Thursday, January 11, 2007

Rreth nje debati ne internet per dyshtetesine

Na duan??!! Nuk na duan??!! Na intereson??!!

Ne nje prej forumeve te shumta shqiptare, me terhoqi vemendjen nje teme me titullin “Edhe sa dite nga bashkimi i 'Vorio Epirit' me Greqine?”. Natyrisht qe e merja me mend linjen e mendimit te shkrimeve, po jo deri ne ate mase. Nje urrejtje e papershkruar ndaj kombesise (ne kuptimin e gjere si popull) greke mbizoteronte, nje urrejtje qe kalonte cdo lloj kufiri. Personat qe shkruanin, ishin koshente dhe e pranonin hapur qe urrejtja e tyre ishte pa kufi, po nuk kuptonin qe kjo urrejtje, te vetmin kufi qe nuk e kalonte dot, ishte ai i mesjetes. Nga menyra se si shkruanin shqipen, krijova idene se keta shqiptare i perkasin, nje pjese nje kategorie te shoqerise relativisht te pashkolluar(kishte edhe emra te njohur qe ndonjehere kalojne edhe ne blogun tone), ndersa pjesa tjeter, shqiptareve te jashte kufijeve te shqiperise (kosovare, maqedonas…). Ne debat mernin pjese edhe disa greke nga Gjirokastra dhe Himara. Ishte e kote nga ana e ketyre te fundit parashtrimi me qetesi i argumentave historike pasi kuptohej qarte se tema nuk ishte hapur per rahje idesh dhe mendimesh, por thjesht per tu dhene mundesi debatuesve te shkarkonin WC, po greket e kishin mare me shume fantazi dhe qetesi dhe e kishin kuptuar qarte se nuk ka shurdh me te madh se ai qe nuk do te degjoj.

Me kenaqesi konstatova se kishte edhe shqiptare qe u kunderviheshin bashkekombesve te tyre ne menyre shume civile, konstruktive, me horizont te hapur dhe shikim evropian.

Ne pergjithesi, keta mllef-mbartes te mjere, e shikonin te ardhmen e tyre, me syte nga Turqia dhe cdo lloj argumenti historik te sjelle nga greket, i pergjigjeshin me hipoteza. Mund ta lexoni kete debat pasi njeri prej grekerve, kishte postuar dicka interesante mbi lindjen e vorio-epirit.

Nder te tjera, per sa i perket ketij forumi, mund te them se ishte nga me te censuruarit qe kam pare deri me sot. Kur shkruan dicka qe nuk ka pembajtje thellesisht anti-greke, ose nuk e postojne fare, ose e postojne pasi kane bere gati pergjigjet e tyre, sikur keto te fundit te ishin bindese.

Natyrisht qe ne vorio-epirioteve, po te marim pozita thellesisht egoiste, nuk do te na interesonte shume se ne c’perqindje shqiptaret na urrejne dhe sa eshte pjesa qe mbetet, po normalisht do te na pelqente dhe shpresojme qe pjesa me vizion te hapur te jete shume me e madhe, pasi shqiptaret jane vellezerit tane dhe kemi jetuar dhe do jetojme bashke. Kishte dhe nga ata qe kerkonin te vinin kryqe per te varur himarjotet “tradhetare”, po kjo verteton faktin qe nuk i njohin mire himarjotet dhe se kane lexuar shume pak per ta.

Aty nga mesi i temes, u ndesha ne nje shkrim qe me preku shume, pasi permban ne vete sakrificat e medha te shqiptareve ne mergim per nje jete me te mire, kenaqesine per aritjet e tyre, vuajtjen per mentaliteten driteshkurter te asaj pjese te shqiptareve qe mund te jene gjithcka por jo atdhetare, si dhe vizionin e tyre evropiane, miqesine dhe vllazerine me ne greket. Po ua paraqes ashtu sic eshte publikuar, pasi edhe pse mund te permbaje gabime ortografike, lexohet shume me kollaj se shkrimet e tjera te asaj teme. Ne paranteze po iu them se zoterinjte pseudo-atdhetare kishin bere nje peticion kundra dhenies se nenshtetesise, po mos qeshni kur te kuptoni se ja kane drejtuar vete vetes se tyre.

“Zoterinj te peticionit,
me sa po informohemi per kete faqe qe keni celur, ne me qindra mijera shqiptare emigrante ne Greqi, duam tju bejme me dije se organizmi i peticionit per te hequr dyshtetesine qe ne e kemi fituar me gjak, ne emigrantet shqiptare jo vetem ata te kombesise greke, na duhet te perballemi edhe me budallalleqet tuaja nga shumica juaj ne emigracion. Duam tju pyesim juve; kush ju a jep te drejten juve te vendosni mbi fatin e femijeve tane ne emigracion, Greqi per dhjete pesembedhjete vjet rresht, qe na jeni kthyer si baballare te kombit te dikurshem per te na treguar se duhet apo jo te marim nenshtetesine europiane, kur ju vete e keni ne vendet nga ? More zoterinj anonime qe po na flisni pert patriotizem a e mendoni uraganin tone ne Greqi qe kemi kaq vite pune qe me ne fund fituam te drejten tone si qytetare europiane, pra skemi me pune te pa siguruar por na mbron ligji, femijet na jane rritur dhe bere burra, kemi te drejte te votojme dhe te zgjedhim eliten tone, more ne fund te fundit kush ju pyet juve se cfar deshire kemi ne dhe per ke duhet te votojme. Mos valle duhet te votojme ne Shqiperi, qe na grine me certifikata dhe pasaporta policet dhe gjykatesit qe na morrinn frymen edhe kur vijme per festa. Ju ka mbetur ora ne vitin zero, a e kuptoni se per dy mije vete si ju nuk shqetesohet njeri? Ndersa ne kemi organizata dhe mund te votojme per te ndryshuar jeten ne Shqiperi ne nje Shqiperi pa kufij me Europen, nje Shqiperi qe doni s'doni ju do te ece perpara ne rrugen e qyteterimit. Me thoni sa vete keni nga greqia qe ju mbeshtesin, pra ne shqiptare emigrante, qe nuk kursyet gje per te sharre dhe ofenduar qytetarine greke qe ne jetojme ne kete vend. Shohim qe shume prej jush jane ne Angli me emra te ndryshuar si kosovare, e pastaj ke shkuar per te punuar atje dhe jo te hapesh gojen, edhe ne shume prej nesh kane ndryshuar emrat, me cte drejte per ne flisni ju ndersa nuk shikoni veten tuaj, apo ju pelqen lluksi, ndersa ne jemi te njerkes. Ju qe i beni thirrje popullit shqiptar, kujt populli, ne jemi disa qindra mijera ne Greqi pa omogjenet, ne pastaj kemi po aq banore tanet ne Shqiperi qe mbajme me buke, o njerez qe ne mergate nuk shkoni per te ndryshuar mendjen por perkundrazi ju ka ngelur mendja tek enver Hoxha dhe tek shallvarja turke. Ne fund te fundit ne vendosim dhe jo ju”.

Edvin Qirici
edvin@fastwebnet.it

2 comments:

Anonymous said...

Behet fjale per forumin diskutime.com. Eshte i censuaruar ne maximum. Nuk te postojne asnje shkrim qe nuk mbaron me "rrofte kosova!" "rrofte shqiperia!". Kur u kerkon persene e mos postimit te shkrimit, te thone se ke ofenduar stafin, nderkohe qe shkrimi yt paraqet vetem argumenta historike dhe asgje tjeter. Po eshte mese e kuptueshme, kur K.Frasheri me shoke, qe nuk jane te vegjel, kerkojne te manipulojne historine, c'fare mund te presesh nga te rinje te ritur me dogma dhe paketa te bera gati.

Anonymous said...

Edvin, e shikoj qe meqe e ke zbuluar me vonese identitetin tend, perpiqesh ta mbrosh shume fort, qe te fitosh kohen e humbur. Kjo s'perben ndonje problem. Fakti qe po te shkruaj eshte ne lidhje me ate qe postimin e atij refugjatit ne greqi qe ke vene te shkrimi jot. Nuk me duket ndonje gjeme e madhe qe te moslejohet dyshtetesia, ankimet e atij te uriturit atje, s'kane pse te ndikojne ne deshiren e shqipetareve. Ka shume vende me demokratike edhe se Greqia madje qe nuk e lejojne dyshtetesine, dhe kjo nuk eshte ndonje qamet (p.sh. gjermania), dhe kush te doje eshte i lire te zgjedhi Edvin, nese do shtetesine greke le te lere ate shqiptare, gje me te thjeshte nuk ka.
Dhe dicka tjeter, perpara se te mallengjehesh nga shkrimi i atij te uriturit, mendo njehere dhe shkruaj dhe ndonje rresht a i duhet dhene nenshtetesia greke dhe ti kthehen pronat dhe cameve?
Mirembetsh Edvin