Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Tuesday, June 19, 2007

Historia e Greqise se lashte


Greqia e lashte permblidhte te gjithe ate zone, qe sot perben pjesen jugore te Evropes. Perfundonte ne drejtim te lindjes me Detin Egje, sot quhet Arqipelagu i Egjeut; drejt jugut me Detin e Kretes; ne perendim me Detin Jon dhe Gjirin Adriatik; ne veri me Ilirine dhe me Thraken. Gjatesia e saj nga Veriu deri ne Jug ishte 350 milje, dhe gjeresia mesatare kalkulohej reth 250 milje.
Ishte e vendosur gati ne mes te hemisferit verior dhe si shkruante historiku William Robertson (Storia dell'Antica Grecia, volumi 3, viti 1822):
“..zona qe dukej sikur ishte zgjedhur me kujdes nga qielli(Zoti), dukej si nje skene mbi te cilen qenia humane, shpjegonte ne maksimumin e perfeksionit superioritetin e tij, qe e dallonin ne menyre kaq te larte, nga kafshet e tjera te botes; dhe nuk ka dyshim, keto qenie humane cuan ne shkallen me te larte te perfeksionit gati te gjitha shkencat: ne politike, ne artet liberale, ne filozofi, ne poezi, ne elokuence dhe ne cdo produkt tjeter te njerezimit.
Kushdo qe synon te shquhet si filozof, o si njeri inteligjent ne kampin ushtarak apo politik, nuk mund te gjeje menyra me te larta per t’ia arritur qellimit, sesa studimi i vemendshem i autoreve Greke, nje lexim i vemendshem i historise se tyre dhe nje aplikim kritik te asaj cka ato permbajne dhe shprehin. Gjithashtu historia e Greqise se Lashte, na prezanton me teper se historia e cdo vendi tjeter, avantazhet dhe dis-avantazhet qe prodhojne sistemet e ndryshme te qeverisjeve qe jane pare ne bote, d.m.th monarkia, aristokrocia, diktatura dhe demokrazia, me te gjitha format dhe modifikimet e ndryshme qe njeriu i ka bere me vone”.


Greqia e Lashte ishte e perbere nga gjashte pjese kryesore. Nga keto, me verioria eshte Maqedonia; menjehere ne jug te saj eshte Thesalia; Epiri me shtrirje ne gjithe bregun e Jonit, perben pjesen me perendimore te saj; Akaja perben pjesen qendrore te saj; pjesa me jugore eshte Peloponezi, qe quhet edhe Morea e cila lidhet me Akajen nepermjet ngushtices se Korinthit nje gryke toke e gjere afersisht gjashte milie; ishujt e Egjeut perbenin pjesen e gjashte te Greqise.
Klima e Greqise ishte ne menyre te vecante e perkryer. Duke u ndodhur ne mes midis zones se ftohte qe kishin banoret e vendeva afer polit dhe vendeve me klime teper te nxehte ne jug te saj, kjo zone ishte mjaft e populluar. Ajri ishte i paster, i shendetshem dhe i temperuar ne menyre uniforme. Terreni ishte ne purputhje me klimen dhe prodhonte ne menyre te bollshme jo vetem gjerat e nevojshme po edhe shume gjera siperfaqesore per jeten. Embelsia, pastertia dhe temperatura e kendshme e klimes, mendohet te kete ne menyre te padiskutueshme nje efekt efikas mbi personat qe ishin lindur dhe edukuar aty. Ne fakt asnje vend tjeter mbi toke, nuk ka deshmuar kurre kaq bukuri dhe nje shpirt te tille njerezimi te mbushur me sentimente kaq te drejta, kaq delikate dhe mbushur me jete.
Historia e asnje populli tjeter, qe gjeografia e botes njeh, nuk ka treguar kurre te jete kaq e mbushur.
Ashtu sikurse thame me lart, Greqia perbehej nga gjashte pjese kryesore, d.m.th. Maqedonia, Thesalia, Epiri, Akaja, Peloponesi dhe Ishujt.
Romaket me vone e shperndane te gjithe territorin ne dy provinca; Maqedonia dhe Akaja. E para permblidhte Maqedonine, Epirin dhe Thesaline; e dyta Akajen, Peloponesin dhe Ishujt. Ne pershkrimin tone do perdorim ndarjen me antike, d.m.th ate te gjashte provincave.

Maqedonia kishte si kufi verior malet Skardiane, nepermjet te cilave ndahej me Ilirine dhe Mesine, si edhe lumin Strimone ne kufi me Traken; ne lindje Detin Egje ose Arqipelagun; ne jug Thesaline dhe Epirin; ne perendim Detin Jon dhe Gjirin Adriatik.
Sipas Plinit Greqia ne kohet e hershme u popullua nga gati njeqind Tribu.
Lumenjte me te rendesishem te Maqedonise ishin Aliakmoni, Erigoni, Asio, Kabri dhe Strimoni, te cilet derdheshin ne Arqipelagun e Etgjeut; Paniazo, Apso, Lao qe lag Apollonine, Selindo ne kufij me Epirin te cilet derdhen ne Gjirin Adriatik.
Mali me i njohur i Maqedonise eshte Ato i cili zgjatet deri ne Arqipelag ne formen e nje gadishulli. Thone qe Serse kishte dhene urdher te behej nje tynel nepermjet ketij mali per te kaluar floten e anijeve me te cilat pushtoi Greqine. Nuk jane gjendur shenja te ketij tyneli, ndoshta ky projekt ishte thjesht nje enderr e cmendur.

Qytetet kryesore te Maqedonise ishin Dirrachio, ne lashtesi Epidamnosi, qytet bregdetar ne Adriatik; Pela ne lumin Asio, e famshme sepse Filipi dhe djalit te tij Aleksandri i Madh, thithen per here te pare jeten, Thesalonika ku Ciceroni u internua nga Klodio; Stagira ne lumin Strimon afer malit Ato, e famshme sepse eshte vendlindja e princit te filozofise Aristotelit me vone e quajtur Stagirita; Anfipoli qe ne lashtesi ishte krijuar nga nje coloni Athinase dhe e njohur per zeniet qe ajo krijoi midis Filipit dhe Athinasve.
E gjithe zona e Maqedonise quhej Pieria dhe eshte e njohur ne legjendat antike si vendi i lindjes se Muzave, te quajtura Pieridi.

Thesalia shtrihet menjehere ne jug te Maqedonise dhe ne veri te Akajes, duke pasur Arqipelagun ne lindje dhe malin Pind qe e ndan nga Epiri ne perendim. Ajo ka qene e antikisht e famshme per kavalerine e saj.
Peneo eshte lumi kryesor i Thesalise. Ai rjedh midis maleve Osa dhe Olimpo, gjarperine ne menyre te kendeshme ne nje vend embelsisht i mbushur me pyje dhe lendina. Ai eshte gjeja e pare qe zbukuron luginen e Tempes, qe eshte pershkruar me ngazellim edhe nga poete, syte e te cileve ishin mesuar duke pare disa nga gjerat me te bukura te botes.

Malet me te njohura te Thesalise jane Olimpi, Pelio dhe Osa qe jane edhe shume te njohur ne legjenda per luften e gjigandeve.
Midis Thesalise dhe Focide, ne kembet e malit Eta, gjendet ngushtica e Temopilit, qe eshte e gjere gati 90 kembe dhe qe ne nje fare menyrem, formon porten e zonave jugore te Greqise dhe per kete arsye, eshte kujtuar shpesh here ne histori. Po mbahet mend edhe per rezistencen heroike qe Leonidha me Spartanet e vet i bene ushtrise persiane.
Thesalia ishte ne kohet e lashta e pare si nje nenzone e Maqedonise dhe quhej Eomonia. Me vone ajo u njoh edhe me emrat Pelasgiko, Ellade, Driopide, Argide dhe Thesalia duke mare keshtu here pas here emrin e mbreterve te saj. Ne fund emri Thesalia rezistoi. Omeri i quante banoret e kesaj zone Mirmidoni, Elleni, Akej.
Ajo ishte e perbere nga keto tribu; Thesalet, Estiotet, Pellasget, Manjezet dhe Ftiotet. Zona e Thesaleve kishte qytetet: Ipata, Sostene, Kipera; ajo e Estioteve: Gonfi, Festo, Trika dhe Etinto; ajo e Pellasgeve Piteo dhe Atrace; ajo e Manjezeve: Joloko, Erminio, Kostanea, Malibea dhe Metoni ne rrethimin e te cilit, mbreti Filipos humbi nje sy; ajo e Ftioteve: Ftia ku lindi Akili, Thesala Tebe, Ekino, Larisa, Demetriada ku mbreti i Maqedonise per disa kohe vendosi mbreterine e tij aty dhe ku me vone Etiolet mbajten asamblete e tyre publike; dhe se fundi Pegasa ku u ndertua Argo, anija e famshme me te cilen Giazoni dhe te tijet u nisen ne kerkim te Vellos se Arte.

Epiri ishte i ndare nga Maqedonia nepermjet lumit Selidno dhe malit Pindi dhe nga Akaja me lumin Akelo.
Malet Akrokeraune dhe Pindi jane malet me te njojtura te Epirit. Pindi perbehet nga nje sere malesh qe sic e thame me siper ndan Epirin nga Maqedonia dhe Thesalia, dhe shtrihet nga Akrokeranet deri ne Malin Eta. Ky i fundit mund te konsiderohet si fundi i Pindit.
Akeronte dhe Kokito jane lumenjte me te considerushem te Epirit. Nga keta dy lumenj dhe nga vendi perreth tyre, sipas Pausanias, Omeri formoi pershkrimin e tij mbi zonat e tmerrshme.
Epiri perbehej nga keto qytete te rendesishme: Dodona ne zonen e Molloseve, e famshme per tempullin e Orrakullit Dodoneo. Ky Orakull njihjej ne kohen e Omerit dhe Esidit dhe sipas Strabonit mbaroi ne tempullin e tij.
Butrinti ne zonen e Thesproteve ku Pirrua vendosi mbreterine e tij. Afer ketij qyteti, Ciceroni kishte prona te medha ku shpeshhere qendronte.
Ambrakia afer gjirit me te njejtin emer, qe sihte dhe rezidenca mbreterore e Eakideve. Azio qe tani quhet Kapo Figalo, ku u be beteja e rendesishme e anijeve midis Otavio Cezarit dhe Markantonit dhe qe vendosi edhe fatin e perandorise Romake ne favor te te parit. Nicopoli ne pjesen tjeter te gjirit u ndertua nga Otavio Cesare ne shenje perkujtimi te fitores.

Akaja mbaronte ne veri me malet Eta dhe Otride qe e ndanin nga Thesalia; ne perendim lumi Akelo e ndante nga Epiri; ne lindje me Arqipelagun e Egjeut; dhe drejt jugut nga ngushtica e Korinthit, nje gryke toke e ngushte qe mbaron me gjirin e Korinthit qe quhet edhe Lepanto, drejt perendimit, dhe me gjirin Saronika ose gjiri i Egines drejt lindjes.
Malet me te njohura ne Akajes jane: Kalidromo, ne kufij me Thesaline qe del pas kalimit te Termopilit. Ne kete mal, tradhetari Efialte udhehoqi nje pjese te ushtrise te Sersit, kur kalimi ishte heroikisht i mbrojtur kunder trupit qendror te forcave te Tiranit, nga nje grusht Grekesh te komanduar nga Leonidha.
Eta, ku Erkole u dogj. Otride, vendi i Lapiteve. Parnaso dhe Elikona ne zonen Fokide: e para mbaronte me dy maja, njera e quajtur Nisa ku i luteshin Apollonit dhe tjetra quhej Kirra ku i luteshin Bakos. Ky mal ri siper Delfos dhe ne legjende mbahej si shtepia e Muzave. Mbi keto male dhe ne pyllin e Muzave ndodheshin burimet e njohura Ipokrene dhe Aganipe. Ketu shihej edhe varri i Orfeos, afer te cilit sipas mitologjise se vjeter, Uzinjolo provonte te ngrinte folene e tij. Ne faqen e malit Elikona ishin qytetet e Espias, Nisa dhe Askra ku lindi Esiodi: Kioteroni ne Boezi, i kushtuar Bakos. Imeto ne Atike, i njohur per mermerin e cilesise se larte ne vecanti per statujat.
Kefisi eshte i vetmi lum i konsideruar ne Akaja. Ai ndahet ne dy dege: e para quhet Asopo ndan teritorin e Tebe Beozia nga ai i Megares; tjetra quhet Ismeno dhe rrjedh afer Tebes.
Akaja perbehej nga tete zona; Etolia, Doridia, Lokridia, Ozolea, Fokide, Magaride, Atika dhe Boezia.
Kalkide, Oleno dhe Kalidonia ishin qytetet kryesore te Etolise. Ne afersi te se fundit, ndodhet edhe pylli i Kalidonise i njohur per ghuetine e Derrit te Egerr te Kalidonise, i cili u vra nga Meleagros.
Doridia kishte qytetet: Bojo, Kitimo dhe Pindo.
Ne Lokridine Ozolike ishte qyteti i Nauhato qe tani quhet Lepanto, qe njihet ne koherat moderne per betejen e rendesishme te flotave detare midis Spanjolleve dhe Venecianeve nga njera ane tekomanduar nga D.Giovanni i austrise dhe Turqve nga ana tjeter qe pesuan nje disfate tragjike.
Ne Lokridine Epiknemide ishin qytetet: Kneinida, Opo dhe Tronio.
Qytetet me te njohura te Fokides ishin Antikira, Kirra, Pitia dhe Delfo ne kembet e malit Parnaso, ku Keshilli i Anfizonit mbante celebrimet e veta dhe me pare i njohur per tempullin e Orakullit te Apollos.
Megaridia kishte qytetet Megara dhe Eleusi. I pari, qe i dha gjithe vendit emrin e vete, ishte qyteti i lindjes se filozofit te madh Euklidit, qe ishte aq i apasionuar dhe admirator i arsyetimit te Sokratit sa arriti te rezikonte jeten e vet kur ne kohen e konfliktit te ashper qe ishte ndezur ndermjet Athinasve dhe te tijeve, u fut ne Athine i maskuar si grua per te degjuar “ate”, me te ndriturin e gjithe filozofeve.
Eleusi i ishte perkushtuar Kereres dhe ishte i njohur per celebrimin e disa riteve fetare ne nder te asaj perendie.
Ne Atike ishin Athina dhe Maratona; Athina eshte qyteti me i dallueshem ne gjithe lashtesine. Eshte nje emer qe ne cdo gjoks te frymezuar nga dashuria e letersise dhe te arteve, prodhon sentimentet me te nxehta te falenderimit, dashurise dhe respektit. Produktet me te ndritura te njerezimit, sforzot me shpikese te mendjes njerezore, shperndahen ne kete toke. Ajo ishte e pozicionuar ne mes te nje siperfaqe te sheshte reth 40 milje ne jug te Tebes dhe pothuajse te njejten distance kishte edhe ne veri nga ngushtica e Korinthit. Ishte e perbere nga dy pjese, Kekropia dhe Athina; e para mbante emrin e vet nga Kekropi krijuesi i saj dhe ndodhej si nje tempull ne pjesen me te larte te qytezes. Tjetra shtrihej ne ultesire dhe merte emrin nga tutori i saj Dieta Minerva. Nje mur i perbashket i rethonte te dyja dhe Athina u be emri i perbashket i qyteteve te bashkuara.
Lumenjte Liso dhe Kefiso gjarperonin ne ultesire ne lindje dhe ne perendim te qytetit, pastaj bashkoheshin dhe duke perzier ujrat e tyre, formonin nje lum te vetem qe shkarkohej ne det.
Tempujt, teatret, dhe ndertesat e tjera publike te Athines tregonin gjithcka qe ishte per tu admiruar ne skulpture dhe arkitekture.
Ne territorin e Athines gjendeshin edhe qytetet detare: Falera, Munikia dhe Pireo, te gjitha ne gjirin Saronika, qe tani quhet Gjiri I Egines; Pireo ishte me komodja prej tyre dhe per kete arsye u permiresua, u zgjerua dhe u fortifikua ne fillim nga Themistokliu dhe me pas nga Perikliu. Duke qene se ishte larg vetem pese milie nga Athina, ajo ishte e lidhur me te nepermjet dy mureve te larta reth gjashtedhjete kembe dhe te gjera ne proporcion. Keto mure mbronin komunikimin midis qytetit dhe detit.
Maratona u be e njohur nga fitorja e grekeve te komanduar nga athinasi Milziade me ushtrine e shumte ne numer te Darios.
Boezia mbante disa qytete te njohura. Tebe e vendosur midis lumenjve Asopo dhe Ismeno. Nderin per ndertimin e ketij qyteti, shume historiane ja japin Anfiones, ndersa disa te tjere Kadmo Fenikos. Qyteza e tij e quajtur Kadmea, mbahej si shume e forte. Erkole dhe Bako, poetet Lino dhe Pindaro, filosofi Kebete qe konsiderohet si dishepull i Sokratit, Epaminonda, jane te gjithe te lindur ne Tebe. Thespia, e kushtuar Muzave, eshte e vendosur ne faqen e malit Elikona. Frine, kaq e pergojuar per moralin e keq, dhe njekohesisht kaq famoze per bukurine e saj kishte lindur ne Thespi. Thone se nga kjo femer e bukur, Apelle u frymezua per pikturen e famshme “Aferdita Anadiomene”.
Platea qendronte ne kembet e malit Kiterone, mbi lumin Asopo, midis Thespise dhe Tebes. Ketu greket e komanduar nga spartani Pauzania, moren nje fitore te madhe ne nje beteje me persianet, ne te cilen gjeneral Mardonio dhe me te zgjedhurit e ushtrise se tij u masakruan.
Keronea ishte atdheu i Plutarkut, biografit te famshem. Aulide ishte vendi ku forcat greke u bashkuan dhe u nisen per ne luftn e Trojes.
Leutra e vendosur ne kembet e malit Kiterone ne kufij me Magaren midis Thespise dhe Plateas eshte qyteti ku tebanet e komanduar nga Epaminonda dhe Pelopida munden spartanet edhe pse ishin te shumte ne numer.

Peloponezi, gadishull me emrin porta, tani quhet Morea. Eshte i ndare nga pjesa veriore e komtinentit te Akajes nga ngushtica e Korinthit dhe eshte e rethuar nga te gjitha anet e tjera nga deti, d.m.th nga Arqipelagu i Egjeut nga njera ane dhe nga Deti Jon dhe Gjiri Adriatik nga ana tjeter.
Lumenjte kryesore te Peloponezit jane: Peneo dhje Aleo, i cili duke rjedhur neper Arkadi dhe neper Elide kalon afer Olimpias; Pamiso eshte lumi me i madh brenda Istmit i cili derdhet ne det nga bregu i Mesenias; Eurota rjedh neper Lakoni dhe lag edhe Sparten; Inako kalon neper Argidi duke lagur kryeqytetin e saj Argo.
Stinfalo, Foloe, Korinko dhe Taigeto jane malet kryesore te Peloponezit. Stinfalo ndodhet midis Akajes dhe Arkadise. Foloe eshte nje mal me pyll shume te dendur ne Arkadi, maja e te cilit eshte gjithnje e mbuluar me bore. Korinko she ne Lakoni. Ketu sipas mitologjise, Saturni u fsheh per ti shpetuar Gioves. Taigeto eshte ne afersi te Spartes. Ai ishte i mbushur me kafshe te egra ku rinia e larte e Saprtes shkonte per gjah.
Peloponezi ishte i ndare ne gjashte distrikte. Akaja, Elide, Mesenia, Arkadia, Lakonia dhe Argolide. Korinthi ishte qyteti kryesor i Akajes i pozicionuar ne mes te ngushtices qe mban emrin e tij. Qyteti kishte dy porta: Kenkrea nga ana e Arqipelagut ku zhvillohet tregtia drejt Azise dhe Lekeo nga ana e adriatikut qe perdorej nga anije me destinacin Italine dhe Siciline. Korinthi ishte qyteti me i zhvilluar i Greqise. Ishte shume i fuqishem ne floten detare dhe mori shume pasuri nga tregtia. Pas Athines dhe Spartes, Korinthi konsiderohej si shteti i trete i Greqise.
Laide, kaq e famshme per bukurine e saj, ishte nga Korinthi. Femrat e profesionit te saj, gjenin aty shume inkurajim dhe mbrojtje. Sikione ndoshej ne Akaja dhe mbahej si qyteti me I lashte I Greqise. Arato qe do te behej gjeneral i Leges Akeane, lindi ne Sikione.
Eliode ndodhet siper bregut perendimor te Peloponezit, duke pasur Akajen ne veri, Arkadine dhe Mesenine ne jug. Olimpia e quajtur edhe Pisa, e vendosur mbi lumin Alfeo, ishte qyteti kryesor i Elides. Ketu mbaheshin lojrat olimpike. Ne afersi te saj, kishte nje tempull te pasur te Gioves Olimpik, zbukurimi me i bukur i te cilit ishte nje statuje e zotit, e punuar ne fildish me mjeshteri nga i famshmi Fidia.
Silene, nje tjeter qytet i Elides, konsiderohej si vendlindja e Merkurit dhe quhej edhe Silenio.
Mesenia ndodhet ne pjkesen austro-perendimore te Peloponezit. Ajo konsiderohej si vendi me fitimprures i gjithe Greqise. Mesene, Pilo dhe Korone ishin qytetet e saj kryesore. Pilo ishte vendlindja e Nestorit heroit te luftes se Trojes. Ky qytet duke qene se kishte shkuar ne shkaterrim e siper, u rindertua gjate luftes se Peloponezit nga Athinasit qe ne te njejten periudhe zaptuan edhe ishullin Sfateria mbi te njejtin breg. Garnizonet e Athinasve te vendosura ne Pilo dhe Sfateria nuk i lane te qete vazhdimisht banoret e Lacedemonise gjate gjithe kesaj lufte shkaterruese.
Arkadia eshte nje vend malor dhe formon qendren e Peloponezit. Qytetet me te njohura jane Tagea, Stinfalo, Mantinea dhe Megalopoli. Afer Mantineas ndodhi beteja e pergjakshme midis Tebaneve dhe aleateve te tyre te komanduar nga Epaminonda dhe Laqedemonasve dhe Athinasve nga ana tjeter. Keta te fundit u munden po Epamononda vdiq ne krahet e fitores.
Megalopoli ishte atdheu i historianit Polibio.
Lakonia ndodhej ne bregun austro-lindor te Peloponezit dhe kishte kufij me Masemen dhe Arkadine. Qyteti kryesor ishte Sparta e cila vendosej ne bregun perendimor te lumit Eurota. Ky lum duke qene ralle here i kalueshem, e mbronte qytetin nga kjo ane. Ajo nuk kishte mure. Giteo i vendosur ne gryke te lumit Eurota ne bregun e Arqipelagut, ishte porti kryesor i Lakonise. Ne Lakoni gjendeshin edhe qytetet Leutra dhe Amikla.
Argide qe quhej edhe Argolide dhe Argia, ndodhej ne bregun lindor te Peloponezit dhe kufizohej me Arkadine ne perendim dhe me Lakonine ne jug. Ajo kishte qytetet: Argo, Nemea, Mikene, Nauplia, Trezene dhe Epidauro.
Argo, kryeqyteti, ndodhej mbi bregune lumit Inako. Ne kete qytet Pirro mbreti i Epirit mbaroi jeten e tij. Nemea ishte midis Argo dhe Korinthit, ketu mbaheshin lojerat e Nemese ne nder te Erkoles. Micene ishte qyteti kryesor i mbreterise se Agamenonit dhe rezidenca e tij mbreterore. Epidauro nje qytet bregdetar ku kishte nje tempull famoz Eskulapio.


Teksti eshte mare nga libri “Historia e Greqise se Lashte” (1822) te William Robertson

No comments: