Wednesday, October 10, 2007

VLORA I THOTE - JO ! - VDEKJES ....

(Photo V. Qesari)
Nje sukses i madh ky, per mbrojtjen e se ardhmes se qytetit te Vlores, turizmit, natyres dhe ekosistemit te saj. Nje pergjigje e merituar, kunder atyre qe per momentet e çastit apo per interesa meskine dhe "mbushje xhepash" - as qe u ben pershtypjse te jene e te quhen autore te shkaterrimit dhe te vrasjes se Vlores. Por, vlonjatet e vertete, ata qe e kane ne zemer kete mrekulli te natyres - jo ata qe veteshpallen te tille - pra vlonjatet qe jane rritur me kripen, jodin dhe eren e detit, do te dine ta tregoje nepermjet Referendumit, se nuk do te lejoje kurre vdekjen e qytetit te tyre ...
Simbad
Vlore - vendoset referendumi për 'Petroliferën'


(Derguar me: 10/10/07)
Në mbledhjen e këshillit bashkiak te Vlores ishin pjesëmarrës 37 anëtarë, ndër të cilët 20 votuan pro referendumit, ndërsa të djathtët abstenuan.
VLORE - Këshilli bashkiak i Vlorës, me numrin e duhur të votave ka miratuar referendumin për Petroliferën. Në mbledhjen e djeshme të këtij këshilli kanë qenë pjesëmarrës 37 anëtarë, ndër të cilët 20 votuan pro referendumit, Ndërsa të djathtët nuk kanë votuar as pro e as kundër, por kanë abstenuar. Pas këtij vendimi kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ata janë shprehur entuziastë ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një fitore të vlonjateve, të cilët dhanë 14 mijë vota disa kohë më parë kundër kësaj vepre, por qeveria nuk e mori parasysh vullnetin e tyre.

MBLEDHJA

Në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak të Vlorës, është propozuar nga ana e këshilltarëve, pjesa më e madhe të LSI-së, çështja e shumëdiskutuar e referendumit për ndërtimin apo jo të Petroliferës. Kombinimi i votave mes këshilltarëve të majtë, kryesish të PS-së dhe LSI-së, ka mundësuar plotësimin e kuorumit dhe votimi është quajtur i vlefshëm nga ana e kryesisë së këshillit bashkiak të Vlorës. Si rrjedhojë e vendimit të këshillit bashkiak të Vlorës, çështja e referendumit për ndërtimin apo jo të Petroliferës mbetet në kompetencë të KQZ-së. Sipas vendimit të djeshëm të këshilltarëve bashkiak të qytetit të Vlorës, qytetarët kanë të drejtë të vendosin vetë, nëpërmjet votës së tyre për ndërtimin ose jo të Petroliferës në Vlorë, në zonën e Triportit. Punimet kanë nisur tashmë dhe janë në ecuri të shpejtë, për ta bërë atë efiçente brenda vitit 2009.

VOTIMI

Pas propozimit të çështjes së referendumit dhe hedhjen e tij për votim, këshilltarët e djathtë prezent në sallë janë autopërjashtuar nga votimi. Ata nuk janë shprehur me votë, pra as pro as kundër, por kanë abstenuar. Fakti që përmbushej kuorumi mes të majtës, vendimi është ligjëruar nga kryesia. Tashmë do t’i bëhet kërkesë KQZ-së për të miratuar apo jo referendumin qytetar, për ndërtimin apo jo të Petroliferës në Vlorë, kërkesë kjo e bërë disa herë publike nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, e cila e çoi çështjen deri në këshillin bashkiak. Ky i fundit doli me vendimin se qytetarët e Vlorës janë të drejtë të vendosin nëpërmjet votës së lirë të ardhmen e tyre.

REAGIMI

Kryetari i këshillit të bashkisë, Albert Sinani, tha se vendimi është marrë pas numërimit të votave, ku shumica kanë qenë pro, me 20 vota e pjesa tjetër abstenim, që do të thotë se 17 kanë qenë as pro e as kundër. Këta kanë qenë kryesisht këshilltarë të djathtë. Pjesëmarrësit në votim kanë qenë gjithsej 37, nga 45 anëtarë që ka këshilli. Ndërkaq, nga ana tjetër, një prej anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, Aleksandër Mita, ka deklaruar se kjo ka ardhur pas një kërkese që prej disa kohësh të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Sipas tij, aleanca i çoi në 14 mijë firmat e qytetarëve të cilët ishin përfshirë. “Për ne është një pjesë fitoreje, pasi kërkesa ka qenë vetëm për Petroliferën, nuk ka qenë për të gjitha veprat e naftës. Edhe pse ne i mblodhëm 14 mijë firma, qeveria nuk e mori parasysh. Jemi të kënaqur që një pjesë e drejtuesve të qeverisë që drejtojnë Vlorën kanë menduar dhe për këtë qytet”, - tha ai.
Enrik Mehmeti
( Marre nga "Balkanweb )


Mon Web Site
www.simbadi.com

No comments: