Monday, June 25, 2007

Të mbrohet e drejta e pronësisë në Kakome-II

Kam mendimin se letrën e mëposhtëme, duhet t'ia drejtojmë jo vetëm direkt të interesuarit Club Mediterranee dhe drejtorit të saj z.Giorgio Palmucci por edhe ambasadës dhe konsullatës Italiane në Tiranë e Vlorë. Nëse idea nuk është e gabuar dhe organizatat e njohura përfaqësuese të zonës tonë si Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti janë dakort ta nënëshkruajnë, mund ta cojmë përpara këtë iniciativë për mbrojtjen e të drejtave tona mbi pronësinë. Nëse do ti bashkoheshin kësaj letre edhe firmat e bashkiakëve të zonës, mendoj se do të përfaqësoheshim akoma më mirë.

Versioni në Italisht:

Spettabile CLUB MEDITERRANEE; egregio direttore Giorgio Palmucci.

Prima di tutto, vogliamo congratularvi con voi, per aver espresso notevole interesse e volontà, per investire nelle nostre terre. A prescindere dalle modalità in qui e venuto a crearsi e a svilupparsi questo rapporto di interesse, a noi veri proprietari di questa parte della costa Jonica, non può che lusingarsi la vostra iniziativa.

Tuttavia, ci sentiamo obbligati a farvi partecipe di una serie di problematiche e conoscenze, che per motivi di “forze maggiori” o meglio dire “oscure”, pensiamo che voi siete parzialmente o per niente in conoscenza.

Sicuramente voi conoscerete bene Himara, la nostra terra. Ci conoscevano sicuramente meglio, i vostri nonni e bisnonni, con i quali noi Himarioti, abbiamo avuto a lungo un eccellente rapporto storico e a tutto campo. Purtroppo, non possiamo dire lo stesso, per il rapporto che noi Himarioti abbiamo avuto con lo stato Albanese, che da molti punti di vista, continua ad essere tuttora molto travagliato.

La nostra diversa appartenenza etnica e religiosa, e stato da sempre il motivo principale, per essere il bersaglio perfetto di tutti i governi che sono passati da Tirana lungo tutta la storia dello stato albanese. Autoctoni da sempre sulle nostre terre, il fatto che siamo ancora qua a comunicare con voi come prima facevano i nostri con i vostri nonni, e prova e garanzia incontestabile, che per quanto preferito, non siamo per niente un facile bersaglio.

Il nostro nome da veri proprietari sopra il più bel panorama della costa Jonica, non ha aiutato
per niente a farci meno appetibili e invidiabili dai sopra citati governi, che da sempre hanno intrapreso contro di noi, delle vere e proprie invasioni barbariche sotto forma di leggi finte e
manovre che vano oltre ogni limite di democrazia e legalità.

Egregio direttore, voi state per intraprendere un investimento molto grande, che non può e non deve essere inappropriato, e soprattutto non deve diventare vittima di tutto un raggiro politico dei klan mafiosi. Voi state investendo sopra dei terreni dove non e stato riconosciuto il diritto di proprietà ai veri proprietari. Voi state per diventare complici di un’ingiustizia e noi, non pensiamo proprio che meritate una cosa del genere.

Sicuramente voi saprete bene che in Albania non esiste una legge definitiva sulla proprietà. E mai sarà definitiva qualsiasi soluzione diversa da quella canonica, diversa da quella che riconosce il diritto di proprietà ai veri proprietari. La mancanza di una legge per le proprietà, ha creato non pochi problemi. Intraprendere un investimento come il vostro, in un contesto del genere è come costruire una casa sulle sabbie mobili. Il governo albanese tenderà e cercherà di darvi delle garanzie che sono molto più grandi di lei, delle garanzie che solo noi i veri proprietari possiamo realmente darli.

Egregio direttore, questo non è un ultimatum, queste non sono minacce, questa e la semplice e pura verità. Come i nostri nonni, noi non intendiamo inginocchiarsi mai contro le ingiustizie, noi non siamo abituati a subire e non abbiamo intenzione di iniziare adesso.

Perciò egregio direttore, noi la invitiamo in nome della realtà, in nome della giustizia e della democrazia, in nome della nostra secolare amicizia, in nome della verità, di riflettere bene prima di fare un passo che e sbagliato già in partenza e che può avere conseguenze non piacevoli e non meritabili per un nome come il vostro e della vostra azienda.

Contattate con noi, parliamone e conserviamo anche per l’avvenire la nostra profonda e sincera amicizia.

Versioni në Shqip:

E nderuar CLUB MEDITERRANEE; i nderuar drejtor Giorgio Palmucci.

Para së gjithash, duam të përgëzohemi me ju, për interesin dhe vullnetin e shprehur, për të investuar në tokat tona. Pamvarësisht mënyrave me të cilat u krijua dhe u zhvillua ky raport interesi, ne pronarëvë të vërtetë të kësaj pjese të Jonit, nuk mund të mos na bëhet qejfi.
Gjithsesi, e ndjejmë veten të detyruar t’iu bëjmë pjesëmarës në një sërë problemesh, që për motive të një “force më të madhe” ose e thënë më mirë të “errët”, mendojmë se ju jeni pjesërisht ose aspak në djeni.

Patjër që ju duhet ta njihni mirë Himarën, tokën tonë. Sigurisht që na njihnin më mirë, gjyshërit dhe stërgjyshërit tuaj, me të cilët ne Himariotët, kemi pasur për kohë të gjatë një raport të përkryer historik dhe të ghjithanshëm. Fatkeqësisht, nuk mund të themi të njëjtën gjë, për raportin që ne Himariotët kemi patur me shtetin shqiptar, raport i cili, nga shumë këndvështrime, vazhdon të jetë shumë i ndërlikuar edhe sot.

Përkatësia jonë etnike dhe fetare, e ndryshme nga ajo e shqiptarëve, ka qënë gjithnjë motivi kryesor që na ka bërë shënjestrën e preferuar të të gjitha qeverive që kanë kaluar nga Tirana, përgjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar. Duke qënë autoktonë ngaherë, fakti që jemi akoma këtu duke komunikuar me ju, ashtu sic më parë bënin gjyshërit tuaj me tanët, është provë dhe garanci e padiskutueshme, që edhe pse jemi shënjestër e preferuar, nuk jemi aspak nje gjah i lehtë.

Emri ynë si pronarë të vërtetë mbi panoramën më të bukur të bregut të Jonit, nuk na ka ndihmuar, për të qënë më pak të zilishëm në sytë e qeverive të sipër përmëndura, që historikisht, kanë ndërmarë kundër nesh, invazione të vërteta barbare, nën formën e ligjeve fallco dhe manovrave, që shkojnë përtej cdo limiti të demokracisë dhe legalitetit.

I nderuar drejtor, ju jeni duke ndërmarë një investim shumë të madh, që nuk mund dhe nuk duhet të jetë i papërshtatshëm, dhe mbi të gjitha, nuk duhet të bjerë viktimë e lëvizjeve politike dhe e klaneve mafjoze. Ju jeni duke investuar mbi prona që nuk u është njohur e drejta e pronësisë për pronarët e vërtetë. Ju jeni duke u bërë bashkpunëtorë të një padrejtësie, dhe ne nuk mendojmë se ju e meritoni një gjë të tillë.

Sigurisht që ju e dini që ne Shqipëri, nuk ekziston akoma një ligj definitiv për pronësinë. Dhe asnjëherë nuk do të jetë definitiv asnjë solucion i ndryshëm nga ai kanonik, i ndryshëm nga ai që i njeh të drejtën e pronës pronarëve të vërtetë. Mungesa e një ligji për pronësinë, ka krijuar jo pak probleme. Të ndërmarësh një investim si ky i juaji në një kontekst të tillë, është njësoj sikur të ndërtosh një shtëpi në rërën thithëse. Qeveria shqiptare do tentojë dhe do kërkojë t’iu japë garancira që janë shumë më të mëdha se ajo vetë, garancira që vetëm ne pronarët e vërtetë mund realisht ti japim.

I nderuar drejtor, ky nuk është një ultimatum, këto nuk janë fjalë kërcënuese, kjo është thjesht e vërteta e pastër. Ashtu si dhe gjyshërit tanë, ne nuk kemi ndërmënd të ulemi ne gjunjë përballë padrejtësive, ne nuk jemi mësuar të pësojmë dhe nuk kemi ndërmënd të fillojmë tani.

Për këto arsye i nderuar drejtor, ne ju ftojmë në emër të realitetit, në emër të drejtësisë dhe demokracisë, në emër të miqësisë tonë shekullore, në emër të së vërtetës, të reflektoni mirë para se të bëni një hap, që është i gabuar në nisje dhe që mund të ketë konseguenca jo të këndëshme, për një emër si tuajin dhe të shoqërisë tuaj.

Kontaktoni me ne, të flasim dhe të konservojmë edhe për të ardhmen, miqësinë tonë të thellë dhe të sinqertë.

2 comments:

Anonymous said...

Per tu realizuar nje gje e tille duhen kordinuar veprimet me V. Lazarin (shoqata bregdeti), ne Th. Bollano (komuniteti himarjot), me dy kryetaret Bollano dhe kryetarin Kumiu (ne mos gabohem)
Ata perfaqesojne opin ionet publike ne intervalet jashte mitingjeve

Seleniu

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159