Sunday, February 04, 2007

News: fushata V. Bollanos me zgedhesit e vet ne Athine

Përshëndetja e Deputetit të PASOK-ut z. Krisohoidhis, ish ministër i rendit publik.


Mirë mëngjez, dhe gëzuar vitin e ri meqë po takohemi tani. Është gëzim dhe nder i madh që ndodhem midis jush. Është gëzim i madh sepse unë nuk jam epirotas por jam maqedonas, maqedonas i emigruar . Dua tju them se ne këtë rrugë që kemi bërë së bashku për shumë vjet kam përjetuar dhe ndjerë mundimet, mundimet e vërteta të grekëve të Vorioepirit. Më kujton vështirësitë vitet e para, vështirësitë që të mund të ecnim të lirë. Që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe sot kemi mundur të saksionojmë një numur të madh arritjesh demokratike dhe mendoj se atë rrugë duhet të vazdojmë, atë të vendosjes së parimeve demokratike. Greqia dhe Shqipëria i kanë kanalizuar marrëdhëniet e tyre në këtë kuadër të realietit botëror, nëpërmjet përpjekjeve që bën dhe duhet të bëjë Shqipëria në trajketoren e saj drejt Europës, në kuadrin e bashkëjetesës paqësore të popujve,

Ju duhet të kërkoni nga ne shumë gjëra të rëndësishme. E para gjë është shtetësia. Është një e drejtë që e meritoni dhe duhet të përfundojë sa më shpejt që të mund të gëzoni gjithë detyrimet dhe të drejtat që ka një qytetar grek ashtu siç e parashikon kushtetua greke. Kjo duhet të vihet në rrugën e plotësimit të shpejtë dhe besoj se do të bëhet në muajtë në vazhdim.

E dyta në këtë kuadër të këtij realitet të marrjes së shtetësisëe ju dhe fëmijët tuaj duhet të gëzoni gjithë të drejtat dhe ndihmat që gëzojnë qytetarët grekë. Sepse për fat të keq deri tani paguani sigurimet shoqërore (IKA) dhe një sërë gjërash të tjera dhe nuk gëzoni ato që duhet ti gëzoni.

Unë do të doja të kërkoja diçka nga ju dhe ta mbyll, dua që të jini të bashkuar se kjo përbën fuqinë tuaj të vërtetë. Kjo është e rëndësishme se duke qënë të bashkuar mund të arrini fitore më të mëdhaja. Dhe është gëzim për ne që ndodhet këtu midis nesh kryetari i bashkisë Vasil Bollano, një arhond dhe person i njohur për vlerat e tij në qeverisjen lokale, me personalitet të afirmuar si përfaqësuesi juaj, i aftë dhe që ju shërben juve, i shërben sektorit publik dhe një sërë problemesh të rëndësishme në mënyrë mjaft të suksesëshme.

Ju falemnderit

1 comment:

Anonymous said...

Shtypi shqiptar nuk evidenton dot ate gje qe vleresojne himarjotet tek Bollano:
Eshte person qe nuk koruptohet nga mafia shqiptare e tokave. Gjithe zyrtaret kerkojne nga nje cope toke ne Himare kundrejt sherbimeve personale qe duan tju ofrojne kryebashkiakeve. Por me Vasilin u ngecur shara ne gozhde.

Prandaj kane zgjedhur si karte per ta luftuar karten nacionaliste.

Dhe himarjotet prandaj e mbeshtesin se lufton qe toka ti kthehet himarjotit qe e ka pasur den-babaden