Wednesday, March 07, 2007

HIMARA DUHET TE KETE PERFAQESUESIT NE TE GJITHA NIVELET

Shenim: artikulli i meposhtem si dhe ne cdo rast shpreh pikepamjet vetem te autorit qe e shkruan.
Por besoj se cdo lexues eshte dakord me idene qe Himara duhet te kete perfaqesues ne te gjitha nivelet.

Ftojme me kete rast z. Levendi qe te publikoje curikulumin e tij meqe e ka kaq te lehte te karakterizoje gjithe kuadrot e PBDNJ. Mos valle pozita komode e kritizerit (paksa anonim do te thoshim) do te ndryshonte ne se do te dinim dhe kontributin e tij konkret per ceshtjet qe ngre ?

Gjithashtu nuk qendron pikepamja se eshte pala greke qe edhe ajo qe ngre tensione nacionaliste. Sic u zhvilluan ngjarjet, Athina nderhyri per normalizimin e numurimit pasi ju kerkua ndihma nga PBDNJ. I vetemi grek qe ndoqi zgjedhjet ne pozicionin e nje gazetari te lire , z. Perdhiqi,
(pervec disa kaneleve televizive), u lakua dhe anatemua nga shume media duke e akuzuar se shperndante para ne nje kohe qe nga portbagazhi po shkarkote disa pako me libra. (Librat, dmth njohja jane vertet nje vlere shume me e madhe se paraja)

Megjithe rezervat ndaj argumentave te artikullit, po e publikojme ate sic e ka derguar autori

Mario Levendi [mario levendi ]
Ne post atmosferen e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi, Himara ishte pika kyc e kontestimit te zgjedhjeve. Ajo keshtu ka qene edhe me pare te pakten keto 10 vjetet e fundit. Ne duhet te shikojme si himariote te diaspores por edhe ne nivelin e lokal, nje perfaqesim sa me dinjitoz te personaliteteve te Himares ne administratetn publike dhe politike te Shqiperise.
Ku bazohem ne keto te dhena? Se pari, duke filluar prej partive politike shqiptare, ato shpesh vrapojne te ngrene tensione ne Himare per te fituar kredibilitet politik nacionalist. Kjo perfshin te dyja krahet e nacionalizmit, shqiptar dhe grek. Ne se partite politike shqiptare e bejne per te patur nevojen e hegjemonise ndaj Himares per grabitje tokash dhe asimilim popullate, ne krahun tjeter te partise greke PBDNJ dhe Omonia, behet prape e njejta gje.
Ne Omonia dhe PBDNJ, fakltori Himariot eshte perfaqesuar shume pak ose aspak, ne nje kohe qe PBDNJ dhe Omonia prej Himares i hapen portat e suksesit duke detyruar shpesh Athinen qe te perkrahe pa rezerva ne emer te Himares edhe pjesen tjeter te PBDNJ. Nderkaq rezultati i ketyre 16 vjeteve te pluralizmit eshte ky: Nje kryetar Bashkie Z. Vasil Bollano i cili eshte njekoheisht N/Kryetar i Omonias dhe fuknisonar ne PBDNJ si dhe tre anetare ne Organizaten Qendrore te Omonias. Kurse ne PBDNJ qe prej formimit te saj me 1991 nuk ka asnje himariot ne nivele te larta (vec Bollanos qe e meriton te jete). Ne PBDNJ kane qene minister z. Leonard Soli Sekretat i Pergjithshem i PBDNJ i cili erdhi ne pushtet si kumbar i z. Vasil Melo duke qene nje mjek i zakonshem ne kliniken e Leskovikut pa asnje merite ne hellenizem dhe faktorin e politikes, z. Niko Kacalidha dropullit, ish minister sot Konsull ne Athine, pa asnje CV publike ne fushen e perpjekjeve politike, Thoma Mico, Ish deputet, zv. minister, nga Vurgu i Sarndes, Koco Barka Minister i sotem pa asnje kontribut ne fushen politike dhe morale te komunitetit grek (shites i interesave hellene ne Sarande) Kostandina Bezhani, Drejtoreshe e Minoriteteve, prej Dropullit (ne keshillin e minoriteteve cuditerisht nuk ka asnje himariot), Spiro Ksera Prefekt i Gjirokastres nga Dropulli, Andrea Marto ish zv. minister i arsimit (qe me vitin 2000 tha se Himara nuk eshte minoritet, nga dropulli) si dhe me dhjetra funskionare te larte ne administraten shteterore dhe perkatesisht ne ministrisne e Punes dhe perkrahjes sociale.
Ne zgjedhjet Politike te 2005, klanet socialiste te Fatos Nanos dhe Vangjel Dules, preferuan te vendosnin si kantidat per deputet te pavarur Spiro Pecin per te cilen populli i Himares (Hinmare Delvine) votoi me unanimitet ne emer te hellenizmit dhe prepektives ne nje kohe qe cuditerisht nuk eshte prej himares dhe se deri me sot nuk ka shprehur asnje fjale per ceshtjet mjaft te nderlikuara qe paraqet Himara ne parlamenin shqiptar.
Ne krye te PBDNJ (dhe Omonia) eshte Vangjel Dule, i cili eshte kryetar dhe njekohesisht dora e forte qe komandon zgjedhjet ne Himare, ose me mire perfiton kredibilitet sa here qe aksionet e tij bihen dhe perpiqet te ngrihet nepermjet Himares.
Pra, te dashur patriote himariote, le te jete ky nje debat per te celur nje prej temave me te diskutueshme ne te ardhmen. Me duhet te pyes: Ky eshte perfaqesimi qe meriton Himara, A nuk kemi edhe ne djem te shkolluar me personalitete publike me te forte se shpesh perfaqesohen politikanet e perfolur me lart? A eshte nje skandal qe Himara nuk perfaqesohet ne nivele administrative ligjvenese dhe politike dhe nderkohe perfitojne te tjere njerez, nga dropulli apo vende te tjera dhe jo himariote? A duhuet te jete ne krye te PBDNJ ose Omonias nje himariot, A duhet te jete Minister me i mire dhe me dinjitet se te larperfolurit nje personalitet nga Himara qofte edhe nga diaspora, A duhet Himara te kete deputetin e saj qe i takon dhe te mos behemi vegel e te tjereve? Ne fund te fundit ku eshte dinjiteti dhe integriteti i himariotit, vetem per ta perdorur per vote dhe asnje gje tjeter pas?
Pra le te jete ky nje diskutim i gjere prej te gjithe himarioteve ne kete forum.

No comments: