Wednesday, May 02, 2007

N J O F T I M i Ambasades Greke ne Tirane

ΕΛΛΗΝΙΚΗ ΠΡΕΣΒΕΙΑ ΤΙΡΑΝΩΝ




AMBASSADA HELENIKE NE TIRANE

ΓΡΑΦΕΙΟ ΤΥΠΟΥ & ΕΠΙΚΟΙΝΩΝΙΑΣ

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

N J O F T I M

Tirane, 30 Prill 2007

Duke marre shkas nga disa shkrime, nga referime te kanaleve televizive dhe prononcime qe vine nga ane te ndryshme ne lidhje me pergjigjen qe dha Ambasadori i Greqise ne Shqiperi ne pyetjen mbi deklaratat e fundit te Kryetarit te Bashkise se Himares z. V. Bollano e cila ju be ne Erseke (27/4) gjate nenshkrimit atje te nje projekti zhvillimi te financuar nga Greqia, Ambasada e Greqise nenvizon sa me poshte :

Ambasadori Grek ju pergjigj asaj qe eshte e vetkuptueshme, domethene se ai perfaqeson ne Shqiperi vetem dhe ekskluzivisht Qeverine Greke dhe se nuk ka kompetenca qe te flase ne emer te te tjereve dhe se as qe eshte i predispozuar ta beje nje gje te tille. Ambasadori i Greqise ju referua deklarates se fundit te Bollanos ( 25 Prill) , e cila, nder te tjera, u pasqyrua dhe nga Media.

Nderkohe, duke marre shkas nga sa cituam me siper por dhe nga raste analoge te se kaluares, Ambasada e Greqise shtron pyetjen se kush jane aresyet e verteta per te cilat nje pjese e mediave shqiptare, gjithmone te njejtat media, keqinterpreton sistematikisht deklarata dhe prononcime ose zgjedh qe t’ u referohet ceshtjeve me interes greko – shqiptar ne menyre negative, e cila sigurisht eshte shume larg se vertetes, ndersa ane negative ne marredheniet e Shqiperise me vende te tjera kalojne pothuaj pa u vene re nga te njejtat media. Ne kete menyre, krijohen pershtypje dhe nje klime qe ne asnje rast nuk i pergjigjen nivelit te sotem te marredhenjeve dypaleshe ( politike, ekonomike e te tjera), per te cilin Qeverite e te dy vendeve bejne perpjekje te sinqerta dhe te rendesishme. Por nuk i pergjigjet ne rradhe te pare ndjenjave qe dy popujt ushqejne per njeri tjetrin dhe kete gje jane ne gjendje ta njohin te gjithe, Ambasada e para e cila ka kontakte te perditshme me qindra qytetare Shqiptare.

Ne rast se ky predispozicion negativ eshte thjesht rezultat i nje imazhi te manget apo te gabuar qe kane keto media, ekziston gjithmone kohe dhe deshire e mire te rivendosen gjerat ne vendin e tyre real. Por ne rast se ka lidhje me aresye te tjera qe i dine me sa duket vete keto media , le te ndergjegjesohen te gjithe keta se thjesht ofrojne sherbime te keqia. Ambasada ka bindjen absolute se edhe Qeveria Shqiptare eshte dakord me kete pikpamje.

Ambasada mbetet gjithmone e hapur dhe e gatshme te bashkepunoje me kedoqofte dhe kete e njohin te gjithe pa perjashtim, qe ju drejtuan asaj. Si objektiv mbetet pasqyrimi i sakte i nivelit te marredhenjeve dypaleshe, ashtu sic i takon cdo shoqerie moderne europiane. Dhe ne fund, ne kete kuader, Ambasada ne bashkepunim te plote me Qeverine Shqiptare, materjalizon vullnetin e qarte te Qeverise Greke per zhvillim te metejshem dhe thellim te marredhenjeve me Shqiperine mike dhe fqinje dhe me popullin e saj.

http://www.greekembassy.al/english/index.html

No comments: