Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Tuesday, May 22, 2007

Δελτίο τύπου- Komunikatë për shtyp

(Jal -Bagdat is written in the blouse of the girll)



Δελτίο τύπου

Στις 19 Μαΐου 2007 στην κωμόπολη της Χείμαρρας έγινε μια συγκέντρωση διαμαρτυρίας της Χειμαρριωτικης κοινότητας και όλης της Παραλίας (Bregdetι) με το σύνθημα «Η επιστροφή των ιδιοκτησιών στους ιδιοκτήτες φέρνει Ειρήνη, Εξέλιξη, Ησυχία, Ευημερία, Ενσωμάτωση»

Η συγκέντρωση που οργανώθηκε από τον σύλλογο «Χειμαρριωτικη κοινότητα», το Πατριωτικό σύλλογο «Bregdetι», και από τις τοπικές αρχές του Δημαρχείου Χείμαρρας & Κοινότητα Λουκοβο, έκφρασε και μια φορά την αποφασιστικότητα των κατοίκων της Χείμαρρας (Παλασσα- Νιβίτσα Νιβίτσα) για να πάρουν στα χέρια τους και χωρίς απαλλοτρίωση αυτό που νομικά τους ανήκει: την κληρονομημένη περιούσια.

Οι χείμαρρεοι (από την Παλασσα-Νιβίτσα) είναι στη δική τους γη και στο δίκιο τους. Για τη γη τους και τις ιδιοκτησίες οι χείμαρρεοι έχουν παλεύει αιώνες καταφέρνοντας να τα κρατήσουν απείραχτα μαζί με την αξιοπρέπεια, την ελευθερία και την αυτονομία τους. Για αυτό οι Χειμαρρεοι δε θα νυστάζουν και δε θα μείνουν όμηροι των αντιμαχόμενων νομών, όπως ο νόμος 7501, που καταπατούν τον οικουμενικό δικαίωμα της ιδιοκτησίας, της παραδόσεις και την ιστορία της περιοχής.

Η Χειμαρριωτικη βούληση πηγάζει από τα έργα των προγόνων για να προστατεύον την περιοχή, πηγάζει από το βασικό δικαίωμα του σύγχρονου κόσμου, ο που η ιδιοκτησία θεωρείται ως ο βασικός λίθος. Έχουμε την πεποίθηση ότι η αναγνώριση της ιδιοκτησίας της γης θα απελευθερώσει τις ενέργειες των χειμαρέων και θα ανοίξει την προοπτική για την εξέλιξη της περιοχής. Η Χειμάρρα (από Παλλασσα –Νιβιτσα) ανήκει καταρχήν στους Χειμαρεους. Το μέλλον της Χείμαρρας, όπως και στο παρελθόν, είναι στενά δεμένο με τους κατοίκους της, με την εργασία και την ζωτικότητα τους.

Η συγκέντρωση τόνιζε ακόμα μια φορά ότι για το πληθυσμό της Ακρογιαλιάς του Ιόνιου Θάλασσα (από Παλλασσα –Νιβίτσα ) είναι εντελώς ανεξήγητο και απαράδεκτο το γεγονός ότι η πολιτικοί επιμένουν να καθορίζουν την τύχη για της περιούσιες της Χείμαρρας χωρίς να υπολογίζουν την βούληση των Χειμαρρεων (δηλαδή κατοίκων των Ιόνιων ακρογιαλιών). Για συνεχόμενα 15 χρόνια οι κυβερνήσεις όλων των χρωμάτων έχουν αγνοήσει τα νόμιμα αιτήματα των κατοίκων προκαλώντας έτσι κοινωνική ένταση και ταυτόχρονα δυσπιστία στην πολιτική των κυβερνήσεων. Οι συμμετέχοντες σε αυτή την συγκέντρωση εκφράσανε την πεποίθηση ότι μόνο η επιστροφή των ιδιοκτησιών (γης) θα δημιουργήσει μια καινούρια ατμόσφαιρα κοινωνικής ειρήνης και ηρεμίας. Μόνο με αυτό το τρόπο θα ανοίγει γίνει ο δρόμος για την εξέλιξη και την ευημερία της περιοχής της Χείμαρρας που την έχουν στολίσει ο Θεός, η φύση και η εργασία των κατοίκων της

Στη εκδήλωση της βούλησης του λαού του Ιόνιου ακρογιαλιά (Παλασσα –Νιβίτσα) σηκώθηκε η φωνή της διαμαρτυρίας για να μι επιτραπεί η καταπάτηση του δικαιώματος της ιδιοκτησίας και της βίαιης συμπεριφοράς στο μέλλων της Χείμαρρας. Σε ένα δημοκρατικό κράτος είναι απλά αφόρητος να συνεχίζει η άρνηση και αρπαγή των ιδιοκτησιών (γης). Στο δρόμο προς την Ευρωπαϊκοί Ένωση οι Χείμαρρεοι θέλουν να είναι σεβαστοί στης άξιες και στα δικαιώματα τους, πεπεισμένοι στο δίκιο και την επιτυχία της υπόθεσης τους. Η μέχρι στιγμή στάση των κυβερνήσεων την θεωρούν απόπειρα που γίνετε στην ιστορική ιδιαιτερότητα της περιοχής και στην αξιοπρέπεια των κατοίκων της. Οι Χειμαρρεοι επιμένουν ότι η υπόθεση των περιουσίων πρέπει να πάρει άμεση και δίκαια λύση με την επιστροφή των ιδιοκτησιών της γης των προγόνων τους, ανοίγοντας την διαδρομή για την οικονομική άνθηση που επιθυμούμε και αξίζουμε όλη.

(Ελεύθερη μετάφραση από το αλβανικό πρότυπο)

(2) Komunikata per shtyp e mitingut

Komunikatë për shtyp

Më 19 Maj 2007, në qytetin e Himarës u organizua një miting proteste i komunitetit Himariot dhe Bregdetas me moton - “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”.

Mitingu i organizuar ngaKomuniteti HimariotdheShoqata Atdhetare-KulturoreBregdetidhe pushteti vëndor i Himarës dhe Lukovës, shprehu edhe njëherë vendosmërinë e banorëve të komunitetit Himariot dhe Bregas për të marrë në dorëzim e të patjetërsuar atë çka u takon ligjërisht: - pronën e trashëguar.

Himariotët dhe tërë Bregasit janë në trojet e tyre dhe në të drejtën e tyre. Për këto toka dhe prona, Himariotët kanë luftuar në shekuj duke i ruajtur të pacënuara së bashku me dinjitetin, lirinë dhe autonominë e tyre, ndaj ata nuk do stepen dhe nuk do mbeten peng i një ligjeve konfliktualë si ai 7501, te cilët shkelin të drejtën universale të pronësisë dhe shkelmojnë vlerat, traditat dhe historinë e kësaj krahine. Vullneti Himariot dhe Bregas buron nga veprat e të parëve për ta ruajtur vendin, buron nga e drejta themelore e botës moderne, ku prona cilësohet e shenjtë si dhe nga bindja se njohja e pronësisë mbi tokën do të çlirojë energjitë e bregdetasve duke hapur perspektivën e zhvillimit të krahinës. Himara dhe tërë Bregu, më së pari u takon Himariotasve dhe Bregasve dhe e ardhmja e Himarës është e lidhur ngushtësisht si në të shkuarën historike, me banorët e saj, me punën dhe vitalitetin e tyre.

Mitingu theksoi edhe njëherë se për popullsinë e Bregdetit të Jonit është plotësisht e pakuptueshme dhe totalisht e papranueshme fakti se përse politikanët këmbëngulin për fatin dhe pasuritë e Himarës dhe Bregdetit pa respektuar vullnetin e Himariotëve dhe Bregasve. Për 15 vjet qeveritë e tërë ngjyrave, kanë shpërfillur kërkesave e tyre të ligjshme duke sjellë veç tension social. Por, duke shkaktuar edhe rritjen e mosbesimit të komunitetit Himariot e Bregdetas ndaj politikave qeveritare. Pjesmarrësit në këtë miting shprehën bindjen se vetëm kthimi i pronave do të krijojë një atmosferë të re, qetësie dhe paqeje sociale. Vetëm në këtë mënyrë i hapet udhë zhvillimit dhe begatisë krahinës së Himarës që Zoti dhe natyra dhe puna i kanë dhuruar bukuri dhe pasuri të paçmuara.

Në këtë manifestim të vullnetit të popullit të tërë Bregdetit të Jonit, sërisht Himariotët dhe Bregasit ngritën zërin e protestës për të mos lejuar shkeljen e të drejtave të pronës dhe dhunimin e të ardhmes së Himarës. Është thjesht e patolerueshme që në epokën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, pronat e tyre të vazhdojnë të vidhen e të mohohen. Në rrugën drejt Bashkimit Europian, Himariotët dhe Bregasit duan të shkojnë të respektuar në vlerat dhe të drejtat e tyre, të bindur në drejtësinë e kauzës së tyre dhe në suksesin e saj. Ata këmbëngulën se çështja e pronave, e parë si atentat që i bëhet veçantisë historike të krahinës dhe dinjitetit të Himariotëve dhe Bregasve, duhet të marrë një zgjidhje të shpejtë e të drejtë përmes kthimit të pronave të të parëve të tyre, duke i çelur rrugë krijimit të një prosperiteti të munguar deri tani, të dëshëruar nga të gjithë pjesmarrësit dhe patjetër të merituar.

(postuar nga K. Jorgji)

1 comment:

Anonymous said...

fragment Zeri popullit 22-05-07
Himare- Banorët e Himarës janë mbledhur dje në një tubim paqësor në qëndër të qytetit, ku i kanë kërkuar qeverisë Berisha zgjidhjen përfundimtare të pronave të tyre dhe heqjen dorë nga prishja e ndërtimeve pa leje në pronat e tyre.
Në qytetin e Himarës ka një numur të madh konfliktesh pronësie aq sa janë prishur vëllai me vëllan, nipi me xhaxhain, kushëriri me kushëririn etj. Por siç thonë vet banorët e Himarës, çështja e pronave të tyre nuk zgjidhet qëllimisht pasi ujqërit nga Tirana dhe Vlora vin rrotull për tua gllabëruar. Ndërkohë, është shumë interesant pasi sapo në Himarë bëhen gati të nisin sezonin e ri turistik, aty mbrrin Policia Ndërtimore me njerëz dhe mjete dhe nis shkatërimet e objekteve pa leje brenda pronave të tyre, duke shëmtuar të gjithë panoramën turistike të këtij bregdeti mahnitës. Kuptohet, jetojmë nën një qeveri pa objektiva dhe busull orientimi përsa i përket zhvillimit të turizmit në zonën e bregdetit të Himarës, ku mungojnë investimet në infrastrukturë dhe braktisja e kësaj zone nga ana e qeverisë.