Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Sunday, March 04, 2007

Koment i nje libri

HISTORIA E VËRTETË NA PËRGJËROHET

Për hatër të patriotizmit hiperbolik, i kemi ngrënë të drejtën historisë. Po të mos i analizojmë vetë duke studjuar, do të na qeshin brezat, me që dëshmitë mbulohen në arkivat europiane. Historianë akademikë, u referohen ende mësuesave të leximit.

“BREGDETI DHE ALI PASHË TEPELENA”

në librin e Minela Gjonit

Për cilin bregdet bëhet fjalë ?.

Logjikisht, duhej cilësuar krahina me emrin e vet, sepse kur themi Bregdeti, brigje quhen kudo në gjuhën shqipe, që në Velipojë, deri në Ksamil si edhe në treva malore: Bregu i Gështenjave ose Breglumi, Bregura dhe u flasin shkurt Bregu.… Kështu na pëlqen akoma, të hallakatemi pak nga sanksionet toponimore, pa qëlluar në shenjë, ndoshta jo pa qëllim. Por –Bregu në fjalë është Himara, të cilën e quajnë-Bregu qysh në ballinën e librit të tyre, autorë, jo vetëm si ish Fane Veizi, por edhe historianë të tjerë të vërtetë. Në këtë pikë, z. Minella ka më tepër të drejtë, me që trajton një brez më të gjërë ngjarjesh, e megjithatë, mund ta quante-Riviera, sepse realisht është riviera nga më piktoresket e Mesdheut.

Histori me punë hulumtuese, përpiqet të na paraqesë ky autor, në ish kapedanatën e Himarës që nga Palasa, deri në Lëkurës. Përmes fakteve dhe shifrave kronologjike të këtij libri të ri që ka lëvruar, autori na hap dritareza të reja vrojtimi mbi këtë trevë që ruajti gati 500 vjet autonomi, kundrejt Portës së Lartë.

Megjithatë, siç e vërteton edhe vetë autori qysh në fillim të librit: -…pa pretenduar se kam thënë gjithëçka,- ne e shohim se ai na ka zbuluar episode pikante nga luftrave zjarrvënëse osmane. Por vërejmë dhe na duhet të ndërhyjmë tek-tuk në këtë tablo të re e cila tashmë pas botimit quhet e jona, si dhe historia e Riviera që ai përshkruan.

Thuhet në libër, se Ali Pasha paska shkelur vetë në Himarë dhe se i shtruan mish e verë…

Sigurisht një pasha, pos prapavijës së vet, vendasit nuk mund ta prisnin me groshe. Vallë ky është argumentimi? Nuk na bind as gojëdhëna se –gjoja pleqtë e Qeparoit e mashtruan sundimtarin e një pashallëku me kufinj të panjohur, duke e trembur se në fshatin përmbi pirgun shkëmbor, të shpie vetëm një dhiare e rrezikëshme.

Nuk kemi as një këngë, të paktën, që riviera Akroqeraune ta ketë mirëseardhur luanin e Janinës. Ky popull kryeneç u këndoi kapedanëve të tij, si Damianit, dhe luftrave ruso-turke që nga Sevastopoli, deri në regatat spanjolle. Kështuqe do të na mbeteshin të paktën dy vargje, si dëshmitarë për ardhjen e vezirit.

Ushtria e Ali Pashës, e kryesuar nga Jusuf Arapi, i therri kristianët që gjeti në kishat e të dy fshatrave, Nivicë e Shën Vasil dhe vërtet i bëri kokat mullar brenda në mes të kishës dhe kokën e priftit mbi to, gati për t’u vënë zjarrin. Dakort. Por jo 6000 veta, siç shkruhet në librin “Bregdeti dhe Ali Pashë Tepelena“. Dy fshatra së bashku, nuk kishin më shumë se dymijë banorë, ja tremijë. Dhe nga këta, mund të jenë therrur jo më shumë se treqind burra; ndërsa fshatin Hundecovë e fshiu nga harta me zjarr, sipas të thënave të pleqve me mend, që përcjellin esencën e historisë dhe sipas gërmadhave të ish fshatit. Siç duket, në Hundecovë Aliu kishte më shumë kundërshtarë trima.

Më poshtë, nga masakrat ndër kishat, hasim një slogan, qoftë dhe i Romjesë- komisar i përgjithshëm i reparteve francezë të ishujve, i cili fryn faktet, duke i shkruar eprorit të vet gjeneralit Bryn: “Disa u rropën, disa u poqën të gjallë. Ata që ishin më me fat u therrën si bagëtitë. Aliu u çau barkun grave shtatzëna dhe u nxirrte copa-copa fëmijët. Gjithë Epiri është i pikëlluar…”

Mendoj se z. M. Gjoni, këtu, me që po përshkruan ndonëse pa i mëtuar fiks këto lemeri të kryera, i takonte edhe analiziza e historisë, e cila gjendet herë herë në zgrip.

Sado gjakatar që ishte veziri, nuk mund t’i ndynte edhe vetë duart si ushtarët e tij; jo që nuk u ndodh fare atje, përveç strategut Jusuf, si dhe ezhdërhasë Tahir Abazi, për të cilët masakra nuk ishte tabu; ndërsa Veliu me Omer Vrionin, i ranë Himarjotëve, sa i thyen dhe internuan, sipas urdhërit të vezirit.

Të themi edhe këtë, që ishte koha kur njerëzit për ndëshkim, i piqnin të gjallë, dhe kush vidhte e vriste, nderohej dhe e lakëmonin si dhëndër, për t’i dhënë vajzën më të mirë. Kështuqë dhe Ali Pasha, as që mendohej të dilte nga ai zakon xhungle. Pa këto mizori nuk mund ta ruante pushtetin mbi një popull me besime kundërshtare, e sado të kulturuar, nga prurjet prej mbretërive të Mesdheut, ku burrat shërbenin si ushtarakë. Ndërsa për masakrat e Jusufit, na flet edhe kënga:

Kapural Jusufi,

e kërreu dufin.

Në mejdan të qishës,

gjaku-lum’ i Krizës.

Krerët e prera mullar,

qysh s’u kalli zjarr?

Jusufi trim burrë,

s’i dogji kaurët, {nuk i dogji të therrurit}

I vu kresë gjishtin,

për namuz të Krishtit?! {Anonime nga Borshi}

Në librin e tij z. Minella Gjoni, nuk na i përmend Veli beun, për të cilin na arritën edhe këngët popullore. Ato mund të hiperbolizojnë, por nuk janë pa një të vërtetë. Ali Pasha, as në Porto-Palermo nuk ka ardhur as me zonjën Vasiliqi, ku thonë se për të e ndërtoi kishën përkundruall kështjellës trekëndëshe, në kulmoren e gadishullthit më strategjik e piktotesk të veriut Jonian. {Sipas Hamondit}

Është e vërtetë, siç shprehet z. Gjoni, se kalanë e Porto-Palermos, veziri e kishte ndërtuar më 1802-1807, nga fillimi i punimeve, katër vjet më parë se të njihte Vasiliqinë më 1808-tën. {Hamond}. Pra kjo nuk përputhet me gojëdhanën tepër popullore që rëfen se veziri e provoi kishën me artileri, për t’i matur rezistencën, në të cilën do të sigurohej dhe falej zonja Vasiliqi. Ndoshta gojëdhana u sajua dhe deformua ndër mote, nga adhurimi i himarjotëve për bashkëbesëtaren Vasiliqi. Ja ç’na thonë këngët :

DO ZË KËNGË PËR ALINË

Që na dërgoi zot Velinë

Dhe me Jusuf surratzinë.

Me të gjithë turqërinë,

Të na therrë djelmërinë,

mu si shelegërinë.

Veli Pasha urdhëroi

Që Nivicës e Vunoit :

Himarjotë kapetanë,

Harroni Selim Pashanë.

Se Aliu e madhe bojë

U mbëllin syrgjyn në Konjë!

O DOVLET ALI PASHA

Bëre qishë e kala,

lezet vëndi nashi ka.

Se taborët ven’ e vijnë

Po s’shohmë Vasiliqinë.

Në ardhç dhe ti, bjere vetë,

Që t’i presëmë më bletë.

Mos na bjerë geg’e arrapë,

të na kallën zjarrë prapë.

Bjere vetë nuse zërën,

Mos t’ i gjëjë gjëmbi këmbën.

e kemi më besë tënë.

Në fakt Kisha e shën Nikollës në Porto-Palermo, e ruan një shenjë goditjeje në murin e gdhendur mbi qosh të derës. Nga kjo merr shkas gojëdhana, se gjoja Aliu e provoi.

Ky është një argumentim aq qesharak, sa versioni që ngre edhe z. Spiro Rusha, Alfred Kanini e shumë vepra të tjera mediokre të monizmit, se Sulltan Sulejman Enuku qëndroi katër ditë mbi malet e Çikës, për ku paskishte ecur katër orë mbi kalë, nga bregdeti, apo mbi robër, në vapën e korrikut të 1537 dhe atje mezi shpëtoi nga Dhamiani. Sulltani, vetëm po të kishte miniera ari, do hypte apo jo, ndër ato gërxhe të egra vetëtimash. Ama besohet, që Dhamianin e kapën pa gëdhirë nën një gorricë, tek përgjonte të bënte atentatin mbi Ajaz Pashën ish jeniçer, i rëmbyer që pesë vjeç nga fshati Iliasi i Himarës.

Për Dhamianin, ne mund të shtojmë se i mungon busti në Himarë. Më se 400 vjet endet i shkreti emri i heroit që dha jetën me kusht : Dhamianoi do vriste Ajaz Pashën, që i shkeli Himarën e tij…

Në faqen tetë lexojmë -...Familja e Ali Pashës, ka ardhur nga Anatolia e Lindjes... Përveç stonimit shprehimor, kjo ndeshet historikisht edhe me evidentimet e Sabri Godos, i cili ka lëvruar biografitë e figurave kombëtare, ndonëse me disa superlativa të njohura, të cilat i ka përsëritur edhe në botimin e tretë.

Nuk jemi më studjuesit e kanalizuar të censurës.

Në faqen 25 të këtij libri z. Gjoni ka vendosur në foto, një shtëpi të kohës sonë, të viteve 2005. Nuk na ngjan si kullë kapedanësh, për të cilët na flet në libër; kulla të cilat nuk mungojnë atje. Pesë janë vetëm në Qeparo.

Këngët popullore të mbledhura nga Fane Veizi, të cilave u referohet z. Gjoni, e madje tonon: ka vlera të padiskutueshme. Në fakt i ka të diskutueshme, e madje dallohen për pasaktësira jo vetëm historike: Së pari kapedani Sokrat Leka nga Qeparoi, nuk luftonte kundër askujt në motet e Ali Pashës, sepse posa kishte lindur, më 1805.

Së dyti: Tek kënga ku thotë: M’ata kish dhe Lekë, mendoj se duhet të jenë legë- lelegë, nga fisi leleg i Kaonëve. Këto, sipas Strabonit, dhe jo sipas d’Angjelit, që dallohet për bymimet historike, fiasko të cilave iu referohet rëndom edhe M. Gjoni. Fshatrat fqinjë, himarjotëve dhe sot, u thërrasin: -Legë! Ndërsa d’Angjeli shprehet:- Me që toskët e Shqipërisë janë me prejardhje nga Toskana e Italisë, edhe Napolon Bonoparti është shqiptar, sepse dhe mbiemri i tij –Bonaparte, përkthehet-kalë i mirë.

Vallë kjo është historia shkencore? Edhe Akademiku K. Prifti, në veprën e vet historiko-demagogjike, është mbështetur në udhët qorre të një mësues leximi nga Riviera. {M. Gj}.

Përmendet më poshtë një Athina nga Vunoi, që thonë se u hodh nga shkëmbi. Për ç’motive vallë? Thonë që të mos u binte në dorë pushtusave osmanllinj.

Pas grave të Sulit që u hodhën në gremina, të ndjekura nga ushtria e Ali Pashës, sajuan më pas pothuaj në çdo fshat, si dhe në Qeparo, plastelina rëfenjëzash për ndonjë vajzë, e cila kushedi përse ra në fatalitet dhe gratë e pasme të tyre e qanë me ligje: O trime kapetane… Kështu frymëzohet ndonjë rapsod naiv, dhe me vargjet e tij ca qeshin, ca heshtin, sepse e besojnë.

Në faqen 62 të librit, përsëritet e njëjta lidhje e shkurtër historike:- Ali Pasha, qysh me futjen tërësisht në bregdet, u soll në mënyrë mizore.- pa qenë fare atje Veziri.

Veziri ka gjynahet e tij, ku e dëshmon dhe Minella, për varjen e të pesëmbëdhjetë miturakëve pengje, në litar. Djalin e fundit shtatë vjeçar, nuk e shpëtoi veziri, siç thuhet në libër, {sepse ai nuk i ngujoi ata për t’i shpurë në luna-park} por duke parë shokët me gjuhë përjashta jetës, u prish nga mendtë, pastaj vdiq.

Dimë se Gjergj Kastrioti, i ngjante një prijësi europian edhe pse i edukuar në sulltatat, ai nuk u suall as me robërit e luftës si Veziri i Janinës me banorët “kaurë”.

Ali Pasha bëri çiflik të tij Rivierën e poshtme, ndërsa Himara as ushtarë nuk dërgoi, dhe as të dhjetën {xhizjen} nuk ia paguante Portës së Lartë, as Aliut, prandaj dhe i internoi. Këtë e shohim edhe nëpër këngët popullore…

Më poshtë, duke iu referuar edhe gjurmëve arkeologjike, shohim se: me urdhër të Aliut, gjeneral Omer Vrioni bashkëprijës me Veli beun, për të përçarë kristianët e Himarës me të Qeparoit, vendosi një katund me kuçiotë të posa myslimanizuar, madje u ndërtoi dhe xhami në Qafë të Lerës; pra, xhami dhe jo kala, siç lexojmë në librin në fjalë. Në të njëjtën kohë, në Kuç, Borsh dhe Ftere, i dha fund myslimanizmit, ndër kristianët e fundit, si ata që këmbëngulën të mos hynin në kooperativë. Veçse në Çorrajtë trima, mundi të kthejë vetëm pesë familje. Në Qeparo vetëm Vlashajt, për pak vjet dhe ata, ndërsa në, Kudhës, Himarë, e lart, as një.

Këta kuçiotë nuk u larguan me dëshirë nga bregdeti, pas vdekjes së luanit të Janinës, siç thuhet në këtë libër. Por pas kërcënimit që u bëri një anije angleze duke shtirë me artileri që nga moli i vjetër, kuçiotët u shpërngulën në panik për të mos ardhur më në bregdet. Himarjotët e kthyer nga internimi vijuan dhe të nesërmen festuan pashkët në oborret e shtëpive të veta, të pa dysheme, pa dyer e pa dritare. Edhe ndër oborret e shtruar me pllaka guri, për nëntë vjet internimi të të zotërve, kishin mbirë e rritur shkure e ferra.

Më poshtë lexojmë: ”Nga Dhërmiu deri në Palasë largësia është një legë dhe nga kjo e dyta deri në det, është 4 milje. Redaktori i këtij libri, nuk na feks vetëm këtë shaka, por: -E kishin mendjen top dhe ishin të kthjellët në mendime, - ose:- për arësye të lashtësisë-, ose: - nga anatolia e lindjes”.

Kronologjia e Sulltan Bajazitit, këtu nuk përkon me atë të historisë së Shqipërisë, e cila e shënon vitin 1492, të ardhjes së ekspeditës ndëshkimore osmane nga ishujt Dalmatë me 100 000 ushtarë nga deti, për kadastrimin e tokave të perandorisë. Atëhere u bë shpërngulja e katërt në masë e arbërve. Ndërsa arbëreshët n’ato mote braktisnin Morenë.

Analiza e mendimit historik, na thotë se as një sulltan, në as një kohë, nuk mund të rrezikonte, qoftë nga sëmundjet, duke ardhur dhjetra orë me araba sado luksoze, nëpër veriun e Ballkanit deri ndër këto maja të egra vetëtimash. Sulltani me kanun të sulltanatit, nuk loste nga Porta e Lartë. Ka lëvizur vetëm i pari i tyre Muhameti, ndër fitore luftrash, mbi shumë popuj, deri sa solli selxhukët deri në Bosfor dhe u la fenë e tij.fffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff

Dimë se Ali Pasha u vra i goditur nga kati i poshtëm me armë zjarri dhe jo me shpatë, siç lexojmë tek libri në fjalë. Ai ende nuk kishte lajthitur të luftonte me shpatë përpara armëve të zjarrit, por u gjallua më shumë se kurrë përpara fatalitetit të pashmangshëm.

Haxhi Bedo Vasili u vra vërtet në Mesollongj, por në fronte të kundërta me Marko Boçarin. Haxhiu ishte vërtet bej, me karakter burrëror dhe nuk mund ta tradhëtonte kollaj besën e re myslimane të të jatit Bedo- bir i kristianit Vasil, duke luftuar përkrah kaurëve në ato mote fanatike. Kështu e tregojnë në fshatin fqinj-Qeparo, ku një Qeparotës e plagosi dikur dhe Haxhiu si mysliman i mirë, e fali. Dihet se Haxhi Bedua me të vëllain Aliun, u vra për dovletin otoman, duke luftuar i inkuadruar në formacionet e Hrushid Pashës në fushat e Mesollongjit. Ndërsa Marko Boçari nga Suli ra hero i vatrës së vet, ku u lind dhe luftoi.

Më poshtë thuhet për Vasiliqinë:…Besnike deri në fund të jetës.

Sigurisht, që kështu do flasim për zonjën edhe pse e dimë që Veziri i kalonte orët më të bukura në harem dhe Zonja Vasiliqi, njeri i gjallë ishte. Shtojmë se ajo, sapo dëgjoi një darkë burrat në Divan se do sulmonin natën Kaçandonin në limerin e tij, ajo i dërgon një besnik dhe e njofton të largohet, se do ta pjekin të gjallë. Kështu na thotë Aleksandër Dyma në romanin e tij: “Ali Pashë Tepelena”.

Në librin e z. Gjoni, nuk lexojmë gjë për monastirin e të dyzetë shenjtorëve në pikën më zotëruese të kodrës së Lëkurësit, ndërsa na i përmend që Jusufi u disllokua tre vjet në kalanë që ngriti po atje, me gurët e ansamblit të shenjtë. Po të njëjtën gjë bëri edhe Veli Pasha në monastirin e shën Nikollës në Porto Palermos, veçse ky qëndroi atje vetëm dy muaj, me që u trembej deri diku himarjotëve, të cilët qenë të lidhur me mbretëritë e Mesdheut. Sigurisht që me urdhër të Ali Pashës e shkatëruan monastirin dhe hapi për kalanë kavën e gurit në Bodar për ndërtimin e kalasë me rreth 15000 metrakub gurë. Qenien e monastirit të shën Nikollës, e vërteton edhe U. Liku, i cili shkruan:- …hyra me kurajë kristiani në monastirin me muret katër pashë të lartë, dhe vura re ndanë, një kishëz, si dhe dhe dy-tri ndërtesa një dhe dy katshe.

Ndërsa Pukëvije shkruan:- Tek kaluam nga dega “Engnatia” e Panormit dukej kundruall mbi gadishullthin një monastir jo i madh, gjysëm i rënuar, me mure të larta, sa majat e dafinave përqark, nën majat e qiparisave…

Pra kjo i rëzon thëniet e shumë pseudohistorianëve, por jo të historianëve eruditë si prof. Theofan Popa, i cili na vulos evidentimet e misionarëve të huaj pranë Ali Pashës, me eshtrat e gjetura në monastirin e Shën Nikollës së Porto-Palermos, me mbishkrimin përkatës. Aliu për të mos cënuar deri në themel fenë kristiane, urdhëroi nga Divani arkitektin Petro Korçari dhe ringriti kishën e shën Nikollës përkundruall, tek pusi, nën rrugën kombëtare ku gjëndet dhe sot, madje më madhështore.

Ndërsa Mëhillin nga Qeparoi, u detyrua të therrë të shoqen gati për të lindur, që të dëftonte paq besnikërinë e vet prej qeni tek Veziri, i cili, i kënaqur e fali për kthimin në shtëpi përpara shtatë muajsh, që mbarsi të shoqen. Edhe këtu rapsodë euforikë, të ditëve tona, akoma frymëzohen dhe e quajnë Mëhillin: -kapedan, tek kundrojnë kullën që Veziri i ka ndërtuar në Qeparo, si dhe disa kapedanëve; por sado, jo si të kryekapedanit Spirogjika, i cili e ndërtoi vetë pa e përfillur Ali Pashën, veçse me kushtin e njohur.

Këto dhe fakte të tjera më të rëndësishme, heshtin të kamufluara, për hatër të patriotizmit hiperbolik, duke shkelur të drejtën e historisë reale. Në qoftëse nuk i shpalosim ne vetë, do të na i përplasin brezat tanë, të parët, {të cilët nuk do ti sjellë koha tjetër me mentalitatet tona}, sepse faktet jetojnë nëpër biografitë e europianëve të mëdhenj, që njohën Ali Pashën.

Sa për Lord Bajronin, edhe në këtë libër e kundrojmë vetëm si një turist romantik, pa na interesuar, se ai e ndihmoi revolucionin grek, duke i falur në Amfiloqi, një vapor me armë zjarri të prodhimit bashkëkohor, me gjithë mjetin transportues. Poeti Xhorxh G. Bajron dërhyri gjithashtu dhe në Europë për marëveshje diplomatike në ndihmë të atij revolucioni, me mikun e vet Hobhauz. Për këtë në Athinë, një lagje mban emrin e tij, Virona. Po të ndodhej poeti në masakrat e Rivierës së poshtme, vallë si do të shkruante?

Në mbyllje, mund të themi, se Minella Gjoni, me këtë libër, si vepër e guximëshme për mentalitetet tona, ka bërë një punë të lavdërueshme. Ndërsa për ne, e kemi më kollaj të flasim apriori nga përjashta valles. Të gjykojmë dhe të gjykohemi.

Dhimitër L. Gjoka

No comments: