Monday, May 21, 2007

Η συγκέντρωση για τις περιούσιες-Meeting for proprietary

Η συγκέντρωση για τις περιούσιες-Χειμαρα, 19 Μαΐου 2007-Meeting for proprietary (Belongings) of Himara

Η συγκέντρωση για τις περιούσιες στη –Χειμάρρα είχε σαν σύνθημα «Η επιστροφή των ιδιοκτησιών στους ιδιοκτήτες φέρνει Ειρήνη, Εξέλιξη, Ησυχία, Ευημερία, Ενσωμάτωση»

Οργανωτές της συγκέντρωσης ήταν το Πατριωτικώς σύλλογος «Bregdetι», το Δημαρχείο Χειμαρπρας & Κοινότητα Λουκοβο και η ομάδα διαπραγμάτευσης του Παν -Χειηιμαριωτικης συνέλευσης. Πήραν μέρος στην συγκέντρωση χειμαριωτες από όλη την Αλβανία και από όλα τα χωρια της Χειμαρρας και παραλίας. Την συγκέντρωση την παρακολούθησαν και μέσα μαζικής ενημέρωσης.

Την συγκέντρωση την άνοιξε ο δημοσιογράφος Πλάτων Νεστουρι από την Παλλασα που έδωσε το λόγο με τη σειρά (1) στο κ. Θεόδωρο Μπολλανο, πρόεδρος του συλλόγου «Η χειμαριωτικη κοινότητα», (2). στο κ. Αλέξη Βρανά ως εκπρόσωπος του Πατριωτικού συλλόγου «Bregdetι», (3) στο κ. Ρραπο Μπανουσι ςς επρωσωπος του συλογου «“Pronësi dhe Drejtësi-Ιδιοκτησία με δικαιοσύνη , (4) στο Βαγγέλη Λάζαρι –προεδρο του συλογου «Bregdetι-Ακρογιαλιά», (5) στο Βλαντιμιρ Κουμιου –κοινοτάρχης στην κοινότητα Λουκοβο και (6) στο Βασηλη Μπολανο, Δδήμαρχο Χείμαρρας. Στο τέλος χαιρέτισε ο κ. Παναγιώτης Μάρκος με ένα ποιγιμα που είχε γράψει για την συγκέντρωση.

Στη συγκέντρωση έγκρινε ένα ψήφισμα για την επόμενη δράση

Mitingu për pronat – Himare, 19 Maj 2007

Mitingu per pronat ne Himarë pati si leitmotiv “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”.

Mitingu u organizua nga “Komuniteti Himariot” dhe “Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bregdeti” dhe pushteti vëndor i Himarës dhe Lukovës. Ne të morrën pjesë Himariotë nga tërë Shqipëria, nga tërë fshatrat e Himarës dhe Bregdetit. Mitingu u ndoq nga shumë perfaqësues të shtypit.

Ai u hap nga analisti Plator NESTURI nga Palasa, i cili ja dha fjalën me radhë: (1) z. Theodhori Bollano, kryetar i Shoqatës “Komuniteti Himariot”, (2) z. Aleks Vranai, në emër të Shoqatës “Bregdeti”; (3) z. Rrapo Banushi në emër të shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi” (4) z. Vangjel Llazari, kryetar i shoqatës “Bregdeti” (5) z. Vladimir Kumiu si kryetar i komunës Lukovë dhe (6) z. Vasillaq Bollano, kryetar i Bashkisë Himarë. Në fund përshëndeti z. Panajot Marko nga Dhërmiu me një vjershë të bërë me rastin e mitingut.

Ne miting u aprovua edhe një rezolutë për veprim.


Ο λόγος του
κ. Θεόδωρο Μπολλανο, πρόεδρος του συλλόγου «Η χειμαρριωτική κοινότητα»

Αγαπητοί συμμετέχοντες της συγκέντρωσης και αξιότιμοι καλεσμένοι!

Στο όνομα της μίας από τις οργανώτριες του σημερινής συγκέντρωσης , «Η χειμαριωτικη κοινότητα», σας ευχάριστο για την αξιοσέβαστη συμμετοχή σε αυτή την συγκέντρωση.

Ελπιζω ότι η παρουσία μας σε αυτή την πλατιά είναι δεικτης της ξεκάθης, ομόφωνης και ενωμένης Χειμαρριωτικης στάσης για την υπόθεση των ιδιοκτησιών.

Οι χειμαριωτες και όλη η ακρογιαλιά έχουν δήξει με αποφασιστικότητα και κοφτά ότι έχουν μια άλλη επιλογή διαφορετική από το νόμο 7501 τον κυβερνήσεων που τον βγάλανε και προσπαθούν να το εφαρμόζουν. Η επιλογή μας είναι η επιστροφή στις περιούσιες των προγονών μας. Το αίμα και ιδρώτα των προγονών μας δεν δέχονται άλλη λύση. Για αυτό εμεις μιλαμε και στον ονομα των προγόνων μας που μας αφήσανε μια δοξασμένη ιστορία που μας το ζηλεύουν όλοι.

Για 15 χρόνια πόλεμο και αντίσταση ο που οι διάφορες οργάνωσης των χειμαρριοτων έχουν παίξει το δικό τους ρόλο, ειχαμε απενατιντι την σταση ολον τωο κυβερνισεων χωρης διαφοροποιηση . Πορ το πιο κακο είναι ότι η ορεξη τους εχει

αυξηθει τελευτεα. Η Κακομεγια, Δραλεα, Παλέρμο είναι τα παράδειγμα που οι χειμαριωτες έδηξαν ότι δεν υπάρχουν ακόμα τέτοιο άνθρωποι που να παραπλανήσουν τους χειμαριωτε. Οι τελευταία περίπτωση με τα γεμίσματα είναι η μεγαλύτερη ντροπή για κάθε κράτος που αντί να γκρεμίζει στο όμορφο Γυάλα, αντίθετα θα έπρεπε να φροντίσει τους πολίτες. Η περίπτωση με τη αρπαγή της περιούσιας (γης) των Νεραντζεων δειχνει ότι το κρατος μας στεκεται ακόμα στα προδικασμένα και αρπακτικά νερά των κομουνιστών.

Από αυτή τη συγκέντρωση οι Χειμαριοτικη κοινότητα επαναλαμβάνει και μια φορά την ακλόνητη στάση του Παν-χειμαριοτικου συνεδρίου και όλον τον Χειμαριοτων, ο που και αν είναι,ι στην Αλβανία, ΗΠΑ, Γαλλία, Αυστραλία κτλ. ότι η εξέλιξη της γεωργίας και του τουρισμού είναι δυνατών μόνο αν σεβαστούμε την ιδιοκτησία των προγόνων μας. Δεν έχει συμβιβασμό και αλί διέξοδο εκτός από αυτή την απόφαση που έχουμε πάρει όλοι μαζί μας. Είμαστε εδώ για να επαναλαμβάνουμε και μια φορά αυτή τη στάση. Έχουμε υποχρέωση να απευθυνόμαστε εκεί που παίρνουν τις αποφάσεις χωρίς να αλλαξουμε τιποτα από το αίτημα μας!

(1) Fjala e z. Thodhori Bollano

, kryetar i “Komunitetit Himariot”:

Te nderuar pjesmarrës të këtij mitingu dhe të ftuar të nderuar!

Ju falenderoj për pjesmarrje

n tuaj dinjitoze në emër të një prej organizatave iniciuese të këtij takimi “Komunitetit Himariot”. Shpresoj se prania jonë në këtë shesh është tregues i qartë, unik dhe bashkues të qëndrimit Himariot dhe Bregas për çeshtjen e pronës.

Himariotët dhe tërë Bregu i Detit, që prej daljes së ligjit famëkeq 7501 kanë treguar qartë, prerazi dhe me vendosmëri se kanë një alternativë të ndryshme nga ajo e qeverive që e kanë hartuar dhe kanë kërkuar më kot ta zbatojnë. Alternativa jone

është ajo e kthimit tek pronat e të parëve tanë. Gjaku dhe djersa e të parëve tanë nuk mund të pranojnë ndryshe. Ndaj ne flasim edhe në emër të tërë atyre parardhësve tanë që na lanë një histori të lavdishme, një histori që na e kanë zili dhe e shohin me lakmi të gjithë.

Kundrejt këtij qëndrimi dhe 15 vjet lufte e qëndrese, ku secili grupim i shoqërisë bregase dhe Himariote ka luajtur rolin e vet të rëndësishëm dhe të pazëvëndësueshëm – ne jemi përballur me një qëndrim reflaktar të gjithë qeverive- pa bërë këtu asnjë dallim. Por ajo, që është më e keqe, është se vitet e fundit lakmia e tyre është në shtim e sipër. Por Kakomea, Dradhea, apo Porto Palermo janë raste të tilla ku tërë Bregu, në unitet të admirueshëm, sikurse edhe sot, u ka treguar qeverive dhe atyre që janë pas qeverive, se ende nuk kanë lindur ata burra që mund të nënshtrojnë dhe tu shkojnë ujë nën rrogoz Bregut të Detit. Rasti i fundit me shkatërrime, që do ti cilësonim të turpshme për cilido shtet që duhej të kujdesej për shtetasit e tij, në Jalin e bukur, si dhe pronën e familjes Nerënxi, ku shteti vazhdon të tentojë të uzurpojë pronën legjitime të pronarëve Himariotëve, është shëmbull i qën

drimit që këtij shteti i cili qëndron ende në llogoret e paragjykuara komuniste lakmidashëse.

Përmes këtij mitingu, Komuniteti Himariot, përsërit edhe një herë qëndrimin e tij të patundur të formuluar në Konferencën Panhimariote së bashku me tërë aktorët e tjerë Himariotë dhe Bregas, kudo që janë – në Himarë dhe në tërë Shqipërinë, në Greqei, Shtetet e Bashkuara, Francë, Australi, se Zhvillimi i Himarësai i bujqësisë dhe ai i turizmit, kalon përmes respektimit të qëndrimit Himariot ndaj pronës të të parëve tanë. Nuk ka kompromis dhe nuk ka rrugëdalje tjetër veç këtij vendimi të marrë nga ne të gjithë. Dhe Ne jemi këtu sot të gjithë për të përsëritur edhe një herë këtë qëndrim, që do të kemi për detyrë ta çojmë aty ky merren vendimet, të pashtrëmbëruar dhe të pacënuar.

Ju faleminderit.

(2) Komunikata per shtyp e mitingut

Komunikatë për shtyp

Më 19 Maj 2007, në qytetin e Himarës u organizua një miting proteste i komunitetit Himariot dhe Bregdetas me moton - “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”.

Mitingu i organizuar nga “Komuniteti Himariot” dhe “Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bregdeti” dhe pushteti vëndor i Himarës dhe Lukovës, shprehu edhe njëherë vendosmërinë e banorëve të komunitetit Himariot dhe Bregas për të marrë në dorëzim e të patjetërsuar atë çka u takon ligjërisht: - pronën e trashëguar.

Himariotët dhe tërë Bregasit janë në trojet e tyre dhe në të drejtën e tyre. Për këto toka dhe prona, Himariotët kanë luftuar në shekuj duke i ruajtur të pacënuara së bashku me dinjitetin, lirinë dhe autonominë e tyre, ndaj ata nuk do stepen dhe nuk do mbeten peng i një ligjeve konfliktualë si ai 7501, te cilët shkelin të drejtën universale të pronësisë dhe shkelmojnë vlerat, traditat dhe historinë e kësaj krahine. Vullneti Himariot dhe Bregas buron nga veprat e të parëve për ta ruajtur vendin, buron nga e drejta themelore e botës moderne, ku prona cilësohet e shenjtë si dhe nga bindja se njohja e pronësisë mbi tokën do të çlirojë energjitë e bregdetasve duke hapur perspektivën e zhvillimit të krahinës. Himara dhe tërë Bregu, më së pari u takon Himariotasve dhe Bregasve dhe e ardhmja e Himarës është e lidhur ngushtësisht si në të shkuarën historike, me banorët e saj, me punën dhe vitalitetin e tyre.

Mitingu theksoi edhe njëherë se për popullsinë e Bregdetit të Jonit është plotësisht e pakuptueshme dhe totalisht e papranueshme fakti se përse politikanët këmbëngulin për fatin dhe pasuritë e Himarës dhe Bregdetit pa respektuar vullnetin e Himariotëve dhe Bregasve. Për 15 vjet qeveritë e tërë ngjyrave, kanë shpërfillur kërkesave e tyre të ligjshme duke sjellë veç tension social. Por, duke shkaktuar edhe rritjen e mosbesimit të komunitetit Himariot e Bregdetas ndaj politikave qeveritare. Pjesmarrësit në këtë miting shprehën bindjen se vetëm kthimi i pronave do të krijojë një atmosferë të re, qetësie dhe paqeje sociale. Vetëm në këtë mënyrë i hapet udhë zhvillimit dhe begatisë krahinës së Himarës që Zoti dhe natyra dhe puna i kanë dhuruar bukuri dhe pasuri të paçmuara.

Në këtë manifestim të vullnetit të popullit të tërë Bregdetit të Jonit, sërisht Himariotët dhe Bregasit ngritën zërin e protestës për të mos lejuar shkeljen e të drejtave të pronës dhe dhunimin e të ardhmes së Himarës. Është thjesht e patolerueshme që në epokën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, pronat e tyre të vazhdojnë të vidhen e të mohohen. Në rrugën drejt Bashkimit Europian, Himariotët dhe Bregasit duan të shkojnë të respektuar në vlerat dhe të drejtat e tyre, të bindur në drejtësinë e kauzës së tyre dhe në suksesin e saj. Ata këmbëngulën se çështja e pronave, e parë si atentat që i bëhet veçantisë historike të krahinës dhe dinjitetit të Himariotëve dhe Bregasve, duhet të marrë një zgjidhje të shpejtë e të drejtë përmes kthimit të pronave të të parëve të tyre, duke i çelur rrugë krijimit të një prosperiteti të munguar deri tani, të dëshëruar nga të gjithë pjesmarrësit dhe patjetër të merituar.

(Materia derguar nga K. Jorgji)

No comments: