Sunday, September 16, 2007

Panorama: zedhenese e mbeturinave fondamentalistet kunder Himares

note: Eshte e njohur politika antidemokratike e ndjekur nga disa segmente te shtypit shqiptar kunder gjuhes, kultures dhe traditave shpirterore te Himares. Po ju japim nje fragment nga "heroizmi" i K. Trebeshines qe insistonte te pushkatohej Jani Milo. Apologjeti i Trebeshines autor i artikullit te botuar ne gazeten Panorama (vendosur: 14/09/2007 - 10:43:...Trebeshina është një nga viktimat e nenit famëkeq 55. http://www.panorama.com.al/index.php?id=4486) z. Nuri Dragoj, edhe restaurimin e kishave shekullore vazhdon ta quaje veper te grekeve. Keta fundamentaliste te pandreqshem si z Dragoj vetem dem i sjellin Shqiperise



Panorama: faqe nga mbeturinat revanshiste ne Shqiperi


"Autori konsideron si mëkat vrasjen e Jani Milos në Himarë, i cili u vra me vendim të gjyqit partizan i orientuar nga instancat e larta, pasi ishte konstatuar që bashkëpunonte me gjermanët dhe bënte lojën e grekut. Ai vazhdonte të fliste për lidhje të ngushta me Greqinë. Mos harroni që jemi në kushte lufte dhe në luftë tradhtia dënohet me vdekje. Ne jemi dëshmitarë edhe në ditët tona për Himarën. Edhe sot kanë dalë disa me në krye Bollanon që kërkojnë bashkim me Greqinë, e quajnë Himarën minoritet, që kërkojnë pavarësi të “Vorio Epirit”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës. Jemi dëshmitarë të hartave që botohen në tekstet e historisë, kufijtë e të cilave herë vijnë deri në gjirin e Vlorës dhe herë deri në Berat ........ Po më duket se është e vështirë të diskutojmë ne bazuar mbi një pasazh libri, kur për këtë ka nevojë të shfletohen qindra faqe dokumentesh. Por një gjë është e sigurt. Nëse do të ishin lenë të lirë dje Milot me shokë, nuk do t’i kishim këta kufij që kemi sot. Po të lihen të lirë sot Bollanot me shokë, të jini të sigurt që kufijtë e Shqipërisë do të kërcënohen seriozisht. Madje janë kërcënuar që sot me këto deklarata dhe sidomos me ndërtimin e kishave me karakteristika të kishave greke në të gjithë Jugun e Shqipërisë. Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se kohë më vonë ato do të shërbejnë si argument i “banimit të këtyre trojeve nga grekët, të cilët kanë ngritur pranë tyre dhe objektet e kultit”.

No comments: