Wednesday, June 13, 2007

Jal, the "secret" plan of albanian government

The himariot want to devepol the turisme, not to donate the lands to multinational societes

http://www.eia.nl/ncea/pdfs/adv/a61rr.pdf

Interim Advisory Review of the
SEA
Coastal Development
Study and Plan
- Albania -
3 March 2006 / 061-022/ ISBN 90-421-1765-6










INTRODUCTION

1.1 SEA South Coast Development Plan, Albania The World Bank will support the Government of Albania in capacity building in the area of Strategic Environmental Assessment (SEA) through the assistance of the Netherlands Government under the Bank Netherlands Partnership Programme. One of the activities of this SEA capacity building programme is the undertaking of a specific pilot SEA to familiarise both government and other stakeholders with SEA. For Albania, the so-called South Coast Development Plan was identified as a suitable plan for such a pilot SEA. The idea of the pilot would be to use this as a model to show how to integrate SEA in plan development. The key Ministries involved in this SEA are the Ministry of Public Works, Transport and Telecommunications, the Ministry of Tourism, Culture, Youth and Sports and the Ministry of Environment, Forests and Water Administration.
The Draft Interim Report (South Coast Development Study, phase I)) has been presented to the Albanian authorities on 16 and 17 January 2006. This Study will form the basis for phase II and III, being the South Coast Development Plan and a so-called Policy Action Plan.
The Interim Report represents the Draft Study and reports on the following activities carried out by the consultants: definition of the planning area boundary, issues analysis, land use planning system and planning documents analysis, resource valuation and land/sea suitability analysis. This Draft Study will be finalized on the basis of the consultations with the stakeholders that took place in January. The Plan (phase II) is under preparation and will present the following: integrated coastal management strategy formulation, land (and sea) use plan, building and design regulations and detailed site plans, strategic environmental assessment, and monitoring and evaluation.


Jal, zbulohet plani sekret i qeverisë


Habion Hasani
13-06-2007 (Shekulli)
Harta dixhitale e fshatit turistik ne Jalë
"Integrated Coastal Development Study and Plan", saktëson numrin dhe katet e hoteleve që priten të ndërtohen në Jalë

E mbani mend Jalën? Po fadromat e Ndërtimores që shkatërronin hotele dhe lokale të ndërtuara pranë plazhit? Më në fund, a ju kujtohet se si e pati akuzuar aleati politik Vangjel Dule, Kryeministrin, për "interesa të paligjshme" në këtë zonë? Të gjitha këto detaje, të veçuara e pa lidhje në dukje, mund të kenë një sfond, një motiv më mirë. Pas këtij aksioni të bujshëm në perlën e bregdetit shqiptar, pas reagimeve të ashpra dhe hedhjes së dyshimeve nga politika dhe mediat se Berisha "ka një plan", revista "MAPO" bën publik një projekt turistik, i cili vërtet është më i gjerë se Jala e vogël, porse ka rënë në një dorë që ndoshta fsheh diçka. Kryeministri Berisha mban prej javësh mbi tryezën e tij të punës një superstudim për bregdetin, në jug të vendit, i cili parashikon ndërtimin e resorteve turistike, pjesë e të cilit është dhe zona në Jalë.


Projekti


Projekti i quajtur "Integrated Coastal Development Study and Plan", ka përfunduar në shkurt të vitit 2006 dhe është hartuar nga "Njësia e Menaxhimit të Projektit" e cila drejtohet nga dhëndri i Kryeministrit, Jamarbër Malltezi. Studimi ka qenë vetëm pjesa e parë e projektit, për të cilin qeveria shqiptare i ka marrë (për totalin e projektit) rreth 38 milionë euro kredi, Bankës Botërore. Materiali i disponuar përfaqëson vetëm studimin e projektit, ndërsa fazat e tjera do të jenë miratimi dhe zbatimi i tij në terren. Projekti "Integrated Coastal Development Stdudy and Plan", që Kryeministri nuk e bën publik, saktëson numrin dhe katet e hoteleve që priten të ndërtohen në Jalë, por këtë herë "me leje". Kjo histori nuk mbaron me kaq. Qeveria disponon të dhëna të sakta e të detajuara edhe për zonat e tjera të përzgjedhura nga studimi, që tashmë disponohen të plota e të detajuara edhe nga "MAPO". Sipas këtij projekti tejet ambicioz, për gjithë bregdetin jugor, pritet që të kthehen në fshatra turistike dhe zonat e Palasës, Dhërmiut, Vunoit, Himarë-Livadhjasë, Himarë-Pilurit, Porto Palermos, Qeparoit të vjetër etj. Nuk mund të mungonte dhe Kakomeja. Projekti në fjalë ka legjitimuar dhe ndërhyrjet e kryera në këtë fshat në vitin 2005, me urdhër të ish-kryeministrit Fatos Nano.


Në fund të vitit 2005, qeveria e kryesuar nga kryeministri Sali Berisha vendos të hartojë një projekt ambicioz, për zhvillimin e turizmit në zonat bregdetare të jugut të vendit. Për të vënë në jetë këtë qëllim, qeveria kontaktoi Bankën Botërore, së cilës i kërkoi një hua prej 38 milionë eurosh në total, me të cilat do të realizoheshin të gjitha fazat e projektit. Banka Botërore pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare. Për pasojë, qeveria ishte "e detyruar" të fillonte punën për krijimin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit, të pagëzuar "Integrated Coastal Development"


Fshehja e studimit

Në të gjithë panoramën e zhvillimeve të kësaj çështjeje, ka shumë pikëpyetje. Së pari, lidhur me fshehtësinë me të cilën qeveria po e trajton këtë projekt. Asnjë prej grupeve të interesit apo faktorëve të tjerë social-politikë në vend, nuk kanë qenë dhe ende nuk janë të informuar në lidhje me ecurinë dhe rezultatet e fazës së studimit që disponon revista "MAPO". Ndërsa ndërhyrja në Jal ka prekur pikërisht ato territore, të cilat janë rrethuar me shirit të kuq në projekt, kryeministri Berisha e justifikon aksionin e ndërtimorëve në këtë zonë vetëm me "parullën" e prishjes së ndërtimeve pa leje! Cila është arsyeja që e bën kreun e qeverisë të mos shqiptojë asnjë germë, për një projekt që prej më shumë se një viti e mban mbi tavolinë?! Më tej, do të duhet që ky studim t'i paraqitet KRRTRSH-së për miratim, e nëse kjo e fundit e miraton, atëherë studimi i publikuar sot për herë të parë nga revista "MAPO", do të jetë Master-Plani ligjor për ndërtimet në vijën jugore të bregdetit shqiptar. Një tjetër fakt i dyshimtë lidhet dhe me "garniturën", që shoqëroi ndërhyrjen e qeverisë në Jal. Pak ditë pas aksionit në Jal, ndërhyrja e fadromave u përqendrua tek-tuk edhe në zona të tjera të vendit, por që në mënyrë të çuditshme në këto zona qeveria u mjaftua vetëm me disa minuta aksion, që më shumë se aksion alla-ndërtimor u shndërrua në aksion të pastër mediatik. Këto veprime të mëvonshme, ndezën dyshime të forta se qeveria po përpiqej të hiqte vëmendjen nga shkatërrimet e papritura që ndodhën në Jalë.


Pasi "MAPO" siguroi projektin e mbajtur sekret, kërkoi menjëherë të kontaktonte Njësinë e Menaxhimit të Projektit. Me shumë kujdes, drejtuesi i kësaj agjensie, Malltezi na komunikoi se axhenda e tij e ngjeshur, nuk i jepte kohë për t'i dhënë përgjigje interesimit tonë. Gjithsesi, ai na siguroi se tre bashkëpunëtoret e tij në këtë zyrë do të ishin në dispozicion. Duke mos patur tjetër mundësi iu drejtuam nëpunësve të "Njësisë së Menaxhimit të Projektit", pa e ditur se materiali për të cilin po interesoheshim do të na kthente në gazetarë "non grata". I gjithë "zelli bashkëpunues" i treguar në fillim nga punonjëset e zyrës, u shua porsa ato shfletuan materialin që ne i dorëzuam, e që për ironi nuk ishte gjë tjetër, veçse një produkt i thurur dhe i elaboruar pikërisht nga kjo zyrë koordinimi. "Përse keni ardhur këtu? Përse na i tregoni këto? Ju lutem më tregoni pak kartat që vërtetojnë se jeni gazetarë. Unë nuk do t'u kthej asnjë përgjigje për këto që ju më pyesni",- tha ndër të tjera, në fund të "takimit", njëra prej tre punonjëseve të projektit "Integrated Coastal Development".

Marrë me shkurtime nga Revista "MAPO"

Berisha kundër Dules, për Jalën

21 prill, Berisha deklaron: "Nuk kam interesa në Jal"

Më 21 prill, zëdhënësja e kabinetit të Berishës, Majlinda Bregu hodhi poshtë zërat brenda koalicionit të tij, se prishja e ndërtimeve në bregdetin e Jalës bëhet për interesa të paligjshme të Kryeministrit. Zyra e shtypit e Kryeministrisë reagoi menjëherë ndaj deklaratës së kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dy ditë më parë (19 prill), i cili akuzoi kreun e ekzekutivit se është drejtpërdrejtë pas interesave të paligjshme, të cilat rrënojnë Jalën. "Bazuar në një deklaratë të kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, zëdhënësi i Kryeministrit deklaron se Kryeministri ka një interes dhe vetëm një, ligjin dhe zbatimin e ligjit. Çdo interpretim tjetër jashtë kontekstit ligjor është spekulim dhe i pavërtetë",- deklaronte zëdhënësja e kabinetit të Berishës, duke paralajmëruar ndërkohë se nuk do të reshtte së zbatuari ligjin. Në këtë mënyrë, Berisha i ktheu përgjigje aleatit të tij në qeveri, ndonëse Dule u tregua shumë i ashpër, duke e denoncuar kreun e qeverisë publikisht. Dy muaj më vonë, pas përgënjeshtrimit publik dhe garancisë që dha kreu i qeverisë, zbulohet një plan i pastër dhe i mirorganizuar, për të cilin Kryeministri nuk tha kurrë ndonjë fjalë, edhe pse prej mëse një viti, këtë plan ai e ka në tryezën e punës. Berisha u mjaftua me një sqarim vetëm prej pesë radhësh, nëpërmjet zëdhënëses së tij, në një kohë kur ndaj tij, brenda koalicionit, rëndonin akuza se ka interesa të paligjshme me bregdetin e Jalës, e ndërsa projekti që ka iniciuar qeveria e tij dhe që drejtohet po prej dhëndrit të tij, përfshin një punë voluminoze prej qindra radhësh, të shkruara posaçërisht për zonat turistike.

4 comments:

Leonidas said...

Fantazomai tha yparxei kapoia antidrasi apo to Dimarxeio Himaras.
Episis, auto pou den gnorizo einai ean ekei pou tha efarmostei auto to sxedio, i sygkekrimeni gi anoikei se kapoion idioti i oxi.

Anonymous said...

Ne faqet himara -blog eshte paraqitur ky sqarim i banges boterore
(http://go.worldbank.org/WNGT0P1TJ0)

Banka Botërore mbështet hartimin e Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor në Shqipëri

Tiranë, 12 mars 2007— Banka Botërore dëshiron të bëjë një sqarim në lidhje me raportimet e kohëve të fundit në shtyp sipas të cilave Banka Botërore po mbështet një investim të ri të sektorit privat në bregdetin shqiptar.

Banka Botërore punon drejtpërsëdrejti me sektorin publik dhe nuk sponsorizon iniciativa të sektorit privat, si edhe as nuk përfshihet në mbështetjen e tyre. Aktualisht, Banka Botërore po ndihmon qeverinë shqiptare në zbatimin e Projektit për Manaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Zonës së Bregdetit, që është edhe faza e parë e një Programi me dy faza për Manaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Zonës Bregdetare. Objektivi i përgjithshëm i Programit është mbrojtja e burimeve natyrore dhe aseteve kulturore, si edhe nxitja e zhvillimit të qendrueshëm të bregdetit shqiptar.

Një aktivitet i rëndësishëm që po zbatohet aktualisht në kuadrin e këtij Projekti është edhe hartimi i Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor, që mbulon zonën nga Orikumi deri në kufirin grek. Pas miratimit të këtij Plani nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, ai do të përfaqësojë instrumentin zyrtar të qeverisë shqiptare që do të udhëheqë zhvillimin e zonës. Ndonëse në lidhje me këtë aktivitet ka pasur një farë vonese, tashmë gjërat janë në rrugën e duhur dhe data 15 shtator 2007 është përcaktuar si afati i ri i përfundimit të tij.

Në kuadrin e këtij Projekti, më prill 2005, qeveria shqiptare vendosi të vinte një moratorium deri në miratimin e Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor në lidhje me lejet e ndërtimit dhe miratimin e studimeve pjesore të planifikimit urban për bregdetin jugor (p.sh. toka në zona rezidenciale dhe urbane jashtë zonave të urbanizuara dhe ku mund të kishte akses për shërbime).

Ne mendojmë që në lidhje me zbatimin e këtij Plani, dhe në veçanti me zhvillimin e zonave turistike, për qeverinë do të ishte e udhës që pas përfundimit të Planit të lartpërmendur, ajo të ndiqte një proces konkurrues dhe transparent ku të ftohej sektori privat të kryente investime në bregdet sipas ligjit të miratuar së fundmi për Koncensionet.

Unknown said...

Po fakti qe BB financon rreth 50% te ministrise se puneve publike, transp. e telekomunikacionit, kjo nuk ka lidhje fare me ate qe ndodhi ne Jal?

BB nuk sponsorizon sektorin privat, por gjithashtu nuk duhet te kooperoje me qeveri te korruptuara qe shkaterrojne jete njerezish.

Anonymous said...

Shume drejt po pergjigjet detijon, por ns duhet me teper informaacion