Tuesday, July 03, 2007

Qeparoi turistik kerkon uje

"Dhramis Eftiqios" [dhramis@otenet.gr]
Nuk ka gjë me te tmershme, se sa të kesh etje dhe të mos kesh për të pirë ujë.

Pikërisht kjo i ka ndodhur fshtatit tim, në një kohë që dhe temperaturat e këtyre ditëve ishin tepër të larta.

Njerzit sot mendojnë se më mire është që uji të shkojë në det, se sat a pijnë ata që nuk kanë.


Kështu që 7 ditë, fshati im bëri “kra” si korbi për një pike ujë. Kush të na ndihmojë? Kryeplaku, kryebashkiaku, apo ndonje tjetër që nuk dëgjon nga një vesh?

Ky është fati ynë. Njerës të egër të thatësirës. 100 shpime I kanë bërë tubit kryesor të zgjuarit, dhe të tjerët presin me tub në dorë që të vijë uji.

Ka ardhur besoj koha qe te rregullojme shume gjera. E para, te fillojme nga uji.

Pastaj dhe te merremi me të tjerat. Me rruget, skupidhjet, dritat.

Jemi pak, por shpresoj se I kemi fuqitë. Dhe te tjeret atehere ta kane friken, kur ne perpiqemi per vendin tonë.

No comments: