Friday, June 22, 2007

Fatos Nano eshte me origjine nga Qeparoi.

( Fatos Nano promovoi një praktikë perëndimore në Shqipëri, duke u rrëfyer për origjinën familjare-
http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=48922&lang=

Thursday, 21 June 2007 Nga Kastriot Myftaraj - Fatos Nano, në daljen e vet në emisionin «Fakt», në Nesër Tv, më 20 qershor 2007 bëri një gjë krejt të veçantë për një politikan shqiptar, jo vetëm në historinë e tranzicionit politik të Shqipërisë, por në gjithë historinë e politikës shqiptare.Fatos Nano u shpreh se ka studiuar pemën e vet gjenealogjike deri para shumë brezash dhe madje bëri të ditur rezultatet e kërkimeve të veta, duke treguar origjinën e vet, ashtu siç e ka zbuluar ai. Fatos Nano u shpreh se nga ato që i rezultojnë atij, origjina e familjes së tij është nga Bregu, duke nënkuptuar zonën e quajtur Bregu i Detit, në bregdetin e Jonit, madje Nano specifikoi dhe fshatin, Qeparo, çka do të thotë se Nano na del me origjinë të largët nga Himara. Nano madje paraqiti të dhëna të detajuara, duke thënë se familja e tij ishte larguar nga kjo zonë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, kur katragjyshi i tij, për të cilin Nano tha se mbante emrin e të atit të tij, Thanas, i cili katragjysh kishte mbiemrin Joano, por njihej si Thanas komiti dhe që u largua nga Bregu në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në fakt, Nano duhet të ketë bërë këtu një pasaktësi të vogël historike, se në kohën e Ali Pashë Tepelenës nuk përdorej fjala komit, që doli si term pas mesit të shekullit XIX, nga fjala komitet (bëhej fjalë për komitetet klandestine antiosmane), por përdorej një fjalë tjetër që Nano do ta mësonte në rast se do të kishte lexuar me vëmendje librin voluminoz e mjaft interesant të ish-këshilltarit të vet Irakli Koçollari për policinë sekrete të Ali Pashës. Gjithsesi, sipas Fatosi Nanos, ky Thanas komiti u largua nga Bregu në kohën e Ali Pashë Tepelenës se nuk donte të bashkëpunonte me Ali Pashën për nënshtrimin e Bregut dhe shkoi dhe u vendos në Hormovë të Tepelenës, ku e ndryshoi mbiemrin nga Joano në Nano, çka mund të ketë qenë një shtrembërim. Më tutje Nano nuk tha gjë, por duke ndjekur logjikën e tregimit të tij mund thuhet se ky Thanas komiti, pas shkatërrimit të Hormovës nga Ali Pasha është larguar për në Zagori, në fshatin Nokovë, ku edhe ka lindur babai i Fatosit, Thanasi....

1 comment:

Anonymous said...

O Myftaraj, o klasikos ekentrikos dimosiografosstin Albania poy ksekina to arthro me alithies kai to teleionei me psemata, prepei na to pistevoyme se ayto poy lei, afoy inai swto ksekinima

o Stelios