Monday, March 05, 2007

PRANVERA E POETEVE

Printemps des Poetes du 5 au 18 mars 2007
sur le thème Lettera amorosa - le poème d'amour.



“Pranvera e Poeteve” - që këtë vit hyn ne përvjetorin e saj te nëntë - është një manifestim i madh kulturor i cili zhvillohet për çdo mars ne France. Për herë te parë, kjo veprimtari është organizuar me nismën e Jack Lang, ish - ministër i kulturës, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare te Librit, te Ministrisë se Arsimit, Kulturës e Kërkimeve Shkencore. Kësaj radhe “Pranvera e Poeteve” e cila zhvillohet nga 5 gjer ne 18 mars, do ketë si teme moton "Lettera amorosa", pra poezinë e dashurisë.

LETTERA AMOROSA

Larg qarjeve sentimentale dhe ngashërimeve, fjala “dashuri” përmbledh tek poetet ndjenjën me te fuqishme të vetë ekzistencës dhe është, pa dyshim, ajo e cila e ka ngritur gjuhen e poezisë, në shkallen më të lartë të "flakërimit". Tema e personit të cilit i drejtohen ndjenjat e larta fisnike, fjalët plot pasion, dëshirë e dhembje - janë ne zëmrën e vete poezisë, si një hap vallëzimi në humnerë. Për rrjedhojë, dashuria / poezia - janë dhe mbeten shëmbëlltyrat e të njëjtit mister.

Kjo veprimtari kombëtare e cila do te përfshijë mbare Francën, do te zhvillohet me këto tema:

Heshtje: Poezi !
Imagjinate trupi
Qyteti im për një poezi
Postierët e poezive
Kafe - poezitë
Klubi i poezive

NE PARKINGE

Veprimtaritë e “Pranverës se Poeteve” do te jene te pranishme kudo. Ne televizione, radio, gazeta, shkolla, sheshe e parqe. Por, e veçanta është se ato do te zhvillohen, ne një fare mënyre edhe ne parking-et nëntokësore. Për ketë qellim kompania e madhe VINCI, te cilën ajo vete e ka cilësuar si "poezi te nëntokës", do te verë ne dispozicion 250 parkinge ne gjithë Francën. Ku qëndron e veçanta ? Pikërisht ne faktin se çdo personi i cili do parkoje makinën, do ti dhurohet një përmbledhje poetike gratis, nga vete përgjegjësi i parkingut.

NE STACIONET E TRENAVE

Shoqëria kombëtare e hekurudhave e bashkuar me nismën “Pranvera e Poeteve”, ne çdo stacion trenash, se bashku me biletat do t'i u ofroje udhëtareve edhe nga një flete-palosje gratis, ku janë përfshire tekste poezish te zgjedhura, nga vete punëtoret e hekurudhave.

NE ZYRAT POSTARE

Ne zyrat postare franceze do te shpërndahen rreth 2 milionë kartolina, te cilat do te përmbajnë tekste poezish te ndryshme. Ato do te shoqërohen me logon"Te ndajmë emocione me ane të letrave". Ne to, janë botuar kryesisht poezi dashurie, përzgjedhur nga vete postierët e që do të shpërndahen prej vete postierëve, ne 3500 zyra postare, ne qytete e fshatra te ndryshme te Francës.

NE SPITALE

Si edhe gjate viteve te mëparshëm, “Pranverën e Poeteve” do ta kremtojnë edha ata që quhen klounët "Doktori Shakaxhi". Gjatë dy javëve, pacientë fëmijë e të rritur, si edhe personelet e spitaleve do te përfshihen nga "frymëzimi poetik" duke kënduar tekste nga poeti dhe këngëtari i njohur Charles Trenet si edhe vargje nga Charles Buadelaire. Për këtë qellim, 55 klounë te cilët bëjnë pjese ne te njëjtën shoqatë, do përcjellin humor, ëndrra e poezi në 13 spitale dhe 28 institucione të shërbimit pediatrik, në gjithë Francën.



Kjo eshte nje foto - homazh qe kam bere sot per "Pranveren e Poeteve"


UNE PHOTO COMME UN POEME


C’est presque printemps. Un printemps précoce ! Dans le jardin en face de l’immeuble où j’habite, deux pruniers ont déjà fleuri. Et j’ai envie de prendre photos de ses fleurs. Sont des belles et petites fleurs : roses, claires, presque transparentes. Des fleurs drôles qui ne tombent pas, même si le vent qui vient de l’océan est très fort. J’ai envie de prendre photos des fleurs de pruniers. C’est un rituel que j’aime, que je le fais et je le répète, à la veille du printemps. Sur les mêmes arbres, mêmes fleurs ! Avec le sentiment que quelque chose renaît aussi dans moi-même. Dans mon intérieur. Dans mon âme. J’ai le sentiment, moi aussi de renaître, de devenir plus jeune et plus joyeux. C’est un rituel que je le fais avec l’idée, la pensé et l'emotion qu'après le printemps, c’est l’été. Et c’est aussi le retour dans mon pays natal, après tant d’années en exile. Je descends les escaliers, je sors au jardin et je prends les photos. Des photos de fleurs en "macro". Mais, je
ne sais pourqoi je n’aime pas les garder telles comme elles sont. Des images fragiles, roses avec des nuances blanches. Je voudrai bien les "travailler", les déformer ( si on peux dire ça ) avec le "Photofilter", pour qu’elles se transforment. Car, j’aime les couleurs fortes, même très fortes. Les couleurs expressives, frappantes, brulantes ! Je travaille sur une photo et voila qu’est ce que ça donne. Une fleur qui ne ressemble pas de tout, avec son "cliche" de l'origine. J’aime cette nouvelle photo ! En plus je veux bien, lier cette image avec la poésie. Un poème en couleurs, non ?! Oui, c’est vrai que je n’écris pas des poèmes, mais j’aime beaucoup la poésie. Je pense que en "travaillant" sur cette photo, j’ai pu écrire un poème. Je crois ! En plus, aujourd’hui, c’est le début du "Printemps des Poètes". Et, cette photo c’est mon petit poème, mon petit cadeau pour cet’ événement ! …




Mon Web Site
www.simbadi.com

No comments: