Wednesday, March 07, 2007

NJOFTIM: Grabitja e dralese (megali hora)

Mario Levendi {mario levendi [pentagramus2007@yahoo.com]}
Te marten e ardhshme, 14.03.2007 ne vlore do te zhvillohet nje Gjyq ne Apel, sic na informojne nga Vlora patriotet tane nga Dhermiu. Gjyqi eshte ndaj pronave te grabitura prej firmave piramidale prej 1997 ne Dhrale (Megali Hora) dhe shperndare mafias politike te Shqiperise ndaj pronave te himarioteve konkretisht:Fatos Nano, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Ilir Gjoni dhe Skender Gjinushi te cilet 25.000 metra katrore ja kane shitur per 1600 leke dy personave Adrian Resuli dhe Fatos Pustina.
Gjykatat e Vlores, kane deshtuar ndaj tokave te Himares per te vendosur drejtesi, pasi "duan te faktojne qellimisht dhe politikisht se ne Himare ka patur prona nga jo Himariote".
Ne propaganden qe ka mare shkak ky gjyq skandaloz, thuhet nder te tjera se "Firmat kishin realizuar gjithashtu vendosjen e nje teleferiku qe lidh llogora me Megali Hora" nje skandal i vertete me permasa te llahtarshme.
Prandaj te nderuar patriote, Bashkia e Himares, Kryetari i saj, ne te gjithe komuniteti, pronaret e ligjshem, duhet te jemi te gatshem per te kundershtuar cdo lloj vendimi qe pritet e mundshme prej Gjykates se Apelit te Vlores.
Sipas informacioneve qe na serviren edhe per ne himariote qe jetojme ne Itali, nga Vlora thuhet se "Jane mare te gjitha masat qe kete gjyq ta fitojne mafiozet politik te Shqiperise qe grabisin pronat e himarioteve".
Himariote mos lini te grabitet toka jo vetem prej insitucioineve administrative shqipytare por edhe prej Gjykatave skandalozo ne dem te interesave te Himares dhe djemve te saj.

No comments: