Wednesday, May 09, 2007

"Duam ferexhene ne universitet"


Komuniteti Mysliman: Duam ferexhene ne universitet

Valmora Gogo
E Merkure, 09 Maj 2007 (Koha Jone)

Komuniteti Mysliman Shqiptar i kerkon Kuvendit te Shqiperise, qe te garantoje lirine dhe te drejten e besimit, duke mos cenuar te drejten e besimtareve per te mbajtur simbolet fetare ne institucionet publike te arsimit. Nepermjet nje kerkese drejtuar Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik, Komuniteti Mysliman u kerkon deputeteve, qe te saktesojne ne projektligjin e Arsimit te Larte, garantimin e lirive dhe te drejtave te besimit. Bujar Spahiu, drejtor i arsimit ne Komunitetin Mysliman Shqiptar, shprehet per gazeten "Koha Jone", se kerkojne lejimin me ligj te mbajtjes se ketyre simboleve. Kerkesa e ketij komuniteti, ka si qellim dhenien fund problemeve qe mund te lindin mes pedagogeve dhe studenteve me besim mysliman, sic ishte ngjarja e ndodhur ne universitetin e Durresit "Aleksander Moisiu".

1 comment:

nefaydaliolabilir said...

masAllah https://duadualar.blogspot.com