Fragment ng emisioni televiziv ship14maj
R. Xhunga: Nga vjen emri Himarë z. Frashëri?
Kristo Frashëri: Se nga vjen emri Himarë nuk dihet, por dihet që është një emër shumë i vjetër, një emër që gjendet në legjendat e antikitetit. Shpjegimet janë të ndryshme, por asgjë e saktë nuk dihet. Është një nga emrat më të vjetër që kanë vendbanimet shqiptare qysh nga antikiteti e deri në kohët e sotme, pa ndryshuar as me prapashtesë dhe as me parashtesë.
R. Xhunga: Mos të thënit "nuk dihet" krijon probleme, dhe gjithmonë për gjërat e bukura secili thotë është e imja, është e imja, si tani grekë e shqiptarë për Himarën?
Paskal Milo: Ka pasur dhe ka një debat për prejardhjen e emrit të Himarës. Janë të shumtë emrat e Himarës dhe kanë qenë të ndryshëm që nga antikiteti i hershëm e deri në mesjetën e vonë: qysh nga legjendat, nga shpjegimi i emrit me emrin e një perëndie të luftës e deri tek emrat e tjerë që vijnë nga shpjegimi përmes gjuhëve të ndryshme, apo ndonjëherë edhe përmes spekulimeve të ndryshme për t‘i dhënë një shpjegim emrit të Himarës.
Pëllumb Xhufi: Nuk besoj se do të mund të gjendej rrënja e emrit të Himarës. Kimera, që gjendet shumë në dokumentet e hershme, është një qenie mitologjike dhe mund të jetë një prejardhje e emrit të Himarës. Por ka shpjegime të ndryshme, si për shembull për Palasën, që thuhet se ka prejardhje nga latinishtja, Palacio, pallat, apo Drimadhën, siç quhet Dhërmiu. Gjithsesi, emrat vendosen në rrethana të ndryshme historike e mund të jenë edhe subjekt i ndikimeve, i flukseve kulturore. Problemi është i popullsisë së Himarës, e cila nuk ka dokumente me bollëk. Himara bën pjesë në atë që quhej Kaonia e dikurshme dhe që autorë si Herodoti i quajnë popuj jo grekë, barbarë ilirë. Më vonë, në mesjetën e hershme, ka pak dokumente të cilat flasin për etnicitetin në mënyrë të shkoqur, por nga viti 1200 ka dokumente që flasin për shqiptarët e Himarës dhe të gjithë zonës përballë ishullit të Korfuzit. Më tej ka dokumente ku dalin dhe emra familjesh, të cilat ekzistojnë ende sot në Himarë, apo në fshatrat e tjerë përreth, qysh nga Varfët, që mendohet se është një nga fiset më autoktone në Himarë, por dhe fise të tjerë si Gjikat, Bollanot që dalin më vonë, dhe siç thuhet dhe siç e ruan kënga popullore, janë të ardhur nga zonat përreth. Por gjithmonë në dokumente Himara del në Shqipëri, Albania. Një kronist bizantin i shekullit XIV flet për betejën e Kosovës dhe thotë se në këtë betejë erdhën zotërinj nga Shqipëria, mes të cilëve edhe zotërinjtë e akrokeraunëve, domethënë të Himarës. Më tej ka individë që identifikohen në Mbretërinë e Napolit dhe ka dokumente të botuara që janë arkivuar në arkivat spanjolle të Simankës, ku Himara dhe personazhe nga Himara dalin jashtëzakonisht shumë, edhe pse kanë qenë shekujt XVI-XVII, të cilët cilësohen si shekuj kryengritës, veçanërisht në Himarë. Gjithashtu, këto reflektohen në dokumentet spanjolle dhe ka informacion të jashtëzakonshëm për Himarën dhe etnicitetin e himarjotëve. Për të kaluar pastaj tek i famshmi regjiment, që e ngriti mbreti i Napolit, Burbon, në shekullin XVIII. Regjimenti maqedon, e quajti ai, por që në fakt ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë të bregdetit dhe aty militojnë shumë himarjotë. Ky regjiment kishte dhe një statut të tijin, ku thuhej shprehimisht që në të mund të hynin vetëm shqiptarë dhe duhej të visheshin me veshje luftarake që ishin karakteristike shqiptare. Edhe kur erdhi Napoleon Bonaparti në Korfuz, krijoi një regjiment me himarjotë dhe me suljotë kryesisht, domethënë me të krishterë, dhe këtë regjiment nuk e quajti ndryshe, por "regjimenti shqiptar". Kjo tregon një vlerësim kolektiv të këtyre popullsive.
R. Xhunga: Profesor Frashëri, keni bërë një libër për Himarën dhe me sa kam parë, nuk duket se ka shumë libra të tillë. Ku jeni mbështetur më shumë dhe a e keni parë sa shumë libra kanë grekët për Himarën?
Kristo Frashëri: Jam mbështetur në ato libra që kam mundur të shtie në dorë dhe më duket se ato që kam mundur të shtie në dorë janë më kryesoret. Të tjerat pastaj janë shkruar pas këtyre punimeve kryesore. Një nga emrat më të vjetër të Himarës është Palasa dhe e lidhin si një tel, sikur është krijuar nga palajsët e Palestinës. Legjendat e çojnë shumë larg, por se sa është e vërtetë që e krijuan palestinezët Palasën, nuk dihet dhe nuk mund ta themi, sepse nuk ka gjurmë arkeologjike. Por kjo tregon se krahina e Himarës ka tërhequr vëmendje vazhdimisht mbi historinë e saj. Ka shumë të dhëna për Himarën, por janë shumë të cekëta, sepse Himara nuk ka luajtur ndonjë rol të madh politik që të ketë lënë gjurmë në aktet e ndryshme të nënshkruara. Himara është një zonë bregdetare, ku deti thuajse përqafohet me malin. Është një zonë e ngushtë me pak mundësi qytetërimi, me sytë e hedhur nga deti, nga lundrimi. Por nuk ka një mbështetje të tillë që ta mbajë të fortë ekonomikisht dhe ta zhvillojë atë. Prandaj zë një vend të rëndësishëm në histori, por jo aq të fortë për pozitën që ka. Himara u bë e famshme në kohën e invazionit turk. Atëherë i kapërceu kufijtë e zonës dhe hyri në histori si një nga popujt që bëri rezistencë heroike. Rezistenca arriti kulmin në 1492-shin, ku Sulltani ngriti gjithë ushtrinë e perandorisë dhe erdhi të nënshtronte Himarën dhe as aty nuk arriti ta nënshtronte. Atëherë u detyrua të nënshkruante ato që quhen "venomet e Himarës", autonominë e Himarës, dhe qysh nga ajo kohë Himara ka jetuar si një krahinë autonome. Dhe si krahinë autonome gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e fuqive evropiane për rolin që mund të luante, ajo si një kryeurë për zbarkimin e tyre në Gadishullin Ballkanik. Kjo është dhe arsyeja pse Himara hyri në historinë e Mesdheut, sidomos në fund të shekullit XV.
Paskal Milo: Ka një numër relativisht të madh librash që janë shkruar për Himarën dhe kanë shkruar autorë të tillë si Aleko Rapo, që është një ndër të parët që ka shkruar për historinë e Himarës, apo si Fane Veizi, Foto Bixhili, Minella Gjoni, Spiro Rusha, Moikom Zeqo, Rami Memushaj, që e ka parë me syrin e gjuhëtarit etj., gjithashtu dhe botimi i Akademisë së Shkencave. Meqë është një temë historike, jo shumë e ndriçuar me dokumente, patjetër që ngjall debat dhe debati jo gjithmonë sjell të vërteta historike.
R. Xhunga: Gjithkush mund të hyjë në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës, në të cilën shkruhet: "Në 9 shkurt të vitit 1914, himarjotët kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t‘i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar". Kjo më bën të kuptoj që Himara nuk ishte brenda kufijve të shtetit shqiptar...
Kristo Frashëri: Është një njoftim që e dëgjoj për herë të parë dhe që bie në kundërshtim të hapur me dokumentet historike që kam kaluar unë nëpër duar. Himara ka qenë nën kufijtë e perandorisë osmane deri kur u shkëput Shqipëria dhe pasi u shkëput Shqipëria nga Perandoria Osmane, më 29 korrik të 1913, u caktuan kufijtë e Shqipërisë dhe Himara brenda kufijve të Shqipërisë. Kjo është e përcaktuar në Protokollin e Firences dhe nuk ka se si të vihet në diskutim. Edhe në Protokollin e Korfuzit, që është i datës 17 maj 1914, tekstualisht thuhet: "Himara deri në 1910 ka qenë krahinë me të drejtën e vetëqeverisjes brenda kufijve të perandorisë osmane", por në 1910, kur erdhën xhonturqit dhe donin të centralizonin pushtetin dhe nuk i njohën kanunet vetëqeverisëse, Himarën u detyruan ta njihnin nën presionin e disa fuqive që kishin interes. Himara dhe Mirdita kanë qenë qytete vetëqeverisëse gjatë gjithë sundimit turk dhe kishin në krye një qeveritar vendas, i cili do të quhej kapedan. Në 1910 qeveria e Stambollit u detyrua t‘ia njihte venomet Himarës dhe himarjotët, në sajë të këtyre venomeve, kur shpërtheu lufta ballkanike shpallën një deklaratë se nuk donin të ishin me administratën e Shqipërisë, sepse donin të gëzonin të njëjtat venome që kishin gëzuar më parë. Në këtë gjendje e gjeti Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i përbërë nga përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha dhe nga përfaqësuesi i Shqipërisë.
Në atë kohë, krahinat e jugut, të ashtuquajtura Vorio-Epir, bënë një kongres dhe thanë që donin të krijonin një shtet autonom brenda shtetit shqiptar, me gjuhë greke. Kështu krijuan qeverinë me Jorgji Zografon, krijuan dhe një ministër të luftës, krijuan një parlament etj. Të gjitha i përgatitën për të konsoliduar statusin e një shteti brenda shtetit shqiptar. Himara nuk pranoi të hynte këtu, sepse Vorio-Epiri kërkoi të quhej shtet grek me gjuhë greke e me fe krishtere. Himarjotët nuk dërguan delegat në Parlament dhe në Kongresin e Delvinës, sepse ata pretendonin që nuk ishin as shqiptarë dhe as grekë, por himarjotë. Kjo ishte teza e tyre dhe donin të ruanin venomet tradicionale. Gjithashtu, e reja ishte se në këtë kërkesë nuk ishin më pesë fshatra, por tetëmbëdhjetë fshatra, nga të cilat trembëdhjetë ishin fshatra me banorë të krishterë e pesë fshatra me banorë myslimanë.
Paskal Milo: Himara në atë kohë, pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në Tetor të 1912 Greqia, ashtu si dhe vendet e tjera të Ballkanit që krijuan Lidhjet Ballkanike kundër Turqisë për ta dëbuar atë nga Ballkani, Greqia hyri me forcat e saj ushtarake në fillim të nëntorit të 1912 në Shqipërinë e Jugut dhe në Himarë. Atëherë ka ardhur në Himarë Spiro Milo, i cili shpalli dhe atë që quhet Autonomia e Himarës. Ai ka ardhur nga Greqia me forca jo të rregullta ushtarake, për të mos e vënë Greqinë zyrtare të ballafaqohej me Fuqitë e Mëdha që po pushtonte një territor tjetër, edhe pse Konferenca e Londrës mori përsipër të caktonte kufijtë e Shqipërisë, por edhe të rregullonte kufijtë midis vendeve të Ballkanit. Domethënë, akoma nuk ishin përcaktuar kufijtë dhe këto forca erdhën në Himarë e zunë pozicion deri në Qafën e Llogorasë. Aty kanë qëndruar edhe pas vitit 1913, pas Protokollit të Firences, edhe pse premtuan që do t‘i largonin ato trupa jo të rregullta. Madje kanë vazhduar të qëndrojnë edhe në 1914, 1915 e deri diku në 1916, kur erdhën italianët dhe i zmbrapsën.
Kristo Frashëri: Unë fola për akte ndërkombëtare dhe akti i parë ndërkombëtar që njeh krahinën e Himarës si krahinë autonome, as greke e as shqiptare, por brenda shtetit shqiptar, është akti i nënshkruar nga kolonel Tomsoni dhe Spiro Milua më 17 maj 1914. Atëherë Himara fitoi të drejtën si një krahinë autonome dhe nuk u cilësua fare as si Greqia, as Greqi. Vetëm u tha se trembëdhjetë fshatrat që janë krishtere do të administrohen në shkolla greke dhe pesë fshatrat myslimane dhe do të administrohen në shkolla shqiptare. Pra, nuk u përcaktua ngjyra politike e kësaj krahine. Qeveria e Durrësit nuk e pranoi dhe nuk e nënshkroi dhe ky protokoll u asgjësua gjatë luftës.
Pëllumb Xhufi: Himara dhe Mirdita kanë qenë dy zona shqiptare me një identitet shumë specifik. Kanë qenë dy zona krishtere të cilat rezistuan, rrethuar nga popullsi që herët a vonë u islamizua dhe që falë rezistencës së tyre, por dhe falë lidhjeve të jashtëzakonshme të jashtme, krijuan identitete të fuqishme dhe kur erdhi momenti i krijimit të shtetit shqiptar, kërkuan të ruanin venomet. Edhe në Mirditë shteti shqiptar u detyrua të çonte ushtrinë, sepse ata nuk pranonin autoritetin e shtetit mbi zonën e Mirditës. Që të vinte shteti, do të thoshte që të paguheshin taksat, që të bëhej ushtria etj., të cilat për shekuj me radhë këto krahina ishin mësuar të mos i kishin.
Paskal Milo: Në faqen e internetit të Bashkisë së Himarës ndodhet një e pavërtetë, që nuk i lejohet një institucioni zyrtar, zgjedhur nga shteti shqiptar. Nuk lejohet që në një tekst zyrtar që paraqet Bashkia e Himarës të ketë një shtrembërim të tillë historik.
R. Xhunga: Kam dhe një paragraf tjetër që përfshihet në këtë faqe dhe ku thuhet: "Më 22 dhjetor 1940 ushtria greke ka hyrë në Himarë dhe banorët e pritën me entuziazëm dhe në mënyrë festive". Çfarë ka ndodhur në këtë periudhë të historisë?
Paskal Milo: Ka qenë koha e luftës italo-greke dhe këto janë teza që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën historike. Mund të ketë grupe të veçanta njerëzish që mund të kenë simpati, siç mund të ketë pasur dhe në atë kohë, nga ajo që shkruhet, por kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën historike. Protokolli i Korfuzit është për të gjithë të ashtuquajturin Epir i Veriut dhe Parlamenti që doli aty, ku dhe qeveria e Princ Vidit u detyrua ta ratifikonte atë ashtu siç bënë dhe fuqitë anëtare të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, mori një vlerë për kohën. Por ajo u zhvlerësua, sepse menjëherë filloi lufta. Shqipëria ishte e pushtuar nga trupat greke në jug dhe në veri nga trupat serbe. Kishte anarki të plotë në Shqipëri në atë kohë, kështu që shteti shqiptar pothuajse nuk ekzistonte.
R. Xhunga: Çfarë parashikonte Protokolli i Korfuzit dhe pikërisht pika 5, të cilës i referohen shpesh kur flitet për autonomi të Himarës?
Kristo Frashëri: Në fund të Protokollit të Korfuzit thuhej: "Qeveria greke nuk duhet të ndërhyjë ushtarakisht në kufijtë e krahinës autonome të Vorio-Epirit". Ndodhi që në korrik të 1914 qeveria greke urdhëroi ushtrinë e Greqisë për të marshuar drejt Shqipërisë. Ata erdhën dhe bënë atë që dihet, përzunë fshatarët, dogjën fshatrat etj. Pra, qeveria greke asgjësoi veten e saj.
Pëllumb Xhufi: Ishte dhe një lëvizje e inspiruar nga Athina dhe Kryeministri i saj, Zografo, që ishte ministër i Financave më parë në Athinë. Pra, ishte një lëvizje që u frymëzua dhe u drejtua nga Athina dhe marrëveshja e Korfuzit u bë në kushte shumë të vështira për qeverinë e Princ Vidit, i cili ishte një kryetar shteti nga të gjitha anët i cunguar, i luftuar e i sulmuar.
Paskal Milo: Për mendimin tim, faqja zyrtare e Bashkisë së Himarës është më tepër shqetësuese dhe mendoj që këto nuk duhen kaluar pa u vënë re, sepse me atë faqe ushqehet në mënyrë të gabuar një opinion i tërë publik brenda dhe jashtë vendit. Nuk duhet të shtrembërohet historia, ose të bëhet një faqe, e cila nuk ka pse të ngatërrohet me çështje delikate të historisë dhe me keqinterpretime që ngjallin debate dhe nuk e ndihmojnë as unitetin e popullit himarjot dhe as miqësinë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Unë jam nga Palasa dhe çështja e gjuhës greke në Palasë, Dhërmi dhe në Himarë, është një çështje që kërkon shpjegim.
R. Xhunga: Greqisht flisnit në shtëpi zoti Milo?
Paskal Milo: Fshatarët e këtyre tri fshatrave në shtëpitë e tyre për komunikim përdorin gjuhën greke. Edhe unë e kam përdorur dikur, por tani jo më. Ajo që është e vërtetë duhet pranuar si e tillë dhe nuk duhet mohuar. Nëse do të futemi në origjinë se nga erdhi, se se si erdhi, kjo është çështje tjetër. Por nuk është çështje tregtie, pra që banorët e mësuan gjuhën greke ngaqë shkonin për tregti në Greqi. Një numër i madh faktorësh historikë, politikë, socialë, fetarë, ekonomikë do të fillonin që nga fakti se këto tri fshatra, dhe jo vetëm këto, kanë qenë nën influencën e vazhdueshme të kishës greke, të shkollave greke.
R. Xhunga: Pse nuk ndodhi kjo në Qeparo për shembull?
Paskal Milo: Edhe qeparotsit kanë ditur greqisht, sidomos njerëzit e shkolluar. Afërsia me detin i ka ekspozuar gjithmonë këto fshatra në një komunikim më të drejtpërdrejtë me ishujt grekë, me kulturën greke etj. Dhe po të vesh re, ato fshatra që kanë qenë më afër detit- dhe jo ato më larg, që kishin tendencë të ishin më të izoluara -flasin edhe gjuhën. Mund t‘ju them diçka që e thonë dhe shumë studiues të tjerë, që ka një dallim midis greqishtes së folur në Palasë dhe Dhërmi, me greqishten që flitet në Himarë. Janë dy dialekte që kanë të bëjnë me prejardhjen e këtyre njerëzve dhe influencën nën të cilën janë ndodhur këta njerëz. Ajo që është më kryesorja dhe që duhet pranuar është se në mesjete nuk kemi pasur kufij të qartë shtetërorë, nuk kemi pasur dogana dhe as piramida. Unë pranoj teorinë e xhepave. Njerëzit, për një numër arsyesh që fillonin qysh nga luftërat, qysh nga sëmundjet, ishin popullsi baritore, që lëviznin nga një vend në tjetrin. Shkonin dhe vendoseshin në vende që ata e ndjenin veten më mirë, ose për të shpëtuar nga sëmundjet, ose për të shpëtuar nga armiku, ose për të gjetur kushte më të mira jetese, dhe aty ku i gjenin këto gjëra, aty nguleshin. Prandaj këto xhepa nuk kanë të bëjnë me etnosin. Këto xhepa që janë krijuar, janë lëvizje të mesjetës që u ngulën në një vend dhe mbetën aty. Për shembull, në studimet gjuhësore që bëhen për tri fshatrat e Himarës, për Palasën, Dhërmiun dhe Himarën, ka studime të patronomisë të 1583-shit, ku ekzistojnë emra shumë të qartë që tregojnë se cilët janë vendas, cilët janë të ardhur të brendshëm nga vende të tjera të Shqipërisë, si dhe ka emra që tregojnë cilët janë të ardhur nga Greqia. Pra, ka tre komponentë në përbërjen e këtyre tri fshatrave. Nuk ka pasur njerëz grekë që të kishin emrin Gjin, Gjon, Pal dhe emra të tjerë të kësaj natyre, të cilët i gjejmë me bollëk në regjistrin e vitit 1583 dhe për këtë po flas për fshatin tim me 95 emra, ku ka 6 a 7 Gjon, 4-5 Gjin e shumë të tjerë që dëshmojnë se ata ishin autoktonë, shqiptarë të mirëfilltë. Por, ka dhe emra të tjerë që nga prapashtesa dhe nga vetë kompozicioni i patronomisë kuptohet që kanë origjinë të huaj dhe gjuhëtarët dinë t‘i dallojnë këto gjëra shumë mirë. Si konkluzion dua të them që historinë duhet ta lëmë të studiohet si shkencë dhe të mos e keqpërdorim për qëllime politike. Shpjegimi i historisë bëhet nëpërmjet një dokumentacioni të gjerë. Të gjitha materialet që kemi, si ne, ashtu dhe pala greke, nuk mbështeten në dokumente të mjaftueshme për ta shpjeguar deri në fund dhe për t‘i dhënë zgjidhje këtij problemi. Secilit duhet t‘i jepet e drejta që i takon në bazë të ligjeve, por nuk duhet spekuluar e drejta e një grupi njerëzish për ta quajtur veten e tyre minoritarë. Kjo është një e drejtë që mbështetet në Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Këshillin e Evropës dhe Himara nuk duhet të quhet qysh nga Qeparoi e deri në Qafën e Llogorasë minoritet, vetëm pse ka tri fshatra që janë greqishtfolëse.
Kristo Frashëri: Nuk është mohuar që në këto fshatra ka banorë që flasin greqisht. Unë kam shkruar në librin tim, të mbështetur në 1804, ku Pukëvili jetoi dy javë në Himarë dhe në Dhërmi. Liku bëri gërmime arkeologjike dhe ata thonë: "Burrat dinë greqisht dhe italisht, gratë dinë shqip". I famshmi Spiro Milo ka lënë kujtimet e veta, të cilat për fat të keq nuk i gjenin ende njerëzit dhe që janë botuar tani vonë. Ai thotë: "Ne jemi të ardhur nga Kruja" dhe e ndjen veten krenar që ka ardhur nga Kruja. Unë nuk kam pse të mbështetem në fjalët e një historiani grek, i cili thotë: "U nis një anije me grekë nga Mani dhe nuk dihet se ku shkuan, por me siguri që shkuan në Himarë". Ajo anije që u nis nga Mani nuk ishte me grekë, por ishte me arvanitas dhe kjo dihet që ata shkuan në Pulia. Unë nuk mund t‘i marr për bazë ato që thotë ky historian. Spiro Milo, nipi i Spiro Spiro Milos, ai që shpalli republikën, nuk pranoi ta quante krahinën greke, sepse kishte parasysh që krahina nuk ishte greke, por shqiptare. Ai e shpalli veten e tij grek, por jo të gjithë krahinën dhe për krahinën ai tha që nuk është as greke dhe as shqiptare, por himarjote. Pranoj që të tri fshatrat flasin greqisht, por midis të folurit greqisht dhe të quajturit vetes grek ka një ndryshim tepër të madh. Ka tre lloj minoritetesh në bazë të Akteve të Helsinkit, në bazë të Akteve të OKB-së dhe të Këshillit të Evropës. Ka minoritet linguistik, minoritet kulturor-linguistik dhe minoritet etnik. Që të jetë minoritet etnik, duhet të jenë në kufi me shtetin, me Greqinë në këtë rast. Për shembull, Vurgu quhet minoritet etnik, edhe Dropulli, por jo Himara dhe fshatrat e tjerë. Nuk janë minoritet etnik, vetëm pse dinë greqisht. Sipas teorisë së kombësisë greke, nga e cila një pjesë kanë hequr dorë, thuhet se nuk është gjuha që tregon kombësinë, as feja, por ndërgjegjja. Unë mund të gjej një fshat dhe t‘i mësoj anglisht dhe ata të thonë që jemi amerikanë. A e pranon këtë gjë populli amerikan? Pra, këto janë thjesht spekulime. Ballkani jetoi për 2000 vjet nën katër perandori pa kufij, njerëzit lëviznin lirisht dhe u krijua ajo që unë e kam quajtur "lëkura e leopardit". Si mund të ngrihet kryetari i Bashkisë së Himarës dhe me një kurajë të madhe të thotë që ne, minoriteti këtu, jemi si Kosova? Si mund të bëhet një krahasim i tillë? Kosova është një krahinë mbi 2 milionë banorë, ka 90% shqiptarë, ndërsa Himara ka 6 mijë banorë, ndër të cilët 5-10% janë grekë. Si mund ta përfshijë në një krahinë që kërkon autonomi? Jam dakord që ata që e quajnë veten grekë, ta quajnë veten grekë, por të mos quajnë edhe banorin e Qeparoit, apo të Vunoit, ose banorët e Borshit.
Paskal Milo: Spekulohet shumë me Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Këshillin e Evropës dhe ata që spekulojnë i referohen nenit 3, i cili thotë që çdo person që i përket një pakice kombëtare do të ketë të drejtën të zgjedhë lirisht për t‘u trajtuar apo jo si i tillë dhe nuk do të ketë asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje, apo nga ushtrimi i të drejtave që lidhen me këtë zgjedhje. Por, pikërisht neni 3 i referohet dhe i jep shpjegim në faqen 37 pikës 35, ku sqaron shumë qartë atë që thotë neni 3. Aty thuhet tekstualisht kështu: "Ky paragraf nuk nënkupton thjesht një të drejtë për një individ që të zgjedhë arbitrarisht që t‘i përkasë një pakice kombëtare. Zgjedhja subjektive individuale është pandashmërisht e lidhur me kriterin objektiv përkatës të identitetit të personit".
Pëllumb Xhufi: Kjo qe dhe arsyeja që ish-kryeministri i Greqisë, Venizellos, në Konferencën e Paqes në vitin 1919 kërkoi të impononte këtë tezë, që banorët e zonave të kontestuara nga Greqia, të të ashtuquajturit Vorio-Epir, duhet të pyeteshin për të shpallur në mënyrë të hapur kombësinë e tyre. Dhe kjo tezë nuk u lejua të kalonte, sepse u morën për bazë parimet objektive që u fol më lart. Problemi është ai i gjuhës dhe duhet të themi që gjuha nuk është studiuar siç duhet. Janë tri fshatra që janë buzë detit dhe janë tri fshatra që kanë qenë më të ekspozuara ndaj kontakteve dhe nuk është thjesht çështja e Korfuzit. Kanë qenë edhe raporte më të hershme, që me Italinë e Jugut, në një kohë kur ka qenë edhe e mbytur me koloni greke, pra ku flitej një gjuhë greke arkaike dhe për gjuhën e Himarës flitet që ka një gjuhë të ndryshme. Nuk mund ta quash të njëjtë dialektin e Himarës me dialektin e Dropullit, gjë që tregon se ka përmbajtje tjetër. Për të mos folur pastaj për kishën, shkollat greke, të cilat kanë ndërhyrë në momente të mëvonshme, por dygjuhësia nuk është një kusht. Në Himarë, përveç shqipes, flitej dhe italishtja dhe unë gjykoj që flitej dhe greqishtja, por në një nivel më të vogël, saqë atyre nuk u ka rënë në sy. Jo vetëm këtu ne kemi pasur xhepat e shoqërisë shqiptare. Për shembull, në Shkodër ka qenë një klasë e tërë tregtarësh, të cilët e kishin italishten një gjuhë që jo vetëm e flisnin, por edhe e shkruanin. Vetë korfiotët e kanë folur italishten, deri në kohën kur iku Venediku në fund të shekullit XVIII, si gjuhë të dytë dhe kjo nuk do të thotë që ata ishin italianë.
Kristo Frashëri: Gjuha nuk është përhapur nëpërmjet tregtisë. Fshatrat që ishin më thellë, si në Kurvelesh, nuk kishin si ta merrnin me vete anijen, të shkonin e të strehoheshin në Korfuz, dhe të ktheheshin prapë. Shkonin gjithashtu në Greqi dhe në Pulia, madje merrnin dhe gra greke, por jo se gjuha është përhapur nga tregtia.
Pëllumb Xhufi: Unë nuk jam gjuhëtar, por mund ta dalloj shumë lehtë mënyrën se si e flet shqipen një minoritar i Dropullit dhe si e flet një himarjot. Flasin një shqipe me dialektin e zonës, të pastër dhe nuk hanë tinguj dhe rrokje.
Kristo Frashëri: Njerëzit në Dropull mund të thonë që janë grekë, por nuk mund të thonë që janë në tokë greke. Ka shumë grekë që kanë shkuar në Amerikë para shumë kohësh dhe akoma vazhdojnë të thonë që janë grekë, por ata kurrsesi nuk mund të thonë që janë në tokë greke. Ata janë greqishtfolës. Po të duan le të thonë që janë grekë, por toka është shqiptare.

5 comments:
Tre mosketierët ne emisonin e zj. Rudina Xhunga
Mungonte vetëm Dartaniani (Godo), që katërshja famoze e politikës anti-Himarë, të ishte e kompletuar.
Gjithcka dukej se ishte stisur, për tu paraqitur sa më reale, sa më demokratike, ku mendimi i lirë dhe historia e “pastër” do të riumfonin dhe do ndriconin mëndjet dhe zemrat e Himariotëve “të shkretë dhe njorantë”, që nuk dinë asgjë për veten e tyre dhe për më tepër të “bombarduar” nga politika shoviniste greke duke harruar “rrënjët” e tyre.
Shumë përpjekje kishte bërë z.Xhunga, për të vazhduar e-“misionin” e saj atje ku e la, perballë telekamerave të zgjedhjeve vendore, e veshur me trishtimin e “asgjë nuk ndodhi”, buzë detit të Himarës tonë(shperehje kjo që është reale në gojën time se unë jam Himariot dhe jo z.Xhunga dhe Himara është vetëm e Himariotëve). Por shpejt u kuptua që qëllimi i emisionit, nuk ishte ndricimi i Himariotëve, por thjesht ndërimi i radhës i serumit, në venat e nacionalizmit shqiptar.
Ideja ishte që të ishin të ftuar historianë, dhe teorikisht kjo gjë u vërtetua. Cudi vetëm pse dy ndër tre të këtyre historianëve, ishin politikanë aktivë. Po e parë në tërësinë e cudirave që ndodhën aty, ndoshta kjo ishte më e vogla dhe mund edhe ta kalojmë për “rastësi”(ndoshta kjo ishte arsyeja që nuk ishte ftuar dhe Dartaniani).
Nëse prania e dy politikanëve mund të anashkalohej, fakti që në një temë te shtruar në formë debatuese, të gjithë debatuesit edhe pse flisnin ndryshe dhe përdornin “argumenta” të nxjerra, kush nga xhepi i pantallonave e kush nga ai i këmishës, ishin të gjithë dakort për të gjitha, linte hapur të kuptohej, se në skenar, dicka nuk ishte menduar mirë .
Tjetër gjë që të cudiste, ishte mosprania ne studio e asnjë Himarioti, që mund të kundërshtonte temat e tyre ne një farë mënyre.
Ata u lanë jo pa qëllim në lidhje të jashtme, pa pasur mundësinë më të vogël të debatonin seriozisht. Ishte pak a shumë si një estradë pa spektatorë, ku komikët vetë bënin shaka e vetë qeshnin. Dhe me gjithë këtë, njëri i binte gozhdës e tjetri patkoit.
Z. Milo, si i vetmi Himariot i pranishëm, nuk mundi të mohojë atë cka ka mohuar për 50 vjetë komunizëm, dhe pranoi që banorët e Himarës janë grekë, edhe pse gjithnjë synonte të mos e absolutizonte këtë fakt.
Gjithsesi, duke e krahasuar me qëndrime zyrtare të derivonshme, ku pretendohej se grekë kishte qenë vetëm Homeri ne gjithë ballkanin, z.Milo i beri një gol znj.Xhunga.
Ajo që mbetet të na thotë z.Milo, është fakti se përse nuk e ka pranuar këtë fakt gjatë 50 vjeteve diktaturë? Përse do ta pranonte vetëm 15 vjet pas hyrjes se demokracisë?
Gjithashtu ndërkohë që bashkë më z.Frashëri hodhën poshtë, absurditenin se Himariotët kanë mësuar greqishten nga shkëmbime tregtare, përse gjatë 50 vjetëve dhe ndoshta edhe tani, nëpër shkolla nxënësve u mesohet akoma kjo gjë?
Fakti që tani del në pah se është ditur gjithnjë që banorët e Himarës janë grekë (të paktën ata të fshatrave grqishtfolës) dhe kurrë nuk është pranuar, fakti që fëmijët shqiptarë dhe ne minoritarë bashkë me ta, brumoseshim nëpër shkolla me pallavra të tilla si mësimi i gjuhës nga tregtia e preshit, cfarë ka pasë si qëllim final të tijin?
Dimë shumë mirë që kur thuhej se në kapitalizëm vdisnin për bukë dhe nuk na linin të shikonim televizionet e huaja, qëllimi ishte të na mbanin në terr informativ, për të mos parë dështimin e brendshëm të shqipërisë.
Po përsenë e genjeshtrave me qellim mohimin e një minoriteti, gjë që vazhdon edhe në ditët e sotme, ka mundësi të na e shpjegojë z.Milo. Këtë nuk ia kërkoj z.Milo si Himariot, se po ta ndjente veten të tillë, duhej të fliste pa marë pyetje, më shpejtë dhe më me vendosmëri, po ia kërkoj si njeri i pushtetit të atëhershëm.
Ndërsa z.Xhufi, që më tepër se historian, ngjason me një bejtexhi që thur këngë në hije të lisit, golat ja bënte jo vetëm z.Rudina por edhe vetes së tij. Studimet e tejskashme te historianit Xhufi, kanë arritur të kuptojnë, se minoritarët e Dropullit janë vërtetë te tillë sepse ai e kupton nga mënyra se si ata flasin shqipen, ndërsa Himariotët, për z.Xhufi flasin shqipe të kulluar.
Nuk e kam idenë se tek cili Himariot e ka parë shqipen e kulluar z.Xhufi. Tek ata Himariote si unë që janë rritur e shkolluar jashtë Himarës, e garantoj z.Xhufi se e flasim shqipen shumë më mirë se ai dhe fëmijët e tij, po isha kurioz të gjeja shqipen e kulluar tek gjyshja ime që s’dinte asnje llaf deri ne moshen 40 vjecare kur u transferua ne Vlore. Po edhe e vertetë të ishte ajo që thotë z.Xhufi, harron ky njeri që Himarës ja mbyllën më forcë shkollat greke dhe ishin të detyruar të shkolloheshin vetëm në shqip?
Z.Xhufi më duket tepër i ri që të ketë bërë ndonjë intervistë para luftës së dytë botërore.
Zotit Frashëri, si gjithnjë i kanë ngelë nga historia, vetëm copa dokumentesh. Edhe sikur ai vetë më duart e tij ta kishte bërë historinë, nuk do ti kishte seleksionuar kaq mirë ato copat e mbetura. Për z.Frashëri është fatkeqësi që shënimet e Spiro Spiromilos kane humbur. Si rrjedhim ai nuk ka cfarë të bëjë kur në librin e tij boton vetëm letrën e Eqerem Beut, se përgjigja e kësaj letre nga Spiromilo, atij i ka humbur. Eqerem beu thotë se Spiromilo është nga Progonati ndërkohë që për Frashërin, ai është nga malësia duke cituar që këtë e paska thënë vetë Spiromilo (ku? Apo ne letrat e tij te humbura?). Gjithashtu z.Frashëri thotë se Spiromilo është vetëquajtur grek, nderkohë që për Himarën ka thënë se nuk është greke(edhe kjo letër i ka mbetur ne xhep z.Frashëri?). Vallë të mos ta dinte Spiromilo që ishte nga Himara? Për z.Frashëri kështu duhet të jetë, se ndryshe nuk mund të ketë kuptim që një Himariot, thotë që jam grek, po Himara jo dhe e cliron atë duke ngritur flamurin grek. Duket si një barceletë, po skemi pse të na duket cudi se tek e fundit, i gjithë emisioni i z.Xhunga ishte nje barceletë.
Barceletën e fundit na e tregoi z.Xhunga me nismën e dixhitalbit per Himarën. Z.Xhunga ose fantazon ose tregon ligësi, në të kundërt ska si të mos e kuptojë se Himariotët nuk duan tu dhurosh një televizion ku flet vetëm ajo, po do vlerësonin më tepër tu jepej zë në ato televizione.
Himarioti nuk është spektator z.Xhunga ashtu sic keni ju dëshirë ta bëni, po është personazh kryesor dhe kur flitet për fatin dhe historinë e tij, është dhe artificier i tyre dhe i të ardhmes së tij. Jemi artificierë të së ardhmes se Himarës tonë, të Himarës të vetëm Himariotëve.
Edvin Qirici
mario levendi [pentagramus2007@yahoo.com]
Ne Top Channel, ne emisionin "SHQIP" te henen ndoqem ne satelit edhe ne himariotet nga Italia debatin per Himaren. Qe ne fillim duhet te thekesoj se titulli i emisionit ishte "Himara Jone", a thua se Himara mori rrugen dhe ja dha vrapit jashte Shqiperise.
Si perhere nacionalistet politiko-historiane Kristo Frasheri, Paskal Milo dhe Pellumb Xhufi u perpoqen te tregonin "rrenjet shqipertare" te Himares hellene, duke u perpjekur te fallsifikonin edhe nje here per te verteten rreth Himares. Megjithese ne menyre shkencore Dr. Kristaq Jorgji i ka argumentuar si te pabaza "argumentat" e Kristo Frasherit per Himaren, Paskal Milo qe ka mohuar gjuhen e nenes se tij, i cili per hir te karrikes dhe karrieres politike te toj u sherben interesave nacionaliste shqiptare duke mos u ndjere aspak himariot. Ne token e vete ne Palase ka ndertuar nje goxha keshtjelle ku valevitet edhe "flamuri kombetar shqiptar" si te jete konsullata shqiptare ne Palase dhe jo nje shtepi banimi. Ζ. Milo ka treguar se per interesa politike dhe personale shet cdo gje duke mos mundur ti shpjegoje opinionit publik "pse familja dhe te afermit e tjere te tij jane deklaruar te kombesise greke duke dispononuar keshtu leternjoftimin special te homogjeneve greke" (Ειδική ταυτότητα ομογενών). Nga ana tjeter si i perhershem Pellumb Xhufi vazhdon te fallsifikoje per hesap te vete ceshtjen historike te Himares duke bere biografira si ne kohen e diktatorit Hoxha.
Por edhe pse te sikletuar per te mashtruar rreth Himares dhe historise se saj, ata me ne fund pranuan se ata ndjehen greke dhe meritojne te jene minoritet!!!!
Kane qene gazetaret himariote qe me guximin dhe krenarine, filozofine dhe urtesine himarjote, megjithese nuk i pranuan drejte persedrejti ne debat, argumentuan se cdo gje qe flitet per himaren nga keta pseudo hisoriano-politikane jane fallco. Ilir Paco ka sjelle argumenta per gjuhen dhe kulturen vecanerisht te tri qendrave greqisht folese prej shekujsh,vazhdimesine e sotme te kultures hellene te pacenuar ne shoqerine himariote duke akuzuar Kristo Frasherin per fallsitet te historise se Himares. Niko Anagnosrti qe e degjojme jashte kufijve nepermjet Deutche Velle Radio, foli per vellazerine qe duhet ta karakterizoje shqiptaret dhe greket si popuj fqinje, ndersa gazetari tjeter analist gjeopolitik Stavri Marko foli hapur si cdo himariot tjeter ne bote se "autonomia e himares ka qene prej shekujsh dhe e hequr nga Zogu, por mbi te gjitha ai argumentoi pse duhet ndryshuar Kushtetuta e Shqiperise per vendosjen e gjuhes zyrtare greke ne kendveshtrimin e te drejtave politike dhe civile te vorio epirioteve qe kane mare dyshtetesine nga vendimi i qeverise greke ne pergjithesi, dhe jo vetem himariote si pjesetar te komunitetit etnik grek ne Shqiperi. Per cudi politikanet nuk iu pergjigjen kesaj polemike te Markos duke u rithyer perseri per historine e Himares.
Megjithe perpjekjet dhe interevistat qe grupi realizues kishte bere ne teren ne Himare, emisioni shenoi nje boshllek te papare kur ndonse ne te flitet per per Himaren, perfaqesuesit e saj mundin te flasin vetem 10 minuta ne nje emision qe zgjati me se dy ore.
Une do ta krahesoja emisionin si nje "loje futbolli ku luan nje skuader, e cila ben gola pa portjete dhe pa lojtare kundeshtare , te ndihmuar edhe nga arbitri, por qe ne fund rezultoi fatale per ta, pesojne autogol".Ne vend qe te mbronin interesat e tyre shqiptare, politiko-histrianet e ftuar,realizuan thjesht nje autogol.
Pra Himara sic edhe u vu re qe u pranua nga politiko-historiane shqiptare,madje edhe pa patur kundershtare ne debat, ka qene autonome, me minoritet grek. Shpresojme qe kete mesazh ta kene kuptuar shume te tjere perfshi analiste, gazetare, politikane, historiane qe te kuptojne vlerat e verteta hellene te Himares qe ka dashur perhere te bashkejetoje ne paqe me popullin shqiptar edhe pse ndaj saj nuk jane ndalur padrejtesite.
Kkoment i hershem i Ilir Paco
Ajo qe duket me e cuditshme eshte se pse me cdo kusht nuk u dashka pranuar se ne Himare ka greke. Askush, asnje njeri me njohurite me minimale nuk mund ta diskutoje se ne te pakten tre nga shtate fshatrat e Himares (Palasa, Dhermiu dhe vete Himara) banoret vendas ne mazhorance absolute, hiq te ardhurit ne Himare, flasin greqisht.
Madje shume plaka mezi dine dy tri fjale shqip. Por kjo me qellim harrohet. Dikur ka pas ekzistuar nje teori qesharake, groteske, se himariotet e paskan mesuar greqishten per te bere tregti. Por natyrshem te lind nje pyetje; pse iu paska dashur ta mesojne palasiotet qe jane siper ne mal greqishten dhe nuk iu desh ta mesonin qeparotasit p.sh. qe jane anes detit dhe me afer rrjedhimisht me Korfuzin. Ose pse nuk flasin ne shtepite e tyre shkodranet dhe durrsaket italisht meqenese kane bere tregti me Venedikun per vite e vite me radhe.
Gjithsesi, kete teorine qesharake te tregtise nuk e permend me njeri. Por ajo qe te shqeteson dhe te ben qe te shikosh me skepticizem edhe faktet qe mund te jene pro njeres apo tjetres teori mbi origjinen e nje pjese, e theksoj te nje pjese te himarioteve, eshte fakti sesi edhe profesore si Memushaj manipulon ne menyre te
paturpshme faktet. Ne nje liber te tij mbi Himaren zoti Memushaj deformon qellimisht nje kenge himariote greqisht per Spiro Milon.
Dhe e manipulon ne menyren me te paskrupullt duke futur fjale shqipe ne mes te kenges se njohur. Vertet qe ne Himare dhe per saktesi ne tre fshatrat flitet nje greqishte e vjeter, por ate greqishte e kane zili sot edhe vete greket dhe studiuesit ne Athine per nga arkaizmi dhe vjetersia e fjaleve, por kurrsesi ajo kenge nuk ka brenda fjale shqipe sic perpiqet ta deformoje profesor Memushaj.
Ky eshte nje fakt deshperues qe te ben te mendosh se ne vend qe te largohet mjergulla mbi historine e nje pjese te himarioteve, ajo dendesohet me shume kur lexon studime te tilla mohuese dhe deformuese si ai i zotit Memushaj. Kur lexon studime te tilla behesh skeptik edhe ndaj cdo studimi tjeter qofte ky edhe shume serioz. Ka pasur edhe nje tjeter opsion sipas te cilit vajet jane shqip dhe kjo
tregon se kemi te bejme me shqiptare.
Sa per vajet, ne Palase, meqenese jam prej andej dhe e njoh mire, nje pjese e plakave te fisit tim nuk dinin pothuaj asfare shqip por dinin te vajtonin ne kete gjuhe. Arsyeja eshte fare e thjeshte, sepse greket nuk e kishin kaq te theksuar fenomenin e vajtimit (mirolojimata) dhe me kalimin e kohes ky rit duket se u theksua edhe nder pjesen e banoreve greqishtfoles dhe vajtonjeset merreshin nga Dukati. Duke qene se ishte rit qe duhej kryer, u mesua dhe mbeti, por te afermit e te vdekurit qe qanin me shpirt gulconin ne gjuhen e nenes se tyre, greqisht.
Sa per kenget edhe ato ishin greqisht dhe kendoheshin poshte rrapit te madh gjate festave fetare. Per te mos u zgjatur, nuk mendoj se ka vend te diskutosh se a eshte apo jo Himara toke greke apo shqiptare. Kjo eshte e qarte, Himara eshte Shqiperi, eshte brenda kufirit te saj.
Paskal Milo tha:
1. origjina e emrave ne palase eshte pjeserisht greke dhe pjeserisht shqiptare
2. Ne Palase,dhermi himare, madje dhe ne Qeparo eshte folur greqisht, "une ne familjen time kur isha i vogel kam folur greqisht-tani jo
3. Himarjotet e kundershtuan perfshirjen ne shtetin shqiptar
4. Bashkia ka bere gabim qe ka thene qe himarjotet kundershtuan perfshirjen e himares ne shtetin shqiptar.
5. egzistenca e elementit grek lidhet me xhepa (pra tip ngulimesh)
6.elementi i gjuhes greke nuk deshmon kombesi greke
7.neni 3 i konventes se te drejtave te njeriut lejon vetepercaktimin e secilit se ciles kombesie i takon por qe neni 33 e kushtzon ate me disa kritere (qe ne fakt himarjotet i plotesojne ato kritere per tu quajtur minoritet)
Pra pavaresisht nga interpretimi, Paskal Milua e rrezoi genjeshtren e
e Kristo Frasherit qe ne himare flitet kryesore gjuha shpipe.
Ne te vervtete Paskal Milua jashte deshirss se tij i dha nje ndihme te madhe Himares me nderhyrjet e tij.
Xhevairet e tij do ti trajtoj ne nje koment tjeter. Sepse Paskali nuk di te lexoje as nje faqe ne internet qe ka lidhje me bashkine e Himares!!!
stefos
nje koment qe ka lidhje dhe me emisionoin televiziv te rudina Xhunges
Pikëpyetjet pas propozimit të Berishës për kuotat afrofe të minoritetit
Nga Panajot Barka
Kohët e fundit po rievidentohen përpjekjet për të mbajtur në të njëjta pozita inferioriteti parametrat vlerësues të integritetit moral e etnik të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Madje, ato kthehen në sistem gjykues dhe vlerësues të këtij integriteti nga ky minoritet, si individë dhe komunitet.
P.sh, në një reportazh gazete për minoritetin “Orestis” nga Derviçani i Dropullit, thoshte që “ne nuk dimë se çfarë jemi, përderisa në Greqi na thonë se jemi shqiptar dhe në Shqipëri se jemi grek”. Pra, ky zotëria dhe shumë të tjerë, përballë presionit të përmendur, ka “humbur” të drejtën e vetpërcaktimit të identitetit të vet dhe pret t’ia përcaktojnë atë të tjerët.
Po ashtu, në emisione televizive dhe gazeta shohim se fundmi një këmbëngulje për të imponuar pretendime të tilla si: Himariotët nuk duhet t’i lejojmë të quajnë vetën minoritet grek. Së shumti ata duhet ta quajnë vetën greqishtfolës. Ose minoritarët grek s’duhet ta quajnë vetën Vorioepirot, se kjo ngjall “predikimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë” (!!!). Aq me keq s’duhet ta quajnë vetëm Vorioepirot shqiptarët në këtë pjesë të Epirit, ose Veriut të saj, se mund të konfondohen në grek. Me të njëjtën brutalitet i mohohet këtij minoriteti e drejta për të përkujtuar data, ngjarje, persona, apo dokumente historike, që përbëjnë shtyllën vertebrale të kontinuitetit etnik të historisë së tij të re dhe të lashtë. Apo i mohohet dhe vet kjo histori dhe i imponohet një histori e fabrikuar, që i fyen ata deri në të drejtën për t’u ankuar në gjykatën ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut.
E njëjta gjë vihet re edhe me të drejtën e këtij minoriteti për nivelin e kërkesave për të drejtat e tij. Bile, është fakt, pavarësisht se është për t’u ardhur keq, se në këtë rast edhe klasa politike e minoritetit etnik grek vetpërshtat qëndrimin e vet në përputhje të plotë me këtë klimë imponuese.
I së njëjtës natyrë, pavarësisht se shfaqet si diskriminim pozitiv, është dhe rasti i propozimit të fundit të Kryeministrit për garantimin me ligjin zgjedhor të një kuote fikse numri deputetesh që do të përfaqësojnë minoritetet (kujto grek)!!
Por lë ta trajtojmë në këndvështrimin e analizës së nisur propozimin e Kryeministrit.
Bëhet fjalë për një propozim politik që prek thellë dhe në të gjitha përmasat parametrat e marrëdhënieve dhe strukturën e tyre historike e politike si brenda vet komunitetit të minoritetit etnik grek, ashtu dhe ato midis këtij minoriteti dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Dhe përsëri, bile, as për një vendim të tillë historik dhe kaq të rëndësishëm nuk pyetet as minoriteti në tërësi, as strukturat përfaqësuese të tij.
Së dyti jo vetëm që nuk pyetet minoriteti, por propozimi ka rrezik të zbatohet symbylluri dhe për interesa të ngushta të çastit pa pyetur për pasojat dhe përmasat e tyre.
Natyrisht, disa raste specifike, praktika dhe zgjidhje të ngjashme me propozimin e Berishës janë të njohura. Rasti më i freskët ai në Kosovë. Por ato nisen nga realitete konkrete që përfshijnë llojin dhe natyrën e marrëdhënieve midis shumicës dhe pakicës, raportet demografike, natyrën e shpërndarjes gjeografike etj.
Rrjedhimisht janë logjike disa pyetje shqetësuese. Nga do niset Berisha për të përcaktuar “kuotat fikse të përfaqësimit të minoritetit në parlament”?! Nga numri i deputeteve minoritarë grek, apo minoritarë në përgjithësi sot në parlament, pavarësisht nga partia që përfaqësojnë? Duhet të di që në parlamentin e sotëm ka gati 10 deputet me origjinë greke me parti të ndryshme!?
Do të niset Berisha nga numri i deputetëve të PBDNJ-së? Edhe në këtë rast ndodhemi përballë një handikapi tjetër. PBDNJ-shi fiton në ato zona që Berisha (dhe politika tjetër) ka parasysh si minoritet, as 20% të tërësisë së votave që kjo parti siguron në mbarë vendin. Po ashtu, gjatë gjithë udhëheqjes së Dules, PBDNJ-shi nuk nxori asnjë deputet në zonat e pastra minoritare. Pra, deputetet e kësaj partie, o zgjidhen nga proporcionali me votat e anëtarëve të minoritetit grek në të gjithë Shqipërinë (dhe na rezulton se kjo pjesë është më e madhe se ajo në zonat me popullsi kompakte greke), o janë deputet minoritarë grek që zgjidhen me votat e minoriteteve të tjera, o zgjidhen me votat e votuesve shqiptarë....
Do të niset Berisha nga zonat me popullsi kompakte minoritare greke? Edhe në këtë rast dalin një serë probleme. P.sh, strukturat përfaqësuese të minoritetit grek nga njëra anë nuk duan të pajtohen me caktimin arbitrar nga shteti të numrit zonave minoritare dhe duan t’i zgjerojnë ato. (Rasti Himarë). Nga ana tjetër i drejtohen Brukselit me kërkesën që shteti shqiptar të abrogojë statusin arbitrar të zonave minoritare, pasi ai nuk i përgjigjet realitetit dhe as standardeve të të drejtave të njeriut të parashikuara në aktet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, edhe nëse problemi gjen zgjidhje në favor të interesave të minoritetit, është e sigurt se brenda territorit të tyre do të nisin veprimtarinë një serë “partish politike minoritare” që do të konkurrojnë për fitimin e vendeve të paketës së dhënë.
Për të përcaktuar “kuotat fikse të përfaqësimit të minoritetit në parlament” Berisha do të niset nga numri i popullsisë minoritare greke? Po cilit numër do t’i referohet? Atij të vitit 1989 të caktuar politikisht nga sistemi komunist e të lidhur ngushtësisht me popullsinë e 101 fshatrave me popullsi kompakte minoritare greke. Ky numër “harron” se paku faktin që minoriteti në vitet e diktaturës ka krijuar edhe një realitet tjetër pashmangshmërisht të konsiderueshëm për sa i përket numrit. Atë të migrimit për shkaqe të ndryshme në thellësi të territorit të vendit. Në këtë kategori duhet të përfshihen edhe ato disa mijëra të tjerë që të detyruar, apo për të mbijetuar ndërruan kombësinë.
Po ashtu, arsyetimi i mësipërm na promovoi tre argumente lidhur me marrëdhëniet e minoritetit me pjesën tjetër të popullsisë. Ekzistenca e një numri të konsiderueshëm minoritarësh greke, jashtë “republikës së vogël” të zonave minoritare, të integruar në mënyrë të shumëfishtë me shoqërinë shqiptare, së dyti votimi i deputetëve minoritarë grek me parti të tjera jashtë “zonave minoritare” dhe së treti votimi i deputetëve minoritarë me parti të tjera politike brenda zonave të pastra minoritare greke.
Në bazë të këtyre argumenteve mund të bëjmë një koment të shkurtër, në formë pyetjesh. Vetë minoriteti çfarë zgjidhje preferon? Së dyti. Zbatimi qoftë edhe apriori i këtij propozimi do t’i shërbej integrimit të mëtejshëm funksional të minoritetit në shoqërinë shqiptare, apo shkëputjes me definicion margjinalizimin e tij? Së treti. Mos vallë kjo zgjidhje në dukje elitare dhe e emancipuar do të shërbejë në fakt si një mjet për të ruajtur aq sa mundet situatën e dekompozuar politike në minoritet? Në lidhje me këtë mund të themi se propozimi i Berishë fsheh pretendime për përfitim politik. Serviret si joshje për të (ri)zgjuar interesin e Athinës për të dhe për garantimin e mbështetjes së deputetëve të PBDNJ-së në ditët e vështira politike që pasojnë.
Mund të kuptohet gjithashtu lehtë gëzimi deri në ngazëllim i Dules dhe hidhërimi i faktorëve të tjerë politikë, që nuk i përkasin partisë së Dules, në minoritetin grek. I pari se garanton mandatin e përjetshëm në parlament. (Prandaj ra menjëherë dakord me këtë propozim pavarësisht se theksoi nën zë parakushtin demagogjik të regjistrimit fillimisht të popullsisë) (!!) Të dytët se kjo formë e byrekut politik do të marrë parasysh vetëm Partinë e Dules. Por nuk mund të mos themi se kjo situatë i shërben çdo qeverie në Tiranë, pasi me këta politikanë minoritarë grek e kanë gjetur gjuhën sipas parimit “mbushu xhepat që të harrojnë problemet e vërteta të minoritetit”.
E Marte, 22 Maj 2007
Post a Comment