Wednesday, May 02, 2007

ΔΕΛΤΙΟ ΤΥΠΟΥ-Njoftim Shtypi nga Bashkia e Himares

ΔΕΛΤΙΟ ΤΥΠΟΥ

Pas konstituimit te keshillit bashkiak, mbledhja e dyte ajo e dates 23.03.2007 ishte supriza me e madhe per komunitetin himariot qe merrte pjese ne sallen e mbledhjes.

Pjesemaresit ne kete takim, ku do te percaktoheshin komisionet e punes te parlamentitte zones, kishin deklaruar ne fushaten elektorale bashkepunim te gjithanshem dhe mirekuptim per problemet e zhvillimit. Por ne kete takim disa nga ata vetem kete gje nuk treguan. U zhgenjyen te gjithe pjesemarresit, por me teper njerezit qe i votuan ata.

Keshilletaret bashkiake -arsimtare refuzuan te marrin pjese ne komisionin e arsimit te Keshillit Bashkiak. Konkretisht Z.Anest Dhimojani me detyre inspektor i arsimit ne zone, refuzoi te merrte pjese ne kete komision. Theksojme se ka qene disa here kandidat per kryetar bashkie(perfaqesuess i PDR). Z. Dhimojani, ndonse ka qene dhe njehere kryetar bashkie refuzoi gjithashtu te merrte pjese dhe ne komisionin e infrastruktures dhe urbanistikes. Milo Petromilo (perfaqesues i PSD), nendrejtor shkolle refuzoi te merrte pjese ne komisionin per arsimin.

Z. Sotir Bollano, drejtor shkolle, (perfaqesues i PDR) ndoqi gjithashtu rrugen e mesiperme. Eshte per te ardhur keq qe keta zoterinj ja lane komisionin per arsimin te tjereve. Po te njejten rruge ndoqi dhe ish kryetari i keshillit bashkiak Savo Prifti, megjithese jurist, u terhoq nga komisioni juridik i keshillit bashkiak ( perfaqesues i PD) !

Nga komisioni me i rendesishem, ai i ekonomise u terhoq z. Irakli Gjicali (perfaqesues i PAA) me profesion ekonomist.

Nga komisioni i shendetesise megjithese eshe dentist z. Theofan Meniko (perfaqesues i LDLNJ) u terhoq .

Nga te gjithe te pranishemit ne salle u be nje pyetje se perse terhiqen profesionistet nga pjese marrja ne komisionet e keshillit bashkiak.

Mbledhja e dates 10.04.20070 e Kkeshillit bashkiak u zhvillua e sukseseshme. U miratua statuti i bashkise me vendim Nr 11.

Miratohet rregullorja e funksionimit te keshillit bashkiak Nr 12.

Me vendimin Nr 13 miratohet fatura e detyrimeve paraqitur nga dega e sherbimeve, taksat dhe tarifat vendore. Theksojme se kjo fature eshte nje protip per te gjithe ne.

Me Nr 14 miratohet buxheti faktik 2006.

Me Nr 15 miratohet struktura e 2007, kjo strukture e re i jep nje perkujdesje te madhe te gjithe fshatrave, te cilet do te kene nje perfaqesues te policise bashkiake ne cdo moment, per te gjitha problemet qe do te paraqiten.

Me Nr 16 miratohen pagat 2007 te punonjesve te bashkise .

Me Nr 17 miratohet buxheti 2007.

(seksioni i informacionit i Bashkise Himare-Menelaos Dhimas)

No comments: