Wednesday, January 03, 2007

Mireseardhje te ngrohte per Bullgarine ne EU

Mireseardhje te ngrohte per Bullgarine nga Kosta Karamanli dhe Dora
Bakojani.

03/01/2007 09:04 (ERT)

Me hyrjen e Bullgarise dhe Rumanise, B.E. i 27 vendeve dhe i 500 milione qytetareve, tashme eshte fakt.Sfiden e re te Europes se zgjeruar ftohet qe te perballoje me plan aktivizimi, Gjermania, e cila nga data 1 janar i vitit 2007, ndermori kryesine e B.E.
“Greqia nga sot ka kufij evropiane”, deklaroi Ministrja e Jashtme Dora Bakojani, pas takimit qe kishte me homologun e saj bullgar Ivailo Kalfin ne Sofia, ku u gjend me perfaqesine greke, ne ceremonite me rastin e dites se pare te hyrjes zyrtare te Bullgarise ne B.E.
Zonja Bakojani u referua ne mbeshtetjen e Greqise, per ecurine evropiane te vendit fqinje dhe theksoi se te dy vendet, kane dhe do te kene, ne kuadrin e B.E. “bashkepunim te ngushte”, per faktin se ndodhen ne nje “rajon nevralgjik” dhe kane “shume interesa te perbashketa”.
Ministri i Jashtem i Bullgarise falenderoi ngrohtesisht Greqine, per ndihmen qe i dha Bullgarise, per te arritur ne diten e sotme.
Me pare ne ceremonine e ngritjes se flamurit evropian ne sheshin Aleksander Niefshki, Ministrja e Jashtme kishte rastin qe te bente takime pak minutash me Ministrin e Jashtem te Gjermanise z.Stajnmajer dhe me Ministren e Jashtme te Austrise Ursula Plashnik.
Gjithashtu gazeta bullgare “Trud”, botoi ne faqjen e saj te pare, pershendetjen e kryeministrit grek Kosta Karamanli, ne te cilen midis te tjerash thekson se “Greqia ishte qe ne fillim te perpjekjes suaj evropiane dhe megjith veshtiresite qe u paraqiten, perkrahesja e zjarrte e synimeve tuaja”.
Edhe Ministrja e Jashtme Dora Bakojani ne intervisten e saj per gazeten “Standart”, “I uron mireseardhjen Bullgarise ne familjen evropiane dhe ve ne dukje mbeshtetjen e Greqise ne ecurine e saj evropiane”.

No comments: