Sunday, March 18, 2007

Dy metrat e medias shqiptare

Nga Edvin Kyritci

Artikulli i meposhtem, eshte mare nga gazeta “Il Tirreno”, nje nga te perditshmet me te rendesishme te shtypit Italian dhe eshte shkruar nga gazetari Luigi Scardigli ne daten 16 Mars 2007.
Pasi e lexova me linden disa pyetje qe po i bej ne fund te shkrimit.

“Albania calcio”, skuadra e formuar vetem me lojtare shqiptare, te gjithe te integruar me se miri ne qytetin Pistoia te Italise, terhoqi regjistrimin e saj nga UISP. Ne baze te ketij vendimi per tu terhequr, sipas tyre, qendrojne nje sere diskriminimesh te vogla dhe te medha, te vuajtura gjate gjithe kohes dhe shpesh duke shkuar ne rracizem te hapur, gje qe u evidentua edhe ne ndeshjen e te djeles se shkuar ne Montecatini, ne ndeshjen kunder “Jolly 2000”, e vlefshme per “Kupen Pranvera”.

“Gota u mbush te djelen, pas skenave absurde te bera nga arbitri i ndeshjes ne Montecatini – tregon Alfred Plaka, njeri prej gjashte Plakajt e tjere qe bejne pjese ne kete skuader e gjitha ekstrakomunitare - . Dikush, menjehere pas perjashtimit te njerit prej lojtareve tane, thirri karabinieret. Vetem se ushtarakeve, qe mberriten menjehere pas disa minutash, arbitri qe kishte vendosur te mos kthehej me ne fushe per te mbaruar ndeshjen, harroi ti tregonte ate qe na kishte thene dhe si na kishte trajtuar”.

Me Alfredin, shet fruta ne rrugen “Clemente IX” dhe Armando Plaka, qe eshte edhe ai i komunitetit shqiptar qe jeton ne Pistoia dhe qe mbante me krenari nje prej bluzave te skuadres dhe me saktesi numrin 4. Ai mbi te tjerat, ishte edhe presidenti i skuadres. “Menjehere pas asaj qe ndodhi te djelen – tregon i trishtuar ish-presidenti i skuadres – vendosa te mbledh skuadren dhe se bashku morem vendimin te te terhiqeshim nga kampionati. Nuk eshte e mundur te zbresesh ne fushe per te bere sport dhe per te provuar te integrohesh ne shoqeri dhe te degjosh te te thuhet gjithcka menjehere pas faullit te pare qe behet. Fillimisht, ata qe na drejtoheshin me “pezzi di merda”(cope mu..), ishin vetem disa lojtare te skuadrave te tjera. Me vone kjo mode u perhap dhe gati te gjithe dhe kudo, ne konfliktin e pare qe mund te ndodhte ne loje, na shanin dhe ofendonin ne te gjitha menyrat”.

“Kohet e fundit – vazhdon ai – mallkonin bashkine qe i kishte pritur, duke shtuar me pas se do ti kishin pritur me “bazuooka”(nje arme kundertank) ne portin e Brindisit. Ne kemi suportuar shume poshterime dhe keto nuk na dhembin me shume se te tjerat, po tani jemi ne Itali per te jetuar ndershmerisht dhe te bashkejetojme me ju. Nuk eshte e drejte qe perballe ferkimit me te vogel, njerezit derdhin gjithe urrejtjen e tyre mbi ne”.

Ne UISP, pervec kerkeses se terheqjes se “Albania calcio”, Armnado Plaka ka shkruar edhe nje leter qe kerkon te falur, duke kujtuar qe gjithnje ka qene ne rregull me pagesat. “Gjithnje nuk kane pranuar te na japin me qera fushen, per tu stervitur – vazhdon te thote ish-presidenti – duke motivuar refuzimin duke thene se shqiptaret nuk paguajne. Kam ketu me vete te gjitha pagesat, qe po te doni mund tua tregoj”.

Atehere sic thashe ne paranteze, ky artikull me solli ne koke nje sere pyetjesh, qe faktikisht nuk kane te bejne me nje qendrim timin per ate cka thote artikulli. Po i shkruaj pa vene re renditjen se nuk e shenova dot radhen me te cilen i mendova ose ndoshta me erdhen te gjitha ne te njejtin moment.
-si ka mundesi qe nje ngjarje e tille, paska kaluar ne hije te plote per shtypin, mediat shqiptare dhe gjithe opinionin shqiptar ne pergjithesi?
kur vetem pak dite me pare, ne Greqi ndodhi dicka e ngjajshme me lojtarin shqiptar Alban Bushi, kjo u lakua dhe u zgjedhua ne te gjitha mediat shqiptare si dicka e jashtezakonshme.
-Pse kur kjo ndodh me nje skuader te tere, nuk perbeka nje lajm ose nuk eshte ngjarje e denje per nje qendrim?
-Mos ndoshta kur nje lajm i tille vjen nga fqinji jugor i Shqiperise, shitet me mire se nje lajm identik i ardhur nga fqinji perendimor? Nese eshte keshtu perse ndodh kjo?
-A nuk vlejne njesoj te gjithe shqiptaret per mediat shqiptare, apo reagimi i mediave nuk ka te beje me mbrojtjen e dinjitetit te shqiptareve, po thejsht me denigrimin e dikujt qe per ironi te fatit eshte dhe nje nga sponsorizuesit me te medhenj te tyre?

Mund te behen edhe shume e shume pyetje te tjera, po besoj se asnjera prej tyre nuk do te kishte nje pergjigje te denje, pasi pergjigjet e denja vijne nga burime te denja.

No comments: