Friday, September 07, 2007

Gjermanët pretendojnë Porto Palermon



Gjermanët pretendojnë Porto Palermon me gjithë ‘Kalanë Vasiliqisë” (Kishen e Vasiliqise)

Pjesa më e lakmuar e bregdetit të Himarës prej kohësh është bërë diskutim i hapur në selinë e qeverisë. Shkak i përsëritur janë bërë ofertat e depozituara pranë qeverisë nga kompanitë më prestigjioze të turizmit elitar botëror. Pretenduesit më të rinj janë gjermanë të cilët i kanë paraqitur dje zyrtarisht kryeministrit Berisha projektin për ndryshimin e imazhit të Porto – Palermos.

Kryeministri Berisha, priti dje në zyrën e vet drejtorin e kompanisë gjermane “Stofanel Investment GmbH”, Wolfgang Koellisch, i cili i ka prezantuar një projekt për prodhimin e energjisë fotovoltaike, si dhe një projekt tjetër për fushën e turizmit në zonën e Porto – Palermos.

Projekti synon zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri, ku do Të përfshihen 4.8 milionë metër katrorë. Një sipërfaqe tepër e madhe, ku përfshihet krejt gjiri i Porto Palermos, ishulli ku ndodhet Kalaja e Vasiliqisë, e ngritur na Ali Pashë Tepelena si dhe dy kepet rrethuese të gjirit të mrekullueshëm. Sipas kreut të kompanisë së famshme gjermane, në projektin e tyre përfshihen investime të cilat janë të jashtëzakonshme dhe që mund ta ndryshojnë fytyrën e kësaj zone, nga një depozitë plehrash në një imvestim madhor në shërbim të qytetarëve.

Kryeministri e ka mirëpritur këtë ofertë të kompanisë gjermane, por nuk e ka dhënë ende “ok” e fillimit të procedurave për punën.

Në takim me drejtorin e kësaj kompanie, Berisha është shprehur se pas përfundimit të masterplanit të zonës bregdetare, e cila po zhvillohet si pjesë e projektit të Bankës Botërore, do të merren në shqyrtim të gjitha projektet e prezantuara deri më tani, të cilat kanë të njëjtin synim, atë të zhvillimit të turizmit elitar në këto zona bregdetare.



6 Shtator 2007 (Albania)
Post by Kristaq Jorgji [dhermijorgji@yahoo.com]

No comments: