Wednesday, January 24, 2007

Mire se erdhet ne Athinen e demokracise Zoti Kadare

Përshëndetja e kryetarit të bashkisë se Athines z. Kakllamani gjate promovimit te perkthimit te librit "E bija e Agamemnonit" ne gjuhen greke

Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj. Siç e dini para pak ditësh bëra betimin pra mund të ushtroj kështë dhe zyrtarisht funksionet e mia si kryetari i bashkisë.Është gëzim i madh për mua që njeriu i parë që mirseardh në këtë funksion është Ismail Kadare. Truri pjellor i njeriut nga vendi fqinjë, i shkrimtarit që kapërxeu kufijtë e vendit të tij dhe u bë i njohur në gjithë botën do ngelet megjithatë ballkanas dhe besoj se duhet të jetë krenar për këtë dhe është krenar jo vetëm si ambassador dinjitoz i vendit të tij por dhe si ambassador i një mentaliteti të shëndetshëm. Me shëmbullin e tij ai tregon se në tërësinë e problemeve ballkanike ai nuk është pjesë e tyre por pjesë e zgjidhjes së tyre. Vetë ai thotë se “Shpresa ime është që ky rajon mund të bëhet i njohur dhe për arsye të tjera, për artet, letërsinë dhe kulturën e tij”. Vërtet, kush nuk do qe dakort me këto fjalë të Ismail Kadaresë?
Zonja dhe zotërinj, fjalët përbëjnë armët më të fuqishme në duart e njeriut. Me pak fjalë mund të hedhësh në luftë një komb të tërë, dhe po me pak fjalë mund ta ndalosh atë luftë. Kadareja duke nxjerrë mësime nga gabimet e se kaluares na inkurajon të mos i përsërisim ato gabime, na paraqet një aliazh të realizmit dhe fantastikes. Por dhe bota a nuk është vallë e tillë? Liria në fakt nuk është diçka materiale e prekëshme me dorë. Është në rradhë të parë çështje vizioni.dhe Kadare e njeh mirë këtë gjë.
“Shkrimtari është armiku natyral i diktaturës”. Pra me fjalët e tij i uroj miseardhjen z. Kadare në qytetin tonë të Athinës, fanarin e demokracisë që në vitin 2008 do të festojë 2500 vjeçarin e themelimit të kësaj demokracise.

No comments: