Saturday, September 15, 2007

Kontribut i z V. Qesari per tu hapur nje ekspozite ne Tirane

ne photo V. Qesari


KRISTOF MASE

Me Kristof Mase ( Christophe Massé ), piktor e shkrimtar nga Bordoja - jam njohur para disa kohesh - gjate xhirimit te nje reportazhi televiziv. Eshte nje burre i gjalle, energjik dhe i çilter. Nje vezhgues " par exellence" ! Nje artist me temperament jugor, ndofta me "teperice", dhe per faktin se eshte me orgjine nga Katalonja. Para ca ditesh, bisedova me te per te hapur nje ekspozite pikture ne Tirane, ide te cilen ai e gjeti mjaft interesante. Ne fakt, gjate kesaj vere, une pata rastin te takoja Krenar Zejnon - drejtorin e galerise se arteve "Zenit" ne Tirane - dhe i fola atij, pikerisht per kete gje. Krenari u tregua teper entuziast nga qe Kristof Mase, perveçse piktor eshte edhe shkrimtar e Krenari shkruan edhe vete e ka botuar disa libra. ( Ai drejton edhe nje shtepi botuese e, kur e takova ne Vlore, me dhuroi botimin e tij te fundit ne shqip, romanin e shquar te shkrimtarit francez Celin "Udhetim ne fund te nates" ). Le te urojme qe kjo nisme e imja te behet
realitet dhe piktori e shkrimtari Kristof Mase, te ekspozoje ne kryeqytetin shqiptar. Nderkohe, me qe ju fola per reportazhin e realizuar per te bashke me kolegun tim Zhil Bernar ( Gilles Bernard ), i cili eshte transmetuar ne kanalin televiziv France 3, per ata qe jane kureshtare ta shohin, nuk mbetet veçse te bejne nje "clic" mbi lidhjen me poshte:

http://video.google.fr/videoplay?docid=2194038713682763886

Simbad Detari


Mon Web Site
www.simbadi.com

No comments: