Thursday, April 19, 2007

PBDNJ PROTESTE PER LIGJIN E GJOBAVE

FORUM: PBDNJ PROTESTE PER LIGJIN E GJOBAVE (Gazeta Shqiptare)
• Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut kërcënon PD-në me daljen nga koalicioni qeverisës vetëm një ditë pasi PD e PDK hynë në “Pazar votash” në kuvend për ligjin e gjobave. Kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule, u shpreh se deputetët e PBDNJ-së do t’i bashkëngjiten çdo iniciative të çdo grupi deputetësh, e cila çon në rrëzimin e ligjit të gjobave. “Do të ketë një kërkesë nga një grup deputetësh për ta rrëzuar këtë projekt dhe kësaj kërkese do t’i bashkangjitemi edhe ne”, - u shpreh Dule. Kjo kërkesë do të bëhet pranë Gjykatës Kushtetuese, ku disa deputetë të së majtës do t’i kërkojnë kësaj gjykate shfuqizimin e këtij ligji, i cili bie ndesh me dokumentin themeltar të shtetit shqiptar. Dule u shpreh, ashtu si dhe në Parlament kundër të gjithë projektligjit, kundër gjobave, që sipas tij vetëm dënojnë biznesin e ndershëm. Kreu i PBDNJ-së i bëri thirrje edhe presidentit Moisiu që ta shohë me kujdes këtë ligj dhe të mos e dekretojë, pasi është projektligj i dyshimtë.

No comments: