Tuesday, February 13, 2007

Njoftim i shoqates "Komuniteti Himarjot"

NJOFTIM

KOMUNITETI PANHIMARIOT

Tirana, Albania

Me ane të këtij noftimi, duam tu bëjmë të ditur gjithë bashkë qytetarët Himariotë se: Komuniteti PanHimariot, në ballafaqimin e zhvilluar më datë 09.02.2007 në Tiranë, “Hotel Mondial” ndërmjet kantidatëve për Kryetar Bashkie Vasil Bollano (PBDNJ) dhe Dhimitër Llazari (PD) si dhe të kandidaturave të tjera që nuk ishin pjesëmarëse (në mungesë) ka marë vendimin e mëposhtëm në mbledhjen e zhvilluar më 11.02.2007:

TË PËRKRAHË PA REZERVA KANTIDATURËN E VASIL BOLLANOS PËR KRYETAR BASHKIE PËR BASHKINË E HIMARËS

Vendimi u mor në konsideratë nga shumica absolute e anëtarëve të Komunitetit Pan Himariot, i cili e pa si të padiskutueshme epërsinë e konkurentit Vasil Bollano, duke shpalosur në programin e tij vlerat më të çmueshme të nevojave prioritare që sot ndeshet Bashkia e Himares. Në fokusin e debatit, spikatën disa probleme kryesore, nga të cilat më e rëndësishmja cështja e pronësisë në Himarë si dhe identiteti etnik, kulturor, arsimor, problemet e zhvillimit turistik, ekologjik, ekonomik, të infrastrukturës dhe investimeve publike të zonës, në Krahinën e Himarës, si vazhdimësi e Rezolutës së Konferencës Pan Himariote të mbajtur në Dhjetor të 2005.

Ne mbeshtetjen e saj Komuniteti PanHimariot vendosi te perkrah gjithashtu pa rezerva edhe Kantidatin per Komunen e Lukoves Vladimir Kumi, si personazh heroik ne perkrahje te “Ceshtjes se Kakomese” nga ana e Komunitetit te Nivices dhe gjithe popullsise se zones.

Gjithashtu vendimi i Komunitetit PanHimariot është në koherencë të plotë me vendimet e Komuniteteve Himariote në Athinë dhe Washington të zhvilluara ditë më parë.

Me këtë rast, Komuniteti Pan Himariot, i shpreh kantidatit Vasil Bollano, gjithë mbështetjen e tij morale, praktike dhe propagandistike, në përpjekjen për Kryetar Bashkie për herë të dytë, dhe i urojmë atij një fitore, për të vënë në jetë programin e tij në dobi të Komunietit Himariot dhe të ardhmes së Krahinës ë Himarës.

Komuniteti Pan Himariot, dëshiron tu bëjë të njohur opinionit publik shqiptar, Insitucioneve Ndërkombëtare, ODIR, Qeverisë Shqiptare dhe KQZ, të kenë në vëmëndjen e duhur për çdo ekses dhe formë manipuluese ose shantazhi, ndaj procesit të votimeve në Himarë, pasi është evidentuar që një pjesë e konsiderueshme e fushatës propagandistike locale në Shqipëri, i është kushtuar Bashkisë së Himarës dhe vecanerisht kantidatit te perfaqesuesit te larte të Minoritetit Etnik Grek ne Shqipëri Vasil Bollano.

KOMUNITETI PANHIMARIOT

www.himara.eu

No comments: