Tuesday, May 01, 2007

Ambasadori grek ne Tirane Kokosis u keqinterpretua nga media

Kokosis u keqinterpretua nga media


E Marte, 01 Maj 2007 (Koha jone)

Qendrimi i ambasadorit grek, Konstandinos Kokosis ndaj deklarates se kryetarit te bashkise se Himares eshte keqinterpretuar nga media. Ky ishte reagimi i ardhur nga zyra e shtypit prane Ambasades Greke, e cila pergenjeshtroi interpretimet e bera ne media, lidhur me deklaraten e ambasadorit Kokosis.

Ne deklaraten e tij, kreu i bashkise se Himares, Vasil Bollano u shpreh se "ajo qe kerkohet nga Omonia per Vorio-Epirin nuk eshte aspak me shume se ajo qe duan shqiptaret per Kosoven”, deklarate e cila sipas mediave u mbeshtet dhe nga ambasadori grek.

E pikerisht mbi kete deklarate, ambasadori grek Kokosis disa dite me pare vleresoi se "nuk besoj se jam ne gjendje te flas per zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato qe ai thote jane te drejta, por ne rast se nuk jane edhe te sakta, kjo nuk eshte nje ceshtje qe me takon mua apo me perket si diplomat per ta gjykuar dhe komentuar”.

Por ndalur ne interpretimin e bere nga media te ketij qendrimi, Ambasada Greke fajesoi ne menyre te drejtperdrejte keto media, te cilat, sipas saj, keqinterpretojne sistematikisht deklarata dhe prononcime, gjithmone ne sensin negativ.

“Ambasada e Greqise shtron pyetjen se kush jane arsyet e verteta per te cilat nje pjese e mediave shqiptare, gjithmone te njejtat media, keqinterpretojne sistematikisht deklarata dhe prononcime ose zgjedh qe t’ u referohet ceshtjeve me interes greko-shqiptar ne menyre negative, e cila sigurisht eshte shume larg se vertetes, ndersa ane negative ne marredheniet e Shqiperise me vende te tjera kalojne pothuaj pa u vene re nga te njejtat media”,
cilesohet ne deklaraten per shtyp te publikuar nga Ambasada Greke.

Gjithashtu, zyra e shtypit prane kesaj ambasade iu rikthye dhe nje here tjeter deklarates se ambasadorit Kokosis duke sqaruar se “ambasadori grek iu pergjigj asaj qe eshte e vetekuptueshme, domethene se ai perfaqeson ne Shqiperi vetem dhe ekskluzivisht Qeverine Greke dhe se nuk ka kompetenca qe te flase ne emer te te tjereve dhe se as qe eshte i predispozuar ta beje nje gje te tille”. Por keqinterpretimi i bere nga nje pjese e medias, krijon pershtypje dhe nje klime qe ne asnje rast nuk i pergjigjen nivelit te sotem te marredhenieve dypaleshe.

Njekohesisht, ne deklaraten per shtyp theksohej se qendrimi i mbajtur nga keto media “nuk i pergjigjet ne radhe te pare ndjenjave qe dy popujt ushqejne per njeri-tjetrin dhe kete gje jane ne gjendje ta njohin te gjithe, ambasada e para, e cila ka kontakte te perditshme me qindra qytetare shqiptare”.

Nderkohe, ambasada greke vuri ne dukje se ne rast se ky predispozicion negativ eshte thjesht rezultat i nje imazhi te manget apo te gabuar qe kane keto media, ekziston gjithmone kohe dhe deshire e mire te rivendosen gjerat ne vendin e tyre real. Madje, duke vijuar me tej me kundervenien e saj ndaj ketyre mediave, ambasada greke theksoi se “ne rast se ka lidhje me arsye te tjera, qe i dine me sa duket vete keto media, le te ndergjegjesohen te gjithe keta se thjesht ofrojne sherbime te keqia. Ambasada ka bindjen absolute se edhe Qeveria Shqiptare eshte dakord me kete pikepamje”. Njekohesisht, ne argumentin e saj lidhur me deklaraten e ambasadorit grek, kjo ambasade vuri ne dukje se “objektiv mbetet pasqyrimi i sakte i nivelit te marredhenieve dypaleshe, ashtu sic i takon cdo shoqerie moderne europiane”.

No comments: