Nga Prof, Dr. Priamo BOLLANO
Lindi ne Himare me 25 dhjetor 1903, ne nje familje patriote himariote. Qe ne moshe te re nga familja morri nje edukate te shendoshe patriotike, pune dashese dhe vetmohuese ndaj te tjereve, Cilesi keto qe kasrakterizuan veprim- tarine e vet intelektuale dhe qytetare gjate gjithe jetes se tij,relativhst te shkur ter
Qe ne moshe te re njohu jeten e kurbetit, veshtiresite dhe probkemet e shumta qe ajoi krijon larg vendlindjes.Ne moshen 6-7 vjecare, babai i tij e morri ne Aleksandri ku gjendeshin edhe shiume himariot te tjere, Ketu mbaroi shkollen e mesme me nota shkelqyeshem.Studimet e larta i ndoqi ne France, ne Fakultetin e Medicines, nen vazhden dhe rrugen e celur nga shume Himariot te tjere, si Dr.Rexhoja, Dr.Grillo etj.,etj.Diplomen e mbrojti ne Rome ne vitin 1937, duke u lauruar Doktor ne medicine dhe ne Kirurgi ( di Dottore in Medicina e Chirurgia), Pas mbarimiet te studimeve akademike erdhi ne Himare per te ushtruar profesionin , ne sherbin te bashkeatdhetareve te vet, per te cilet kurdohere ka qene i palodhur, i gatshem dhe i devotshem nderi ne fund per t'i ndihmuar e mjekuar.dhe gezoi dashurine e respekton e pakufishem te tyre.
Ardhja etij ne Himare qe nje fat i madh per tere Bregun. Ai per te gjithe himariotet kreu nje sherbim te shkelqyeshem. Nuk kane qene ta rralla rastet qe te semuret qe vinin nga fshatrat e krahines dhe qe per shkak te semundjes u duhej te ishin nen mbykqyrjen e mjekut per disa dite, i mbante falas ne shtepine e tij, duke u dhene edhe ilacet dhe ushqimin falas, Puna e tij ishte e l;avderueshme edhe per faktin se shume bashkeatdhetar te vet, per shkak te punes se rende te bere ne mergim, sidomos ne minierat e Frances etj, ishin te prekur nga turbekulozi ( bakteri Coch), por edhe per shkak te perhapjes ne krahine te semundjeve te ndryshme, vecanerisht te sistemit bronkopnemunal, ne te gjithe moshat e popullates,sidomos tek te miturit.Me kujdes dhe vemendje te vecante Dr Kacelano mjekonte te miturit, sidomos femijte 0 -1 vjec, duke dhene ndihmese te vecante ne uljen e vdekshmerise infatile.
Per shkak te punes se kujdeseshme si mjek dhe te mungeses se kuadrit te nevojshem transferohet familjarisht ne Vlore rreth fillimit te viteve '40. Edhe ketu sher beu me devotshmeri dhe ne perputhje me betimin e bere te Kryqit te Hipolkratit fitoi dashurine, respektin dhe mirenjohjen e familjeve te thjeshta qytetare vlonjate.Duke patur mbeshtetjen dhe ndihmen e bashkeshortes se vet, me kombesi italiane e njohur dhe martuar me te gjate vieteve akademike ne Rome, siguronte mjafte medikamente dhe ilace te ndryshme nga fashoja itraljane dhe i shperndante gratis tek te semuret fakir fukarajt. Ne Vlore u njoh dhe me kolge te tjere bshkekohes si Dr Sezai Agalliu, Dr.Ibrahim Dervishi, Dr. Manush Myftyu dhe me mjafte personalitete e te shquar vlonjate.
Gjate periudhes se punes ne Vlore, pushtuesit italian i propozuan disa here bashkepunim, duke perfituar edhe nga fakti se shoqja e tij ishte italjane.Ai si patriot i shquar qe ishte iu upergjigj kategorikisht se " gruan e kam marre per te krijuar familje dhe se une do t'i sherbeje vendit tim"! Per frymen e larte patriotio tike te tij flet edhe fakti, qe kur u plagos ne Vlore Azis Sharra, u thir nga Kryesia e Ballit kombetar per ta mjekuar e kurruar, kerkese te cilen e refuzoi si dhe ndihmesa e madhe humane dhe e pakursyer qe dha te plagosurve partizane qe luftonin maleve per Liri dhe Demokraci kunder pushtuesve. Per kete aresye me 11 nentor te vitit l943 vritet nga tradhetaret dhe bashkepunetoret me okupatoret nazi-fashiste.
Vrasja e tij mizore qe nje humbje e madhe jo vetem per popullin trim, liridashes dhe puinetor himariot por edhe per gjithe popullin e shumevuajtur vlo njate.Hakmarrja per vrasjen e tij nga partizanet dhe udheheqja e Zones se pare Operative Vlore - Gjirokaster. qe e menjehershme. Jo vetem familja e tij po gjithe populli i Himarres me pikellim te thelle e lot ne sy, sic e kishte zakon, priti trupine tij dhe e percolli me dashuri e respekt te vecante per ne banesen e fundit, ne mbreterine e engjejve, duke e varrosur me nderime e homazhe qe meritonte, prane Ajodhimes se KIshes Ajo Pandes te Himares, ku si rregull varroseshin njerez te shquar te Krahines.
Pas clirimit emri i Dr Kacelanos mbeti i skalitur si i pavdekshem ne piedes talin e "Deshmoreve te rene per Clirimin e Atdheut". Shume njerez, kolege, bashkepunetore, bashkeluftetare dhe himariot te thjeshte e kane vleresuar shume si intelektual e human, mjek i shkelqyer dhe patriot i shquare, cilesi keto qe karakterizuan gjithe jeten e tij.
Por mjerisht, politika as dje dhe as sot , jo vetem ne Vlore por edhe ne Himare, nuk e ka vleresuar ne shkallen qe ai merotonte. Emri i tij edhe sot e kesaj dite, ne mijevjecarin e trete, nuk i eshte vene asnje rruge ose rrugice as edhe nje qendre shendetesore, si ne Himare ashtu edhe ne Vlore.. Ky eshte qendrim i pafalshem, me gjithese motra, djemte dhe niperit e tij, njje gje te tille e kane kerkuar vazhdimisht.
Ka ardhe koha qe te rindreqen, sa s'eshte vone, gabimet te kesaj natyre. E pakta qe mund te behet per figuren, vepren dhe punen e ndershme te pa lodhur te Dr KACELANOS do te ishte qe Bashkia e Vlores dhe ajo e Himares ta shpallnin "Nderi i Vlores dhe i Himares" si dhe Qendres Shendetesore te Himares t'i jepet emrit "Dr Kostandin KACELANO " ", etj.
No comments:
Post a Comment