Friday, January 12, 2007

Greqia eksporton drejt Shqipërisë energji elektrike shtesë

Shteti grek ka pranuar të eksportojë drejt Shqipërisë energji elektrike shtesë e cila pritet të zbatohet gjatë ditës së sotme e në vijim. Kjo u bë e mundur falë vizitës së ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli i cili së bashku me kreun e KESH-it Andi Beli morën nga Athina mbështetjen për importin e energjisë. Por ajo që nuk mësohet zyrtarisht është faktit tjetër: se sa do të jetë çmimi që do paguajë pala shqiptare për ketë shërbim “ekstra” të Greqisë. Kjo pasi, Greqia do na japë një pjesë të tepricave të veta me energji elektrike, atë që prodhohet në vend, edhe të importuar, si dhe të lejojë tranzitimin nga sistemi i vet, të energjisë që mund të importohet nga vende të tjera. Mësohet se marrëveshja e arritur, pas disa orë tratativa, do mundësojë importin me 2.4 milionë kilovatorë energji elektrike.

Skenari
Shqipëria ndodhet prej disa muajsh në krizë të thelle energjie si pasojë e keqmenaxhimit të drejtuesve aktual. Aktualisht vendi ynë importon rreth 5.7 milionë kilovat orë energji elektrike dhe jo 10 milionë siç pretendojnë drejtues të Korporatës Elektronergjetike Shqiptare. Ndërkaq, kriza e krijuar erdhi për shkak të bllokimit që qeveria greke bëri ndaj importit të energjisë nëpërmjet linjave transit. Në fillim të janarit pala helene kërkoi një taksë shtesë për energjinë elektrike transit nga Italia drejt Shqipërisë nëpërmjet Greqisë.

Takimi
Ministri Ruli, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, ka zhvilluar dje paradite një takim “special” në Athinë, me homologun e vet grek, ministrin e Zhvillimit, Dimitris Soufas. Homologu grek u shpreh pas takimit se, “Vendi ynë i mbështeti me eksport nevojat e Shqipërisë e të popullit mik shqiptar dhe sot kërkuam së bashku mënyra për ta rritur edhe në shumë eksportimin e energjisë ndaj Shqipërisë”. Por për ministrin grek Soufas, “Mbyllja e centraleve 3 dhe 4 të Koslloduit në Bullgari, dhe moti i thatë i kësaj periudhe kanë krijuar problem në të gjithë rajonin, dhe kjo është një çështje që do të na preokupojë edhe në të ardhmen”.

Ruli
Sipas ministrit Ruli situata është e vështirë në të gjithë Ballkanin, edhe në Greqi, por gjendja më e vështirë është në Shqipëri, për arsye se Shqipëria gjithë energjinë e prodhon nëpërmjet ujit. “Kjo është diçka që është vështirë të realizohet sot mes vendeve të Ballkanit, kur të gjitha janë në një nevojë të madhe për energji, por kjo padyshim realizohet në sajë të një miqësie tashmë të konsoliduar dhe marrëdhënieve nga më të mirat që ekzistojnë midis dy qeverive tona dhe personalisht midis meje e zotit Siufas, të cilin e falënderoj”, përfundoi kreu i METE-s, Ruli i cili tashmë pret vetëm sinjalin nga Berisha për blerjen e energjisë elektrike me prokurim të drejtpërdrejtë.

Gazeta "SOT"

1 comment:

Anonymous said...

Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar shqiptar me banim ne Gjermani ku jetoj prej 5 vjetesh.Une jam nje lexues i rregullt i faqes tuaj te internetit.Ne himare kam jetuar 1 vit si "refugjat" ku kam mbaruar dhe maturen.Te them te drejten me habisin shume disa artikuj ne faqen tuaj de frynma antishqiptare qe mbizoteron ne keto shkrime qe vijojne si me poshte: 1.Ne guiden turistike te Himares sipas kryetarit te bashkise thuhet se 85% e popullsise jane greqishtfoles.Por per mua kjo s`eshte aspak e vertete pasi greqisht flitet vetem ne zonen e Himares[Spile],Dhermiut dhe Palases dhe qe do te thote se ne te gjitha fshatrat perreth flitet shqip. 2.Ne nje shkrim te zotit Qirici trajtohen kufijte historik te epirit deri ketu skam asnje kundershtim,por te pretendohet qe Epiri ishte i banuar vetem me grek eshte nje teze shume e gabuar sepse te gjithe e dine se epiri banohej nga grek dhe shqiptare dhe deri para luftes se II boterore kishte nje minoritet te forte shqiptare ku muslymanet u debuan si tradhetare te Greqise.Juve zoti Qirici kjo gje ju duket e drejte?Por kjo eshte nje krim kunder njerzimit zoteri ne baze te te gjitha konventave nderkombetare.Eshte njesoj sikur te themi Shqiperia duhet te deboje te gjithe popullsine greqishtfolese te Himares sepse kemi ca individe mes tyre[ku ben pjese dhe zoti Qirici] qe bejne propagande pro greke dhe njehsojne Shqiperine me Alqaeden. Edhe sot kemi nje minoritet shqiptar [ortodoks] ne Greqi qe nuk njihet nga shteti grek sepse sipas tyre nje ortodoks seshte gje tjeter vecse nje grek.Kjo eshte njesoj sikur italianet te thone se te gjithe irlandezet jane italian. 3.Po vete z.Qirici citon ne nje shkrim te tijin z.Eslie: "Fakti është se ka shumë mendime të historianëve, që nuk janë të sakta, kurse historia shqiptare ka një prirje t’i shkruajë gjërat siç i dëshëron të jenë, por jo siç janë”. Kësisoj gati tërë historia e shqiptarëve, shumë libra, përmbajnë falsifikime të tmershme. Duhet tejkaluar kjo situatë, sepse nuk është në favor të populllit shqiptar....”Per mendimin tim kjo do ti shkonte per shtat edhe vendit fqinj zoteri.Kemi shume heronj,figura te shquara te Greqise qe nuk ishin gje tjeter vecse shqiptare,sic ishin suliotet dhe kjo teze eshte pranuar nga vete Lordi Bajron.Ju keshilloj te lexoni librin "Pallati i endrrave " e Tessa De Loo,apo kemi tesa qe kombi grek i sotshem ska asgje te perbashket me kombin grek te antikitetit etj.etj. Ne perfundim do tju thosha qe me mire te kontriboni ne mardheniet nder qytetare ne Himare dhe ne gjithe Shqiperine sesa te merreni me propaganden tuaj pro greke zoteri. Me respekt Ponari@t-online.de