Friday, October 12, 2007

2007 Nobel Laureate in Literature

2007 Nobel Laureate in Literature
    that epicist of the female experience, who with scepticism, fire and visionary power has subjected a divided civilisation to scrutiny.

Background

  • Born: October 22, 1919
  • Place of birth: Bakhtaran, Iran
  • Nationality: British
  • Residence: London, United Kingdom
  • Biographical highlights:
    • 1925 - Moves to Zimbabwe
    • 1939 - Marries Frank Charles Wisdom
    • 1943 - Divorces Frank Charles Wisdom
    • 1945 - Marries Gottfried Lessing
    • 1949 - Divorces, moves to London, establishes herself as a writer
    • 1950 - Debut as a novelist with The Grass is Singing
    • 1952-6 - Member of the British Communist party
    • 1954 - Wins Somerset Maugham Award
    • 1962 - Breakthrough novel with The Golden Notebook published
    • 1994 - Autobiographical Under My Skin published
    • 1995 - Wins James Tait Black Memorial Book Prize and Los Angeles Times Book Prize
    • 1997 - Autobiographical Walking in the Shade published
    • 2001 - The Sweetest Dream sequel in fictive form released
    • 2001 - Awarded David Cohen British Literary Prize, Companion of Honour from the Royal Society of Literature and Premio Principe de Asturias
    • 2002 - Wins S.T. Dupont Golden PEN Award
    • 2007 - Wins the Nobel Prize in Literature
Book Store

Featured Internet Links


2007 - DORIS LESSING - CMIM NOBEL PER LETERSINE

Nga Simbad Detari

Shkrimtares britanike Doris Lessing ju dha sot ne moshën 87 vjeç, çmimi Nobel për letërsinë. Libri i saj me i njohur titullohet ‘ Ditari i Arte’. Ne përgjithësi vepra e saj ka trajtuar subjekte nga Afrika si edhe çështje te lëvizjes feministe. Me sa duket ( mendimi im - S.D. ) akademia mbretërore suedeze, ka gjetur si motiv kryesor për t’i akorduar asaj çmimin e larte, pikërisht per faktin se ajo konsiderohet si ‘tregimtare epike e çështjes feministe e cila me kembengulje, perkushtim dhe force vizionare ka vëzhguar një qytetërim te përçarë’.

Dhënia e ketij çmimi shkrimtares ne fjale, ka lenë një ndjenje habie e te papriture, nga qe emri i Doris Lessing, i cili është cituar shpesh ne te kaluarën, nuk zihej pothuajse me ne goje, neper rrethet letrare ne Suedi. Doris Lessing, është gruaja e 11 e cila fiton ketë çmim te larte qysh prej fillimeve te dhënies se tij, me 1901, nderkohe qe akademia suedeze është kritikuar shpesh, për mosmbajtjen e një ekuilibri mes autoreve te laureuar, meshkuj e femra.

Lindur ne Iran me 1919 dhe bije e një kapiteni te ushtrisë britanike, Doris May Taylor e kaloi gjysmën e jetës se saj ne Afrike, pikerisht ne ish koloninë britanike te Rodezise se jugut ( sot Zimbabue). Kjo ish komuniste e cila me pas e braktisi Partine e saj ( mbas dhunës se ushtruar prej Bashkimit Sovjetik ndaj revoltës hungareze me 1956 ), persa u perket ideve dhe perkushtimit te saj feminist është krahasuar shpesh, me francezen Simone de Beauvoir.

Mes veprave te saj te shumta, libri me i njohur ‘Ditari i Arte' u botua se pari me 1962. Ai tregon përmbajtjen e një ditari te mbajtur nga një grua - shkrimtare e suksesshme. Për komisionin Nobel, ky libër është 'konsideruar si një vepër pioniere për mbare lëvizjen feministë e cila ben pjese ne atë radhe librash te paket qe kane influencuar mjaft ne mënyrën e shikimit te maredhenieve burrë – grua ne shekullin e XX-te'. Dy here e martuar dhe po ashtu dy here e divorcuar, shkrimtarja ne fjale, është shprehur se: ‘martesa është diçka qe asaj nuk i shkonte për shtat”.

Nder veprat e saj me te njohura bëjnë pjese edhe romanet "Going Home" (1957) ne te cilin ajo denoncon aparteidin ne Afrike si edhe "The Good terrorist" (1985), i cili flet për një grup te rinjsh revolucionare. Doris Lessing jeton aktualisht ne periferinë londineze dhe këto vitet e fundit u është kushtuar shkrimit te romaneve me subjekte fantastike – shkencore.

No comments: