Tuesday, October 09, 2007

Himara: Tokat po na i vjedh dhëndri i Sali Berishës,

zeri popullit 9-10-2007


Tiranë - Qindra banorë të Himarës janë ngritur në protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Vlorës, e cila i jep të drejtën një personi të përfitojë 860 hektarë tokë në të gjithë bregdetin.
Banore te qytezes se Himares kane zhvilluar nje proteste duke kundershtuar ate qe ata e quajne grabitje te tokave te tyre nga persona qe favorizohen edhe nga Gjykata e Vlores, qe u ka njohur atyre pronesine e 860 hektare toke ne te gjithe bregdetin. Banoret thone se tokave te tyre iu ka dale nje pronari i ri qe e ka fituar kete te drejte nepermjet dokumentave te falsifikuara dhe fale lidhjeve te tij te forta me drejtues te qeverise. Sipas tyre, shtetasi Anastas Cani nuk eshte banor i Himares dhe nuk ka prona ne zonen e Himares dhe te bregdetit. Banoret shprehen se per te mbrojtur tokat do te vazhdojne te protestojne duke njoftuar dhe banoret e tjere te larguar te kthehen ne atdhe dhe te mbrojme me cdo kusht tokat e tyre me cdo mjet dhe me cdo forme. Ata kane kercenuar se ne se nuk do te merren parasysh kerkesat e tyre nga drejtesia dhe qeveria, ata do te bllokojne rrugen nacionale Vlore - Sarande dhe do te bejne edhe greve urie.
“Ne jemi pronarë të këtyre tokave që para 800 vjetësh, deklarojnë protestuesit para kamerave televizive. Sot na del një pronar me dokumente të falsifikuara, i cili rezulton të ketë lidhje me dhëndrin e Berishës dhe kërkon të na marrë të gjithë pronat e bregdetit. Anastas Cani nuk është banor i Himarës, si dhe nuk ka prona në qytet apo në bregdet”, deklaruan ata. Me parulla në ndryshme në duar, si “Toka e Himarës ka pronarë sarandiotë”, “Larg duart nga tokat tona” apo “Tokën e mbrojmë me gjak”, dhjetëra banorë kanë qëndruar në shesh për dy orë me radhë. Ata pohuan dje se, “gjyshi i pretenduesit për pronën në Himarë ka qenë para shumë vitesh mjek në këtë qytet dhe nuk ka pasur asnjë pronë këtu, as në kohën e monizmit dhe nuk ka nga i ka gjetur plot 860 hektarë tokë. Tokat në Himarë, Kakome, Jalë dhe në të gjithë bregdetin janë të banorëve të Himarës, Dhërmiut dhe të zonave përreth”. Gjatë protestës, organizatorët kanë bërë dhe kërcënime direkte, duke u shprehur se, “ata që do të tentojnë të na marrin tokat do t’i presim jo me llokume, por me plumba. Do të japim dhe jetën tonë për të mbrojtur tokat e stërgjyshërve tanë. Për të mbrojtur tokat tona do të vazhdojmë të protestojmë, duke njoftuar dhe banorët e tjerë të larguar të kthehen në atdhe dhe të mbrojmë me çdo kusht tokat tona. Do të veprojmë me të gjitha forcat dhe mënyrat për të mbrojtur tokat që duan të na i grabisin me anë të falsifikimeve, duke paguar dhe drejtësinë”.
Banorët kanë kërcënuar se, nëse nuk do të zgjidhen kërkesat e tyre nga drejtësia dhe qeveria, do të bllokojnë rrugën nacionale Vlorë-Sarandë, duke hyrë dhe në grevë urie. Këto, sipas tyre, janë veprimet e para civile, por nuk stepen për të deklaruar dhe forma të dhunës fizike. Pas dy orësh proteste banorët janë larguar qetësisht, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave. Në protestën e djeshme nuk është parë në radhët e banorëve asnjë përfaqësues i pushtetit vendor apo politikan.

No comments: