Thursday, January 25, 2007

KE TE BESOJME? - GALLOP ala shqiptarce

ZERI POPULLIT: Sondazhi i NDI: Rama 54-56%, Olldashi 44-46%

Nis gara edhe mes sondazheve për zgjedhjet lokale. Sipas atij të NDI, Olldashi është më i pëlqyer se Rama. Ndërsa, koalicioni i djathtë kryeson me 4% më tepër.
Sondazhi paraprak tregon se Sokol Olldashi është 3% më i pëlqyer se kandidati Edi Rama.

Koalicioni i djathtë, 4% pikë para të majtës PS - LSI
3 përqind, është niveli i preferencës së qytetarëve, që e ndan kandidatin Sokol Olldashi nga ai Edi Rama. Me të tillë rezultat, nëse do të votohej në 21 janar, siç edhe ishte parashikuar, kandidati demokrat kishte shumë mundësi që ta fitonte Bashkinë e Tiranës.

2 comments:

Anonymous said...

Per te orientuar lexuesit po ju sjell artikullin e znj. Kola (nga kostaqi)


Përse në Himarë ndodhi sërish incident?
Vleresim i lexuesit: / 19
KeqShkelqyeshen
Shkruar nga Administrator
Në shumë gazeta këto ditë u shkrua rreth incidentit të ndodhur në Himarë në prezantimin e kandidatit Bollano. Pati nga ata që e cilësuan tension politik, ashtu siç pati edhe nga ata që e klasifikuan në një ngjarje të zakonshme fushate. Më bëri shumë përshtypje fakti që pothuajse në të gjitha shkrimet përshkruhej incidenti, por mungonte pothuajse analiza mbi kontekstin në të cilin ky incident i përsëritur kryhet. Për t'iu shmangur keqinterpretimeve si edhe pasioneve do të doja të ngrija disa pyetje, të cilat i hapin portën diskutimit racional dhe realist.

1) Përse është kaq e lehtë në vendin tonë me shumicë të spikatur shqiptare, që të përbaltet Kushtetuta në mes të ditës me diell? Kush ia jep të drejtën zotit Bollano të provokojë ndjenjat e qenësishme kombëtare dhe të luajë përsëri po me to? Greqia, shteti ynë fqinj, që në listën e vlerësimeve zë vend mjaft më lartë se ne do të ishte kaq "tolerante" dhe "zemërgjerë" për shqiptarët atje?

2) Kush është reagimi i shtetit shqiptar për një incident të përsëritur? Heshtja apo servilizmi? Mos vallë shtetarët tanë nuk e kuptojnë institucionin shtet apo institucioni shtet është një mjet për të arritur qëllimet e tyre dhe aspak për të përfaqësuar qytetarët? Përsëri përgjigjen edhe pse e di do të doja që së brendshmi të artikulohet nga çdo qytetar i përgjegjshëm shqiptar.

3) Eshtë skandaloze për mos të thënë e turpshme dhe makabre që Greqia mohon në mënyrë ekstreme çështjen çame, e cila është mjaft më komplekse se çështja e minoritetit grek në Shqipëri. Them më komplekse, sepse bazuar vetëm në histori aty janë të përzier çështje që prekin të drejat e njeriut, pronës dhe genocidit masiv të ushtruar nga qeveria greke e atherëshme mbi popullësinë çame.

Mos vallë ne jemi më pak të ndjeshëm për problemin e vëllezërve tanë çamë, krahasuar me ndjeshmërinë e grekërve për minoritarët në Shqipëri? Me sa duket edhe për disa kohë qytetarët tanë do të jenë të hutuar nga politika e jashtme shqiptare.

4) Përse vrapon me vrap policia e shtetit të arrestojë vetëm ata që kundërshtuan mitingun? Mos vallë jemi një shtet shembull për zbatimin e ligjit? Nëse krahu i Ligjit është kaq i "gjatë" përse nuk shoqërohen në polici edhe personat që e provokojnë situatën?

5) Është e rastit që sa herë ka zgjedhje lokale ose të përgjithshme dy partitë e mëdha vrapojnë të lidhin kualicion me Dulen në termat që ta lënë zonë të lirë për partinë e tij.Mos vallë të shkretët besojnë që Himara vërtet është pjesë e Greqisë?Me atë nivel që kanë politikanët tanë ndoshta edhe e perceptojnë problemin kësisoj!!!!

Çështja e incidenteve të përsëritura në Himarë mendoj se nuk është çështje që rrjedh nga veprimet e kryera nga disa njerëz që siç i përshkruan media ose zoti Bollano janë të blerë nga parti të ndryshme. Nëse do të ishte kështu atëherë këto parti s'kanë nevojë ta bëjnë top futbolli Himarën, por do të prezantonin kandidatët e tyre atje.

E them këtë për ta çuar logjikën që të arsyetojë ndryshe. Dhe mos qofsha e gabuar logjika do të funksiononte kështu. Eshtë politika e "politikanëve" tanë, e cila ka përgatitur shtratin që gazetarët dhe politikanët grekë të vijnë në Himarë si në shtëpinë e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan sa herë që kemi apo s'kemi zgjedhje dhe po ata pastaj të akuzojnë se njerëzit e ardhur nga Vlora apo ku e di unë, provokojnë incidente!!! Mund të më thojë ndonjeri se ku qëndron ndjeshmëria sociale në këtë që do të them më poshtë:

Ndërsa në Himarë me një ligj të pashkruar qenka normale sipas zotit Bollano të flasësh greqisht, atëherë si nuk qenka normale që në një territor shqiptar dhe të sanksionuar me një ligj të shkruar qenka mëkat të flasësh shqip. Për të qeshur edhe për të qarë....

Natyrshëm m'u kujtua thënia e një kolegut tim amerikan i cili një herë më kishte thënë pasi ishte kthyer nga pushimet në Greqi: "Interesant me këta grekërit, të cilët mendojnë se çdo ortodoks i kësaj toke është dhe duhet të jetë grek". Dhe për t'i dhënë fund kësaj eseje lutem, meqenëse edhe une jam ortodoks shqiptar, që dhëntë Zoti të kthejmë mendje ta respektojmë vendin dhe veten tonë më tepër në mënyrë që edhe fqinjët tanë të na respektojnë më tepër.



Margarita Kola

Ryerson University

Toronto,Kanada mrkola@rogers.comKjo adrese eshte e mbrojtur nga spam bots, duhet te aktivizoni Javascript per ta lezuar

Unknown said...

quote: "Natyrshëm m'u kujtua thënia e një kolegut tim amerikan i cili një herë më kishte thënë pasi ishte kthyer nga pushimet në Greqi: "Interesant me këta grekërit, të cilët mendojnë se çdo ortodoks i kësaj toke është dhe duhet të jetë grek". "

kush ka lexuar biblen nuk do thosh keto fjale...

ne jerusalem dhe holy land me shume se 70% e vendeve te shejta are ne custody of Greek Orthodox Church.

ndofta ai profesori dinte me shume se te tha ty...amerikanet nuk ta thone ne sy cfare mendojne sidomos kur i dine mendimet tuaja.