Wednesday, January 24, 2007

Gazeta "Kritika" urdheron te mos flitet greqisht ne Himare

[edvin@fastwebnet.it] Përgjigje e një Himarioti.

Në një artikull të postuar sot në Gazetën Kritika, vazhdojnë të shprehin çudinë se si ka mundësi të flitet greqisht në një miting politik, me partinë e të drejtave të minorietit grek në Himarë. Pak a shumë është njësoj sikur të çuditesh përse nusja qenka veshur me të bardha. Duke i cilësuar tre personat që kërkuan të prishnin mitingun si “reagimi shqiptar” dhe jo incident politik, artikulli i jep një ultimatum z.Dules se “ai nuk do të arrijë kurrë ta quajë Himarën greke”, sikur të qenit apo jo grekë e himariotëve të varej thjesht nga etiketimet e personave të ndryshëm dhe jo nga gjaku që kanë trashëguar nga gjyshërit e tyre, nga gjuha e tyre, nga historia e tyre apo nga ajo që vetë himariotët ndihen. Në vazhdimësi duke kerkuar të mbrojnë tezën e dëshpëruar tashmë se himariotët nuk janë kombësi greke, sjellin një pjese nga “kryevepra” e z. Foto Bixhili, duke lënë pas premtimin e këndshëm që në vazhdim do sjellë edhe pjesë të tjera. Dhe ne normalisht që prisnim të dilte diku kryevepra e z.Bixhili, përndryshe mundimi i tij prej “historiani” do kishte vajtur dëm.

Une kisha dëshirë të shprehja mendimin dhe reagimin tim personal për sa kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë.

Që të kufizosh dikë të flasë gjuhën e nënës në vendin e vet, mund të jetë një koncept interesant për të studiuar me tej se deri ku mund të shkojë nacionalizmi i sëmurë shqiptar. Ti imponosh dikujt të jetë shqiptar edhe pse ai ndihet që prej lindjes jo i tillë, është një tjetër koncept i cuditshëm, që vetëm në një këndvështrim totalitar dhe diktatorial mund të gjeje shpjegim. Që dikush ti thotë të bardhës e zezë dhe anasjelltas, është një mbyllje e pashmangëshme debati. Une nuk e di nëse personat që shkruajne mbi ngjarjet e zgjedhjeve të mëparshme në Himarë, e kanë të qartë se kush i krijoi trazirat apo jo? Nuk e di nëse e kanë të qartë se kë kritikoi Brukseli dhe përse e bëri? Apo kur çështjet që trajton Brukseli kanë të bëjnë me përplasjet e politikës shqiptare, e majtë me të djathtë, janë të drejta, ndërsa kur mbron të drejtat e himariotëve si minoritet, gabohet? Nuk e di nëse e kanë idenë se përse pas ndërhyrjes së Brukselit, Bollano fitoi me shumicë votash? Apo nuk janë mësuar të komentojnë zgjedhje të lira? Nëse rifiton sërish Bollano, si do ta komentojnë? A e kane të qartë se helenizmin e himariotëve nuk e mposhti dot diktatura komuniste, me mbylljen e shkollave në gjuhën e nënës, me mosregjistrimin e emrave orthodhoksë greke në gjendjen civile (atyre turq po- se ishin më të bukur), me burgosjen dhe internimet e panumërta nën akuzën “propagandë filogreke”? Kush jeni ju për t’u thënë himariotëve se ëfare janë, si duhet të ndihen dhe ç’gjuhë duhet të flasin?

Në Himarë, njerezit janë ata që ndihen, flasin gjuhën e nënës së tyre, ndjekin besimin fetar të tyre dhe votojnë njerëzit që duan dhe që mendojne për të mirën e tyre. Me pak fjale kjo quhet demokraci. Ju mund të përpiqeni sa të doni ti minimizoni gjërat, të bëni të duket sikur janë veprime të personave të veçantë, po cinizmi juaj është shumë i vogël në krahësim me të ndjerit “grek” të himariotëve. Himariotët kanë jetuar gjithnjë në paqe me shqiptarët, ndërsa ju kërkoni të vini kushte që kjo paqe të vazhdojë. Do të na pëlqente të jetonim si miq dhe në harmoni me njëri tjetrin, po të na falni nëse nuk jemi mëuar të pranojme kushte, të na falni nëse lirinë dhe të drejtat tona nuk duam ti vëmë në diskutim. Ne do vazhdojmë t’ju respektojmë siç kemi bërë edhe më parë duke shpresuar që metastazat e kësaj linje mendimi, të mos u transmetohen brezave të ardhshëm edhe pse mendojmë se ju, jeni zeri i pakicës së shqiptarëve. Shkollimi i mirë që mund të ketë dikush prej jush, me sa duket nuk u ndihmoka të dilni nga kthetrat e ideologjive të së shkuarës.

Duke huazuar një frazë të cituar në një artikull të dr.K.Jorgjit kisha dëshirë t’ju kujtoj diçka që shkruan z.Robert Eslie(albanolog kanadez): “Fakti është se ka shumë mendime të historianëve, që nuk janë të sakta, kurse historia shqiptare ka një prirje t’i shkruajë gjërat siç i dëshëron të jenë, por jo siç janë”. Kësisoj gati tërë historia e shqiptarëve, shumë libra, përmbajnë falsifikime të tmershme. Duhet tejkaluar kjo situatë, sepse nuk është në favor të populllit shqiptar....” dhe urimi i tij per shqiptaret eshte “të lënë mënjanë mendjengushtësinë, nacionalizmin dhe etnocentrizmin dhe që ata të bëhen europianë dhe qytetarë të botës”. Dhe kam përshtypjen se çdo himarjot, do t’ua bënte sinqerisht një urim të tillë.

2 comments:

Anonymous said...

me lipi parakoloutho kai vlepo pos to agapimeno spor pollon heimarreon einai i roufiania,arhaio athlima mono pou simera ehei parei tragikes diastaseis,akousa afto pou egine sti heimarra,einai gia gelia kai gia klamata,afou oi idioi milane elinika,pou thihtike to alvaniko aisthima tous;kala aftoi einai kapos peiragmenoi anthropoi kai sto perithorio kai isos etsi pistepsan pos kapoios tha tous dosei ligo simasia,gia ligo oi alvanikes efimerides,o allos megalos anthropos vgike vasikos martiras katigorias stous pente pou katadikastikan,oi oikogeneia tou einai stin ellada,ehei karta omogenous o idios kai oloi oi dikoi tou,tora malista tha paroun kai tin eliniki ypikotita...aftoi einai roufianoi me synidisi......opos eipe kai o nikos prepei na katadikazontai tetoies symperifores apo olous mas...tin kyriaki aftin pou mas erhetai tha ginei kopi tis pitas tou eipiroti ..kapioi tha eimaste sto horeftiko metaksi afton kai ego,makari tou hronou na eimaste me ti stoli tis heimarras.....
chrysanthigorou@...

Anonymous said...

Pola akougontai pos symbainoun sti Ximara ton teleutaio kairo,kai
eidika tora pou plisiazoun kai oi ekloges.
Den einai sobara pragmata ayta,Ximaraioi me albaniko esthima, na prokaloun tetoia problimata.Milao gia to teleytaio episodio Me ton
Jani Lazari(Mondi Kouli-Spilea Sfaio) kai to Gioka,opou zitokrabgazan
gia thn Albania,gia ton Mperisa,kai me ANTIELLHNIKA synthimata,kata
tou ellhnismou tis Ximaras...kai tou Basili kai toy Ntoule.
Oi idioi typoi bgainoun stis Efimerides kai lene << pos den anteksan
na milane ellinika sti Kopi tis Pitas,sta Spilea,tis Omonoias......den
anteksan diladi na akoun ton Ntoule,kai ton Basili na bgazoun logo sta
ellinika,na blepoun tis ellinikes Simaies..Ta ellinika ton Progonon
mas,tou propapou mas kai tou papou mas>>.........EINAI NTROPH na
anaferontai se tetoia pragmata me ayto ton Tropo,giati to kako to
kanoun se oli ti Ximara kai stous Ximaraious....Oi idioi den ta milane
ta ellinika?? Oi goneis tou Albanika milane? Tetoia tous emathan?? Oi
idioi sthn piatsa mono albanika milane? Kala eipame einai albanoi sto
esthima,alla den prepi na tous epitrepsoume na meionoun tin
ellinikothta mas.
Prepei na katadikasoume oloi to gegonos ayto. Oi idioi mporei na min
exoun myalo kai na prokaloun tetoia gegonota h akoma mporei na exoun
parei kai xrimata apo to Dhmokratiko komma,me ypopsifio ton Dhmo
Lazari,ksaderfo tou Mondi.......omos emeis oi Ximaraioi prepei na
paroume thesi...gati einai kati pou mas prosbalei.
Einai krima pantos! Allakse tis apopseis sou oso einai kairos.
Telos oloi mas eidame pos ayth i propaganda pou exei arxisei edo kai
poli kairo,kai distixos kapoioi tin simmerizontai,teinei na
megalosei,oso plisiazoun oi ekloges......kati prepei na kanoume oloi mas,gia na mhn exoume alla tetoia episodia,Prepei na apopfasisoume oloi mas na stiriksoume ELLHNISMO sti Ximara.......KAI OXI
FILOXRHMATOYS,LAMOGIA kai ALBANO-YPOSTHRIKTES.

"Nikos Goros" [bobiras1@yahoo.gr]
(himara-club)