Thursday, January 18, 2007

Kur e ka folur gjyshja ime gjuhën shqipe

Edvin Qirici
[
edvin@fastwebnet.it]

Ekziston sot tek shqiptaret, mendimi se himariotet filluan te ndihen dhe te shprehen “sot” ne menyre te tille(nenkupto greke). Nuk e kam fjalen per forumet e panumerta ku te rinj e te reja, kane bindjen e paperkulshme se himarjotet ne shtepite e tyre kane folur gjithnje shqip, po per persona te ritur, te pjekur dhe te shkolluar, qe me te njejten paperkulshmeri, kerkojne te ngjisin nota turpi ne sjelljen dhe bindjet e himarioteve.

Une nuk jam rritur ne Himare, pasi per arsye pune, prinderit e mi i kishin transferuar ne tjeter qytet. Ne himare shkoja normalisht per te takuar njerezit e mi dhe per te bere pushimet e veres. Gjyshja ime gjithashtu, u transferua ne qytetin ku une jetoja afer djemve te saj. Une u rita afer saj dhe menyra se si e fliste shqipen ajo, dhe perse me fliste here ne nje gjuhe e here ne nje tjeter, nuk me bente pershtypje. Nje dite(tani vone), duke biseduar me tim ate, po pyesja per disa gjera qe kur je i vogel, nuk ke as interesin dhe as kuriozitetin ti dish. Behej fjale per jeten e tim eti kur kishte qene i ri. Kur u transferua nga Himara? Ku kishte punuar, etj. Mund te duket edhe cudi, po une kam bindjen se shume tridhjet-vjecare, nuk dine shume detaje per jeten e prinderve te tyre. Ne nje prej ketyre diskutimeve, e pyeta pikerisht per gjyshen qe tashme nuk jetonte me, dhe mesova se ajo, kur ishte transferuar, nuk dinte asnje fjale shqip. Kjo ishte dicka e re per mua dhe i shtyre nga kurioziteti i bera pyetje te tjera nga te cilat mesova se edhe im ate, kishte filluar te mesonte shqip ne moshen 7-8 vjecare kur kishte filluar shkollen. Dija disa fjale, me thote im ate, se afer shtepise tone, ndodhej nje repart ushtarak dhe ushtaret vinin per te mare uje e gjera te tjera, po fjalet reduktoheshin ne “mirmengjes”, “mirdita”, “po”, “jo” etj. Gjithashtu me tha se shqip ne pergjithesi dinin burrat qe leviznin me shume ne zonat shqipfolese perreth, ndersa nga grate shume pak prej tyre kuptonin shqip dhe gjyshja ime ishte nje prej atyre qe nuk dinin fare.

Une qe jam himariot, po te me pyesnin pak vite me pare se kur ka filluar te flase shqip gjyshja, babai, xhaxhai im, do te mund ti jepja pergjigjen “si gjithe te tjeret, qe i vogel”, pa e ditur se po jepja nje pergjigje te gabuar. Duke menduar qe une kam qene ne kontakt te vazhdushem me Himaren, degjoja qe neper shtepira dhe kudo flitej vetem greqisht dhe nuk e dija akoma se shqipen ne Himare femijet e mesonin vetem kur shkonin ne shkolle, cfare mund te dije nje qe nuk eshte nga Himara, nje nga Tirana, nje nga Shkodra, nje Kosovar, dikush qe ne Himare shkonte thjesht per pushime, qe futej ne klubin e spilese dhe per te nuk ndryshonte asgje, pasi kamarieri e shihte qe nuk ishte vendas dhe i fliste shqip, dikush qe nuk eshte futur kurre ne nje familje himarioti?

Pergjigja eshte shume e thjeshte, po ajo cka me ben pershtypje eshte perse asnje nga ata qe dalin si atdhetare te flakte sot, nuk i japin vetes miresine e dyshimit, po pa ditur asgje dhe duke mare shabllon ate cka i thone te tjeret, ngrene zerin kunder himarioteve duke i share e ofenduar?

Perse keta njerez qe flasin me terma “himara ka pasur trima qe kane luftuar dhe nderuar Shqiperine”, nuk na thone ndonje emer dhe nuk e pyesin veten se perse historia e shqiperise nuk i ka zene ndonjehere ne goje keta trima? Mos valle flamuri nen te cilin luftuan nuk ishte pikerisht ai shqiptar? Perse zene ne goje vetem Petro Markon kur e dime shume mire se ai shkruajti ate cka duhet te shkruante po nuk do ta dime kurre se c’kishte vertete ne shpirt Petrua yne?

Vellezer shqiptare, reagoni ndaj mendimit te keq, reagoni ndaj mendimeve te mykura, reagoni ndaj paditurise. Gjithkush nga ju mund te krijoj mendimin e vet per Himaren dhe himariotet, po eshte e rendesishme te dini se mbi c’baza e krijoni kete mendim. Ndonjehere duhet edhe te keni kurajon per te perdorur shprehjen “nuk e di”. Nuk eshte turp te mos dish gjithcka, nderkohe qe tingellon e pandershme te krijosh bindje dhe per me teper ti shprehesh keto bindje pa ditur asgje. Me ka rastisur personalisht te flas me shqiptare, qe nuk dinin te vinin gishtin se ku ndodhej Himara ne harte nderkohe qe bindjet e tyre gati sa nuk mernin flake. Mos u mesoni femijeve tuaj gjera qe ju vete nuk i dini, por mesojuni atyre te dine te krijojne idete ne baze te fakteve. Kini respekt per femijet tuaj. Nuk i thuhet femijes tend qe Pirro i Epirit ishte shqiptar, nderkohe qe ne te gjitha enciklopedite e botes Pirro eshte Pirro greku. Cfare do te ndryshonte nese Pirro do te ishte shqiptar? Pse keni tendencen qe te beni shqiptar edhe Adamin dhe Even? Nuk e kuptoni qe perpiqeni te krijoni kufij, ne nje kohe qe bota e qyteteruar kerkon ti heqe kufijte? Hapjani drites shpirtin tuaj dhe bashkebisedoni me vellezerit tuaj grek-himariot. Ne dime shume mire shqip dhe shume prej jush tashme dine shume mire greqisht. Eshte e thjeshte te vendosim epitete te ndersjellta, po eshte me frutdhenese te bisedojme ne menyre te qyteteruar, se kush flet me nje himariot, eshte duke folur me nje qytetar.

No comments: