Friday, February 09, 2007

Debati midis kanidateve: Pyetjet qe u drejtuan

Pyetjet që do të drejtohen Kandidatëve:
1. Vasillaq BOLLANI (PBDNJ)
2. Dhimitër LLAZARI (PD)
3. Aleko TATO (PS) (nuk morri pjese)

Nga tërë analizat e bëra si gjatë Konferences Panhimariote dhe dokumentave të shumta të donatorëve, një nga problemet që po mban peng zhvillimin ekonomik e veçanërisht atë të turizmit dhe të bujqësisë në Himarë është pronësia mbi tokën. E lidhur me të është edhe rregjistrimi fillestar i tokave si moment kyç që do të hapë rruëgn krijimit të një tregu real të tokës. Cili është mendimi i kandidatëve për fillimisht për zgjidhjen e konflikteve për pronësisë dhe me pas të rregjistrimit?
(Secili 5 minuta)

Një nga rreziqet më të mëdha për zhvillimin e turizmit në Himarë është mungesa e planifikimit urban, që rrezikon të shkaktojë atë që shpesh është quajtur Golemizimi i zonës. Cili është opinioni i kandidatëve për nevojen dhe hapat për planifikimin urban të zonës? Dhe e lidhur me këtë
(Secili 5 minuta)

Himara shihet nga tërë studimet dhe vëzhgimet e bëra si perla e turizmit. Për zhvillimin e tij shpesh janë vënë përballë dy filozofi alternativash e zhvillimit të turizmit Kakomeja apo Golemi dhe zhvillimi i fshatrave aktualë historikë. Për cilin filozofi zhvillimi janë kandidatët dhe si e argumentojnë? Secili (3 minuta)

Zhvillimi i turizmit (të diellit, kulturor, historik) ne kushtet e degradimit te mjedisit eshte i paefekshem. Projekti i Bankës Botërore premtoi para në viti ngritjen e një landfilli afër Vunoit, i cili u kundërshtua nga popullata. Si mendoni ta zgjidhni problemi e evadimit të mbeturinave urbane dhe të ujrave të zeza?
(Secili 5 minuta )

A është në prioritetet tuaja nxitja e jetës kulturore dhe aktivitetet artistike? A mendoni se kjo do te ketë një efekt edhe në zhvillimin e turizmit? A keni menduar për krijimin e një agjensie turistike pranë Bashkisë? (Secili 3 minuta)


Me decentralizimin e pushtetit vendor dhe decentralizimin e kompetencave, cili do te jete sektori juaj prioritar? Si i konceptoni dhe si do ti vendosni marredhenjet me institucionet qendrore vecanërisht për problemet e infrastrukturës (energji, rruge ) që varen nga qeveria qëndrore?
(Secili 3 minuta)

Cili do të jetë vizioni juaj për zhvillimin e sektorit të shendetësisë dhe të arsimit në zonën e Himarës? (Secili 3 minuta)


Cila është strategjia juaj për vendosjen e lidhjeve me Himariotet që ndodhen nëpër botë për nxitjen e kthimit, aktivizimit dhe kontribuimit të tyre në zhvillimin e krahinës? Cili do te jetë kontributi juaj në krijimin e Harmonisë ndërmjet gjithë Himariotëve duke mos stimuluar ndarjet partiake apo shoqërore si dhe për krijimin e një ambjenti paqësor – karakteristikë e shoqërisë himariote në vite? (Secili 5 minuta)

No comments: