Saturday, March 03, 2007

PSE U VOTUA DHE TRIUMFOI VASIL BOLLANO

Nga Kico Qesari


PSE U VOTUA DHE TRIUMFOI VASIL BOLLANO, OSE IKJA DHE..., KTHIMI I QIPAROTASVE HIMARJOTË !

Që të analizosh trumfin dhe fitoren e Vasil Bollanos ka shumë faktorë e anë të mira, por më mirë dhe të analizojmë anët negative që u përpoqën me çdo mjet për të ndalur fitoren mëse të mertuar të tij, se vetëm kështu ka për të dalë më në pah fitorja dhe trumfi.

Një parantezë: Qiparoin dhe qiparotasit disa njerëz të brumosur keq i trajtojnë si pjesë të Vlorës dhe jo si pjesë të krahinës së Himarës. Natyrisht ky keqkuptim dhe kjo brumosje i ka arsyet dhe shpjegimet e shumta që rrjedhin që nga lashtësia, që atëherë kur Himara filloi të luftonte me pushtimin turk e deri në kohët ¨moderne¨, që jo vetëm individë por edhe qeveri antipopullore kërkuan e kërkojnë, deshën e duan që ta bëjnë historinë e Himarës ánapodha.!!!! Të thuash se Qiparoi nuk është Himarjot kjo tregon se nuk njeh historinë e vendit tënd. Të thuash Nivica, Shën-Vasili, Lukova, Piqerasi dhe shumë fshatëra të tjera të Bregdetit ¨Jon¨ e më gjerë..., se nuk janë pjesë e krahinës së Himarës kjo tregon përsëri se nuk e njeh fare historinë e Himarës, kur një këngë e lashtë thotë se, ...që në Gumenicë e lart/ Himarë i thonë çdo fshat....,! Nejse, shumë prej nesh e dimë mirë historinë dhe kufijtë e Himarës tonë para tkurjes që filloi e i bëri pushtimi turk. Por historinë dhe kufijtë e Himarës para ardhjes së Turqisë i dinë mirë historianët, si ata që flasin por edhe ata që nuk flasin...!

Por dhe të kthehemi tek triumfi i Vasil Bollanos, ose IKJA DHE..., KTHIMI I QIPAROTASVE......,!

Do vijë një ditë që të thuhet si përallë na ishte një herë...., dhe vërtet ishte një herë kur përkrah atij fukarallëku që kishte mbirë e ishte shtruar këmbëkryq në çdo shtëpi tonën, ku atë vit përveç kursimit që bëhej si me magji nga të gjithë për një natë të vetëme të vitit të Ri, ndodhi që atë vit ne shtruam në tavolinë edhe kecin e ¨tufës¨ që na kish ¨falur¨ me aq ¨zemërgjerësi¨ superdinaku Ramiz. Si për çudi atë natë të vitit të Ri, të 31 dhjetorit 1990, ku do gdhihej 1991-shi, me atë kursim gjithvjetor ku pak a shumë tavolinat ishin mbushur plot, nga një ¨vetëtimë¨ që ¨kërciti¨ e ¨shpërtheu¨ papritur tavolinat mbetën ashtu plot të pa ngacmuara, jo më nga prindërit që mbetën pa gojë, por edhe nga të rinjtë që mësuan se kufiri i mbyllur për më shumë se 45 vjet e që kushedi se sa shokë të tyre për atë e në atë kufi kishin lënë kokat, kockat e lëkurët për të parë pak dritë, pikërisht atë natë të erët të 31 Dhjetorit 1990 thuhej dhe nuk besohej se kufiri ishte hapur! Dhe tavolinat qëndruan ashtu plot e përplot disa ditë rrjesht ku përsëri si me magji nuk guxonte njeri ti prekte. Fëmijët qanin duke kërkuar prindërit e bashkë me ta qanin edhe pleqtë që mbetën pas për fëmijët e tyre të ikur. I shikonin tavolinat ashtu të mbushura plot e derdhnin vetëm lot se kurbeti i mëparshëm përsëri u kish mbirë në derë, e si do ridhnin gjërat a fati i bijve të tyre, e që bijtë e tyre vallë do të ktheheshin përsëri ndonjë herë nuk dinin ç’të thoshin, dhe vetëm për këtë mendonin?! Eh, sa prindër vdiqën nga meraku për fëmijët e tyre të ikur.! Jo kjo nuk mund dhe as ka për tu haruar!

Më vonë u kuptua se për atë IKJE, atje ¨LART¨ ishte menduar që shpejt kur kujtoje veturat pa targa që bridhnin atë natë të erët rrugëve të Bregdetit të ¨Jonit¨, duke shqiptuar vetëm një fjalë të vetme, ¨ç’prisni kufiri është i hapur¨! Eh, ata ¨njerëz¨ që kushedi sa herë pa ju dredhur dora e syri derdhën plumba mbi djem të rinj duke u marrë jetën në moshën më të re, dhe tani kur ¨kandari¨ në Lindje kishte thyer për të keqen e tyre e kur ishin bërë shumë të rinj që deshën të iknin nga sytë këmbët për të shpëtuar një orë e më parë nga tigrat, por edhe nga hijenat, ata qëllimisht për t’i hiqur qafe në kohën më kritike të tyre e hapën vetë kufirin që bastardhët që mbetën pas nga qendra e deri në bazë të bënin si të donin, dhe vërtet si deshën ashtu dhe bënë!!! Pa shumë koment varfëria në të gjitha drejtimet ishte shtrirë kudo dhe kjo dihet nga të gjithë, dhe në fakt ata ikën jo vetëm për një jetë më të mirë por më tepër pikërisht nga ajo varfëri e tejskajëshme, pra për të siguruar bukën e gojës, ku dihej se ne në ushqim ishim të ¨parët¨ sa edhe Greqia që ¨vuante¨ për bukë ne i jepnim misër për të ¨shpëtuar¨ popullin grek, por nga ana tjetër dihet se poshtërsia qysh atëherë kish marë përmasa të mëdha, pasi kush nuk e kujton se kushedi sa herë ne hanim për muaj me radhë bukën trazuar me gurë, miell i marrë nga vendet që e përdornin për derra. Ishte atëherë kur trumbetohej me aq të madhe se patatja na qënkish edhe bukë edhe gjellë. Kur vdes njeri thuhet ¨vitet tutje e malli tëhu¨, dhe tani pas kaq vitesh që thuhej, thuhet e stërthuhet se në vendin tonë po ndërtojnë demokracinë, del qartë se ¨sa më shumë vitet tutje aq më shumë e vërteta qaset tëhu¨. Pra vetëm kështu del në pah ligësia dhe poshtërsia, dhe nuk janë pak por plot 16 vite që të ligjtë mendonin e trumbetonin me një mijë e një mënyra që çdo gjë e kishin bërë e po e bënin shumë mirë, por nga ana tjetër dihet e thuhet se, ¨fshati që duket nuk do kallauz¨ e gjithashtu thuhet se, edhe ¨gënjeshtra i ka këmbët të shkurtëra¨! Dhe pas 16 vjet doli në mejdan dhe qiparotasit më në fund e kuptuan se dikush dhe jo vetëm disa të quajtur vëllezër të tyre në fakt bastardhë nga gjaku i tyre po u pregatisnin varrin, pa varr e pa tokë!

Si për çudi, dhe jo vetëm në Qiparo kishte vite që bëhej një propagandë se djemtë dhe vajzat që ikën nuk kanë për tu kthyer më, e sidomos në atë vënd ¨djalli¨ që nuk kishte për tu ndrequr kurrë, paçka se ata, bastardhët tanë e njëherësh tradhëtarët tanë, por bashkëpuntorë të ngushtë të segmentve të së keqes që kanë përfshirë gjithë vendin krenoheshin për veprën ¨madhore¨ që kishin bërë me ndarjen e tokës sipas ligjit 7501!

Dhe të ndalemi pak për të thënë thjesht se çfarë është ligji 7501. Ai po të ishte i mirë dhe i drejtë do ishte zbatuar edhe në Veri të vendit, në Malësi, por në fakt ligji 7501 ¨duhej¨ atje ku ¨duhej¨ në Jug, dhe sidomos në Bregdetin e ¨Jonit¨. Pra si një ligj klasor i llogaritur më së miri, ai ligj që ndërsente të patokët e ardhur a të sjellur qëllimisht nga jashtë krahinës së Himarës, dhe jo vetëm ata por edhe të patokët brenda krahinës, këta të fundit të mashtruar pasi në Himarë ka tokë për të gjithë, por vetëm kështu realizohej lehtë lufta midis vëllezërve, dhe duke thirrur në skenë tipat më të urryer të Krahinës i vunë të ndeshen me njerëzit më të ndershëm, që bashkë me të parët e tyre në breza e shekuj siç thuhet rëndom kishin parë punën e tyre e kishin punuar pak tokë. Në fakt për pjesën dërmuese ligji 7501 e të tjerë si edhe ai i ndarjes së kullotave të përbashkëta, si sheshe ndërtimi a si quhen ndryshe për troje, ishin dhe janë ligje e veprime kriminale, koruptive, shpërbërëse e grabitëse kur, ndërkohë këto veprime për bastardhët ishin dhe janë mëse të pranueshëm. Kështu që bastardhët binin në kundërshtim me vetveten, pasi thonin se veprat i kishin bërë shumë të mira, por përsëri në atë vend ¨djalli¨ që nuk kish ndreqje, nuk duhej të qaseshin ëngjëjt e ikur, pra atje në tokat e mbi tokat tona duhej që të mbretëronte djalli vetë! Eh, mjeranët sa ngushtë i panë dhe i shikojnë gjërat. Ata akoma nuk e dinë se çdo gjë e mirë ndërtohet mbi tokë por veç me mend në kokë. Por kur ata nuk kanë kokë si mund që të kenë edhe mend?!

Lufta për të siguruar bukën e gojës e sidomos grabitja e parave me firmat piramidale i troqosi për një farë kohe njerëzit, por duhet që ta mësoni se himarjotët ¨të penës e të dyfekut¨ kishin kohë që të keqen e shihnin në sy, dhe jo vetëm Bregdeti i ¨Sipërm¨, por edhe Bregdeti i ¨Poshtëm¨! E kishin kuptuar se mbi kuriz të tyre luhej një lojë e fëlliqur e dyfishtë e cila ishte shpërbërëse për ta dhe njëherësh grabitqare. Pikërisht këtu e gjetën forcën dhe fitoren e njëherësh triumfin edhe Vasil Bollano, por edhe Vladimir Kumi, se edhe ata në gene janë pjesë e Parajsës Himarjote. Parajsë që u takon vetëm dhe vetëm himarjotëve. Bastardhët tanë si pjellë e së keqes duke u shkëputur nga mëma Qiparo qënia e tyre morri trajta të kobëshme...! Ata haruan se dikur në Himarë për një vesh rrush të vjedhur të hipnin sipër gomarit e të sillnin rrotull fshatit, por ata vepruan si ujku, ku para tyre kish vetëm mjergull e koha ¨demokratike¨ kish ardhur, menduan se mund të bëheshin të pasur duke vjedhur e grabitur jo më një vesh rrush por një fshat e fshatëra të tërë, dhe se fshati e fshatërat do tu merrnin të keqen se ata për shumë pisllëqe të dukura e të padukura kishin e kanë në mbrojtje një pushtet të tërë. Dhe erdhi dita e 18 shkurtit 2007 e qiparotasit edhe pse larg në mërgim e kuptuan sëpatën që u rinte pas koke, dhe për këtë u kthyen në Qiparo, e minjtë e arave sa i panë u futën vrimave, por nga vrimat me atë buzëqeshjen e tyre të poshtër e ironike, edhe atë ditë kur Qeparoi u mbush plot e përplot si asnjë herë tjetër me qiparotësit e ndershëm e me besim të patundur tek vetja dhe tek e drejta, në një kthim të papritur që ata nuk e prisnin, edhe atë ditë si për çudi përsëri ¨brejtësit¨ e pistë deshën ti brenin votën për të cilën qiparotësit kishin ardhur duke menduar tamam në mënyrë Evropjançe se e drejta fitohet vetëm me të drejtë, pra nëpërmjet votës. Por ata si gjithmonë si anë e së keqes në një farë mënyre e dhunuan përsëri votën e tyre të nderëshme duke ndërhyrë në fletët e votimit për të dalë sa më shumë të pavlefëshme, natyrisht të udhëzuar nga lart! Për këtë natyrshëm lind pyjetja: Pse këta bastardhë dhunuan votën e lirë duke bërë shënime a duke çjerë në cep sadopak fletët e votimit? Vallë çfarë i shtyu për të bërë këtë vepër dhunuese?! Qiparotasit tani e dinë se vetëm njerëz me mendje të çjerrë dinë vetëm që të çjerrin, dhe për këtë vepër që ne do ti mbajmë përgjegjës, e bënë vetëm e vetëm se donin e duan të ligjërojnë përjetësisht poshtërsitë, vjedhjet e grabitjet të bëra për 16 vite me radhë, por këtë radhë shara u mbeti në gozhdë, dhe kjo ngecje e tyre sa ka filluar. Ata që u tallën, vodhën e grabitën për 16 vjet rrjesht duke menduar shumë gabim se për qiparotasit e ndershëm nuk do kishte më kthim, ne u kthyem dhe fundin e tyre nëse ata nuk e shikojnë ne e shikojmë shumë mirë. Ne më 18 shkurt 2007 ¨vramë¨ të ligën, tani pritet dita që ti bëjmë ¨varrimin¨ që vendi të mos bjerë më erë e keqe nga e liga.

Por ne jemi njerëz e për këtë ne dimë edhe të falim, e ata që gabuan nëse duan, duhet të përmënden e të kthehen tek gjaku i tyre, pasi dihet se nuk është aspak mirë që të ndërtosh lumtërinë mbi fatkeqësinë e tjetërit e aq më tepër mbi trashëgiminë e tjetërit, një veprim i tillë është krim. Ne e dimë dhe e kuptojmë shumë mirë pse njerëzit tanë morrën një rrugë kaq të gabuar, se ata nuk gjetën forcë të dilnin nga bataku ku ndoshta i kishin shtyrë, prandaj për këtë ne u bëjmë thirrje! O njerëz, nëse nuk keni gabuar aq shumë e aq rëndë kthehuni në gjyrin tonë, në gjyrin e Qiparoit, dhe Qiparoi e qiparotësit pjesa dërmuese të mirë e të ndeshëm do të dinë që t’ju mjekojnë që më në fund të shpëtoni nga e keqja disa vjeçare që u kish zënë!

Dijeni se ne pjesa dërmuese jemi të mirë e të ndershëm, e ne duam një Qiparo të mirë dhe qiparotas të ndershëm, pasi në shekuj e breza fshatin tonë ¨të kapedanëve¨ e ka karakterizuar e mira, nderi dhe trimëria! Nëse ju nuk do mundeni të na kuptoni atëherë dijeni, doni apo nuk doni ju, ne Qiparoit do ti japim nderin që i ka takuar dhe i takon dhe këtë ne do ta bëjmë në kohë rekord, pasi me ne është pjesa dërmuese e qiparotasve!

Asnjë kushdoqoftë nuk mund të lëvizë bishtin! Ne çdo gjë e kemi të dokumentuar dhe të faktuar në dokumenta të pakundërtueshme! Ishin pikërisht këta faktorë negativë që shpunë e do të shpien më tutje fitoren dhe demokracinë në Bregdetin e Himarës, Palasë-Nivicë, me në krye Bollanot e Kumitë!

No comments: