Monday, June 11, 2007

Ο αριθμός των ελλήνων που ζουν στην Αλβανία

http://www2.dw-world.de/albanian/Gesellschaft-Kultura/1.224542.1.html

(the original in albanian and the greek translation )

(metafrash apo ena anagnosti ton opoio ton efxaristoyme )

Ο αριθμός των ελλήνων που ζουν στην Αλβανία είναι ένα από τα θέματα που συνεχίζουν οι συζητήσεις και μετά από την εγκατάσταση του δημοκρατικού πολιτεύματος στην Αλβανία. Οπός και σε άλλες χώρες της ανατολική Ευρώπης, και στην Αλβανία λυπούν πλήρες και ακριβής στατιστικά για των αριθμό των ελλήνων (μειονοτικών) .

Σύμφωνα με τα επίσημα αλβανικά δεδομένα, στην Αλβανία ζουν 58.785 άτομα με ελληνική εθνικότητα, αριθμό που δεν συμφωνεί με τις ελληνικές πηγές που εκτιμάνε ότι αυτός ο αριθμός είναι πανό από 150 χιλιάδες έλληνες (μέχρι και 400 χιλιάδες ) που ζουν κυρίως στην Νοτιά Αλβανία και Τίρανα. Τα αλβανικά δεδομένα βασίζονται στην καταγραφή που έγινε το 1989, καταγραφή που και οι αλβανικές αρχές το θεωρούν ανεπαρκής.

Μια καταγραφή του πληθυσμού και των κατοικιών που άρχιζε το 2000 δεν είχε την συμμετοχή από την ελληνική μειονότητα επειδή στα έντυπα δεν προβλεπόταν ούτε η δήλωση της εθνικότητας ούτε της θρησκείας. Στη συνάντηση μας στο Δερβιτσανι , ο περιφερειάρχης του Αργυρόκαστρου ο Σπύρος Ξέρας, μας είπε:

«Η ερώτηση είναι σωστή. Εμείς απαντάμε με διπλωματικό τρόπο, δηλαδή δε μπορούμε να πούμε τον ακριβό αριθμό επειδή δεν έχει γίνει η καταγραφή του πληθυσμού. Εγώ ωμός επειδή δεν είμαι διπλωμάτης θα απαντήσω αλλιώς. Το 1989 η αλβανική κυβέρνηση έχει βγάλει ένα αριθμό 58.176 των μειονοτικών (ελλήνων). Αν υπολογίσουμε την αύξηση του πληθυσμού, θα έπρεπε να είχαμε ένα μεγαλύτερο αριθμό από αυτό που δίνουν οι αλβανικές πήγες.

Εγώ θα ανέφερα τους μειονοτικούς ομογενούς που έχουν την ειδική ταυτότητα των ομογενών. Υπάρχουν στην Ελλάδα περίπου 280 χιλιάδες άτομα που διαθέτουν αυτή τη ταυτότητα και αναμένετε να καταθέσουν την αίτηση για αυτή τη ταυτότητα και άλλα 60 χειλάδες άτομα. Εμείς παρόλο αυτό λέμε ότι είμαστε περισσότερα, περιμένουμε την καταγραφή για να μάθουμε την ακριβή καταγραφή των μειονοτικών (ελλήνων).

Μετά, ο περιφερειάρχης του Αργυρόκαστρου , ο Σπύρος Ξέρας μας εξηγεί τους λογούς αποχής στην καταγραφή του 2000. «Ήταν μια πολίτική και ξεκάθαρη απόφαση να μι συμμετέχουμε στην καταγραφή επειδή στο ερωτηματολόγιο έλειπε η εθνικότητα, η γλώσσα και η θρησκεία, ενώ στα άλλα βαλκανικά κράτη οπός στο ΦΥΡΟΜ πχ. έχει γίνει μια τέτοια καταγραφή περιλαμβάνοντας και της τρεις ερωτήσεις. Έτσι δεν πήραμε μέρος και καταφέραμε μετά από πίεση στην κυβέρνηση Μέτα να μας υποσχεθούν ότι θα γινόταν η καταγραφή στα επόμενα δυο χρονιά. Μιλάμε για το 2003 οπότε έπρεπε να ήχε τελειώσει η καταγραφή του πληθυσμού. Εμείς ήμαστε σε αναμονή, αυτή η υπόθεση έχει προτεραιότητα και το ζητάμε από κάθε αλβανική κυβέρνηση»

Ο Σπύρος Ξέρας είναι αισιόδοξος ότι η καταγραφή του πληθυσμού των μειονοτήτων στην Αλβανία θα γίνει και δεν θα επαναλαμβάνονται οι δικαιολογίες του 2000

«τότε η δικαιολογία ήταν ότι δεν μπορούσε να εκτοπίζετε η καταμέτρηση επειδή ι Αλβανική κυβέρνηση με την ελληνική είχαν πάρει την χρηματοδότηση από την Ευρωπαϊκή Κοινότητα και για αυτό έγινε όπως έγινε. Έτσι το ξέρετε ότι και ο Μπερισα έχει υποσχεθεί να γίνει η καταγραφή το 2006, μια υπόσχεση που δεν τηρήθηκε. Ελπίζουμε η καταμέτρηση να γίνετε το 2007»

Ο πολιτικός και δημοσιογράφος Πετς Ζογαι κάνει ένα πρακτικό υπολογισμό όταν το ρωτάνε για των αριθμό των ελλήνων στη Αλβανία: «Είναι περίπου 80-100 χειλάδες, δε νομίζω να έχει περισσότερους. Επειδή θα μπορεί να εκτιμάμε από της εκλογές. Το ΚΕΑΔ που λίγο η πόλη είναι το κόμμα της μειονότητας παίρνει περίπου 2.5 % των ψήφων στην Αλβανία. Παίρνει ωμός ψήφους και στη Μιρντιτα και Κουκες, και χάνει κάπου άλλου επειδή υπάρχουν έλληνες που ψηφίζουν το δημοκρατικό κόμμα η το σοσιαλιστικό. ρα παίρνει 40 χειλάδες ψήφους που μαζί με τους ενήλικες που δεν ψηφίζουν (κάτω από 18 χρονών) έτσι πάει 60 χειλάδες. Ενα μέρος έχουν φύγει στην Ελλάδα, είναι μετανάστες.

Μερικοί άλλοι μειονοτικοί μας λένε ότι ι καταγραφή με βάση την εθνικότητα είναι ένα δικαίωμα που τους αρνηθείτε. Ο πρώην πρόεδρος τις Ομόνοιας και σήμερα αρχισυντάκτης στην εφημερίδα Το δρόμο, ο κύριος Μπετζανι μας λέει: ‘Εμείς ζητάμε την καταγραφή του πληθυσμού σύμφωνα με της διεθνές συμβάσεις. Η Αλβανία που προορίζετε προς την Ευρωπαϊκή Ένωση, θα πρέπει να το σεβαστεί αυτό.

Αυτό το τονίζει και ένας διανοούμενος από την ελληνική μειονότητα ...Η Αλβανία έχει υποστεί την παρατήρηση του Συμβουλίου της Ευρώπης και του OSBE που είναι και όργανα πιο ευαίσθητα για τα δικαιώματα των μειονοτήτων.

Εκπρόσωποι της αλβανικής πλειοψηφίας λένε ότι η ελληνική μειονότητα προσπαθεί να αυξήσει τεχνικά των αριθμό των ελλήνων εκμμεταλευοντας την φτώχεια των αλβανων. Σύμφωνα με αυτούς η διευκόλυνση στης βίζες και η χορήγηση συντάξεων είναι τα στοιχεία που ενθαρρύνουν τα άτομα να δηλώνουν την ελληνική καταγωγή. Και αυτό έχει μελλοντικό σκοπό η ελληνική να εκμετάλλευση η μειονότητα το δικαίωνα της αυτοδιάθεσης και της ανεξαρτησίας, αν εκπροσωπεί ένα συγκριμένο ποσοστό του πληθυσμού.

Οι αντιπρόσωποι της ελληνικής μειονότητας αναφέρουν την διεθνή νομοθεσία. Αυτή αναγνωρίζει το δικαίωμα κάθε ατόμου να αυτοπροσδιοριστεί σε πια εθνικότητα ανήκει.

Παρόλο αυτό δεν υπάρχει πολίτικο σκόπιμο-καταλήγει ο δημοσιογράφος του δοψηε βελλε (αυτό δεν είναι αλήθεια- ο μεταφραστής) που αναφέρει την Βασιλικά Χύση, πρόεδρος της επιτροπής της Ελσίνκι στα Τίρανα (που φαίνεται φανερά ότι δεν εκπροσωπεί στην πραγματικότητα αυτά τα συμφέροντα που λέει αυτό το όνομα-Επιτροπή της Ελσίνκι), και δεν αξίζει η μετάφραση της.

Numri i grekëvë etnikë që jetojnë në Shqipëri mbetet një nga çështjet për të cilat diskutimet vazhdojnë edhe pas fitores së forcave demokratike në Shqipëri. Si në shumë vende të Evropës Lindore, në Shqipëri mungojnë statistika të plota, të sakta dhe të fundit për numrin e anëtarëve të minoriteteve etnike.

Në bazë të shifrave zyrtare, në Shqipëri jetojnë 58.758 vetë me kombësi greke, shifër e cila është kundërshtuar nga burime greke: shifrat që japin ata nisen nga 150 mijë deri në 400 mijë pjesëtarë të minoritetit grek, të cilët jetojnë në Shqipërinë e Jugut dhe në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë. Të dhënat shqiptare bazohen në regjistrimin e popullatës të vitit 1989, për të cilin edhe zyrtarët shqiptarë pranojnë se duhet të rishikohet dhe plotësohet.

Por një regjistrim i popullsisë dhe banesave, i nisur në vitin 2000, u bojkotua nga minoriteti grek, sepse nuk qe parashikuar që ai të përfshinte edhe deklarimin e kombësisë dhe të fesë. Në takimin tonë në Dervican, prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, na thotë:

"Shiko, pyetja është me vend. Ne përgjigjemi në mënyrë diplomatike dhe themi se ngaqë nuk është bërë regjistrimi i popullsisë nuk mund të themi një numër të saktë. Unë nuk do të përgjigjem kështu, sepse nuk jam diplomat. Në vitin 1989 qeveria shqiptare ka nxjerrë një shifër, 58.176, dicka e tillë, të minoritarëve. Po të shikosh rritjen e popullsisë dhe përqindjen, duhet të kishim një shifër të 58 mijës. Po unë do të thosha që minoritarët etnikë kanë kartën e homogjenitetit. Faktikisht t'i referohemi këtyre shifrave se janë të njohura. Në shtetin grekë ka rreth 280 mijë që disponojnë këtë kartë dhe 60 mijë të tjerë që do të aplikojnë kërkesat për ta marrë. Ne themi se jemi dicka më shumë, presim regjistrimin që të saktësojmë numrin e minoritarëve etnikë"

Më tej prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera na sqaron arsyet e bojkotimit të regjistrimit të popullatës nga minoriteti grek:

"Ishte një vendim politik shumë i qartë i OMONIA-s, që të mos merrnim pjesë në këtë regjistrim, sepse mungonte nga pyetësori gjuha, feja dhe kombësia, ndërkohë që në shtetet e tjera, sic ishte në Maqedoni dhe në shtetet e tjera ballkanike është bërë një regjistrim duke vendosur në pyetësor edhe këto tri gjëra. Pra nuk morëm pjesë dhe arritëm që me qeverinë e zotit Meta, atëherë të bëjmë presion dhe të kishim nga qeveria një premtim që do të bëhet regjistrimi i popullsisë për dy vitet që do vijuan, flasim për vitin 2003, do të mbaronte regjistrimi i popullsisë. Ne jemi në pritje, ë shtë cështja jonë prioritare që i kërkojmë cdo qeverie shqiptare"

Spiro Ksera është optimist se regjistrimi i minoriteteve në Shqipëri do të kryhet dhe se nuk do të përsëriten arsyet e dhëna në vitin 2000:

"Arsyeja që na u dha atëherë ishte se nuk mund të shtyhej regjistrimi, ngaqë qeveria bashkë me qeverinë greke atëherë kishin financuar këtë regjistrim, si pjësëtarë të Komunitetit evropian nëse nuk gabohem dhe nuk kishte asnjë mundësi konkrete që të shtyhej dhe u zhvillua si u zhvillua. Ju e dini që zoti Berisha bëri një premtim që do të zhvillohet për vitin 2006, një premtim që nuk është realizuar. Ne shpresojmë që regjistrimi i popullsisë të bëhet në vitin 2007".

Politikani dhe publicisti Prec Zogaj bën një llogari praktike, kur e pyesim për numrin e grekëve etnikë në Shqipëri:

"Shifra është 80-100 mijë, pak a shumë, për mendimin tim, nuk ka më shumë. Kështu rezulton edhe nga të gjitha votimet. Sepse mund të bëhet një studim që lidhet me votimet. PBDNJ, që është pak a shumë partia e minoritetit, zakonisht merr 2,5% të votave në Shqipëri. Mirëpo ajo merr edhe në Mirditë vota, edhe në Kukës. Por këto që merr në Mirditë, i humb diku tjetër, se ka disa minoritarë që votojnë PD-në ose PS-në, nga pak kështu. Këtu i merr 40 mijë, që janë 60 mijë pastaj si numër banorësh, se ka edhe nën 18 vjeç. Një pjesë kanë ikur në Greqi, që janë emigrantë".

Në mikrofonin tonë, pjesëtarë të tjerë të minoritetit grek thonë se regjistrimi në bazë të kombësisë është një e drejtë që u mohohet.
Ish-kryetari i Omonias dhe sot kryeredaktor i gazetës Ta Vromo, Vizioni, Theodhori Bezhani:

"Për çështjen e regjistrimit të popullatës, është diçka e vazhdueshme. Ne kërkojmë regjistrim të popullatës sipas konventave ndërkombëtare. Shqipëria, meqë është në rrugën drejt Evropës, duhet ta respektojë këtë"

Orfea Beci, një intelektual minoritar, të cilin e takuam në Gjirokastër thotë:

"Të kapërcejmë veten dhe të realizojmë të drejtat, kudo ku lind nevoja. Për këtë gjë, një mjet shumë i dobishëm do të ishte regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, duke patur cilësorë për etninë dhe për besimin që ka, gjë të të cilën Shqipëria nuk e realizoi në vitin 2000 dhe për këtë ka marrë vërejtje nga Komisioni Evropian, ka marrë vërejtje nga OSBE-ja dhe në veçanti nga Këshilli i Evropës, që është më sensibël në çështjet e realizimit të të drejtave të minoriteteve.

Përfaqësues të caktuar të shumicës shqiptare kanë thënë se minoriteti grek përpiqet të rrisë në mënyrë artificiale numrin e tij në Shqipëri, duke shfrytëzuar varfërinë e shqiptarëve. Sipas tyre, lehtësitë në viza dhe shtesat në pensione që të siguron shpallja si grek etnik janë elementë që kanë çuar në përpjekje të shumë personave për sigurimin e dokumentave, që të vërtetojnë përkatësinë etnike greke të tyre. Kjo, sipas tyre, me synimin që minoriteti grek të përfitojë nga e drejta ndërkombëtare e vetëvendosjes dhe shkëputjes, nëse përfaqëson një përqindje të caktuar të popullatës.

Por përfaqësues të minoritetit tërheqin vëmendjen në legjislacionin ndërkombëtar. Dhe ky legjislacion njeh të drejtën e plotë të individit për të përcaktuar se në cilën etni bën pjesë.

Sidoqoftë, rezerva politike për një regjistrim të ri të minoritetit duket se nuk ekzistojnë. Vasilika Hysi, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, na thotë:

"Nuk mund të them që shteti nuk është i interesuar. Ky problem nuk ë shtë vetëm i shtetit shqiptar, por është një problem në mbarë Evropën. Ka një regjistrim të 89-ës që është i vjetër dhe ne mendojmë se është e nevojshme të bëhet një regjistrim i ri. Por siç ka theksuar edhe KE e sidomos Komisioni Evropian kundër intolerancës dhe racizmit ECRI shtetet që kanë minoritetet dhe duan të bëjnë regjistrimin e tyre duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përcaktimin e treguesve si do të bëhet ky regjistrim. ECRI ka miratuar edhe një guidë, ku besoj se do të orientojë të gjitha shtetet që duan ta bëjnë këtë regjistrim, për të pasur kujdes që regjistrimi i minoriteteve të mos kthehet në të kundërtën e tij. Mund të ndodhë që për shkak të identifikimit të një personi të caktuar si pjesë e minoritetit mund të lindë një vetëdiskriminim, ose një diskriminim nga të tjerët.

Regjistrimi është problem shumë delikat, dhe të gjitha studimet që ka bërë edhe Këshilli i Evropës dhe organizmat e tjera kanë kërkuar një shkallë shumë të lartë të ruajtjes së të dhënave personale. Dhe nëse ne në vendin tonë nuk kemi instrumenta të mbrojtjes personale, ato të dhëna në vend që të përmirësojnë gjendjen e minoriteteve, mund të kthehen në të kundërtën dhe të dëmtojnë statusin dhe individë të veçantë në këto minoritete."

11 comments:

Anonymous said...

Edhe une minoritar nga Tropoja jam.Karta e homogjenit 200 Euro me ka kushtuar si shume te tjere qe njoh une.Cfare injorance? Deri kur keshtu bashkeshtetas?Nuk ju vjen turp?O me falni se desh harrova te gjithe ortodokset jane grek,kurse irlandezet jane italiane.Nuk mund te behen 3 000 000 shqiptare budallenj. Dhe me keto shifra politikanet minoritare demtojne vetem minoritetin dhe zgjedhesit e tyre.....

faleminderit per komentin
nga tropojani

Anonymous said...

mia perilipsi sta ellinika kaneis?

Anonymous said...

An mporei kapios na feri mia perilispi tou arthrou tou Doice Welle? (esto me latinika gramata)

Leonidas said...

Nuk e kuptoj ci duhet nje tropojani se si e ndjen veten nje Himarjot? Mos po jetojme ne kohe te tjera dhe nuk e kame kuptuar akoma? Do te me thote mua c'fare gjuhe do te flas, c'fare feje do te besoj? Por kur u bera une, nje Himarjot, te me tregoj nje Tropojan nga jam dhe cfare ndjej.
Jo se kame dicka me Tropojanet, me kete zotni ketu flas.

Anonymous said...

Tropojani ka njefare te drejte.Ai e ka marre karten e homoghenit (qofte dhe me ryshfet dmth duke falsifikuar te dhenat e gjendjes civile ne Shqiperi. Pra jane shqiptaret qe ndihmojne ne vetemashtrimin kolektiv te shqiptareve).

Kurse himarjoti e ka merre sepse eshte himarjot.
Ndersa himarjoti e ndjen veten grek, tropojani me harte homogjeni nuk e ndjen. Pra ketu eshte celesi i zgjidhjes: mashtruesit shqiptare jane gati te nderrojne cdo lloj kombesie, himarjotet jane gati te flijohen per rruajtjen e asaj qe kane.

o gjitonas

Leonidas said...

Nuk dua ta besoj qe ka nje karte te tille ky zotni, se po pati, ne radhe te pare fyen veten e vet kur thote keto gjera. Nga shkrimi i tij kuptoj se krenaria e tij per te qene Shqiptar nuk ja lejon nje gje te tille.
Ndyshe ajo "injorance" qe thote i kthehet mbrapsh ne vetvete.

Leonidas said...

Perilipsi tou Post:

Titlos: Den yparxei katametrisi ton ellinon meionotikon pou zoun stin Alvania.

Stin Alvania, den yparxoun statistikes pou na anaferoun epakrivos ton arithmo ton ellinon meinotikon stin xora.
Apo episimi katametrisi, pou exei ginei to 1989, yparxoun 58758 atoma, eno i Elliniki plevra leei oti yparxoun apo 150.000 eos 400.000 atoma.
To 2000 ksekinise na ginei mia tetoia katagrfi tou plithismou, i opoia stamatise epidi i eeliniki meionotita den theorise sosto tin mi katagrafi tis thriskeias stis listes pou tha dimiourgontan.
Se mia synenteuksi me ton nomarxi tou Argyrokastrou, anaferei oti symfona me tin katagrafi apo tis Kartes Omogenon stin Ellada exoun moirastei 280.000 tetoies kartes kai yparxoun alles 60.000 aitiseis gi'autes.
O Nomarxis synexizei legontas oti to boikotazh gia tin katagrafi tou plithismou itan mia politiki apofasi tis OMONOIAS, dioti eleipan apo to erotimatologio i glossa, i thriskeia kai i Ethnikotita. Sti synexeia ypirkse i yposxesi oti i katagrafi tha oloklirothei to 2003 (malista ypirkse i yposxesi apo tin kybernisi tou k. Berisha oti tha ginei to 2006), pragma to opoio den egine.
Sti synexeia tis synenteuksis o Nomarxis anaferei oti kata tin gnomi tou prepei na einai 80-100.000 meionotikoi stin Alvania, arithmos o opoios vgainei apo tis ethnikes ekloges stin Alvania. To Koma Anthropinon Dikaiomaton synithos pairnei ena pososto 2.5% stis ekloges.
Sto arthro anaferontai kai sto gegonos oti ginetai mia ekmetaleusi tis ftoxeias ton alvanon me skopo tin ellinopoiisi tous. Ola auta me skopo na apodeixthei enas symantikos arithmos meionotikon stin Alvania oste na yparksei sti synexeia to dikaioma tis autotautopoiisis kai autodiathesis tis perioxis.

Auta se genikes grammes apo mena.
Elpizo na voithisa.

Anonymous said...

Nqs konsiderojme si te bazuar vleresimin e Prec Zogaj per numrin e homogjeneve greke ne shqiperi duke u bazuar tek zgjedhjet parlamentare, atehere ne Himare rezulton e qarte prania e nje shumice dermonjese me popullsi me ndergjegje kombetare greke. Pra nuk kane pse te zhurmojne mediat shqiptare per gjera te qarta.

Anonymous said...

Ore vellezer minoritare nuk kam as nje kundershtim per te drejtat e juaja qe ju takojne me cdo ligj nderkombetare,por me padrejtesite e disa politikaneve minoritare qe kerkojne te bejne ne dem te popullit shqiptar dhe shumica ejuaj e di shume mire.Une kam shume miq minoritare dhe himarjote ketu ne Gjermani dhe me thene te drejten shumica jane kunder ketyre gjerave.Sa per karten e kam,ju betohem qe e kam nga nje anetar i omonias ne Gjirokaster dhe kam paguar 200 euro.Sa per pykat e atij zoterise,20 vjet i kam shkolle, nje profesion te mire e kam dhe nje vend pune ketu ne gjermani shume te mire.Kurse tjetra si do te reagonit ju dhe shteti juaj ame nese shteti jone per shqiptarofolesit ne Greqi(qe ju e dini te gjithe qe nuk jane pak) te njejten politike do te ndiqte si shteti dhe nje pjese e politikaneve te minoritetit ne shqiperi per minoritetin??? Me thoni ju eshte nje drejtesi e drejte kur behet me nje padrejtesi ne kurriz te tjereve???? Duhet ta shikoni problemin nga dy anet e medaljes para se te pergjigjeni.Pastaj mund ti thuhet nje pilurioti grek,nje nga Qeparoi nga Vunoi???dhe ju lutem mos e sillni opsionin fe dhe nje here si fakt. Faleminderit per mirekuptimin Tropojani

Anonymous said...

I nderuar tropojan, te ashtuquajturat kartera sipas gjuhes vulgare jane "Leternjoftimet speciale te Homogjeneve " te cilat jepen nga organet e policise se specializuar per shtetasit jo greke. Dhe si te tilla ato kalojne nepermjet shume filtrash. Ato nuk jane kompetence e Omonias apo e ndonje organizate tjeter shoqerore.

Falisifikime mund te kete, ashtu sic falsifikohet dhe euro-ja. Por nuk dmth se munt ta marre kushdo qe desheron nje "karte" te tille.
Egziston nje harte qe perfshin gjithe ato fshatra te Epirit te Veriut te cilat ne historine e shekujve jane spikatur nga nje ndergjegje greke dhe po me ndergjegje aplikojne per te marre ate. Padyshim ndergjegja fetare eshte e lidhur ngushte me te. E kupton apo jo kete, me gjithe nje soro vitesh shkolle qe pretendon se ke(te sistemit ideologjik monist), ky eshte nje problemi yt.

Sa per Qeparotesit dhe Vunjotesit ata kane goje e mend shume me teper sec mund ta mendosh. Sidoqe te jete puna, te drejtat e tyre nuk ja delegojne askujt ( e jo me nje malsori te larget, sado i nderuar qofte ai). Dhe askush nuk i ka detyruar ata te aplikojne per "Leternjoftimin special te homogjeneve".

Prandaj merru me mire me hallet e Tropojes, me hakmarrjet dhe me Dakljat dhe dukuri te tjera qe jane vertet mizore per te ndodhur ne mijevjecarin e trete te eres se re. Himarjotet kane arsimuar dhe ne Tropoje, por nuk mund te rrinin aty gjithe jeten t'ju jepnin mend.Pra ju qe mesuat nga mesuesat himarjote dhe vorio-epirote ne teresi, inkurajoni bashke-qytetaret tropojane te braktisin mesjeten dhe te futen ne nje ere te re, me koncepte te reja sociale, ku konfliktet te zgjidhen sipas normave juridike (te cilat natyrisht i pranon nje sistem i larte shoqeror.
Duke qene bashkeshtetas,( e vetemja gje qe na lidh, e ndjej veten te turperuar sa here ndodhem para fenomeneve tropojane. Prandaj morra mundimin te bej sugjerimet e mesiperme

Ju faleminderit gjithshtu per mirekuptimin


Evristea

Anonymous said...

Me falni qe me duhet te nderhyj dhe njehere,por kur lexova komentin e mesiperm mendova te them edhe dy fjale.E para sa per fenomet qe ndodhin shpesh ne malesi te me besoni ore zoteri se nuk jam krenar dhe i denoj edhe vete ato.Por jo te gjithe malesoret duhet te futen ne nje traste dhe ju edini shume mire se malesori ka edhe shume virtyte e zakone qe ndoshta edhe ju do ti kishit zili."Pyll pa derra nuk ka" thote populli.E dyta gjithcka mund te jem vecse komunist dhe nacionalist jo dhe them te mos kalojme ne gjera personale sepse asnjeri nuk me njeh mua personalisht dhe anasjelltas.Secili ka te drejte te beje komentet dhe te shpreh mendimet e veta per nje problem apo artikull.
Por une them te jemi realist
dhe ti shikojme problemet te zhveshur nga shovinismat e nacionalizmat dhe te mundohemi te kontribojme per respekt te ndersjellte dhe tolerance.Nje parafoles tha se shqipatari manipulon shqptarin dhe eshte e vertete por ne malesi themi se buka e gojes te con ne dere te hasmit,dhe une kam dashur me te gjitha komentet emia vetem te them qe me kete fatkeqesi tonen te mos behen profite politike
Faleminderit!!!!!!