Monday, April 23, 2007

Kostua shtetit te vonuar

(gazeta shqiptare-21-04-07)


MENTOR KIKIA

Skenat qe na sjellin kamerate korrespondenteve te Jugut, nga operacioni i policise ndertimore per prishjen e ndertimeve pa leje, e vertet rreqethese. Burra e gra qe ne e perpeliten ne toke, ne perpjekje te mbrojtur pasurine e tyre, gra qe humbin ndjenjat e transportohen me barela, police te shumte, qe mes ndjenjes humane dhe te berit te detyres, munden thjeshte t'i largojne ata njerez te deshperuar, qe shikojne t'u therrmohet a syve djersa dhe mundi i gjithe jetes. . aresisht kesaj ndjesie humane, ne \et t'i themi policise ndertimore "pune nbare", pasi mbushja e vijes bregde-•i me ndertime pa kriter, pa planifikim '. mbi te gjithajashte cdc studimi ur-\, ka mbyllur cdo perspective per zh-imin e nje turizmi konkurrues ne Sh-ieri. Madje, ne kete kuader, na duhet shpresojme se fadromat nuk do te nalen vetem ne Jale, por ta kryejne kete deri ne Velipoje, qe sot popullohet nga motele, hotele, shtepiza, kioska, baraka e lloj-lloj mejhanesh te tjera, ku cdo gje mund te behet, vetem turizem jo.

Por, le te kthehemi edhe njehere tek ajo qe pame ne Jale, pra tek ajo makineria e rende, e cila brenda nje ore ben plu-hur nje ndertese trekateshe. Nuk ka rendesi ne eshte hotel, shtepi apo restorant. Para se te jete nje objekt pa leje, ajo ndertese eshte vlere monetare e ngurtesuar, eshte para. Brenda tri ditesh ne Jale u shkaterruan te pakten 30 nder­time, me dy deri ne kater kate. Policia ndertimore nuk eshte ngarkuar te beje llogari, por jane goxha para te shpenzuara, jane miliona dollars. Tashme po kaq para po shpenzohen edhe per shkaterrimin e tyre dhe pastrimin e rrenojave, per ta kthyer token ne identitet, aty ku ishte para se paligjshmeria te merrte dhene anekend vendit. Matrapiku hidraulik, qe ha me dhembe kolonat e betonit, demonstron forcen e shtetit per te rrezuar cdo gje te paligjshme. Por, a nuk mund qe nje matrapik, edhe me i vogel, qe harxhon me pak karburant, mbrojtur edhe me me pak police, te kishte shkuar ne Jale, para se ndertesat te beheshit me tre apo kater kate dhe t'i rrezonte ato kur ishin ende ne kolona, apo qe ne themele. Atehere edhe te zotet e tyre nuk do t'i kishin harxhuar parate e djerses dhe mundit, e as shteti nuk do te kishte shpenzuar kaq shume" per t'i prishur ato.

Kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano, sot del ne mbrojtje te banoreve, sepse keshtu e kerkon luku i nje pushtetari vendor, i cili mendon se keshtu behet me i dobishem per komunitetin. Por, zoti Bollano e di fare mire qe objektet pa leje ne bregdet nuk jane perfshire ne ligjin per legalizimet. Mes objekteve qe u rrezuan pertoke ne Jale ishte edhe nje ndertese katerkateshe, ende e paperfunduar, madje dy kate ishin akoma nje skelet kolonash betoni. Pronari i saj nxitonte ta ndertonte me shpresen se do t'ia nxir-te pasaporten e ligjshmerise, duke u bere keshtu pronar i nje hoteli ne bregdet. Pa asnje rivshim ae aio ndertese. e shume te

tjera si ajo, kishte nisur te ndertohet pasi u miratua ligji i legalizimeve. Po kujtojme serish se autoritetet e dinin dhe e dine se keto ndertime nuk do te legalizohen. Atehere perse u lejuan ato te ndertohen? Ku ishte dhe ?fare beri policia ndertimore dhe autoritetet e pushtetit vendor, perse nuk e shemben ate objekt qe po hidhte shtat pa leje dhe pa asnje shprese per t'u bere i ligjshem? Perse policia ndertimore beri sehir derisa i zoti e perfundoi objek-tin e pastaj e shembi? Policia ndertimore, pa asnje medyshje eshte shnderruar ne" policine shkaterrimtare”. Ajo nuk eshte parandaluese, por vepron vetem, pasi ndertimi ka perfunduar. Ka njemije arsye per te vene gishtin mbi fajtorin e nje kos-toje te tille financiare, qe rendon se pari mbi njerezit e thjeshte dhe se dyti mbi arken e shtetit. Ndertimi i nje hoteli nuk eshte nje shkelje e ligjit ne cast, nuk eshte krim qe kryhet brenda pak sekondash dhe shteti nuk mund ta parandalonte. Rendom mund te themi se keta njerez vete ndertuan pa leje dhe vete duhet ta paguajne faturen tani. E vertete, por mund te

kujtojme se njerezit gjithmone jane te prirur ta shkelin ligjin, nese jane te lire ta bejne. Ata u lejuan dhe e bene Tiranen nje geto kioskash dhe po t'i lejosh edhe kalin e Skenderbeut e bejne kafene, sic i bene kalane ne Petrele. Dhe kjo eshte nje semundje jo vetem shqiptare. Mbare njerezimi eshte nje turme e madhe, e cila nese nuk funksionon ai qe quhet shtet, kthehet ne epoken e origjines shume shpejt. Mjafton te kujtojme ketu se si u baterdis nje qytet i tere si Nju-Orlinsi ne SHBA, kur ai u godit nga uragani dhe struk-turat e shtetit u "shkrine", pasi qyteti ra nen mbreterine e ujit. Brenda fare pak ditesh ubastisen banka.dyqane, shtepi egjithcka tjeter. Shoqeria njerezore ndaj e ka krijuar ate qe quhet shtet, ndaj e ushqen me taksa, qe ai te kujdeset per mbarevajtjen e punes dhe jetes se shoqerise ne territor-in e perbashket. Ndaj dhe reagimi i vonuar i shtetit (nuk ka rendesi kush eshte ne krye te tij) bart me vete nje kosto te madhe financiare dhe nje detyrim te pakten moral ndaj atyre njerezve qe duhet ta nisin jeten nga e para.

No comments: