drejt demokracisë dhe zhvillimit, dhe e ka zbuluar veten të jetë jo vetëm e pjekur për pushuesit, por me shumë përfitime. Kryeqyteti, Tirana, me ndërtesat e apartamenteve që shndërrojnë nga boja plot ngjyra dhe kulturën italiane me shumë kafe, është një pikë nisjeje fantastike, veçanërisht meqë është e vështirë të shpenzosh më shumë se 15 dollarë për person në restorantet më të mira të qytetit. Por është pjesa jugore e këtij vendi ballkanik që ka panoramën dhe përfitimet më intriguese.
Filloni me Gjirokastrën, një qytet i bukur i deformuar që ka prodhuar dy nga figurat më të rëndësishme të Shqipërisë të shekullit të 20-të: Enver Hoxha, diktatori i vendit për 40 vite pas Luftës së Dytë Botërore, dhe Ismail Kadare, romancieri i përmendur gjithmonë si një kandidat për çmimet Nobet. Gjirokastra është ndërtuar në kodra të pjerrëta me gurë kalldrëmi kaq të rrëpira, sa duket se shpërfillin banesat njerëzore, edhe pse qyteti me shtëpi shtetërore me çati sipas strukturës otomane nxiton.
Një shtëpi, tani muze etnografik, ndohet të jetë në vendin e lindjes së Hoxhës. Një tjetër është hotel Kalemi (355-84-63-724; hotelkalemi.tripod.com), ku për 40 dollarë nata mund të flesh nën një tavan druri të gdhendur 200-vjeçar.
Gjatë ditës, këmbët do t'ju stërviten duke shëtitur rrugët dhe duke eksploruar kështjellën masive me pamje nga qyteti. Gjatë natës, çlodhuni me gjuhë të pjekur viçi dhe supë me kos në restorantin miqësor "Festivali". Mos u largoni nga Gjirokastra pa një qilimi të bërë me dorë nga dyqani Ruha, ku çmimet fillojnë nga 40 dollarë (355-69-254-2122).
Shpërblimi juaj pasi keni duruar kodrat e Gjirokastrës është Saranda, një port i zhurmshëm në ngushticën e Otrantos. Në hotel Kaonia (355-85-22-600), pikërisht mbi mol, një dhomë martesore e thjeshtë me pamje të mrekullueshme nga deti kushton vetëm 30 euro.
Plazhi me guralecë në qendër të Sarandës mund të mos jetë aq ngacmues, por pranë do të gjeni një breg me rërë të bardhë, pa përmendrur dhe plazhin popullor të Ksamilit, 10 milje nga jugu. Dhe nëse dëshironi një shije të Evropës klasike, ishulli grek i Korfuzit ndodhet shumë pranë.
Thesari më i madh i Shqipërisë jugore është Butrinti, një qytet 2500-vjeçar që është banuar nga gjenerata të njëpasnjëshme ilirësh, grekësh, epirësh, romakësh, bizantinësh dhe venedikësh, para se të tkurrej në një fshat peshkimi fare të vogël në fund të shekullit të 19-të. Është ai lloj vendi ku historia ende pret të zbulohet.
E vendosur në një kep kodrinor, e mbështjellë me pyll në jug të Sarandës, pranë kufirit grek, Butrinti (një qendër trashëgimore botërore nga Unesco) u gërmua fillimisht nga italianët në vitet '20, të cilët nxorën një amfiteatër dhe mure të ndërtuara nga grekët. Arkeologët më vonë zbuluan bazilika të krishtera, vend për pagëzime, dhe tetë dhoma dushi.
Butrinti është i madh, rreth 11 milje katrorë, dhe ende i mbështjellë në mister, dhe për këtë arsye keni nevojë për një udhërrëfyes. Vasil Barka (355-69-227-6460) ka një eksperiencë 25-vjeçare dhe e di se ku ta gjejë emrin e Kleopatras në një varg me shkronja greke mbi një bllok të madh gurësh jashtë amfiteatrit. Në bazilikë, ku dyshemeja me afresko është e mbuluar në rërë për të mbrojtur tjegullat nga elementet, ai di se ku të pastrojë rërën për të zbuluar një zog spektaluar të kuq dhe blu.
Dhe një kështjellën venerike të kthyer në muze, ai mund t'ju tregojë se cilat statuja janë gërmuar dhe janë shpëtuar nga grabitësit. Më pas, nisuni menjëherë në drejtim të hotelit "Livia" (355-891-2040), për një gosti midhjesh, karkalecash, ngjalash dhe kallamarësh.
Ashtu si vetë Shqipëria, ky qytet i humbur strehon thesare të pazbuluara trimërie, dhe me një çmim që gati kushdo mund ta përballojë.

No comments: