Wednesday, May 16, 2007

Omiros-skenar i perseritur ne Itali


ITALI (Alessandria)- Tre emigrantë shqiptarë marrin peng për grabitje një autobus me 12 pasagjerë në Itali. Ali Muka e Armand Ibrahimi janë emrat e dy pengmarrësve që janë arrestuar nga policia ndërsa i treti nuk është gjetur ende. Ata kanë plagosur dy policë italianë, që ndodheshin në autobus në momentin e grabitjes por më pas janë bllokuar nga policia. Kur kanë parë se nuk kishin rrugë shpëtimi kanë lagur autobusin me benzinë dhe i kanë vënë flakën. Duke u mbrojtur tek pasagjerët, tre shqiptarët kanë tentuar që të dalin jashtë autobusit. Një prej tyre, Ali Muka, është plagosur nga policia italiane dhe arrestuar në moment. Dy të tjerët janë larguar duke shfrytëzuar rrëmujën e krijuar nga djegia e autobusit. Armand Ibrahimi është arrestuar disa minuta më vonë pasi është zbuluar nga qentë e policisë ndërsa pengmarrësi tjetër është ende në kërkim.(Shekulli-16-04-2007)

No comments: