Një front i ri “lufte”, duket se është hapur këto ditë nga shtypi shqiptar. “Armiku” edhe këtë radhë, duket se është ai më i preferuari i këtij shtypi, minoriteti etnik grek dhe të drejtat e tij. Si tabelë qitjeje, është preferuar këtë herë shkolla e parë greke, e rihapur në Korcë pas shumë vitesh diktaturë, si një e drejtë mëse legjitime e kujtdo që dëshiron të arsimohet në gjuhën e nënës së vet ose të gjyshërve dhe stërgjyshërve të tij.
Por sic duket, edhe pse kanë kaluar disa vite nga rihapja e shkollës, ende dikush nuk mësohet me idenë e kësaj të drejte. Sulmi ka filluar si gjithnjë me fjalë pompoze, duke përdorur për okazionin fjalë si: “skandal”, “e pabesueshme” të shoqëruara me shumë pikëcuditëse nga pas. Dhe me sa duket cudia qëndroka jo më pak se në programet që paska shkolla. Po të jetë pikërisht kështu, rezikon që të cuditurit cudipërhapës, të jenë vetëm ata që bënë “zbulimin e madh”, ata që lexojnë cudira në cdo të vërtetë, që mentaliteti i tyre akoma jo mirë i kolauduar i shndëron disa pjesë të historisë në këtë “sentiment” kaq fëmijënor që quhet “cudi”. Ashtu sic preken nga sentimenti i cudisë kur mësojnë se gjuha e parë për Himariotët ka qenë gjithnjë greqishtja, ashtu kjo ndjenjë nuk i abandonon as përpara programit shkollor të ministrisë së arsimit të një vendi të bashkimit evropian. Po me sa duket, ajo që djeg më tepër, nuk është pikërisht kjo dhe nuk do shumë të kuptohet, se gjuha u shkon shpejt aty ku dhëmb dhëmbi dhe pikërisht, tek frekuentimi i kësaj shkolle, edhe nga fëmijë shqiptarë. Kjo u duket e tmerrshme, e papranueshme.
Natyrisht që kolegji turk në mes të Tiranës, ndërkohë që nuk dimë që Tirana të ketë ndonjë minoritet turk dhe ku të gjithë nxënësit janë shqiptarë, nuk e prek sentimentin e cudisë tek këta persona. Natyrisht ky sentiment nuk preket edhe nga ajo masë e shqiptarëve që vazhdojnë studimet në vendet arabe si në Siri e gjetke, ku e dimë të gjithë se cfarë dhe si prerdikohet atje. Natyrisht që anashkalohet me shpejtësi rrufeje, lajmi i terroristëve me prejardhje nga minoriteti etnik shqiptar ne Kosovë e Fyrom. Ndërsa një shqiptar që thotë me edukatë “kalimera” dhe që studion në një shkollë evropiane, e bën këtë sentiment që të shpërthejë në gjithë madhështinë e tij. Është njësoj si ai fëmija i vogël që mërzitet me shokun e vet, se ky i fundit, flet me dikë që ai e ka “inat” dhe duke mos i thënë dot gjë shokut të tij, kërkon të ndjekë nga lagjia atë tjetrin.

Dhe skandali vazhdon edhe me mbylljen e një shkolle në një fshat të Korcës që kishte vetëm një nxënës, duke quajtuar fajtor prapë shkollën greke edhe për këtë, sikur këta ti mernin me forcë fëmijët. Po a e kuptojnë këta njerëz sa qesharak që bëhen? A e dinë këta gazetarë që në 1913, në Vorio Epir kishte 360 shkolla greke dhe jo me nga 1-2-3 nxënës si shkollat e sotme shqiptare po me 22.580 nxënës? Pse asnjë gazetar, nuk ka bërë asnjëherë një shkrim apo një artikull për këto shkolla? Nuk u jep kuriozitet fakti që u zhdukën 360 shkolla? Dhe po flasim për shkolla, burim qytetërimi dhe kulture dhe jo për kjoska karamelesh. Fakti që përhap më tepër cudi rihapja e dy shkollave në Korcë dhe Himarë, se sa zhdukja e 360 të tillave, është shumë interesant për të studiuar steriotipin e gazetarit shqiptar, po kam përshtypjen, se ky studim nuk do të zgjaste më tepër se dy minuta për të arritur në një përfundim.
Klithmat dhe reagimet histerike, si gjithnjë kur flitet për Greqinë, nuk mungojnë. Ato janë nga më të larmishmet, nga “tu hiqet licensa dhe të mbyllet urgjentisht shkolla” e deri tek “ti arrestojmë dhe ti dënojmë me varje”. Patjetër që nuk mund të gjykosh turmën për këto reagime, ndërkohë që ajo pjesë e saj, që konsiderohet e shkolluar dhe që duhet të jetë lokomotiva e kësaj turme, nuk bën gjë tjetër vecse e tërheq vazhdimisht atë, nëpër tynele që kanë vëtëm hyrje. Do të më pëlqente më tepër ta bënin me qëllim një gjë të tillë, po fatkeqësisht e bejnë vetëm nga injoranca.
Nuk më vijnë fjalë të tjera për ta vec atyre biblike: “fali o zot se nuk dinë se ç’bëjnë”.

1 comment:
Very good comment. Congratulations!!!
Post a Comment