Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Wednesday, October 10, 2007

Skema e manipulimit të 860 ha në Himarë

Lindita Çela (Shekulli)
10-10-2007



Bregdeti i Himares

Rreth 180 familje të Himarës denoncojnë tjetërsimin e pronësisë për 860 ha në bregdet. “Cani, pronar me dokumentet e Arkivës”

Vasil Rrapo: Anastas Cani nuk më lejoi të punoja, duke më treguar vendimin e Gjykatës së Vlorës

Nga Himara

Lindita Çela

HIMARË- Rreth dy muaj më parë, Vasil Rrapo ka planifikuar të hedhë themelet për ndërtimin e disa vilave buzë detit Jon. Pasi kishte siguruar lejen e bashkisë së Himarës, Rrapo është nisur drejt Porto Palermos, në zonën ku gjyshi i tij ka qenë pronar i një sipërfaqeje të konsiderueshme toke. Por në njërën prej ditëve të nxehta të gushtit, ka zbuluar që jo vetëm ai, por 180 banorët e zonës nuk janë më pronarë të tokave të të parëve të tyre. Emrat e banorëve të Himarës nuk figurojnë më në zyrat e Hipotekës së Vlorës, por janë zëvendësuar nga një pronar i ri dhe i vetëm, Anastas Cani. Ky i fundit është bërë pronar i 860 ha tokë, nga Himara në Qeparo me një vendim të Gjykatës së Vlorës, çka ka hedhur në protestë banorët që pretendojnë se janë shpronësuar.

***

“Mua më njoftoi Anastas Cani se është pronar i 860 hektarëve tokë, nga Himara deri në Qeparo”,-pohon për gazetën “Shekulli”, Vasil Rrapo. Ky i fundit shton se jo vetëm ai, por 180 banorët e zonës që kishin pjesë në këtë sipërfaqe toke e kanë pasur atë me dokumente, por gjykata e Vlorës ka njohur si pronar Canin. “Ka qenë zoti Cani që nuk më lejoi të vazhdoja punimet, duke më paraqitur vendimin e Gjykatës së Vlorës, që i njihte atij të drejtën e pronësisë. Që prej asaj dite iu drejtova gjykatës dhe bashkisë së Himarës për të mësuar se si është transferuar prona e familjeve më të mëdha himariote”,-shtoi ai për “Shekullin”. Të gjendur para faktit të kryer, himariotët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, veçse të nisin protestat në Himarë.

***

Rreth një javë më parë, thuajse të gjitha familjet e cënuara janë mbledhur në Palermo, aty ku është edhe pjesa më e madhe e pronave të humbura. Ndërsa tre ditë më parë , mbi 300 himariotë kanë protestuar përballë bashkisë së Himarës, ku kanë kërkuar vendosjen e drejtësisë në vend."Ajo që ne kërkojmë është që shteti të hetojë dhe të zbardhë se si është manipuluar harta e pronësisë së tokave të himarjotëve" - thotë një pjesëtar i familjesBollano, i cili shton se atij i janë “rrëmbyer” mbi 2500 metra katrorë tokë në bregdet. Megjithatë, banorët e cenuar pohojnë se kjo skemë manipulimi ka filluar dy vjet të shkuara. Dolor Kutulla, që është edhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Himarës, rrëfen se asokohe ka qenë dhëndri i kryeministrit Sali Berisha që endej këtyre anëve, përtu prezantuar vendasve projektet e ndërtimit të fshatrave turistikë. Sipas Dolor Kutullës, Jamarbër Malltezi ka bërë disa takime me vendasit, i prezantuar si përfaqësues i Bankës Botërore dhe ka shpalosur një projekt për ndërtimin e fshatrave turistikë në Porto-Palermo, Dhërmi dhe Jalë, për të cilin nuk ka gjetur mirëkuptimin e banorëve të Himarës. Kutulla shton se në mbledhjet e Këshillit Bashkiak nuk ka kaluar as edhe një projekt për miratim, qoftë ky edhe ndonjë masterplan për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Himarës. Vizitat e Jamarbër Malltezit do të ishin harruar, nëse sot himarjotët nuk do të përballeshin me rrëmbimin e 860 hektarëve tokë në bregdet. “Një nga dokumentet që ka bindur gjykatën e Vlorës t’i japë të drejtën e pronësisë Anastas Canit kanë qenë disa dokumente të Arkivës së Shtetit si dhe dëshmia e pesë qytetarëve nga Himara”,-thotë Vasil Rrapo, i cili shton se këto dokumentes janë lëshuar në kohën që Arkiva e Shtetit drejtohej prej Luan Malltezit. Megjithatë, pas kallëzimit penal pritet që drejtësia të hetojë mbi akuzat e ngritura nga banorët e Himarës, për të zbuluar të vërtetën e tjetërsimit të pronësisë për 860 hektarë tokë në bregdet.

KALLEZIMI

Banorët: Padi penale

për falsifikimin e pronës

HIMARË- Banorët e Himarës pohojnë për “Shekullin” se Anastas Cani ka falsifikuar dokumentet për të fituar të drejtën e pronësisë mbi pronat e himarjotëve.“Për të denoncuar këtë fakt, ne kemi protestuar, ndërkohë i jemi drejtuar organeve të shtetit, duke ngritur një padi penale ndajfalsifikatorëve, që për ne nuk janë gjë tjetër veçse ai grup njerëzish që sot përbëjnë mafien e tokave në bregdet"- akuzon Vasil Rrapo. E ndërsa janë në pritje që organet shtetërore të hetojnë mbi skandalin e transferimit të pronësisë në Himarë, vendasit thonë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre në mbrojtje të pronës. Duket se jo vetëm denoncimi në organet e drejtësisë, por edhe protestat që pritet të përshkallëzohen deri në bllokim të rrugës nacionale janë mënyrat e zgjedhura nga 180 familjet himarjote, për të mbrojtur 860 hektarë tokë, të cilat gjykata ia ka kaluar si pronë Anastas Canit. L.Ç

Nënkryetari i Bashkisë: Asnjëherë më parë nuk është njohur pronësi kaq e madhe në Himarë

Bashkia e Himarës: I kërkuam

hipotekës mos të regjistrojë tokën

HIMARË- Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Stefo Mato, pohon se i ka kërkuar hipotekës së Vlorës të mos regjistrojë pasurinë që Anastas Cani ka “fituar” në gjykatë. Megjithëse mungesa e përfaqësuesve të Bashkisë së Himarës në procesin gjyqësor duket se e ka ndihmuar Canin për t’u bërë pronar i 860 hektarëve tokë, Stefan Mato pohon për “Shekullin” se 180 familjethimarjote kanë të drejtën e pronësisë. Nënkryetari i bashkisë së Himarës shton se shqetësimi i ngritur nga banorët është i njohur ngabashkia, që sipas tij po përdor të gjitha rrugët institucionale për të pezulluar vendimin e gjykatës së Vlorës. Ai nuk jep ndonjë argument për arsyen që Bashkia e Himarës ka marrë pjesë vetëm në një proces gjyqësor, ndërsa shton se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e moslajmërimit të këtij institucioni për seancat gjyqësore. "Megjithatë, me t’u vënë në dijeni meproblemin ne i kemi kërkuar palës që ka fituar këtë gjyq që të sjellë në Bashki të gjitha dokumentet me të cilën pretendojnë pronësinë nëkëtë sipërfaqe toke, por që deri më tani asnjë prej tyre nuk ka mbërritur",- thotë Stefo Mato. Ai shpjegon se jo vetëm në bazë të dokumentacionit që ekziston në kadastrën e bashkisë, por edhe nga historiku, asnjëherë në Himarë nuk ështënjohur një pronar me një sipërfaqe kaq të madhe toke, sa ajo që i është njohur Anastas Canit, rreth 860 hektarë tokë. "Pikërisht për këtë arsye ne i kemi kërkuar zyrës së regjistrimit të pasurive në Vlorë që të mos regjistrojë nën pronësi këtë sipërfaqe toke, ndërkohë që kemi bërë edhe rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Vlorës. Tashmë jemi në pritje të shkallëve më të larta të gjyqësorit, ku ne do të përkrahim banorët, sepse ata janë pronarë legjitimë të kësaj prone. Ne nuk dimë se si Anastas Cani është shpallur pronar, por shpresoj që drejtësia të vendosë drejt për pronarët legjitimë",-thotë nënkryetari i bashkisë së Himarës,StefoMato. L.Çela

7 comments:

Anonymous said...

shekulli per here te pare perkrah bashkine e himares,dhe kete here duke nisur jo nga kryetari i saj por nga nenkryetari

Kyritsis said...

ndersa gazeta "Shqip", perkrahte zerin e grabitesit. gjithsesi pa sjelle asnje argument se ku i gjeten kuçiotet 860ha prone ne Himare.

Kyritsis said...

"Gazeta Shqiptare" jo gazeta "Shqip".

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

A eshte apo nuk esht blog kjo pse nuk i lini njerezit te shprehin mendimet e veta.

akroqeravnos said...

Administrimi i blogut ka keto parime:
1. gjykimet te jene te argumentuara
2. nuk lejohen ofendime dhe shprehje jashte etikes
3. Kur gjykimi ka permasat e nje artikulli duhet qe autori te jape emrin dhe e-mailin