Saturday, September 15, 2007

Jepini shtetesine shqiptare hierarkut te kishes orthodokse

Note: artikulli i koha jone (me me nje titull ofendues hiresine e tij, hierarkun e kishes orthodokse) do bente mire te jepte dhe shtetasit arabe te cilet jane shpallur si terroriste e megjithate qeverite shqiptare u kane dhene shtetesine shqiptare.

Janullatosit nuk i jepet nenshtetesia shqiptare


E Shtune, 15 Shtator 2007 (Koha jone)

Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse i mohohet nenshtetesia shqiptare. Qe prej vitit 2003, Anastasis Janullatos ka aplikuar per te marre nenshtetesine shqiptare, sipas statutit te Kishes, por kjo i eshte refuzuar nga qeveria. Ky fakt behet i ditur nga Raporti Nderkombetar mbi Lirine e Fese, i botuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku perfshihet edhe Shqiperia, qe i referohet te dhenave per vitin 2006. “Statuti i vitit 1954, i Kishes Ortodokse, deklaron qe kryepeshkopi i saj duhet te kete nenshtetesi shqiptare, megjithate, kryepeshkopi ishte nje nenshtetas grek, qe kerkonte nenshtetesi shqiptare. Gjate periudhes se mbuluar nga ky raport, qeveria nuk ndermori hapa ne lidhje me kerkesen e tij per nenshtetesi, paraqitur ne vitin 2003”, thuhet ne kete raport. Nderkohe qe ne disa kapituj trajtohet edhe problemi i kthimit e kompensimit te pronave te komuniteteve fetare. “Ambasada amerikane dhe qeveria e SHBA-ve ka nxitur qeverine qe te zgjidh problemin e pronave”, thuhet me tej.

Diten e djeshme, DASH, ka publikuar raportin vjetor per lirine fetare ne te gjitha vendet e botes. Ne pjesen ku flitet per Shqiperine, viheshin re kapitujt per pronat dhe respektimi e ushtrimi i te drejtes se besimit. Rasti me flagrant eshte refuzimi i nenshtetesise se kryepeshkopit Anastas Janullatos, kreut te Kishes Ortodokse shqiptare. Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, kerkesa eshte bere qe prej vitit 2003, duke respektuar statutin e kishes, se kryepeshkopi duhet te kete patjeter nenshtetesine e vendit ku drejton. Por, Janullatos ka nenshtetesi greke dhe ne kete menyre ka kerkuar nderrimin e saj, per te marre ate shqiptare. “Qeveria shqiptare nuk ka bere asgje per t’i dhene nenshtetesine kreut te Kishes Ortodokse”, thuhet ne kete raport.

Nje prej kapitujve eshte edhe ai per pronat e komuniteteve fetare, te cilat, sipas ligjeve duhet te kompensohen, ose t’u kthehen. Si raste flagrante permendet moskthimi i trojeve te Kishes Ortodokse dhe Komunitetit Mysliman. Madje, ky i fundit ka fituar pronen e tij ne qender te Tiranes, por nuk i jepet leja per ndertim nga bashkia dhe ka hyre ne nje konflikt disavjecar. “Ambasada e SHBA vazhdoi te nxiste qeverine qe te trajtonte pretendimet e komuniteteve fetare per pronat dhe kthimin e ndertesave, tokave dhe pronave te tjera grupeve fetare, qe i humben ato gjate regjimit komunist”, thuhet me tej ne raportin per vitin 2006. Sipas ligjit te kthimit dhe kompensimit te pronave te tilla, komunitetet fetare kane te njejtat te drejta si dhe individet private ne ceshtjet e kthimit dhe kompensimit te pronave, por komunitetet fetare vene ne pikepyetje kufizimin e sasise se kthyer te tokes deri ne 150 akra. Por eshte vene re se qeveria nuk ka krijuar nje fond te vecante per zgjidhjen e ceshtjes se pronave fetare.

Problemet

Refuzimi i nenshtetesise kryepeshkopit Janullatos

Moskthimi e kompensimi i pronave te komuniteteve fetare

Mungesa e nje ligji per fete ne Shqiperi

Refuzimi i lejeve te ndertimit te objekteve te kulteve

No comments: