Thursday, July 26, 2007

Parku Kombëtar i Llogaras ne zjarr

image

Vlorë: Parku Kombëtar i Llogaras ka qenë gjatë natës së kaluar nën terrorin e zjarrit të paparë gjatë gjithë jetës së ekzistencës së tij. Gjuhë flakësh kanë përpirë drurët shekullor të pishave, bredhave dhe shkureve. Zjarri ka nisur nga faqa e malit mbi fshatin Dhërmi e Palasë deri poshtë në afërsi të Plazhit të Çezarit dhe ka mbërritur në qafën e Llogaras duke djegur hektar të tërë.

Për të shuar zjarrin dhe shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogaras janë mobilizuar zjarrfiksat, forcat e rendit, ato të ushtrisë dhe banor të zonës, të cilët kanë mundur ta vënë atë nën kontroll vetëm rreth orës 02 të natës.

Mjetet e pakta zjarrfikse, mungesa e helikopterëve apo avionëve çistern uji kanë bërë që zjarri të djegi hektar të tërë në Parkun Kombëtar të Llogaras, i cili është lënë në mëshirë të fatit pasi asnjë strukturë nuk është evidentuar për administrimin dhe mbrojtjen e këtij parku. Ndërkohë, një re e dendur tymi ka dominuar të gjithë parkun dhe bllokuar për disa orë rrugën nacionale që lidh Vlorën dhe bregdetin e Himarës.

Askush nuk e di se kush është drejtori i Parkut Kombëtar të Llogaras, cilët janë punonjësit që merren me administrimin e tij, sa është numri i drurëve, i lokaleve turistike, sa fonde jep në vit Ministria përkatëse për mbarvajtjen e këtij parku dhe cilat janë masat konkrete për ta mbrojtur atë nga zjarret?!

No comments: