Pse Berisha e nisi nga Vunoi ? Γιατί ο Μπερισα ξεκίνησε από το Βούνο?
(introduction of the article in greek)
Η αλβανική ακρογιαλιά δεν ξεκινάει στο Βούνο. Και αν υπολογίζουμε μόνο την ακρογιαλιά του Ιονίου θάλασσα πάλι δεν βγαίνουν οι υπολογισμοί, επειδή η αρχή είναι στη δυτική πλευρά του Καραμπορουν και η πρώτη κατοικημένη περιοχή είναι η Παλασσα. Όποτε η κυβερνητική πρωτοβουλία για την καταστροφή των αυθαίρετων στην ακρογιαλιά δεν είναι δικαιολογημένη από γεωγραφική άποψη. Κάποιος μπορεί να ρωτήσει με έκπληξη για τη θα έπρεπε να έχει μία γεωγραφική εξήγηση για μία νόμιμη πρωτοβουλία και με το πρόσχημα κατά της παρατυπίας. Τη σχέση έχει μεταξύ νομικής και γεωγραφίας:
Έχει και μάλιστα πολύ. Μία «καθαρή» νομική πρωτοβουλία θα έπρεπε να αρχίζει πχ από την Παλλασα έως στους Άγιους Σαράντα η αντίστροφα σε μια περίπτωση και σε μια άλλη εκδοχή να αρχίζει από την Σκοντρα έως την Αυλώνα. Πως άραγε θα μπόρεσε να δικαιολογείται γεωγραφικά η βίαιη πράξη της κυβέρνησης που ξεκίνησε ακριβώς στο Βούνο? Η μήπως ο εκσκαφέας ερχόταν από το Κουτσι και κατά λάθος ο οδηγός μπέρδεψε το δρόμο ? Η μήπως άρχιζε να φρενάρει στην παλασα και τελικά τα φρένα πιάσανε μόνο στο Βουνο ? Είναι πιθανόν επειδή σήμερα είναι τις μόδας να βγει kaneis για καφέ με τον εκσκαφέα !!!
Σας κούρασα με αυτές της σκέψεις… Αυτό που τώρα το ξέρουνε όλοι είναι ότι οτιδήποτε γίνετε στα κτήματα των χειμαριοτων (είτε κυβερενιτικοι πραγοντες ειτε ατομα) έχουν στόχο μόνο το προσωπικό κέρδος.Bregdeti shqiptar nuk fillon në Vuno. Edhe nëse i referohemi vetëm bregdetit të Jonit, prapë llogaritë nuk dalin, sepse ai fillon në pjesën perëndimore të Karaburunit dhe e para zonë e banuar që ndeshet në brigjet e Jonit është Palasa.
Si rjedhim i këtij përshkrimi sado të varfër, nisma qeveritare Berishiane për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje ne bregdet, është gjeografikisht e pajustifikueshme. Dikush mund të përgjigjet i cuditur, se përse një nismë “ligjore” dhe teorikisht në emër të anti-informalitetit, duhet të ketë një shpjegim gjeografik? C’lidhje ka midis ligjit dhe gjeografisë?
Faktikisht në parim një lidhje e tillë nuk duhet të ekzistojë, po vetëm kur gjeografia arrin ta shpjegojë një veprim ligjor ose ajo mbetet e huaj për ligjin. Një shëmbull konkret për të ilustruar këto dy situata, do të ishte nëse nisma “ligjore” të ishte mbi prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Jonit dhe kjo të fillonte nga Palasa e gradualisht të zbriste poshtë për në Sarandë dhe anasjelltas ose nismë “ligjore” për prishjen e ndertimeve pa leje të Adriatikut dhe aksioni të fillonte nga veriu i Shkodrës e deri ne Vlorë dhe anasjelltas. Ky mendoj se është një shëmbull kur gjeografia justifikon ligjin, ndërsa nëse ndërmeret një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë bregdetin dhe ky fillon njëkohësisht në të gjitha zonat e përfshira nga ky fenomen, mund të themi se kemi të bëjmë me një shëmbull kur gjeografia mbetet e huaj për ligjin.
Po cfarë justifikimi mund ti japë gjeografia, aksionit të dhunshëm të nisur pikërisht nga Vunoi? Mos ndoshta fadroma vinte nga Kuci dhe gabimisht shoferi ngatëroi rrugën e doli ne Jal? Mos ndoshta ai i shkreti filloi të frenonte që në Palasë po frenat i mbajtën vetëm në Vuno? Mos vallë i kishte rënë rruga andej nga Jali për të pirë një kafe kur mori urdhërin për fillimin e aksionit? Ka mundësi se sot është në modë të dalësh një giro për kafe me eskavator.
Po unë mendoj se asnjë nga arsyet e mësipërme përbën një justifikim të saktë. Kjo s’do të thotë aspak se justifikimi nuk ekziston, po thjesht se duhet kërkuar tjetërkund. Nuk e di përse po në mënyrë telepatike me vjen idea se edhe unë po të isha në vend të Berishës, do ta filloja o në Vuno ose në Pilur. Duke qënë se ky i fundit, për sa i bukur dhe piktoresk që është si vënd, duhet të presë edne pak kohë që të gervishë midenë e të pangopurve dhe kjo për arsye të një farë largesie që ka nga deti, Berisha e nisi pikërisht nga ai që mbetej, pra nga Vunoi. Ajo që më bindi në mënyrë definitive se isha në të njëjtën gjatësi vale me Berishën, ishte fakti që menjëherë pas Vunoit fadromat “pinë kafe” në Borsh. Idea se mund të mendoj njësoj si Berisha më trëmb disi, po kam përshtypjen se këtë radhë është Berisha që ka menduar si një Himariot, ose sic mund të jetë më e lehtë, ka qënë ndonjë Himariot që ka menduar për Berishën. Po! Ka shumë më tepër mundësi të ketë qënë kjo e dyta sepse, për sa idealë dhe të lartë që mund të jemi si racë ne Himariotët, gjënden edhe mes nesh persona që mund të mendojnë për Berishën.
Po cfarë lidhje mund të kenë të gjitha këto mendime? Ajo që të gjithë tashmë e dimë, si shqiptarët ashtu edhe minoritarët, është se gjithcka që bëhet në pronat e Himariotëve nga të tjerë (qofshin këta qeveritarë, qeveri apo individë, pasi për ne kush nuk është Himariot është tjetër), është vetëm për qëllime personale përfitimi. Atëherë pse pikërisht nga Vunoi? Pse jo nga Palasa apo Dhermiu? Cili është ndryshimi midis Vunoit dhe Palasës?
- Janë që të dyja fshatra të vogla, me pak shtëpi dhe kjo është një tregues që politikisht nuk humbet gjë.
- Për sa mund të konsiderohen elektoralisht të parëndësishme, Palasa voton me shumicë PBDNJ ndërsa Vunoi PS kështu që për Berishën është njësoj.
- Kanë të dyja një bregdet tejet të bukur dhe të rallë ku babëzia e përfitimit, mund të shprehet shumë mirë si në njërën ashtu edhe në tjetrën kështu që pse njëra dhe jo tjetra?
- Palasa flet akoma gjuhën e të parëve të vet ndërsa Vunoi shumë më pak….. Opp..ssss..!!!
Vërtetë ooo…ppp..ssss!!! Mos vallë është e vërtetë që qëngji që ndahet nga kopeja e ha ujku? Po atëherë pse jo Qeparoi?
Qeparoi ka vite që nga ana gjuhësore po kthehet në origjinën e vet dhe emigracioni ka qënë një ndihmë e madhe nga kjo anë. Madje me zgjedhjet e fundit vendore, duke votuar bindshëm për partinë e minoritetit Grek, edhe pas provokimit Berishian të rrugës së shtruar 7 kilometërshe, i dha një shenjë decizive qeverisë Berisha për pozicionin e vet në zemër të Himarës së madhe dhe si i tillë i paprekshëm. Pra Vunoi, fatkeqësisht, ishte më i përshtatshmi për ti ngulur thonjtë.
Po cfarë llogarish nuk bën mirë Berisha ose ku ai nuk arrin të mëndojë si Himariot?
Berisha mendon se ne Himariotët do të ishim të mërzitur me Vunoin për qëndrimin e tyre politik. Kjo deri diku mund të ketë vërtetësi edhe pse sic thamë më lart, Vunoi është shumë i vogël për të ndikuar në gjilpërën e peshores. Po ajo që Berisha me të vërtetë nuk arrin ta kuptojë është se ne nuk i burgosim dhe nuk i rrahim ata që nuk votojnë si ne, nuk lëmë në baltë Himariotët në probleme jetike, vetëm se këta nuk votojnë si ne ose flasin më pak greqisht se ne. Himara është(ka mbetur) shtatë fshatra dhe Vunoi është një prej tyre, është një prej nesh, është i joni, është Himarë. Kështu që Berisha dhe cdo qeveri tjetër shqiptare, mund të arrijë me pabesi e poshtërsira sic bënë kësaj radhe, të prishë dicka në Himarë, po i gënjen mëndja nëse mendojnë se mund të ndërtojnë dicka në të njëjtën mënyrë për interesat e tyre. Edhe turqit kështu bënin. Vinin, digjnin dhe shkaterronin por ne(gjyshërit tanë) i nisnim me bisht nëpër shalë andaj nga vijnin dhe nuk arritën kurrë të ndërtonin gjë në Himarë.
Ne e dimë sa nuk na doni dhe jemi në gjëndje të mos ju duam në të njëjtën masë. Ne jemi në tokën tonë, në pronat tona dhe në të drejtën tonë dhe për këto tre parametra nuk e keni parë akoma se c’mund të bëjmë. Mos e bëni vehten t’iu quajmë “pushtues” se nuk është i këndshëm trajtimi që ne dimë tu japim personave që mbajnë këtë epitet. Në Himarë është më mirë të jesh pushues se sa pushtues. Më beso z.Berisha!
No comments:
Post a Comment