Wednesday, June 13, 2007

Satistika turizmi që për ne mbeten akoma utopi.

Në dhjetëvjecarin e fundit, turistët italianë që kanë zgjedhur Greqinë, janë dyfishuar, duke kaluar nga 660.000 në 1998 në 1.250.000 afërsisht të parashikuar për 2007. Këto satistika i ka bërë të ditura Enti Nacional Helen për Turizmin, që ka bëre tashmë studimin për prespektivën turistike të 2007, duke vënë gishtin në mënyrë të vecantë, në potenzialin e madh te ishullit Zante.

Rritja në mënyrë tepër sensibile e numrit të italianëve që zgjedhin Greqinë, ka qenë edhe si rezultat i rritjes së mundësive në lidhjet detare me destinacion të drejtpërdrejtë Greqinë, që nisen nga Ancona, Brindisi e Bari. Në 1998 numëroheshin 325.000 italianë te zbarkuar në Greqi në rrugë detare, në 2006 ky numër arriti në 480.000.

Turistët italianë duket se preferojnë pushimin në residencë, apartamente dhe dhoma për 64%, pjesa që mbetet 33% në hotele dhe pensione dhe 3% në kamping. Pak a shumë zgjedhin struktura të kategorive me tre yje (ose categoria e dyte) 55% te pushuesve, 10% preferojnë strukturat me 4-5 yje (ose categoria e pare/luks) dhe pjesa që mbetet drejtohet në kategoritë alternative. Mbizotërojnë gjithsesi pushimet familjare me makinën me vete (65%).

“Me të ardhura mesatarisht një miliard euro ne muaj – thotë drejtori i Entit Nacional të Turizmit Marios Sklivaniotis – për një total prej 12 miliardë euro në 2006, Greqia regjistroi në krahasim me 2005 një rritje gati 10% të numrit të turistëve, duke kapur kuotën e 15 milione të ardhurve gjatë 2006.”

Mberritjet nga jashtë janë rritur me 60.000 njësi, në krahasim me të njëjtin semestër të 2005: pjesa më e madhe janë me nacionalitet gjerman, te ndjekur menjëherë nga anglezët. Duke u qëndruar të dhënave të një sondazhi të kryer nga agjensitë turistike italiane, 25,7% të personave që morën pjesë në këtë sondazh të merkatos së turizmit, deklaronte se Greqia ishte destinacioni i parë veror në gjithë pellgun e mesdheut gjatë vitit 2006, vit ky në të cilin u regjistrua një numër total turistësh italianë prej 1.200.000 njësi. Parashikimet për 2007, janë akoma në rritje për italianët që do të kalojnë pushimet në vëndet e Mesdheut me gati 3%, që e përkëthyer me destinacion Greqinë do të thotë një rritje prej 6-7%.

Ansa.

1 comment:

Leonidas said...

Lajmet e bollshme mbi ndalesën e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri për shumë njerëz në botë janë përcëptuar si një ftesë e qartë për turistët, sidomos ata amerikanë. Gazeta prestigjioze Ny Times, në artikullin e saj dedikuar Shqiperise thote se Tirana eshte nje piknisje fantastike per pushime, por pjesa jugore e ketij vendi te vogel Ballkanik pasqyron destinacione intriguese dhe mahnitese. Megjithate Ny times duke iu referuar nje tjeter te perditshmeje te Torontos Globe and Mail, thote se Shqiperia aktualisht perfaqeson vetem 0.1 perqind te turismit ne europe dhe i duhet akoma shume pune te kthehet ne nje destinacion te kerkuar te te gjitheve. Shkaqet per kete vonese qe ka pesuar industria e turizmit jane te njohura. Infrastruktura e dobet, mungesa e elektricitetit dhe mangesite ne hotele. Rruges per ne jug te vendit mund te shohesh bulldoezere qe shembin e ndertesa qe ndertohen megjithate Ny times, fton guximtaret amerikane, ata qe nuk tremben nga veshtiresite apo pengesat te vizitojne kete vend te vogel qe priti aq ngrohte presidentin Bush. Ne fund te vitit 2006, nje tjeter reviste prestigjioze, The times, shkroi se Shqiperia eshte nje nga destinacionet me te mira per turistet jo vetem per thesaret natyrore por edhe persa i perket buxhetit. Vendi i Shqiponjave shkruante revista ka cmimet me te leverdishshme per thesaret e fshehura mire ne bukurine e saj. Kete ide mbeshtet edhe agjensia me madhe e turismit nderkombetar Lonely Planet sipas se ciles koha me e mire per te vizituar vendin tone eshte fillimi dhe fundi i stines se veres. E duke iu referuar ketyre rekomandimeve NY Times jo pa te drejte iu kujton lexuesve se ndonese mund te kene humbur shansin per te pushuar ne Shqiperi ne qershor, mbetet gjithnje Shtatori.

RTVKLAN